Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja kur do zhvillohet testimi i praktikës për infermierët e rinj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja kur do zhvillohet testimi i praktikës për infermierët e rinj
AktualitetShoqëri

Ja kur do zhvillohet testimi i praktikës për infermierët e rinj

Published: November 9, 2022
Shpërndaje

Provimet për vlerësimin e njohurive të fituara nga ndjekja e praktikës së detyrueshme profesionale për të gjithë praktikantët e rinj të infermierisë, fizioterapisë, mami, logopedi, teknikë imazherie dhe teknikë laboratori, do të zhvillohen në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor. Krahas përcaktimit të ditëve në të cilat do të zhvillohet provimi, Urdhri i Infermierit ka konfirmuar edhe procedurat që duhet të ndjekin praktikantët e rinj të infermierisë dhe profileve të tjera të shkencave mjekësore teknike për të hyrë në këtë testim. Rezultatet kaluese të këtij provimi janë vendimtare në vijimin e procedurës për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit, si: infermier, fizioterapist, logopedist, teknik imazherie e laboratori, si dhe mami, në të gjitha strukturat shëndetësore publike dhe private në vend.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen në provimin e praktikës, të gjithë kandidatët që kanë shlyer detyrimet e ndjekjes së praktikës tre mujore të detyrueshme pranë strukturave mjekësore, duhet që më parë të bëjnë procesin e regjistrimit. Kjo procedurë mund të kryhet përgjatë këtyre tre ditëve. Kështu, duke nisur nga dita e sotme dhe deri në datën 11 nëntor praktikantët e infermierisë duhet që të paraqiten për të bërë regjistrimin duke dorëzuar dokumentacionin e duhur.

“Urdhri i Infermierit të Shqipërisë bën me dije se në datat 9, 10 dhe 11 nëntor, ora 09.00-12.00 do të bëhen regjistrimet për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Provimin e Vlerësimit të Aftësimit Praktik (VAP) për sezonin e nëntorit. Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e përcaktuara”, konfirmojnë autoritetet e Urdhrit të Infermierit.

- Publicitet -

Në dosjen e regjistrimit të praktikës duhet të përfshihet kërkesa sipas modelit të përcaktuar, në të cilën do të duhet të specifikoni me kujdes edhe herën e pjesëmarrjes në këtë provim, fotokopjet e diplomës së studimeve të larta dhe listës së notave. Në mungesë të diplomës mund të dorëzohet edhe një vërtetim diplomimi. Një ndër dokumentet e rëndësishme të dosjes së regjistrimit është edhe libreza e praktikës. Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar. Në përfundim të procesit të regjistrimit strukturat përgjegjëse të Urdhrit të Infermierit do të shpallin edhe listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kushte për të marrë pjesë në testin e praktikës, teksa për secilin prej tyre do të detajojnë edhe orën se kur duhet të paraqiten për të zhvilluar provimin para komisionit të ekspertëve të këtyre profileve mjekësore.

Për të mos përjashtimin nga testimet e këtij sezoni, autoritetet e këtij urdhri bëjnë me dije se në ditën e provimit duhet të keni me vete kartën e identitetit dhe kartën e praktikantit. Lidhur me vlerësimin e këtij provimi, praktika profesionale konsiderohet e kryer vetëm pas marrjes së vlerësimit pozitiv në këtë testim. Vlerësimi i praktikës cilësohet pozitiv në rastet kur kandidati siguron nga komisioni 50-100 pikë. Kur kandidati vlerësohet me më pak se sa 50 pikë duhet të ripërsërisë provimin, por vetëm gjatë vitit të ardhshëm, kohë në të cilën do të zhvillohet edhe sezoni i radhës i testimeve të praktikës.

Sigurimi i lejes së ushtrimit të profesionit

Vetëm kandidatët që do të kalojnë me sukses provimin e praktikës do mund të hyjnë në sezonin e radhës të provimeve për licencat e reja që pritet të zhvillohet në mbyllje të këtij viti. Testimi i licencës do të jetë i informatizuar dhe çdo kandidat duhet të paraqitet në ambientet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit për të plotësuar testin me alternativa online. Për t’u ardhur në ndihmë kandidatëve, Qendra e Shërbimeve të Arsimi ka detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Në këto kushte, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se pesëdhjetë pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës.

Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit, si dhe kualifikimet profesionale në atë profesion, të cilat duhet të vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi për profesionet e rregulluara.

Si do bëhet regjistrimi për testin e praktikës!

  • Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e detajuara në vijim.
  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike.
  • Fotokopje të diplomës, (ose vërtetim diplomimi) dhe listës së notave.
  • Fotokopje e kartës së identitetit dhe kartës së praktikantit.
  • Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).
  • Lista emërore me adresën dhe orën e provimit të vlerësimit të praktikës për secilin kandidat do të zbardhet online në faqen zyrtare të Urdhrit të Infermierit brenda pak ditësh.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 9, 2022 at 1:04 pm

    Ne kete liber te vitit 1981 eshte shkruajtur qe ne 2020 do perhapej pandemia e virusit nga Wuhani i Kines pra Covidi:

    https://insajderi.org/libri-i-vitit-1981-qe-parashikoi-ardhjen-e-koronavirusit/

    Ca doni me ju qe mbroni genjeshtrat zyrtare per Covidin?

    Covidi nuk ekziston fare. Kete e kane thene njerez te mencur. Pse i besoni shkences se genjeshtrave ju?

    Keta qe komandojne boten e kane paralajmeruar me shkrim qe ne 1981 me kete liber qe kete pandemi fantazem qe nuk ekziston fare. Eshte shume e thjeshte per ta kuptuar qe Covidi nuk ekziston edhe qe vaksinat jane vaksehelme qe nuk duheshin bere. Prandaj asnje vaksine!

    Reply
  • Andis says:
    November 10, 2022 at 2:28 am

    Te gjithe infermieret do kalojne se shendetesia shqiptare ke nevoje per me shume staf mjekesor qofte ai dhe i pa trajnuar mire.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë
  • Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
  • PD bojkoton seancën, PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar
  2. Lala, shoku i Kiços, në kurbet. on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  3. Dajti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Berati on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Ana on I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?