Prof. Shyqyri Aliaj dhe Prof. Defrim Shkupi
Botuar në DITA
Baron Franz Nopça ka lindur në Hatseg-Hungari (tashti pjesë e Rumanisë Perendimore) më 3 Maj 1877. Ai rridhte nga një familje aristokrate dhe duke qenë i pasur, nuk ka patur nevojë te jetë i punë suar, dhe kjo pavarësi e ka ndihmuar të ndjekë një karierë shkencore të frytshme. Babai i tij Elek Nopça ishte antar i Parlamentit Hungarez. Shkollë n e mesme e kreu në Thereseanum në Vjenë (Austri), dhe më pas ndoqi Universitetin e Vjenës në vitin 1898. Kontaktin e parë me Paleontolgjinë e Vertebrorëve e pati në vitin 1895. Motra e tij e vogël Ilona zbuloi disa eshtra zvaranikësh ne tokat e pronave të familjes afër Szentpetertalva-s.
Në Universitetin e Vjenës Nopça kontaktoi me Prof. Eduard Suess, të cilit ia tregoi fosilet e gjetura të dinosaurit. Prof Suess e inkurajoi ti studjojë. Duke ndjekur këshillat e tij ai nisi të studjojë Gjeologjinë në Universitetin e Vjenës në vitin 1903. Nopça merr Doktoranturën e fokusuar në rilevimin gjeologjik të zonës rreth pronave të familjes së tij.
Më 20 Nëntor 1906 Nopça u njoh me djaloshin shqiptar 18 vjeçar Bajazit Elmas Doda në Bukuresht. U miqësua me të dhe e mori si sekretar të tij. Nopça e theu traditën që ndiqnin në përgjithësi fëmijët e fisnikëve. Ai nuk vazhdoi studimet e larta për Drejtësi, Ekonomi apo Bujqësi, por për Shkencat e Natyrës. Ai pati fatin të mësonte gjeologjinë me prof. Eduard Suess. Franz Nopça ishte një njeri me inteligjencë dhe kreativitet të lartë. Studimet e tij për tektonikën, gjeologjinë, biologjinë evolucionare, paleobiogjeografinë dhe dimorfizmin seksual provuan aftesitë e tij për zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve shkencore në një rrugë që binte në sy.
Në vitin 1899 Nopça bëri udhetimin e parë në Shqipëri, ku u mrekullua për të gjithë jetën e tij të mëvonshme. Franz Nopça ka botuar 158 artikuj (101 artikuj për Paleontologjinë). Keto punime kanë patur për temë Paleobiologjinë dhe Taksonominë e Tetrapodeve (veçanërisht të Dinozaurëve dhe gjithashtu për Breshkat dhe Pterozauret, Teorinë Evolucionare, Paleofiziologjinë , Arkeologjinë, Etnologjinë, Paleohistologjinë, Gjeologjinë dhe Gjeografinë e Shqipërisë.
Studimet e para të Nopçës ishin mbi paleobiologjinë dhe sistematikën e dinozaureve (42 artikuj), gjithashtu ai shkruajti dhe për arkozauret e tjerë (5 artikuj për krokodilet dhe 4 artikuj për Pterozauret ), 11 artikuj për lepidozauret, 4 artikuj për teraspidet, 7 artikuj për breshkat, një artikull për ihtizauret dhe një artikull për amfibet. Kontributi kryesor i Nopçës në Paleontologji (Paleobiologji) është se ai konsiderohet si një nga shkenc ë taret e par ë q ë provoi „To put flesh onto bones“ (Të fusë mish në kocka). Në këtë kohë kur kolegët e tij interesoheshin vetëm të mblidhnin fosile. Franz Nopça konsiderohet si babai i Paleobiologjisë.
Franz Nopça kishte një interesim dhe audiencë ndërkombëtare. Në vitin 1920 atij i ofruan antarësimin në Shërbimin Gjeologjik të Rumanisë, po ai e refuzoi. Në vitin 1925 Nopça bëhet Drejtor i Shërbimit Gjeologjik të Hungarisë, por në vitin 1929 ai u dorë hoq për t’ju kushtuar tërësisht kërkimeve të tij shkencore deri në mbarimin e jet ës së tij më 25 Prill 1933, duke kryer vetvrasje pas një depresioni të thellë.
Studimet e Nopçës për Taksonominë e Zvaranikeve, të pë rfshira në 50 artikuj si dhe studimet mbi marrëdhëniet filogjenetike midis Zvaranikeve u kryen paralelisht me studimet e Paleontologut te famshem Friedrich Freiher von Huene, nga Universiteti i Tubingenit Gjermani. Bashkëpunimi dhe korrespondenca midis tyre ka vijuar për 25 vjet rjesht, duke kryer dhe projekte të përbashketa.
Nopça u interesua shumë për Shqipërinë në kohën kur ishte ende një krahinë e Perandorisë Otomane, që synonte pavarësinë e saj në këtë koh ë. Ai është nga të huajt e paktë që brodhi në zonat malore të Shqipërisë së Veriut. Ai shpejt mësoi Gjuhën Shqipe dhe disa dialekte të saj, si dhe zakonet shqiptare. Nopça ishte miqësuar me udheheqës të Rezistencës Shqiptare, që luftonin kundër Turqve. Ai diskutonte me pasion me ata dhe i ndihmoi duke i furnizuar me armë.
Nopça ka shkruar rreth 25 artikuj për Gjeologjinë, duke përfshirë dhe Monografinë prej 700 faqesh për Gjeologjin ë Krahinore dhe Stratigrafinë e Shqipërisë. Nopça si student i Prof. Eduard Sues ishte i trajnuar mirë në Gjeologjinë Fushore dhe i mirë informuar për Tektonikën dhe Teoritë Gjeotektonike. Ai ishte një mbështetës i teorisë së Wegenerit, në një artikull Nopça parashtroi dhe demonstroi mbihipjet në Shqiperinë e Veriut. Studimet e tij për Gjeologjinë Krahinore të Shqipërisë për shumë vjet ishin një monopol virtual i tij dhe ishin pranuar nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij.
Nopça pranonte modelin nappist (mbulesor) dhe driftin kontinental; duke bërë një përdorim të frutshëm të dy teorive Nopça preferente determinizmin qe kultivohej nga shkolla e Kober-Shtiles ndaj indeterminizmit të shkollës Wegener-Argang. Në artikullin e tij të fundit ai u përpoq të zhvillojë një kuadër të Historisë së Tokës, që lidhet me punimet e Shtiles por që nuk është pranuar nga shkolla e Wegener-Argangit.
Në vitin 1907, në një nga ekspeditat e tij n\ë Malet e Shqipërisë ai u muarr peng, bashkë me Bajazit Dodën, nga banditi Mustafa Lita .Ky bandit i kërkoi 10 mijë lira turke për ta liruar. Nopça u shpëtua nga babai i Bajazitit që i erdhi në ndihmë bashkë me 10 burra të armatosur.
Në vitin 1912 Shtetet Ballkanike bashkuan forcat për të përzënë Turqit. Gjatë luftës ballkanike Nopça ishte në shërbim të Austro-Hungaris ë. Pas fitimit të Pavarsisë, kur bëhej fjalë për një mbret në Shqipëri, Franz Nopça ofroi kandidaturën e tij, duke premtuar një ndihm ë financiare për Shqipërinë, duke qenë në fjalë për tu martuar me një vajzë shumë të pasur amerikane. Franz Nopça ka kontribuar me mbi 50 studime shkencore për Shqipërinë: Linguistikën, Folklorin, Etnologjinë, Historinë dhe Kanunin (Ligji shqiptar i Malësisë). Në kohën e tij ai konsiderohej si një nga ekspertet më në zë për Shqipërinë. Përveç botimeve të shumta Nopça la pas mijra faqe dorëshkrime, skica shënime, që u mblodhën nga Mitat bej Frashëri. Këto materiale u konfiskuan nga regjimi komunist dhe u bënë material kryesor për studime të mëtejshme albanologjike.
Monografia e tij „Geographie und Geologie Nordalbaniens“ (Gjeografia dhe Gjeologjia e Shqipërisë së Veriut) është vepra kryesore, që hodhi bazat e zhvillimit të Gjeologjisë Moderne Shqiptare. Në këtë vepër ëNë zonën Malësia e Madhe ka realizuar dhe përshkruar 15 itinerare gjeologjike, në zonën Malësia e Vogël ka përshkruar 15 itinerare gjeologjike, në zonën e Cukalit ka përshkruar 16 itinerare gjeologjike, në zonën e Shkëmbinjëve Eruptive ka p ë rshkruar 20 itinerare gjeologjike dhe n ë zon ë n e Vargjeve Kodrinore-Fushore-Bregdetare (Kustenkette) ka përshkruar 20 itinerare gjeologjike, që përfshijnë Ungrej, Livadhet e Oroshit, Laçin, Milotin, Vaun e Dejës, Shkodrën, Ndërfushën,Gomsiqen, Rencin, Dajçin, Koplikun, Pulajn, Berdicën, Troshanin, Rrëshenin etj. Në kapitujt e Stratigrafisë Nopça ka përshkruar depozitimet Terciare, të Kretakut, Jurasikut,Triasikut dhe të Permo-Karbonit. Nopça paraqet edhe Tektonikën e Shqipërisë së Veriut. Pjesën që zënë Malësia e Madhe dhe Malësia e Vogël ai e quan Pllaka e Shqipërisë së Veriut (sot njihet me emrin Zona e Alpeve Shqiptare), zonën e Cukalit, zonën Mirdita dhe zonën e vargjeve Kodrinore-Fushore-Bregdetare (Kustenkette).
Mendimet e Nopcës për tektonikën e Shqipërise kanë qendruar për një shekulll të tërë dhe janë aktuale edhe në ditët tona. Ndarja në zona tektonike e territorit shqiptar ruhet edhe sot. Ai përcaktoi zonat Korabi, Mirdita, Cukali, Pllakën e Shqipërisë së Veriut dhe vargjet litorale që përbëjnë pjesën bregdetare të Shqipërisë. Më me hollësi këto të dhëna janë paraqitur nga Shyqyri Aliaj dhe Defrim Shkupi në artikullin e titulluar „Nopca,s Thought on Tectonics of Albania“ botuar në Revistën e Akademisë të Shkencave të Shqipërisë, Nr 9, 2000. Një kontribut të vecant Nopca dha për problemin e Adrias. Ai tregoi se deti Adriatik është një kraton i zhytur, një pykë e kratonit Afrikan.
Në vitet e fundit të jetës Nopca pati probleme financiare. Ai i shiti Muzeumit të Shkencave të Natyrës të Londrës koleksionin e tij të fosileve, po prap nuk i përballoi problemet e shumta financiare. Duke kaluar në një depresion të thellë ai në fillim qëlloi mikun e tij Bajazit Dodën dhe më pas vrau veten. Në letrën që kishte lënë Nopça justifikohej se nuk donte të linte mikun e tij Bajazit të kalonte një jetë në mjerim.
Franz Nopça është një personalitet i shquar, që ka dhënë kontribute të medha për shumë fusha të shkencës shqiptare. Për nder të tij shpesh janë organizuar Konferenca Shkencore për të gjithë aspektet e veprimtarisë shkencore të tij.
Artikulll shume cilsor urime autorve dhe gazetes Dita qe boton artikujj me vlerre
Ju faleminderit “Dita” për botimin e ketij artikulli cilsor e informativ.
Duke iu referuar Shqiperise dhe shqiptareve, te cilet i njihte shume mire, kur njehere u pyet ne Parlamentin Austriak, Franc Nobça u deklaroi:: “Pashe nje toke te arte mbi te cilen ecnin njerez kembezbathur”.
Asokohe Nobça ishte i mendimit se teoria e evolucionit, më mirë se kudo tjetër në Evropë, mund të zbulohej atje ku “njerzit” supozohej se ecnin akoma këmbëzbathur. Kjo vetëm si teori.
Kush konkretisht e spikati dhe nxiti Nobçen të merrte këtë udhëtim kaq të vështirë, e të mësonte diçka më shumë rreth “bjeshkëve të nemuna”, zona malore të pashkelura, të cilat bartnin nën vete florinj e kaluar floririt” (or tunxh). Fjala është për pasuritë (ende të pazbuluara) nëntokësore si bakri, kromi cilësor, etj.
Nobça u mahnit me çfarë zbuloi dhe sigurisht më pas do angazhohej e do jepte kontribute të çmuara për gjeologjinë.
Se pse ja dha vetes dhe mikut, kjo nuk shpjegohet me fantazinë gazetareske se “baroni fukara” na paskësh vuajtur nga depresioni.