Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 mijë euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi pronarin e ‘Radison Hotel’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 mijë euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi pronarin e ‘Radison Hotel’
KronikeLajmi i fundit

“Jam Behgjet Pacolli më duhen 12 mijë euro”, si i riu nga Shqipëria mashtroi pronarin e ‘Radison Hotel’

Published: April 3, 2025
Shpërndaje

Policia arrestoi personin, i cili u shtir si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke arritur t’i marrë një hoteli në kryeqytet shumën e 25 mijë eurove.

I riu ka kontaktuar me Radisson Collection Morina Hotel, i sipërmarrësit Julian Morina, duke i kërkuar disa mijëra euro të cilat pretendoheshin se do të shkonin për Iftar.

Me një shkrim me problematika të theksuara gramatikore, të cilat bien në sy, mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli.

- Publicitet -

AlbanianPost ka publikuar foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera.

Këtij rrengu, nuk i kanë shpëtuar as figura të tjera të njohura, si presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë.

Policia dyshon se mbrapa tij fshihet një grup i strukturuar për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Reagimi i plotë i Behxhet Pacolli:

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ¿? says:
    April 3, 2025 at 1:11 pm

    Mire thone qe paraja nuk te ben me te mençem dhe po ashtu nuk dmth qe ata qe fitojne para fitojne ngaqe pa tjeter duhet te jene te mencem. Po si nuk i ra hiles ky pronari paralli i hotelit dhe ata te mencmit e tjere qe Behgjet Pacolli eshte supermilioner dhe nuk lyp ca mijera euro ketej andej. Fatkeqesi eshte kur budallenjte pasurohen dhe pasaniket budallallepsen.

    Reply
  • TRENI says:
    April 3, 2025 at 1:22 pm

    Ky shqipfolesi antishqiptar dhe antinjeri llapaqeni grek maskara mashtrues i kapur ne flagrance;
    ky dhjaks ka bere shume mire me kritiken ndaj budallenjeve, por ka harruar pa dashje Hajdutin.

    Reply
  • ¿? says:
    April 3, 2025 at 1:24 pm

    Kush po krruhet per KAR tashti? Burri kurve bjondi robust me tatuazhe dhe me taka te holla TRENMUTKARTURKU

    Reply
  • TRENI says:
    April 3, 2025 at 1:40 pm

    ———————————————————————————————————————————————————––
    NE SHQIPTAREVE, shpifjet, mashtrimet, zhgarravinat e tua, (¿?) antishqiptar grek maskara; Nuk na vlejne as per ne wc!
    ———————————————————————————————————————————————————––
    UNE, me shpifjet, me mashtrimet, me zhgarravinat, e me marrinat e tua, (¿?) grek maskara; Nuk fshij as Koken e Karit!
    ———————————————————————————————————————————————————––

    ▶UNE SHQIPTAR ME ANALIZA LABORATORIKE SHKENCORE GJENETIKE.
    ▶TI ANTISHQIPTAR GREK MASKARA ME ORIGJINE AFRIKANO-AZIATIKE.

    ———————————————————————————————————————————————————––
    Në çdo rast, koka jote trekëndshe ◬ gjarpër grek, e shumta mund të arrijë, deri poshtë RROTËS SË VAGONIT TË TRENIT!
    ———————————————————————————————————————————————————––
    Homo bythqir grek, me vetendijim, me vetedeklarim, me vetidentifikim, as pasi te kesh ngordhur; Nuk do te iki DAMKA!
    ———————————————————————————————————————————————————––

    Reply
  • Arben says:
    April 4, 2025 at 8:01 am

    Pronar me paratë e likes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?