Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle t’i vihej emri i tij…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle t’i vihej emri i tij…
AktualitetHistori

Iu vra djali polic në ’97-ën, nëna: E kam peng që një shkolle t’i vihej emri i tij…

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Nazmie Toskaj, ndonese ka kaluar 26 vjet, e ka akoma të freskët dhimbjen e lajmit të kobshëm për vrasjen e djalit, Aranitit.

23-vjeçari që nuk kishte më shumë se 1 muaj e gjysmë pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, u vra me bombë në një natë fillim gushti. Nënës së tij nuk i janë tharë lotët e humbjes së djalit që sot është dëshmor i Atdheut.

“Një natë e zezë në 1 gusht 1997 një familje kërkoi ndihmë se një bandë kishte shkuar t’i rrëmbente vajzën për transplant organesh. Në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të policisë e kapën, por ata hodhën një bombë dhe bomba i mori jetën djalit tim, bashkë me kriminelin tjetër.” – tha Nazmie Toskaj.

- Publicitet -

Araniti ishte i ri, akoma i pamartuar. Nënë Nazmie nuk mundi ta vishte dhëndër, e veshi me uniformën e policit që i mori jetën shumë shpejtë.

“Si do të përjetohet kur ikën djali? 23 vjeç nuk i kishte bërë akoma, që thoja s’ka nuse për ty moj nënë. Unë e bëra dhëndër me rrobën e Policisë së Shtetit. Djali im humbi, na nderuan, na respektuan, reparti vinte për çdo herë.” – u shpreh Toskaj.

Nazmie Toskaj ka vetëm një peng, kërkoi që emri i djalit të skalitej në një shkollë, por kurrë nuk ia doli.

“Kërkova shumë që emri i djalit tim t’i vihet një shkolle, kërkova shumë dhe e kam brengë në shpirt dhe në zemër që dha jetën për policinë dhe emrin nuk ia vunë një shkolle.” – tha Toskaj.

Nazmie Toskaj, si nëna e një dëshmori polici merr një pension modest nga shteti.

“Marr një pension, 7 mijë lekë të reja si nëna e një dëshmori të policisë.” – shprehet nëna e Aranit Toskajt:

Ajo ishte e pranishme këtë të mërkurë në promovimin e librit “Të Rënët”, kushtuar 422 të rënëve në krye të detyrës ose për detyrën në Policinë e Shtetit. Në 2 vëllime autorët Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj kanë dokumentuar të gjitha humbjet e jetëve të policëve nga 1990-a deri më sot.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për “Revolucionin e Flamingove”: Është sfiduese për qeverinë, padurimi është i madh
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me urbanin
  • Shqipëria, me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada. Si po i nxit Ballkani bebet
  • Horoskopi 12 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Çadrat me vete, si parashikohet moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Tellalli on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  2. Bruno on Letër deputetëve mbi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  3. elion on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  4. Shannan on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. nje shqiptar on 12 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?