Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja kush e prek të pazëvendësueshmin sy…..
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Ja kush e prek të pazëvendësueshmin sy…..
KurioziteteShendetesi

Ja kush e prek të pazëvendësueshmin sy…..

Published: March 14, 2024
Shpërndaje

Okuliste Suzana Zhuka

Botuar në DITA

Syri është një organ që quhet organi i të parit. Që nga formulimi i parë që bëjmë për të, funksioni primar i syrit është që të shikojë. Syri është një organ që nuk ndërtohet, pasi është ndërtuar në mënyrë anatomike dhe nuk bëhet transplanti në asnjë vend të botës. Nga cilat sëmundje preket më shpesh syri?

- Publicitet -

Patologjitë e syrit janë të pafundme, por sëmundjet më të shpeshta të syrit fillojnë më konjuktivitet. Konjuktivitetet janë infeksione të cipës së bardhë që mbështjellin kokërdhokun e syrit, që është direkt në kontakt me ambientin e jashtëm dhe nuk është shumë i mbrojtur, pavarësisht se kapakët luajnë rol mbrojtës për syrin. Diagnoza tjetër e përhapur, sidomos nga eksperienca ime 15-vjeçare, është Glaukoma. Glaukoma është tensioni i lartë i syrit. Glaukoma fillon zakonisht pas moshës 40 vjeç dhe është e trashëguar. Duhet që çdo person, nëse e ka të trashëguar, të masë tensionin e brendshëm të syrit pas moshës 40 vjeç. Ka edhe një grup glaukomash që janë të lindura që quhen kogenitale, por që janë raste të rralla. Duhet të shpjegoj se po të hyjmë në analizë, konjuktivitet mund t’i ndajmë alergjike, stinore, bakteriale, të përziera, virusale dhe shumë të tjera. Gjithashtu, edhe glaukomat ndahen në disa specifika si, glaukomat me këmbë të hapura, këmbë të mbyllura, patogjene dhe shumë lloje të tjera. Ka krizë glaukomatoze që është një sëmundje shumë problematike, sepse ajo prek shikimin, të parin, ndërsa grupi i konjuktiviteve nuk ka të bëjë me shikimin, por janë thjesht infeksione banale që mjekohen shumë mirë. Glaukoma është shumë e rrezikshme dhe gjithë lufta e mjekëve okulistë në botë, për momentin, është glaukoma, pasi ajo prek shikimin.

Një grup tjetër sëmundjesh janë anomalitë e retraksionit, që futen miopia, hipermetropia, asikmatizmi hipermotropik, asimatizmi miopi dhe asimatizmi i përzier. Këto nuk është se janë patologji të syrit, por kanë të bëjnë me refraksionin dhe këto janë zakonisht të lindura dhe janë te të gjitha grupmoshat.

Një grup tjetër sëmundjesh që haset më shumë në okulistikë janë edhe katarktat, që është plakja e syrit dhe pikërisht turbullimi i kristalinit, dhe gjendet tek moshat e vjetra.

Sëmundje të tjerat janë edhe infeksionet e kapakëve të syve, që janë shumë të theksuara blektaritet (infeksionet e rrënjës së qerpikëve) dhe vijnë për një higjienë jo të mirë dhe më shumë haset tek meshkujt në moshën e adoleshencës. Kjo sëmundje sjell dobësimin e rrënjëve të qerpikëve dhe të bien, por rrënja e qerpikëve është negative, pasi qerpikët kanë rol mbrojtës.

Sëmundja të tjera janë edhe strabizmusi. Strabizmusit janë shtrembërimi i syrit, që është strabizmi konvergen, që është futja e syrit nga brenda dhe, divergent, kur syri kalon nga jashtë dhe kjo ka të bëjë me muskujt e syrit. Momentin që dobësohen këta muskuj, shtrembërohet syri. Këto mund të jenë të lindura, por mund të bëhen edhe pas lindjes, sidomos kur fëmija kalon temperaturë të lartë.

Patologji tjetër janë korpuset, që janë trupat e huaj në sy. Këto ne i hasim tek njerëzit që punojnë pa syze mbrojtëse, sidomos tek personat që punojnë me saldime.

Cilat janë moshat që preken më shumë nga sëmundjet e syve? Konjuktivitet hasen në të gjitha grupmoshat, edhe te të vegjlit, edhe te të rriturit. Ndërsa kataraktat janë sëmundje që vijnë në pleqëri, ndaj dhe quhet plakja e syrit. Sa i takon glaukomës, fillon zakonisht pas moshës 40 vjeç dhe është e trashëguar.

Cilat janë shkaqet e këtyre sëmundjeve? Po të fillojmë me konjunktivitet, mund t’u them se një ndër shkaqet është ambienti i ndotur, sidomos pluhurat. Ndërsa konjuktivitet alergjike janë sezonale. Zakonisht konjuktivitet janë edhe ngjitëse, sidomos tek fëmijët që janë në çerdhe dhe kopsht. Këta fëmijë duhet të izolohen në shtëpi, deri sa të shërohen. Ndërsa shkaqet e glaukomave janë të trashëguara dhe nuk u dihen shkaqet kryesore përveç trashëgimisë. Sa i takon shkakut të anomalive të refrakcionit, janë të lindura. Ndërsa infeksionet e rënieve të qerpikëve, është mungesa e higjienës. Dua të theksoi se diabeti luan një rol tepër negativ, duke prekur retinën e syrit, që është shtresa e fundit e syrit, sepse aty është terreni më i dobët i enëve të gjakut dhe çon në verbim nëse nuk mjekohet.

Parandalimi? Strabizmi korrigjohet duke u ndjekur në vite, deri sa vjen momenti normal. Ndërsa trupat e huaj në sy bëhen në moment, duke u bërë me mpirje lokale dhe hiqet trupi i huaj nga syri. Pra, mjekohet po të vijnë në moment. Nëse vijnë pas 2-3 ditësh, syri fillon të infektohet dhe situata kalon në traumë. Glaukoma kërkon që të kapet në stadet e para, në të kundërt, pasojat janë shumë të rënda. Sa më shpejt ta kapim, aq më mirë mjekohet.

Si mund të bëhet mjekim i këtyre sëmundjeve?

Po e filloj me glaukomën, që për mua është më problematikja. Glaukoma në fakt mjekohet shumë mirë, sidomos pas viteve ’90 me medikamente. Ka medikamente antiglaukomatike, që veprojnë shumë mirë. Përveç mjekimit të terapisë, ka hyrë edhe lazeri, dhe ky shërbim mund të merret edhe në spitalet publike, pra në QSUT, nëse nuk ecën mirë me medikamentet. Ndërsa retraksionet nuk njohin moshë. Ato fillojnë që në moshat shkollore, që janë më shumë të përhapura tek gjimnazistë dhe pas moshës 40 vjeç, që është presbiopia, që është nevoja për të mbajtur syzet nga afër, pasi bie fuqia akomoduese e syrit, sepse bie fuqia akomoduese e syrit.

Suzana Zhuka, doktoreshë okuliste pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  • Veliaj në sallë, debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e kryebashkiakut për kamerat
  • A ndodhet bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Agimi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. Vezhguesi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  4. Kot per gallate on Telegrami i rrallë i Wilson, kur në Paris vendosej fati i Shqipërisë
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?