Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli thotë se Hamasi është afër “shpërbërjes”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli thotë se Hamasi është afër “shpërbërjes”
AktualitetBote

Izraeli thotë se Hamasi është afër “shpërbërjes”

Published: December 12, 2023
Shpërndaje

Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës edhe të martën, teksa ka thënë se fushata e tij për ta shkatërruar Hamasin, e ka lënë grupin palestinez “në prag të shpërbërjes”. Hamasi, grup radikal që udhëheq Gazën me 2.4 milionë banorë, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Liderët për çështje humanitare frikësohen se Gaza mund të kthehet shpejt në zonë të sëmundjeve dhe urisë së madhe, andaj janë duke shtuar presionin diplomatik ndaj Izraelit që të bëjë më shumë përpjekje për t’i mbrojtur civilët. Hamasi ka thënë të martën se përleshjet kanë ndodhur në qendër të Gazës, ndërsa dëshmitarët kanë raportuar për sulmeve vdekjeprurëse izraelite në jug të territorit.

Sulmet ajrore izraelite kanë lënë të vdekur të paktën 12 persona në qytetin jugor Rafah, afër kufirit me Egjiptin, ku dhjetëra mijëra njerëz tentojnë të strehohen, ka raportuar agjencia palestineze e lajmeve Wafa. Sulmet e së hënës e kanë shënjestruar qytetin kryesor jugor Han Junis, i cili është kthyer në epiqendër të luftimeve.

- Publicitet -

“Hamasi është në prag të shpërbërjes – ushtria është duke marrë kontrollin e bastioneve të fundit”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, të hënën.

Lufta ka nisur më 7 tetor, si pasojë e sulmeve të Hamasit në Izrael, duke lënë 1.200 njerëz të vrarë, dhe duke marrë rreth 240 pengje në Gazë.

Izreaeli është përgjigjur me ofensivë, e cila e ka shndërruar një pjesë të madhe të Gazës në gërmadhë, dhe ka lënë të vrarë të paktën 18.200 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 1.9 milion banorë në territorin me 2.4 milionë të tillë, janë zhvendosur nga lufta, pjesa më e madhe fëmijë.

Luftimet dhe bombardimet e ashpra në jug – ku Izraeli u ka kërkuar paraprakisht civilëve që të strehohen – i ka lënë njerëzit me pak mundësi se ku të shkojnë. Umm Mohammed al-Jabri i ka humbur shtatë fëmijë si pasojë e sulmeve ajrore në Rafah, pasi është larguar prej veriut në jug të Gazës.

“Më kanë mbetur edhe katër fëmijë”, ka thënë Jabri, 56 vjeç.

“Natën e kaluar, ata bombarduan shtëpinë ku ishim dhe e shkatërruan. Ata na kanë thënë se Rafah do të jetë vend i sigurt. Nuk ka vend të sigurt”.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të hënën se civilët në Gazë po përballen me situatë katastrofike, dhe e ka krahasuar shkatërrimin e territorit, me atë të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në mungesë të furnizimeve dhe përkeqësim të kushteve higjienike, gratë dhe vajzat në Rafah kanë thënë se detyrohen të përdorin rroba gjatë ciklit menstrual në vend të pecetave.

“Shqyej rrobat e fëmijëve të mi, apo çfarëdo rrobe që gjej”, ka thënë 25-vjeçarja Hala Ataya për agjencinë e lajmeve AFP. Organizatat ndërkombëtare për ndihmë përballen me shumë pengesa për të dërguar ndihmë te banorët e Gazës, pasi vetëm pika kufitare Rafah është e hapur për qarkullim.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?
  • Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?