Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e marrëveshjes së armëpushimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e marrëveshjes së armëpushimit
BoteLajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e marrëveshjes së armëpushimit

Published: December 25, 2024
Shpërndaje

Izraeli dhe grupi i militantëve palestinez të Hamasit, fajësuan njëri-tjetrin të mërkurën për dështimin e arritjes së një marrëveshje armëpushimi, pavarësisht progresit të njoftuar nga të dyja palët së fundmi.

Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të reja, ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi grupin se po u rikthehej çështje mbi të cilat ishte gjetur mirëkuptim më parë.

“Pushtuesit kanë vendosur kushte të reja në lidhje me tërheqjen, armëpushimin, të burgosurit dhe kthimin e të zhvendosurve, gjë që ka vonuar arritjen e marrëveshjes që ishte në dispozicion”, thanë zyrtarë të grupit militant.

- Publicitet -

Hamasi tha se megjithatë, po tregohej elastik dhe se bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari dhe Egjipti, po shkonin në një drejtim e duhur.

Por zoti Netanyahu u kundërpërgjigj në një deklaratë duke thënë se “organizata terroriste Hamas vazhdon të gënjejë. Ajo po refuzon ato për të cilat është rënë dakord më parë dhe po vazhdon të krijojë vështirësi në negociata”.

Megjithatë, Izraeli do të vazhdojë përpjekjet e pandërprera për të kthyer pengjet, shtoi ai.

Negociatorët izraelitë u kthyen nga Karati në Izrael të martën në mbrëmje për konsultime rreth një marrëveshjeje mbi pengjet pas një jave të rëndësishme bisedimesh, tha të martën zyra e kryeministrit.

Në dy javët e fundit, ndërmjetësuesit amerikanë dhe arabë të vendeve si Katari dhe Egjipti kanë shtuar përpjekjet për të arritjen e një marrëveshjeje.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i beftë terroris i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023 në pjesën jugore të Izraelit. Si pasojë u vranë 1200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.

Fushata ushtarake e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 45 mijë palestinezë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, që rajonin e kontrolluar nga Hamasi. Shumica e popullatës prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur dhe pjesa më e madhe e Gazës është kthyer në gërmadhë. /VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës
  • Horoskopi 20 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot
  • Beleri tërheq pas reagimeve “lavdërimin” për ish-deputetin e Agimit të Artë: Ishte e pavend

Komentet e Fundit

  1. Bismark on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  2. Lasgushi on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  3. demo on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  4. LIAFE KAFENESH on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Detari on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?