Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jeta e tij tingëllon si roman spiunazhi joreal, çfarë dihet për tregtarin rus të armëve Viktor Bout
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Jeta e tij tingëllon si roman spiunazhi joreal, çfarë dihet për tregtarin rus të armëve Viktor Bout
AktualitetBote

Jeta e tij tingëllon si roman spiunazhi joreal, çfarë dihet për tregtarin rus të armëve Viktor Bout

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Mediat në Shtetet e Bashkuara njoftojnë se propozimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë për lirimin e të burgosurve amerikanë në Rusi, basketbollistes Brittney Griner dhe ish marinsit, Paul Whelan, përfshin shkëmbimin me tregtarin rus të armëve, Viktor Buout, i dënuar me 25 vjet burg në SHBA.

Por cili është Viktor Bout? Materiali në vijim sjell detaje nga kapja e rusit, tregtia me armë e të cilit i ka dhënë nofkën, “tregtari i vdekjes”.

Jeta e tregtarit rus të armëve, Viktor Bout, ndonjëherë tingëllon sikur të ishte roman spiunazhi që vështirë të besohet se është i vërtetë.

- Publicitet -

I quajtur ndryshe “tregtari i vdekjes” dhe “shmangësi i sanksioneve” për shkak të aftësisë së tij për të anashkaluar embargot e armëve, 55 vjeçari Bout, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë përpara arrestimit të tij më 2008, me akuza të shumta në lidhje me trafikun e armëve.

Ai u kap në kamera duke rënë dakord t’u shiste agjentëve amerikanë, të cilët ishin paraqitur si përfaqësues të organizatës guerilase të majtë “FARC” të Kolumbisë, 100 raketa tokë-ajër, të cilat ata do t’i përdornin për të vrarë trupat amerikane.

Menjëherë më pas, ai u arrestua nga policia tajlandeze.

Pas dy vjetësh përplasjeje diplomatike me SHBA-në, gjatë të cilave Rusia, këmbënguli se Bout ishte i pafajshëm dhe rasti i tij ishte i motivuar politikisht, ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u përball me një sërë akuzash, përfshirë konspiracion për të mbështetur terroristët, komplot për të vrarë amerikanët dhe pastrim parash.

Ai u gjykua për akuzat që lidhen me FARC-un, të cilat i mohoi, dhe në vitin 2012, u dënua nga një gjykatë në Manhattan, me 25 vjet burg, dënimi minimal i mundshëm.

Që atëherë, shteti rus ka qenë i vendosur për ta rikthyer atë.

Më 27 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni i kishte bërë “një ofertë thelbësore” Rusisë për të liruar basketbollisten amerikane, Brittney Griner dhe ish marinsin amerikan, Paul Whelan.

Më 29 korrik, Sekretari Blinken e konfirmoi se ka biseduar në telefon me homologun rus, Sergei Lavrov.

“Gjatë ditës bisedova me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Unë i bëra presion Kremlinit që të pranojë propozimin substancial që ne e kemi bërë për lirimin e Paul Whelan dhe Brittney Griner”, tha zoti Blinken.

Zoti Blinken nuk pranoi të thoshte se çfarë po ofronin Shtetet e Bashkuara në këmbim të amerikanëve Griner dhe Whelan. Një burim i njohur me situatën konfirmoi raportin e publikuar nga televizioni amerikan, CNN se Uashingtoni ishte i gatshëm të shkëmbente tregëtarin e armëve si pjesë të një marrëveshjeje./VOA

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Beu i Shurrelit on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Skënder Bole Ymeri on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. prehistoriku on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. Arnold on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?