Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Italia rishikon skemën e varfërisë, kritika në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Italia rishikon skemën e varfërisë, kritika në Bruksel
EkonomiKryesore

Italia rishikon skemën e varfërisë, kritika në Bruksel

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Qeveria italiane po anulon skemën e saj të të ardhurave minimale për qytetarët në favor të një sistemi të ri që synon nxitjen e punësimit, një veprim që po monitorohet nga Komisioni Evropian.

Ligji i miratuar në maj zhbën skemën e të ardhurave minimale, e prezantuar në vitin 2019, me gjithë kundërshtimin e ashpër nga partitë e djathta dhe të ekstremit të djathtë, përfshirë edhe partinë e vetë kryeministres Meloni.

Kjo e fundit argumenton se skema e vjetër ka dështuar, pasi nuk arriti të nxiste riintegrimin e të papunëve në tregun e punës.

- Publicitet -

Sistemi i mëparshëm, i cili u përdor nga dy milionë njerëz në qershor, u tregua efektiv në uljen e varfërisë, por nuk arriti të rrisë punësimin.

Një pjesë e ekonomistëve e shpjegojnë këtë me krizën ekonomike, kufizimet të shërbimeve përmes të cilave kërkohet punë dhe kërkesës së ulët për punësim, sidomos në jug të vendit.

Sipas sistemit të ri, familjet me të mitur, persona me aftësi të kufizuara ose mbi 60 vjeç do të vazhdojnë të marrin mbështetjen aktuale deri në fund të vitit dhe më pas një shtesë prej 500 eurosh në muaj për person nga janari 2024. Ajo që përfiton kjo kategori nuk do të pësojë ndryshime thelbësore.

Ndërkohë, personat në moshë pune nga mosha 18 deri në 59 vjeç, të cilët më parë përfitonin nga skema, nuk marrin më përfitime, por u jepen 350 euro në muaj për një maksimum prej 12 muajsh, me kusht që të regjistrohen në trajnime për të kërkuar punë.

Sistemi i ri ka ngjallur kritika si në Itali, edhe në Bruksel.

“Komisioni po shqyrton masën e re,” tha një zëdhënës për EURACTIV, duke shtuar se ndërsa BE nuk ka kompetenca për këtë çështje, ajo mbështet të ardhurat minimale si “një rrjet i rëndësishëm sigurie sociale”.

Në shkurt, Komisioni hapi një procedurë shkeljeje për skemën e mëparshme të të ardhurave minimale të Italisë. Komisioni e konsideroi skemën “në kundërshtim me ligjin e BE-së” pasi ishte e disponueshme vetëm për personat që kanë jetuar të paktën 10 vjet në Itali, dy prej të cilave radhazi.

Skema e re përcakton si kusht që përfituesi të ketë jetuar të paktën 5 vjet, dy prej të cilave pa ndërprerje.

Një rekomandim i Këshillit për skemat adekuate të të ardhurave minimale, i miratuar nga shtetet anëtare në janar, thotë se kërkesa për rezidencë duhet të jetë “proporcionale”, por nuk ofron një afat specifik kohor.

Ndërsa qeveria Meloni synon që me skemën e re të nxisë punësimin dhe të riintegrojë një numër më të madh njerëzish në tregun e punës, në BE mendojnë se kjo rrezikon t’i nxjerrë ata jashtë sistemit nëse nuk gjejnë punë brenda një viti.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?