Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Itali – Shqipëri 1910 -1940: Politika, Lufta dhe Ndikimi në Ballkan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Itali – Shqipëri 1910 -1940: Politika, Lufta dhe Ndikimi në Ballkan
AnalizaKulture

Itali – Shqipëri 1910 -1940: Politika, Lufta dhe Ndikimi në Ballkan

Published: January 30, 2026
Shpërndaje

Recension nga Edmond Godo

Libri “Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë 1910–1940”, botuar nga Mursia, i historianit ushtarak Niccolò Lucarelli, gjurmon gati tridhjetë vjet histori diplomatike, politike dhe ushtarake midis Italisë dhe Shqipërisë. Periudha e konsideruar përfshin vitet midis dy luftërave botërore dhe përfundon me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.

Libri fillon me kryengritjet e Pavarësisë së Shqipërisë në fillim të shekullit të njëzetë, duke rindërtuar kontekstin shoqëror dhe kulturor të vendit të asaj kohe; analizon shkaqet që na shpien në Luftën e Parë Botërore, synon të hedhë dritë në protektoratin e dështuar italian, fashistizimi, aneksimi dhe administrimi fashist i vendit dhe, në fund, përshpejtimi progresiv drejt pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, që synonte zgjerimin e ndikimit italian në Ballkan, konsolidimin e prestigjit ndërkombëtar të regjimit dhe mbështetjen e projektit të një “Perandorie Italiane”.

- Publicitet -

Eseja rindërton dinamikën e shënuar nga luftërat, nga diplomacia dhe ndërhyrjet ushtarake mes Romës dhe Tiranës. Përgjatë pesë kapitujve, autori sjell vëzhgime, citime, komente, histori dhe shënime, që mund të ndihmojnë në dhënien e një panorame të përgjithshme, duke përfshirë elemente që i referohen ngjarjeve të mbetura kryesisht të panjohura më parë.

Vëllimi, gjithashtu, flet për formimin e shtetit të ri shqiptar dhe vështirësive të një vendi, që për nga prapambetja, mbeti trashëgimtari i fundit i feudalizmit në Evropë. Periudha midis viteve 1910 dhe 1914 shënon kalimin nga sundimi shekullor i Perandorisë Osmane deri në lindjen e një shteti sovran, të arritur, më në fund, në vitin 1912. Ndalet atje ku pak janë ndalur: te ndërgjegjësimi i shqiptarëve, që, megjithëse i vonuar, shpreh vullnetin për të vepruar me forcat e veta, në të ashtuquajturën “epoka e arsyes”.

Lucarelli nuk paraqet thjesht fakte, por i interpreton dhe i analizon ato, duke vendosur në qendër “paqen e brishtë dhe të paqëndrueshme” që karakterizoi të gjithë periudhën midis dy luftërave botërore. Edhe pse zyrtarisht Lufta e Parë Botërore përfundoi në vitin 1918 në Evropë, vitet në vijim nuk ishin vërtet një paqe e qëndrueshme: përkundrazi, ato u shënuan nga tensione politike, kriza sociale, nacionalizëm, vështirësi ekonomike dhe konflikte ndërkombëtare që hapën rrugën për rikthimin e luftës në një shkallë më të gjerë.

Vëllimi gjithashtu rindërton strategjitë politike dhe ekonomike të qeverive italiane, nga Giolitti te Musolini, duke treguar se si zgjedhjet e brendshme dhe dinamikat ndërkombëtare ndikuan në marrëdhëniet me Tiranën.

Autori: Niccolò Lucarelli / Botuesi: Mursia, 2025

Libri i Lucarelli-t ofron një meditim të bazuar në kërkime shkencore dhe interpretim kritik, duke e vendosur atë gjithashtu brenda kornizës së marrëdhënieve aktuale midis Italisë dhe Shqipërisë.

Ai mbështetet në burime arkivore dhe, përveç atyre italiane, përfshin materiale shqiptare, gjermane, apo amerikane, të cilat, krahasuar me libra të tjerë, e pasurojnë kërkimin me një këndvështrim tjetër.

Ky kontribut përshtatet gjithashtu në kontekstin e historiografisë shqiptare, dhe me shpresën e një përkthimi në të ardhmen, ai i shtohet teksteve historike që konsiderohen të nevojshme për të dyja vendet. Ndërkohë, mbetet akoma një hapësirë e konsiderueshme për kërkime shkencore, veçanërisht nga pala shqiptare, me arkiva ende për t’u konsultuar, si ato në Rusi dhe Perandorinë Osmane, Greqi dhe Serbi.

Lucarelli përcjell një vepër që mund të përfshihet në tekstet referuese mbi historinë e dy vendeve.

“Marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë 1910-1940” është një ese me shumë interes, lexim të këndshëm dhe me vlerë të fortë dëshmie, e cila shoqëron lexuesin në rindërtimin e një këndvështrimi të ri historik dhe vendimtar.

Romë, 22 janar 2026 – Tekst i përgatitur me rastin e prezantimit të esesë historike nga Nicolò Lucarelli (Mursia, 2025). Biblioteka e Historisë Moderne dhe Bashkëkohore – Palazzo Mattei di Giove – Via Caetani 32 – Romë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Kaq kisha says:
    January 31, 2026 at 5:05 am

    Kopertina synon të sjellë në kujtesën e lexuesit italian zbarkimin e 7 prillit 1939 në portin e Durrësit, si për tu rikujtuar neofashistëve të mbesës së Duçes, se një herë e një kohë, Italia fashiste i ra beftas dhe i bëri një pushtim “të ëmbël” Shqipërisë së vogël, të cilën aso kohe e kishte pllakosur jo vetëm kriza e rëndë ekonomike, por dhe ajo financiare, pas tradhëtisë se kryekusarit matjan dhe transferimit të arit të bankës përtej kufirit.

    Vetë “piktori” i kopertinës duket se është përfshirë nga epshi i bëmave fashiste të asaj periudhe.

    Viti i prodhimit të librit mban datën 2025.

    Lexuesit naivë që duan të shuajnë kureshtjen, duke menduar se brenda ca faqeve do zbulojnë të pathëna më parë, do zhgënjehen qysh në rreshtat e para. Si përfundim do marrin lesht e pacurrit përkubdrejt mbushjes së arkës së Mursias. Prej kësaj të fundit, autori i kësaj mener me thon “eseje” ndoshta siguron një farë provizioni përmes promovimit të librit.

    Reply
  • cuf dabjoni says:
    January 31, 2026 at 10:20 am

    Shtepia Botuese “Onufri” ka botuar ne vitin 2023 nje liber tejet me vlere te Tanush Frasherit me titull “Relatat italo-shqiptare” 1910-1939… si nje liber ndihmese historike bazuar ne dokumentet arkivore dhe ato te botuara… ka 654 faqe.

    Reply
  • Një shqiptar në Itali says:
    January 31, 2026 at 10:55 am

    ” Kaq kisha ” . Shumë mirë që kishe kaq se po të vazhdoje akoma do të na çudisje më shumë . Në Itali, prej 3 vjetësh, qeveris një koalicion i djathtë , që nuk ka asnjë lidhje me neofashizmin dhe nuk ka shprehur asnjë shfaqje sado të vogël të ideologjisë fashiste . Por më e bukura është , kur e quan Melonin “mbesa e Duçes” . Habitem se si mundohesh të japësh opinione e mendime edhe për gjëra që nuk ja ke idenë . Meloni nuk ka asnjë lidhje fisnore me Duçen dhe është rritur në një familje të varfër e jetime nga babai . Para vitesh , ka qënë deputete në parlamentin italian e mbesa e Duçes , Aleksandra Musolini, që edhe kjo nuk ka asnjë lidhje me Melonin . Kaq kisha , mos u fut në të thella , se pastaj nuk del dot , kur nuk di not .

    Reply
  • Kaq kisha says:
    January 31, 2026 at 2:43 pm

    Një pro-ekstremist i djathtë në Itali nuk e paska kuptuar akoma se e djathta nuk përfaqsohet as prej tij dhe as prej mbesave dhe nipërve të Duçes. Meloni sot është nesër ikën. Në teatrin e kukullave italiane aktorët i vendos “xhagai” dhe jo breshkaxhiu. Qatjeta!

    Reply
  • Kaq kisha says:
    January 31, 2026 at 3:32 pm

    Ah dhe diçka tjetër se për pak harrova. Ku e lexove ti të shkrojtur prej meje se Meloni është mbesa e Duçes? Shehbëndrra me sy hapur apo e dëgjon çdo mbrëmje kur grinden palaçot në talkshow?

    Sa për notin, hajde ta provosh te pishina e Stelas ke autostrada TR-DR po s’të bëra të flasësh me vete.

    Reply
  • Një shqiptar në Itali says:
    January 31, 2026 at 9:29 pm

    Për Kaq kisha . Ajo që më bën përshtypje në komentet e tua, është kapadaillëku yt, mania për t’u dukur i ditur . Ti, një albanese di merda, që jeton në Shqipëri, më tregon mua Italinë ku kam 33 vjet që jetoj këtu . Po mirë, kush na qënka ky “xhagai” që vendos se kush do të qeverisë Italinë ? Ore pezzo di merda , Italia nuk është San Marino, apo Andora me nga 50 mijë banorë , por një shtet me mbi 60 milion dhe një nga 7 vëndet më të industrializuara të botës . Italia nuk varet nga asnjë fuqi në bote, se është vetë fuqi . Sipas teje , kot bëkemi votime neve këtu, se qeverinë e kryeministrin e sjellka ” xhagai” . Ikë o rrotë kari, mos diskuto për gjëra që nuk i di . Sa për dijeni , unë nuk jam simpatizant i së djathtës ekstreme, siç më quan ti, por jam i majtë dhe të majtën votoj qysh nga koha e D’Alemës dhe Bertinotit , por që të quash ti , që nuk ke idenë e Italisë , që Italinë e qeverisin neofashistët, edhe pse janë kundërshtarë për mua, nuk e pranoj kurrë, sepse thjesht nuk është e vërtetë . Edhe diçka të fundit, ke përdorur një nofkë ” breshkaxhinj” . Ka mundësi të ma spiegosh ç’do të thotë kjo fjalë ?

    Reply
  • Dudumi says:
    January 31, 2026 at 10:47 pm

    @shqiptar ne Itali. Nuk dua te nderhyj midis jush, por Meloni ka qene we adoleshente me te djathte radikale Azione Giovani e drejtuar nga Partia Alleanza Nazionale. Trashegimtare direkte e MSI, Partia fashiste e Mussolinit. Rrenjet ideologjike te partise se saj jane e djathta radikale postfashiste. Ketu flitet per nje liber me reference historike dhe per mua s’ka pse ta mpleksim me politike, por te thuash​ qe Partia Fratelli d’Italia s’ka lidhje me trashegimine e MSI fashiste nuk eshte korrekte. Ka trashegimi qe c’ke me te. Biles eshte ne koalicion me Lega Nord dhe td dyja keto parti rreshtohen ne krahun e partive ultra te djathta ne Evrope.

    Reply
  • Kaq kisha says:
    February 1, 2026 at 12:45 am

    Historia e mëposhtme është shkëputur nga vëllimi me tregime me titull “Përroi psiqik i një shipcari në Itali.

    Lexim të këndshëm…

    Një klandestin zhulc u largua para tre dekadash në terrin e natës me gomone drejt brigjeve të Brindizit mbuluar me mushama plasmasi që mos ta diktonte roja kufitare italiane.

    Kur mbërriti atje u fsheh në pyll dhe të nesërmen iu drejtua kishës diku rrotull, fillimisht për tu strehuar e më pas për të kërkuar azil.

    Fjalën “azil” e kishte me të dëgjuar, kuptimin nuk ja dinte, pandehte se ishte thjesht azil pleqsh…

    Kur pastori e pyeti se përse kërkon azil ai iu përgjigj si i kapur në faj, po ja, tek ne ka plasur kriza ekonomike, thonë që qeveria e bufave të kënetës s’na garanton bukë as për 6 ditë.

    Ah, jo djalë – ia priti me ironi pastori. Për barktharë si puna jote perëndimi nuk ofron strehim. Duhet të thuash që jam i përndjekur politik, kundërshtar i egër i regjimit diktatorial, se përndryshe të kthejnë me hu pas bithe andej nga ke ardhur.

    Kaq deshi shipcari në itali dhe çëfësht e ndërroi pa një pa dy pllakën e gramafonit.

    Nga lopçar me dy klasë shkollë, sa hap e mbyll sytë u bë “politikan”. Nga ata pe leshi, sigurisht.

    Kaluan muaj hiç, kaluan vite hiç. Azili për shipcarin në Itali po shndërrohej dita-ditës në makth, një ëndërr e largët, diçka e paprekshme, torturë e vërtetë shpirtërore e psiqike.

    Pak i tronditur ishte, e pak u bë gjatë strehimit falas në ahuret plot lagështi të kishës, shkalloi fare i shkreti shipcar.

    Iu sos durimi, mendoi ta braktiste ahurin, po ku të mbytej qafziu?

    Në kanalin e Otrantos?
    Jo, tha me vete. Kurrën e kurrës. Do punoj, hamall do bëhem, rrugë do pastroj, pjata do laj, mjafton që të bëhem njeri me dinjitet…

    Me të thënë, me të bërë.

    Në picerinë e parë që i zuri syri hyri brenda. Jo si kapadahi, jo si cub, por bash si legen materniteti.

    Parla italiano? – e pyeti pronari.

    Qa po thu bre? E thaj – ja ktheu shipcari.

    “Benvenuto nel nostro team” – i buzëqeshi me përçmim pronari dhe largohet duke e parë me bisht të syrit se si do reagonte.

    Përveshi mëngët shipcari dhe po priste ndonjë kulaç me brumë për të shtruar apo gjë send tjetër

    Prendi il secchio, sporco topo di fogna, e portalo nella spazzatura… – u dëgjua një zë nga prapa. Ishte shefi i pastrimit. Shipcari shtangu në vend po ç’të bënte, e kishte kapur halli, do i thoshte derrit dajë.

    U mendua, shtrëngoi dhëmbët, bëri ta kapte kovën që binte era fekale dhe ja befti ke porta.

    Ma io non sono un cane, io sono… refugjat… azilkërkues… politikan ore. Ekstremist i djathtë… sorry per favore… ekstrenist i majtë.

    vazhdon… kur të qethen viçat.

    Reply
  • Një shqiptar në Itali says:
    February 1, 2026 at 1:45 pm

    Shqiptarët, me dokumenta të rregullta përbëjnë rreth 513 mijë si numur në Itali , zënë vendin e tretë pas rumunëve e marokenëve dhe janë emigracioni më integruar, më i stabilizuar e më i suksesshëm se çdo lloj emigracioni shqiptar në çfardo vënd tjetër . Nga 500 mijët, rreth 300 mijë janë nënshtetas italianë . Nga shqiptarët tashmë, ka lindur brezi i dytë që po mbarojnë shkollat e larta dhe janë nxënësit e studentët më të dalluar në shkollat italiane . Shqiptarët në Itali, janë të rrallë që mund të bëjnë punë të rendomta, shumica janë bërë pronarë bisnesesh, hotelesh, restorantesh . Para 2 javësh isha në qytetin e famshëm të Firenzes për të disatën herë për arsye pune . Kam mbetur i habitur, që e gjithë qëndra e Firenzes , me restorante, hotele e bare ishin të gjitha me pronarë shqiptarë . Dhe bëhet fjalë për një qytet që vizitohet nga 48 milion turistë në vit, për të parë kryeveprat e Rilindjes , të Leonardo da Vinçit, Rafaelos, Michelangelo etj . Shumica e shqiptarëve në Itali kanë shtëpitë e tyre . Asnjë emigrant shqiptar në Itali, qoftë edhe ai i ardhur nga fshati më i humbur shqiptar, nuk ka kaluar ndonjë kalvar të ngjashëm me atë që përshkruan alifimatraku i mësipërm . Sa për atë që shkruan dudumi , është pikërisht ashtu, Meloni ka qënë ministre e rinisë dhe sportit në qeverinë e parë të Berlusconit, kur Fini, kryetar i Aleancës Nacionale ishte në koalicion me Forca Italia të Berlusconit . Aleanca Nacionale e Finit ishte vërtet trashëgimtare e MSI-së, ish parti fashiste . Por pikërisht pjesëmarrja e Aleancës Nacionale në qeverisjen e vëndit, bëri që kjo parti , të haronte shpejt origjinën e saj dhe të shndrohej në parti qeverisëse, madje Fini u zgjodh kryetar i parlamentit, kur Berlusconi ishte kryeministër . Kjo sepse, i dashur dudum, është ndryshe kur je në opozitë e mund të llomotitësh çfarë të duash, e ndryshe kur hyn në qeveri dhe drejton vëndin . Qysh në kohen e Finit filloi zbutja dhe transformimi i i Aleancës Nacionale dhe sot, pasardhësja e saj Fratelli d’Italia, që udhëhiqet nga Meloni kryeministre e vëndit, nuk ka asnjë shfaqje sado të vogël të ideologjisë fashiste . Çdo njeri e politikan ka të drejtën e ndryshimit, apo jo ?

    Reply
  • Dudumi says:
    February 1, 2026 at 11:02 pm

    @Nje shqiptar ne Itali! Ne nje koment me siper nuk te kane lezet ato fjalet e perdorura. Kur kam qene ne Ita s’kam perdorur kurre fjale te tilla. E ndjek akoma perdite shtypin atje. Pjeserisht eshte e vertete qe mjaft shqiptare kane marre iniciative. Ka plot raste te tjera qe akoma vjedhin makina, psh para ndonja 2 muajsh nje 20 vjecar vdiq ne Bolonje me makine te vjedhur. Femijet e shume shqiptareve mbeten te margjinalizuar. Nuk me shkon mire ta pohoj, por rruga eshte gjithmone e perpjete. Punet e renda te huajt I bejne dhe ne administrate perdoren njemije klecka qe te mos promovohen te huajt. Por kjo si kudo, mos ta banalizojme biseden. Nqs ju e keni ndjekur qeveria Meloni ka pashr6dosa skandale me ministra, kuneter, motren, etj. Ajo vete per menaxhim ka bere shkollen e mesme hoteliere dhe nuk ka ndonje eksperience menaxheriale pervec mitingjeve populiste me te bertitura. Shtete si Bathorja dhe Kamza edhe drejtohen keshtu, se aq eshte​serbator​I, po nje shtet industrial me ambicje si Italia qe rreshqiti tani se fundi afer 3000 mld€ debit publik do we mire ne duart e nje politikani largpames. Meloni dhe koalicioni I djathte per mua qene nje aksident politik. Nqs kujtohem mire, Finin nuk e takonin ne parlamentin evropian, pikerisht per trashegimine fashiste. Berluskoni pastaj, e ke parasysh we ministret I emeronte per gallate. Po te lexosh shtypin Italian, jane vete gazetaret qe mendojne se Meloni nuk eshte e duhura per qeverisje. Me kaq po e mbyll. Se eshte argument jashte teme. I

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?