Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PS kërkon shtyrjen e rivlerësimit të pronave deri në dhjetor 2027
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PS kërkon shtyrjen e rivlerësimit të pronave deri në dhjetor 2027
AktualitetEkonomi

PS kërkon shtyrjen e rivlerësimit të pronave deri në dhjetor 2027

Published: November 26, 2026
Shpërndaje

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, për shtyrjen e aftatit për procesin e rivlerësimit.

Kërkesa është bërë nga deputeti Olsi Komici, i cili në emër të grupit kërkon që procesi i rivlerësimit të banesave të shtyhet deri në dhjetor të vitit 2027-të, pasi aktualisht është deri në fund të këtij viti.

“Ky projektligj ka për qëllim shtyrjen deri më 31 dhjetor 2027 të afateve të përcaktuara në ligjin nr. 85/2025, “Рër rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, për kryerjen e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme nga individët dhe personat juridikë, si dhe përcaktimin e rregullave për përfundimin e procedurave administrative të nisura brenda afatit ligjor. 

- Publicitet -

Në këtë kontekst, shtyrja e afateve deri më 31 dhjetor 2027 vlerësohet e nevojshme për t’u dhënë subjekteve të interesuara një mundësi më të gjerë kohore për të përmbushur kërkesat dhe procedurat e nevojshme për kryerjen e rivlerësimit. Kjo ndërhyrje synon të zgjerojë mundësinë e përfitimit nga procesi, duke shmangur kufizimet që mund të krijohen nga afati aktual dhe duke u dhënë individëve dhe personave juridikë kohën e nevojshme për të vendosur dhe për të realizuar rivlerësimin e pasurive të tyre.

 E Njëkohësisht, projektligji trajton edhe situatën e kërkesave për rivlerësim të paraqitura pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të cilat është kryer pagesa e tatimit përkatës, por procedurat administrative nuk kanë përfunduar brenda datës 31 dhjetor 2027. Në këto raste, është rëndësishme që subjektet të cilat kanë përmbushur detyrimin e tyre tatimor të mos cenohen për shkak të kohës së nevojshme për përfundimin e procedurave administrative nga institucionipërgjegjës. Për këtë arsye, propozohet përcaktimi i një afati shtesë deri më 31 mars 2028, brenda të cilit këto procedura të përfundojnë, në përputhje me dispozitat e ligjit.

Gjithashtu, në funksion të qartësisë dhe sigurisë juridike për personat juridikë, projektligji përcakton trajtimin kontabël të diferencës ndërmjet vlerës së pasurisë që rezulton nga rivlerësimi dhe vlerës së saj kontabël. Në këtë mënyrë, për rivlerësimet e kryera gjatë vitit 2027, kjo diferencë do të pasqyrohet në pasqyrat financiare të të njëjtit vit, duke siguruar një trajtim të qartë të efekteve të rivlerësimit në raportimin financiar të këtyre subjekteve. Për sa më sipër, shtyrja e afateve paraqitet si një masë që synon të lehtësojë përfitimin nga procesi i rivlerësimit, të garantojë përfundimin e procedurave të nisura dhe të sigurojë trajtimin e qartë të rivlerësimeve të kryera nga personat juridikë, në interes të subjekteve që zgjedhin”, shkruan Komici në kërkesën e tij.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PS kërkon shtyrjen e rivlerësimit të pronave deri në dhjetor 2027
  • SHBA-të njoftojnë tarifa të reja, përfshihet Kina, BE dhe 12 ekonomi të tjera
  • Transporti publik pezullohet për tri orë në të gjithë vendin
  • VIDEO: Rama e bën sërish, i shkon nga pas në mes të deklaratës Presidentit të Malit të Zi
  • Shqipëria po plaket, por 80% e të moshuarve nuk e përballojnë dot një kujdestar

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Rama e bën sërish, i shkon nga pas në mes të deklaratës Presidentit të Malit të Zi
  2. VV on E vjetra ka vdekur, e reja nuk mund të lindë. Kjo është koha e monstrave
  3. Dashamir on E vjetra ka vdekur, e reja nuk mund të lindë. Kjo është koha e monstrave
  4. Student on E vjetra ka vdekur, e reja nuk mund të lindë. Kjo është koha e monstrave
  5. Afrim on E vjetra ka vdekur, e reja nuk mund të lindë. Kjo është koha e monstrave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?