Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Java e dytë e protestave, studentët e mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Java e dytë e protestave, studentët e mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit
AktualitetKronike

Java e dytë e protestave, studentët e mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Studentët e mjekësisë, ditën e sotme kanë hyrë në javën e dytë të protestës, ku sot dhe viti i parë është bashkuar në protestë.

Në një intervistë për mediat, një përfaqësues i studentëve ka bërë të njohur vendimet e mëtejshme që do të kryejnë protestuesit në vijim.

Studentët, përvec shfuqëzimit të ligjit kanë paraqitur sot dhe disa pika të tjera lidhur me protestën e tyre, nga përballja me ish-Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manasitirliu dhe dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit, Albana Tole për deklaratat e saj, sipas studentëve skandaloze, lidhur me protestën.

- Publicitet -

“Ne duam shfuqëzimin e ligjjit që mban peng diplomat për 5 vite. Nuk kemi asnjë lidhje me pjesën që duam të emigrojnë. Ligjin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe sot do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit. Duam që ish-ministrja Ogerta Manastirliu të përballet me ne dhe kërkojmë dorëheqjen e zv.ministres së Arsimit Albana Tole”, është shprehur një student në deklaratën e tij.

Pse po protestojnë studentët e mjekësisë?

Për dy javë rresht, dhjetëra studentë të mjekësisë kanë bojkotuar mësimin, duke protestuar para Universitetit të tyre si dhe para Kuvendit, ndërsa sot janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar anulimin e një projekt-ligji, që parashikon punësimin e tyre të detyruar deri në 5 vjet pas përfundimit të studimeve. Projekt-ligji u kërkon studentëve të mjekësisë që të nënshkruajnë një marrëveshje, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi 5-vjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar. Por studentët deklaruan gjatë protestës, që nëse nisma nuk anullohet, ata do të bojkotojnë vitin akademik. Projekt-ligji parashikon një marrëveshje me studentët e Mjekësisë, që ata të punojnë deri në 5 vite brenda vendit pas përfundimit të studimeve, në sektorin publik dhe atë privat. Edhe diplomën ata mund ta marrin vetëm pas punësimit 5 vite në sistemin shëndetësor shqiptar pas mbarimit të studimeve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit
  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament
  • Lirohen disa nga të shoqëruarit e protestës, mes tyre edhe Arben Kola
  • PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehajn

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  2. demo on 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
  3. Dashi on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Otto on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Dashi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?