Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jeni tufë parazitësh manipulues”, pedagogia shkodrane, letër Luizit të Big Brother: “Por tani që njoha Belo bukuroshin pa të mesme, kërkoj falje”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Jeni tufë parazitësh manipulues”, pedagogia shkodrane, letër Luizit të Big Brother: “Por tani që njoha Belo bukuroshin pa të mesme, kërkoj falje”
KryesoreLifestyle

“Jeni tufë parazitësh manipulues”, pedagogia shkodrane, letër Luizit të Big Brother: “Por tani që njoha Belo bukuroshin pa të mesme, kërkoj falje”

Published: April 30, 2023
Shpërndaje

Pedagogia dhe publicitja e njohur shkodrane Edona Llukacaj, në një analizë në DITA, bën një krahasim mes “tufës së prototipave” në një prodhim televiziv të quajtur Big Beother dhe fushatës elektorale.

“Ty, Luiz, më duhet të të kërkoj ndjesë. Që kur ti fillove të ishe prezent në çdo tavolinë e bisedë, unë jam pozicionuar kundër ngritjes tënde e kundër shumëçka ti përfaqëson. Por, në fakt, ti paske qenë reflektim perfekt i tollovisë shqiptare” – shkruan Llukaçaj dhe shton:

“Fillimisht, më acaronte se ti bashkë me një tufë prototipash, shumica jo me ndonjë vlerë të pikasur, që quheshit VIP-a e ecnit mbi tapet të kuq, a thua se çfarë arritjesh kishit. Mendoja se përse shqiptarët duhet të merrnin mundimin e të votonin “qëndrimin tuaj në shtëpi”.

- Publicitet -

Më dukej e pavend dhe e pamerituar që të merrte kaq shumë vëmendje një grup njerëzish veprimet dhe zhargoni i të cilëve linin aq shumë për të dëshiruar.

Por, Luiz, ti me shokë veçse i paskeni paraprirë asaj që po na shohin sytë gjatë fushatës elektorale. Si ju, mashtrojnë e manipulojnë në delir publikun e gjorë.

Njëri syresh, madje, pretendon të drejtojë qytetin me premtimin për transport urban falas e tualete publike bri Lanës.

Megjithatë, ndryshe nga ti, Luiz, ky kandidati për kryebashkiak të Tiranës, sikur përton të nxjerrë fjalët nga goja. I vetëshpallur “Belo” (me gjasa inspiruar nga telenovela italiane “il bello delle donne”) përdor gjuhën e shenjave – duar e gishtërinj – për të dhënë mesazhe gjithëpërfshirëse e fort vulgare.

Kur njerëzia e mahnitur pas teje, Luiz, tregonte se si ti ishe djalë me shkollë, madje dhe karrierë në diplomaci, vija në pikëpyetje arritjet e tua, prej mundësisë së nepotizmit.

Harroja sa e sa politikanë i kemi me titullin “master” e “doktor,” por pa diplomë mature. Kësaj kategorie të lindurish të ditur i përket edhe kandidati bukurosh i të përbashkuarve për kryeqytetin” – shkruan aktivistja në shënimin që mund të lexohet i plotë KËTU.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?