Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Janë përdhunues dhe kriminelë”, burgoset gjyshja irlandeze që ofendonte refugjatët ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Janë përdhunues dhe kriminelë”, burgoset gjyshja irlandeze që ofendonte refugjatët ukrainas
AktualitetBote

“Janë përdhunues dhe kriminelë”, burgoset gjyshja irlandeze që ofendonte refugjatët ukrainas

Published: March 4, 2023
Shpërndaje

Një gjyshe nga qyteti irlandez i Cork është dënuar të premten me 16 javë burg, për abuzim verbal ndaj refugjatëve ukrainas në qytetin e saj, teksa i quante “përdhunues e kriminelë.”

Zhvillimi vjen teksa 68 vjeçarja Margaret Buttimer kishte krijuar një “skenë skandali” në hotelin ku po akomodohen refugjatët ukrainas, duke bërtitur epitetet e saj te padenja.

Buttimer, u deklarua e pafajshme ndaj akuzave në gjykatën e Bandon në lidhje me incidentin në hotelin Munster Arms muajin e kaluar. Oficeri Nigel Whelton tha në gjyq se ai dhe një koleg kishin shkuar në vendngjarje pasditen e 26 janarit pas raportimeve se një grua po krijonte trazira aty.

- Publicitet -

Ai shtoi se kishin parë zonjën Buttimer që bërtiste në zonën e recepsionit.

“Dua të di sa refugjatë ukrainas po qëndrojnë në këtë hotel, sepse kjo është një kosto e popullit irlandez”, raportonte oficeri fjalët e gruas, e cila më pas kishte thënë se “këta ukrainasit janë përdhunues e kriminelë”.

Detektivi Whelton tha se i kishte kërkuar zonjës Buttimer të hiqte dorë por ajo vazhdonte dhe kërkonte të fliste me menaxherin, ndërsa shtonte se situata po përshkallëzohej dhe se ajo po krijonte një skenë.

Buttimer ishte shoqëruar jashtë dhe ishte inkurajuar të hiqte dorë por pas disa tentativash, oficerët e arrestuan atë, duke thënë se “nuk kishin opsion tjetër”.

Plunkett Taaffe, avokati i Buttimer, tha se klientja e tij vetëm po pyeste nëse ata që po vendoseshin në hotel ishin kontrolluar për precedentë, dhe se ajo nuk i kishte quajtur përdhunues e kriminelë.

Por oficeri Whelton tha “jo, unë e dëgjova qartë”. Në dëshminë e saj, Margaret Buttimer tha se kishte kërkuar informacion nga menaxheri i hotelit.

Gjyaktësi vendosi se shkeljet e propozuara qëndronin dhe provoheshin.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 04 nëntor 2026
  • Kriza e mbeturinave rëndon Prishtinën dhe ambiciet politike të kryetarit të saj
  • Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
  • KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  • Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

Komentet e Fundit

  1. Niku on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  2. . on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Roni on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  5. vlonjati on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?