Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja cilët janë faktorët e riskut që çojnë në lindje të parakohshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja cilët janë faktorët e riskut që çojnë në lindje të parakohshme
AktualitetShendetesi

Ja cilët janë faktorët e riskut që çojnë në lindje të parakohshme

Published: November 18, 2022
Shpërndaje

Lindja e parakohshme mund të shtojë riskun për shfaqjen e komplikacioneve të shumta tek foshnjat, të cilat mund të çojnë deri në pasoja fatale për jetën. Autoritetet e shëndetit publik bëjnë me dije se lindja e parakohshme dhe komplikimet e saj, fatkeqësisht mbeten kontribuesit më të mëdhenj në vdekjen e foshnjave në pesë vitet e para të jetës në mbarë botën. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se 1 në 10 fëmijë lind para kohe.

“Një lindje e parakohshme konsiderohet ajo që ndodh më shumë se tre javë përpara datës së parashikuar të lindjes së foshnjës, pra, para fillimit të javës së 37-të të shtatzënisë. Foshnjat e lindura para kohe, veçanërisht ato të lindura shumë më herët, shpesh kanë probleme të ndërlikuara mjekësore. Në mënyrë tipike, ndërlikimet e prematuritetit ndryshojnë. Por sa më herët të lindë fëmija juaj, aq më i lartë është rreziku i komplikimeve”, bëjnë me dije autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik.

Dje në “Ditën Botërore të Lindjeve të Parakohshme”, ekspertët e shëndetit publik kanë apeluar për ndërgjegjësimin e nënave veçanërisht ndaj njohjes së faktorëve të riskut që mund të bëhen shkak për lindje të parakohshme.  Sipas tyre kjo është një ditë shumë e rëndësishme e vitit, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me lindjen parakohe, faktorët e riskut dhe reduktimi i ndikimit të faktorëve të rrezikut. Kjo pasi njohja e faktorëve të riskut për lindjen parakohe ndihmon në identifikimin e grave me rrezik të lartë për lindje parakohe  dhe përfshirjen e tyre në programe të ndjekjes së tyre me qëllimin e parandalimit të saj, ose të ulja e rrezikut për lindjen parakohe të hershme.

- Publicitet -

Shpesh, shkaku specifik i lindjes së parakohshme nuk është i qartë. Megjithatë, ekzistojnë një sërë faktorësh risku, që mund të bëhen shkak për lindjet e parakohshme. Risku për të ndodhur një lindje e parakohshme është më i lartë nëse nëna ka pasur më parë një lindje tjetër të tillë, kur mban një shtatzëni me binjakë ose më shumë fëmijë. Po ashtu edhe në rastet kur shtatzanitë konceptohen në një kohë të shkurtër nga njëra-tjetra (interval më pak se gjashtë muaj), mund të çojë në një lindje të parakohshme. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë edhe problemet që nëna mund të ketë me mitrën, qafën e mitrës ose placentën, disa infeksione, veçanërisht të lëngut amniotik dhe traktit të poshtëm gjenital, disa gjendje kronike, si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti, të qenët nënpeshë ose mbipeshë para shtatzënisë, abort ose aborte të shumëfishta. Riskun e shton edhe pirja e duhanit ose përdorimi i drogave të paligjshme, ngjarjet stresuese të jetës, apo edhe  lëndimet fizike ose traumat .

Lidhur me simptomat sqarohet se foshnja mund të ketë simptoma shumë të lehta të lindjes së parakohshme, ose mund të ketë komplikime më të dukshme. Disa shenja të parakohshmërisë përfshijnë: Përmasa të vogla, me kokë të madhe në mënyrë disproporcionale, tipare me pamje më të mprehtë dhe më pak të rrumbullakosura sesa tiparet e një foshnjeje me moshë të plotë, për shkak të mungesës së rezervave të yndyrës, qime të holla që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit. Simptoma të tjera janë edhe Temperaturë e ulët e trupit, veçanërisht menjëherë pas lindjes në dhomën e lindjes, për shkak të mungesës së yndyrës së ruajtur në trup, Frymëmarrje e vështirë ose shqetësim respirator, si dhe mungesa e reflekseve për thithje dhe gëlltitje, duke çuar në vështirësi në të ushqyer. Në vijim gjeni këshillimet e ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik në lidhje me shtatzanitë që janë më tepër të rriskuara për të bërë lindje parakohe, si dhe masat që mund të merren për të parandaluar këtë gjë.

Cila shtatzëni është më tepër e rrezikuar për të lindur fëmijë para kohe?

Zakonisht gratë që kanë shtatzëni me binjakë ose që pritet të sjellin në jetë më shumë se 2 fëmijë, si edhe ato që vuajnë nga ndonjë patologji kronike (si përshembull nga hipertensioni ose diabeti), janë më shumë të rrezikuara për të lindur fëmijë para kohe. Një tjetër faktor rreziku konsiderohen edhe faktorët socialë – gratë që kanë një gjendje ekonomike jo të mirë ose që punojnë në kushte të vështira janë të prirura të mos e çojnë deri në fund shtatzëninë. Për këtë arsye mjekët gjinekologë këshillojnë që gruaja shtatzënë të zgjedhë një stil jetese që fal qetësi dhe siguri, shoqëruar nga një trajtim i përpiktë ndaj patologjisë që ajo ka (sigurisht nëse vuan nga ndonjë sëmundje).

Sa është probabiliteti që një shtatzëni të përfundoje para kohe?

Çdo vit në botë vijnë në jetë rreth 15 milionë fëmijë të lindur para kohe. Shifrat janë më të ulëta në vendet perëndimore dhe më të larta në vendet në zhvillim. Nisur nga statistikat, vetëm në një nga maternitetet më të frekuentuara të vendit tonë, nga rreth 4500 lindje vjetore, 8 për qind e lindjeve përfundojnë para kohe.

Si ta parandalojmë lindjen e parakohshme?

Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzanisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut.

Çfarë ndodh në rast se një shtatzëni përfundon në lindje të parakohshme?

Në momentin që fëmija vjen në jetë, shëndeti i tij varet nga java kur ka ndodhur lindja dhe nga pesha që ai ka në momentin e lindjes. Ka shumë raste kur një fëmijë i lindur në javën e 35-të ose 36-të të shtatzënisë mund të qëndrojë në dhomë bashkë me nënën e tij dhe të ushqehet me gji, duke pasur pak a shumë të njëjtën përshtatje me jetën njëlloj si fëmijët e lindur në kohë. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për fëmijët e lindur para javës së 34 të shtatzënisë, të cilët kanë nevojë për një kujdes të madh mjekësor. Këta qëndrojnë në repartin e specializuar për trajtimin e patologjive të fëmijëve të lindur para kohe.

Në rastet kur shfaqet nevoja e futjes në terapi intensive, fëmija duhet të mbahet nën kontrollin mjekësor spitalor për një kohë të gjatë, kryesisht derisa të jetë i aftë të jetojë pa ndihmën e aparaturave të posaçme. Hapi i parë që “hedhin” këta fëmijë konsiderohet pavarësia në frymëmarrje dhe në ushqyerje, aftësi që duhet të zhvillohen normalisht gjatë shtatzënisë. Normalisht refleksin e të ushqyerit fëmija e fiton që në barkun e nënës, kryesisht nga java e 35-të e shtatzënisë. Nëse lindja ka ndodhur para javës së 35-të të shtatzënisë, fëmijës nuk i jepet të pijë gjatë 24 orëve të para. Gjatë kësaj kohe ai ndihmohet me anën e një kateteri ombelikal. Më pas kontrollohet gjendja e përgjithshme e tij, ku mbahet nën mbikëqyrje ecuria e aftësive tretëse që ai shfaq. Mjeku gjatë kësaj kohe vlerëson fryrjen e barkut, të vjellat, ndonjë anomali të feçeve, etj.

Ushqimi kryesor i fëmijës duhet të jetë qumështi i nënës, i cili është i pasur me antitrupa të nevojshëm për të shmangur shfaqjen e ndonjë infeksioni. Ushqyerja bëhet me anën e biberonit ose kateterit të vendosur në stomak, sepse fëmija mund ta ketë të vështirë të thithë gjirin. Fëmijës nuk duhet t’i jepet qumësht artificial pasi ai mund të shfaqë vështirësi në tretje.

A është përbërja e qumështit e njëjtë me atë të nënës që ka lindur në kohë?

Sigurisht që po. Qumështi i gjirit është prodhuar për t’iu përshtatur nevojave të fëmijës në çdo moment.

Faktorët e riskut që çojnë në lindje të parakohshme:

  • Shpesh, shkaku specifik i lindjes së parakohshme nuk është i qartë. Megjithatë, ekzistojnë faktorë rreziku të njohur të lindjes së parakohshme si ato në vijim.
  • Kur gruaja ka pasur një lindje të mëparshme të parakohshme.
  • Shtatzënia me binjakë, trenjakë ose shumëfishe të tjera.
  • Një interval prej më pak se gjashtë muajsh ndërmjet shtatzënive.
  • Konceptimi nëpërmjet fertilizimit in vitro.
  • Probleme me mitrën, qafën e mitrës ose placentën.
  • Pirja e duhanit ose përdorimi i drogave të paligjshme.
  • Disa infeksione, veçanërisht të lëngut amniotik dhe traktit të poshtëm gjenital.
  • Disa gjendje kronike, si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti.
  • Të qenët nënpeshë ose mbipeshë para shtatzënisë.
  • Ngjarjet stresuese të jetës.
  • Abort ose aborte të shumëfishta.
  • Lëndim fizik ose traumë.

 

Disa shenja të parakohshmërisë përfshijnë:

  • Përmasa të vogla, me kokë të madhe në mënyrë disproporcionale.
  • Tipare me pamje më të mprehtë dhe më pak të rrumbullakosura sesa tiparet e një foshnjeje me moshë të plotë, për shkak të mungesës së rezervave të yndyrës.
  • Qime të holla që mbulojnë pjesën më të madhe të trupit.
  • Temperaturë e ulët e trupit, veçanërisht menjëherë pas lindjes në dhomën e lindjes, për shkak të mungesës së yndyrës së ruajtur në trup.
  • Frymëmarrje e vështirë ose shqetësim respirator.
  • Mungesa e reflekseve për thithje dhe gëlltitje, duke çuar në vështirësi në të ushqyer.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:00 am

    Mjekesia ka arritur rezultate te medha ne shkence dhe mire qe ja servir njerezimit.Po Sali Berisha cfare servir?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?