Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: JAM GRUA… Cikël poetik për  8 Marsin nga Blerta Derhemi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > JAM GRUA… Cikël poetik për  8 Marsin nga Blerta Derhemi
KultureKuriozitete

JAM GRUA… Cikël poetik për  8 Marsin nga Blerta Derhemi

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Autorja e 8 poezive të mëposhtëme, Blerta Derhemi vjen për të dytën herë në këtë rubrikë; ajo ka 18 vjet që shërben si diplomate karriere, nga të cilat 11 vjet në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, 5 vjet në Misionin pranë Bashkimit Europian në Bruksel dhe këto 20 muajt e fundit si Ministre Këshilltare në Ambasadën tonë në Pragë.

Eshtë diplomuar nga Universiteti i Tiranës për shkencat politiko- sociale dhe ka kryer disa trajnime për diplomacinë në vende të ndryshme. Dy vjet më parë mori gradën “Doktore Shkencash“ në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Blerta ka lindur në Fier, me prindërit arësimtarë të respektuar. Eshtë  bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar e një vajze dhe e një djali.

- Publicitet -

Siç pohon dhe vetë, ajo  nuk e ka ndarë asnjëherë poezinë nga jeta e saj, në çdo situatë, sado e ngarkuar dhe e vështirë të ketë qenë. Përvoja e pasur në të gjitha dimensionet e lartpërmendura ka lenë gjurmë dhe në poetikën e saj që spikat me aromën origjinale, katalogun e larmishëm, vërtetësinë, freskinë, thjeshtësinë, frymën, emocionet dhe mbresat e bukura që dhuron.

Tufa e poezive të mëposhtëme është homazh për gratë, motrat dhe nënat tona të shtrenjta për Ditën e tyre të 8 Marsit.

 

JAM GRUA

Jam dashuria stolisur mbi kuaj të bardhë,

sythat e shpresës përkund

në djepin e ëndrrës ,

Jam luftëtare e heshtur,

dhimbjes i jap zë,

me foshnjën e njomë mëkuar në gji,

Botës i jap dritë me syrin e pagjumë,

Jam frymëmarrje e dehur netëve pa hënë,

zinxhirët e heshtjes kërkëllijnë

me dhimbjen e shekujt mbi shpinë,

Jam frymëmarrje e ngashëryer,

penelat vjeshtakë mi përskuqin mendimet,

Jam frymë e gjallë, zvarritur ndër dimra,

me zjarrin e jetës mbrujtur në gjak,

Jam fundi dhe fillimi,

Jam ikja dhe ardhja,

Jam rebelimi dhe durimi,

Jam mallkimi dhe bekimi,

Jam lufta dhe paqja,

Jam vdekja dhe jeta,

E, ç’gjëkënd tjetër të dua të jem!

Jam asgjëja dhe gjithçkaja!

Jam grua…

 

GJYSHES

Gishtrinjtë m’u shpuan,

tek qepja pëlhurën e mendimeve,

Erdh’ gjyshja me gishtezën e artë,

plagëve u vuri melhem,

Pa nxori nga zemra mëndafsh, gjilpërën fildish,

Diellin qëndisi përmbi sy,

me penjtë ngjyra shume të kujtimeve.

Nxor’ grepin e argjendë,

më thuri ninullë lule pranvere,

Mendimet e grisura arnoi me ëndrra,-me tha,

si qielli arnohet nga retë!

Shkoi gjyshja me krahë dallëndyshesh,

gishtrinjtë qëndisin nënkresën e  trëndafiltë!

 

LUMTURISHT NËNË

Mesnata hesht,

Mbi shtretër frymëmarrjet e vogla,

i gjegjen lodhjes mbi shpinë,

 

Sumbullat e mendimit,

mbërthejnë qepallat,

Doçkat e njoma,

dorëzohen në përqafim.

 

Ritmi i dy zemrave

më zbret në duar gjithësinë,

Lumturi pa pipëtimë!

 

AJORËS

E vogla ime,

Buzë mbrëmjes në të zbritur,

Erdhe!

Mes Udhës së Qumështit,

Me petka yjesh e flokë prej hëne,

Atë natë dimri më dhe dritë…

Me pluhur ylberi m’i mjekove dhimbjet,

Buzët e vogla, gonxhe porsa çelur,

Më kërkonin nektarin e jetës për të vjelë…

Syçkat diell ma përndritën botën,

Fjalet e mia, në lugina lotësh morën rrokullinë,

Duart e tua,

shportëza me farën e jetës e shpresës mbledhur,

Zgjateshin shiun për të terur…

 

SHTËPIZA

Nuk ngrita kurrë shtëpi me gur e mur,

Si kërmill tërheq mbi supe një shtëpizë,

tjegulla rendis, çati kujtimet,

ngrenë mure gjurmët ndër udhë!

Me vesë ushqej zjarrin në zemër,

vatër e ngrohtë, e shtrenjta pasuria ime!

 

 

MUZA E LUMTURISË

Centimetrat katrorë të lëkurës, hartë mistike,

 

gishtërinjtë epshorë, kërkojnë rrugën e thesarit,

 

Troku i zemrave dehës,

 

çdo rrahje si gllënjkë rumi në buzët pirate,

 

Frymmarrjet çritmuar, furtunë ekuipazhit të mendimeve,

 

Rrufe në qiell të hapur,

 

zbrazet pavetëdija,

 

Qetësi…

 

Një çast më larg,

 

orvatur brigjeve ku prehet lumturia.

 

FALJA

Hëna shtrydhet si limon,

Pikë, pikë derdh notat në kitarë,

tingujt digjen në mendimin e ftohtë prej murgu,

pentagram i kaltër,

nënkresë për ëngjëll e djall,

me kupën qiellore rrufis shiun e athët hënor,

Pikë, pikë pastrohet shpirti mëkatar,

shpirti njerëzor,

ndizet në akuj zjarr hyjnor!

 

EKUACION

Ç’i ngatërruar ekuacion ky shekull i marrë,

Sa të panjohura!

S’ka teoremë që bashkë i mban…

Idetë të shkapërdara krejt, s’ka kosinus shpjegues,

c’kënd me realitetin kanë!

Mendimi im dergjet tangent në krah të henës, qelibar…

u zgjua Arkimed i lashtë,

Një pikë kërkon ku ta mbështesë,

të shenjtën  shpresë, per pak ag’.

 

Ç’ekuacion i marrë ky shekull i ngatërruar idesh,

S’ka Arisotel të gjej të mesmen e artë.

Mbrëmjeve mendimi im varet të retë,

pingul mbi yllin lajmëtar…

Por ahhhh gravitacion i marrë,

mëngjesi zhbëhet krejt,

dite e re!

Jam sërish në realitetin ekuacion

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • Irani i kundërpërgjigjet Ramës: Dëgjo qytetarët që thërrasin “Rama ik” dhe mos shpik armiq imagjinarë
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar
  • GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg bashkëpunëtorin e drejtësisë
  • Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë

Komentet e Fundit

  1. Drini on Telat me gjemba rrethojnë edhe Baks-Rrjollin në Velipojë
  2. protestuesi on Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij
  3. Leu aka k*r me zyle on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. 1thundrak on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  5. Qukapiku on Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?