Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli kryen sulmet më të ashpra deri më tani kundër Hamasit, ushtria arrin në qytetin Khan Younis
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli kryen sulmet më të ashpra deri më tani kundër Hamasit, ushtria arrin në qytetin Khan Younis
Bote

Izraeli kryen sulmet më të ashpra deri më tani kundër Hamasit, ushtria arrin në qytetin Khan Younis

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Faza e re më e përgjakshme e luftës Izrael-Hamas po shpaloset në qytetin e dytë më të madh në Rripin e Gazës, Khan Younis.

Ushtria izraelite njoftoi se forcat e saj janë zhvendosur në “zemrën e qytetit”, i cili është bërë objektivi i parë pas vendimit të Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në pjesën jugore të enklavës palestineze.

Sipas forcave të armatosura izraelite, dita e djeshme u shënua nga luftimet më të ashpra që nga fillimi i operacioneve të saj ushtarake në Rripin e Gazës pesë javë më parë.

- Publicitet -

“Jemi në ditën më intensive që nga fillimi i operacionit tokësor”, tha komandanti i Komandës Jugore të ushtrisë izraelite, gjenerali Yaron Finkelman.

Në të njëjtën kohë, luftimet janë gjithashtu të ndezura në veri, me Izraelin që raporton se forcat e tij tani po veprojnë gjithashtu në zemër të Jabaliya dhe Sujaiya, duke siguruar disa bastione të Hamasit.

Ushtria izraelite po bën përsëri thirrje që gati 80% e popullsisë – tashmë të zhvendosur – të zhvendoset në zona të tjera, më në jug në Rripin e Gazës duke shkaktuar një valë të re zhvendosjesh dhe duke përkeqësuar më tej krizën tashmë ekzistuese humanitare.

Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Herji Halevi duke pranuar se forcat izraelite po godasin rëndë infrastrukturën urbane pasi siç thotë ai janë militantë të grupit palestinez islamik që fshehin armë në to dhe vishen me rroba civile për të sulmuar ushtarët izraelitë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?