Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës
AktualitetBote

Izraeli injoron thirrjet për mbrojtjen e civilëve, intensifikon sulmet drejt Rripit të Gazës

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Forcat ajrore izraelite kanë çuar përpara ofensivën e tyre ajrore dhe tokësore në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra palestinezë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për mbrojtje të civilëve.

Të pyetura të hënën për rritjen e numrit të viktimave, prej prishjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, të premten, SHBA-ja, aleatja më e ngushtë e Izraelit, ka thënë se është shumë herët për të thënë nëse Izraeli po bën mjaftueshëm për t’i mbrojtur civilët.

Hamasi, grup palestinez që kontrollon Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Banorët dhe gazetarët në terren, kanë thënë se sulmet ajrore izraelite në jugun e dendur me popullatë civile, kanë përfshirë edhe zonat ku Izraeli u ka kërkuar banorëve të strehohen.

- Publicitet -

Në Kombet e Bashkuara, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Izraelit që të mos ndërmarrë veprime tjera që do ta përkeqësonin edhe më shumë situatën në Gazë.

“Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i alarmuar nga rikthimi i armiqësive në mes të Izraelit dhe Hamasit… njerëzve u është kërkuar të evakuohen, tani nuk ekziston asnjë vend i sigurt dhe shumë pak mundësi për mbijetesë”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Izraeli e ka pushtuar gjysmën e veriut të Gazës në nëntor, dhe tani fokusin e ka në jug.

Krahu i armatosur i grupit Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit, ka thënë se është përfshirë në luftime të ashpra me ushtarët izraelitë në veri dhe lindje të Han Junisit, qytetit kryesor në jug të Gazës.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, si hakmarrje për sulmet e grupit më 7 tetor në jug të Izraelit.

Militantët i kanë vrarë 1.200 njerëz dhe i kanë marrë peng 240 të tjerë.

Besohet se 80 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Gazë, tashmë ka ikur prej shtëpive të tyre.

Tetë javë luftime raportohet se e kanë kthyer këtë enklavë në gërmadhë.

Autoritetet palestineze shëndetësore kanë thënë se të paktën 15.899 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë – 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë.

Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe besohet se kanë mbetur të vdekur nën rrënoja.

Izraeli e akuzon Hamasin se po i rrezikon civilët, duke operuar në zonat e banuara, përfshirë tunelet që mund të shkatërrohen vetëm me bomba të mëdha. / REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?