Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “SPAK ka dhënë 4 vendime dënimi për zyrtarë të lartë në 2022”, Dumani kërkon më shumë para: Po na largohen ekspertët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “SPAK ka dhënë 4 vendime dënimi për zyrtarë të lartë në 2022”, Dumani kërkon më shumë para: Po na largohen ekspertët
KronikeKryesore

“SPAK ka dhënë 4 vendime dënimi për zyrtarë të lartë në 2022”, Dumani kërkon më shumë para: Po na largohen ekspertët

Published: July 3, 2023
Shpërndaje

Kreu i SPAK, Altin Dumani prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor 2022 të institucionit që ai drejton.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka listuar metodat që përdoren nga SPAK për të hetuar, ndërsa ka vënë theksin se gjatë vitit 2022 janë dënuar 4 zyrtarë të lartë dhe janë hetuar 24 procedime penale gjatë periudhës 2020-2022.

Në fjalën e marrë në Kuvend, ai ka rendituar disa nga problematikat e këtij institucioni.

- Publicitet -

Ai theksoi se problematikë është mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit të organizuar, kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Jam para jush për të prezantuar raportin e SPAK gjatë 2022. Dua të bëj me dije se SPAK i ka adresuar rekomandimet të rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimet prioritare të Këshillit të Ministrave. Sa i takon rekomandimit për pavarësinë institucionale, SPAK vijon të cilësoj thelbësore pavarësinë e saj. Lidhur me sistemin e menaxhimit të çështjeve, SPAK po krijon një sistem të brendshëm që mundëson digjitalizimin e të dhënave që do të rrisë efikasitetin e shkëmbimit të të dhënave.

Në lidhje me forcimin e hetimit, theksoj se ka një rritje të regjistrimeve penale. Ka dhe një rritje të hetimeve proaktive.

Metodat speciale te hetimit, janë përdorur përgjimet, simulimi i aktit korruptiv, dorëzimi i kontrolluar apo agjenti i infiltruar.

Në lidhje me hetimet në lidhje çështjet e korrupsinit të nivelit të lartë, gjatë 2022, janë dhënë katër vendime dënimi. Ndërkohë 2020-2022, janë hetuar 24 procedime penale nga 25 persona në hetim.

Sipas DASH, SPAK ka bërë përparim. Janë sekuestruar dhe konfiskuar një portofol divers asetesh. Kemi sekuestruar 12 pasuri të luatjshme, 34 të paluajtshme, 13 subjekte tregtare (11 të konsfiksuara)”, tha Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka evidentuar problematikat e SPAK, ku ka theksuar numrin e lartë të procedimeve të mbartura, teksa ka thënë se kësaj çështje i duhet dhënë menjëherë zgjidhje.

“Problematikat e SPAK – më e madhe është numri i madh i procedimeve të mbartura dhe ngelet që ky vit, që nga fillimi dhe në 6 muajt në vazhdim, prokurorët të merren me çështjet e mbartura, duhet patjetër që t’i japim zgjidhje kësaj problematike.

Kemi vuajtur mungesën e infrastrukturës. 3, 4 ose më shumë hetues në një zyrë dhe në pamundësi për të ushtruar funksionet e institucioneve. Me vendim të Këshillit të Ministrave, SPAK ka marrë në pronësi një godinë që është pranë godinës dhe përmbush funksionet e SPAK. Kjo mund të quhet problematikë e zgjidhur.

Mungesa e ekstradimit të eksponentëve të krimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka vënë në vështirësi hetimet. Nuk kemi as edhe një të ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Statusi financiar jo i kënaqshëm i ekspertëve të provave digjitale. Ne kemi një laborator, kemi rekrutuar 3 ekspertë, por trajtimi i tyre financiar lë për të dëshiruar dhe kemi frikë që mund të na largohen.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK, i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë për vitin 2022 plot 588 milionë lekë të rinj.

Shifra financiare e barasvlershme me 5.2 milionë euro është totali i shpenzuar për institucionin me pritshmërinë më të madhe publike për rezultate domethënëse në hetimin e politikanëve të korruptuar dhe “peshqve të mëdhenj” të botës së krimit.

Referuar raportit vjetor të punës së SPAK për vitin që lamë pas, pjesa më e madhe e kësaj shifre, plot 73% ka shkuar për pagat e prokurorëve, agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe administratës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  • Botërori 2026: Konfirmohen çiftet e fazës me eliminim direkt
  • Temperatura të larta dhe qindra viktima, por pse europianët nuk kanë kondicioner?

Komentet e Fundit

  1. KTH S on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  2. E on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. Vlora on Mazhoritari si “fjalëkalim” dhe protesta
  5. E on Pesë kërkesat e protestës, edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?