Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli i vazhdon bombardimet në Gazë, përfshirë në pjesët ku u kërkoi civilëve të strehohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli i vazhdon bombardimet në Gazë, përfshirë në pjesët ku u kërkoi civilëve të strehohen
Bote

Izraeli i vazhdon bombardimet në Gazë, përfshirë në pjesët ku u kërkoi civilëve të strehohen

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Avionët luftarakë të Izraelit i bombarduan disa pjesë të Rripit të Gazës gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e së shtunës, përfshirë dhe disa vende në jug, ku ushtria izraelite i kishte urdhëruar palestinezët të evakuoheshin.

Bombardimet e pareshtura u kryen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën veton kundër një rezolute të mbështetur pothuajse nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera të premten, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë.

Rezultati i votimit ishte 13-1 në Këshillin e përbërë nga 15 anëtarë. Britania e Madhe abstenoi nga votimi.

- Publicitet -

“Sulmet nga ajri, toka dhe deti janë intensive, të vazhdueshme dhe të mëdha”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, para votimit.

Kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin janë të mbyllur, që nënkupton se palestinezët nuk kanë zgjidhje tjetër po të kërkojnë strehim brenda territorit të vet.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve nga bombardimet izraelite në Gazë ka arritur në 17.400 – 70% gra dhe fëmijë ndërsa mbi 46.000 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Të shtunën, banorët e Gazës raportuan për sulme ajrore dhe granatime në pjesët veriore dhe jugore të vendit, përfshirë në qytetin Rafah, i cili shtrihet pranë kufirit egjiptian dhe është vendi ku Izraeli i kishte urdhëruar civilët të shkonin për t’u strehuar.

Spitali kryesor në qendër të qytetit Deir Al-Balah, i pranoi trupat e 71 njerëzve të vrarë nga bombardimet në atë zonë në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të shtunën në mëngjes. Për bombardime gjatë natës u raportua edhe në kampin e refugjatëve Nuseirat, ku banori Omar Abu Moghazi, tha se u godit një shtëpi familjare dhe si pasojë pati të vdekur.

“Kjo është rutinë. E ke vetëm një mundësi: largohu ose ata do të të vrasin. Kështu është nëpër veri”, tha Mohamed Abded, i cili jeton në lagjen Zaytoun në Qytetin e Gazës. Izraeli e ka shpallur një pjesë të ngushtë të vijës bregdetare në jug, Muwasi, si zonë të sigurt. Por, palestinezët që kanë shkuar atje, tregojnë për kushte të rënda dhe mbipopullim, me mungesë të strehimoreve dhe higjienës.

“Këtu nuk kemi parë asgjë të mirë. Po jetojmë në një të ftohtë të madh. Këtu nuk ka banjë. Ne po flemë në rërë”, tha Soad Qarmoot, një grua palestineze e cila është detyruar të ikë nga shtëpia e vet në veri të Gazës, raporton Associated Press.

“Unë jam paciente me kancer”, tha Qarmoot, duke shtuar se “nuk ka asnjë dyshek ku unë mund të fle. Po fle në rërë, bën shumë ftohtë”.

Izraeli është duke u përpjekur ta pushtojë veriun e Gazës, ku luftimet e ashpra flasin për një rezistencë të madhe nga udhëheqësit e Hamasit në Gazë. Besohet se dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur në këtë pjesë të vendit, pavarësisht urdhrave për evakuim, rreth gjashtë javë pasi trupat dhe tanket izraelite u futën aty gjatë luftës që u nxit nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj civilëve izraelit më 7 tetor.

Rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit, ndërsa më shumë se 240 të tjerë u morën peng. Gjatë një armëpushimi të përkohshëm një javor u liruan një pjesë e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, besohet se mbi 130 pengje janë duke u mbajtur nga Hamasi në Gazë ende. Me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare, administrata e presidentit Joe Biden i ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim, duke thënë se kjo do t’ia mundësonte Hamasit të mbijetojë dhe të jetë kërcënim për Izraelin përsëri.

Zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, e kritikoi Këshillin e Sigurimit se ka dështuar ta dënojë sulmin e Hamasit dhe tha se ndalja e luftimeve do t’ia mundësonte Hamasit të vazhdojë ta udhëheqë Gazën dhe “vetëm të përgatitet për luftën e radhës”, shrkuan REL.

“Derisa Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm një paqe të qëndrueshme, në të cilën Izraeli dhe palestinezët mund të jetojnë në siguri, ne nuk i mbështesim thirrjet për armëpushim të menjëhershëm”, tha ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”

Komentet e Fundit

  1. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Joni on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?