Nga Denis Dyrnjaja
Kjo qe po ndodh me skandalet në shoqërinë shqiptare nuk është as fillimi, as fundi i dekadencën sonë. Është një proces i vazhdueshëm dhe i përditshëm, që nuk nisi me ngjarjen e fundit ku fatkeqësisht protagoniste janë 3 femra shkojnë deri në dhunë fizike për dashnorin e radhës.
Ka me dhjetëra raste si ky që nuk raportohen, apo nuk dihen fare, që ndodhin nëpër lagje të kryeqytetit apo qyteteve të vogla. Dhe kjo nuk është rastësi e as dallëdi e një periudhe. Por është rezultat i një mendësie të ushqyer në vazhdimësi prej kohësh si mënyrë dhe formë jetese.
Këtë mënyrë dhe formë nga skutat e lagjeve e ngriti në dimension publik dhe shoqëror media dhe veçanërisht rrjetet sociale. Etja për të fituar para e famë, shoqëruar edhe nga varfëria kulturale ka futur në një garë të ethshme median audiovizive pra TV, me atë që njihet nga ana tjetër si media online që burimin e refenrcës e kanë nga rrjetet sociale që e kanë kthyer vendin në kontesktin kultural në një “nevojtore shoqërore”.
Pra aty gjendet me shumicë promovimi i dhunës, promovimi i prostitucionit, promovimi i pasurimit pa punuar e të pamerituar, luksi i shfrenuar, kryesisht modelet shoqërore që e adresojnë gabim stilin e jetesës.
Për më tepër modelet e referuara janë etalon injorance, të cilëve u jepet hapësirë mediatike për të promovuar kotësinë e tyre, që në fakt për shkak të një kurioziteti të pakuptimtë masiv publik, janë shndërruar në të ashtuquajtur VIP. Pra pse bën shoqëria sikur habitet kur ndodhin këto skandale, kur në fakt janë të pritshme dhe krejt të natyrshme me këtë habitat banal shoqëror që është krijuar?!
A nuk është adresuar gabim mënyra se si njerëz të pakualifikuar dhe të pamerituar, për shkak të hapësirave që lejon sistemi përfitojnë dhe pasurohen në mënyrë të shpejtë dhe abuzive?! A nuk ngulet publiku me orë të tëra para TV apo të klikojë çdo titull bombastik në portalet që shohin çdo çast përmes smartphonëve, për të marrë vesh kush u lidh me kë e kush u nda me kë, kush u rrah nga kush e kush sfidoi me fyerje e sharje kë, në programe televizive apo hapësira informative, pa patur pikë substance e vlerash njerëzore dhe komunitare.
Momenti më ka qëlluar të jem në spital për arsye familjare. Ju them me bindje dhe fakte se shumë prej jush nuk e dinë se ka një realitet tjetër përtej atij banalit dhe sipërfaqësorit që sjellin mediat. Në pavionet e spitaleve ka vajza e djem shumë të rinj që punojnë si infermierë apo mjekë dhe janë fantastikë.
Unë i kam parë ata, i kam takuar dhe njohur, kam biseduar me ta. Ata ekzistojnë realisht. Janë model i jashtëzakonshëm shoqëruar vlerash. Kam parë aftësitë e tyre të shkëlqyera profesionale por mbi të gjitha përkushtimin dhe durimin njerëzor që kanë ndaj çdo pacienti dhe sidomos ndaj moshave të treta që janë më të vështirë në manaxhim.
Ata janë modeli fantastik shoqëror, janë shembulli sesi puna dhe eksperienca të japin vlerë dhe dinjitet. Edhe ata janë të rinj, kanë ëndrra e dëshira, kanë pasione e ndjenja, por këto nuk i dominojnë apo ç’ekujlibrojnë qëllimet themelore të tyre në jetë. I kam parë të gdhinë pa fjetur e në mëngjesin e pa gjumë përsëri të jenë zë butë e plot empati për të sëmurët.
Ata kanë gjetur ekuilibrin mes asaj që duan dhe asaj duhet të bëjnë. Unë jam befasuar me faktin se ka një rini tjetër përtej injorancës, kotësisë, modelit që gdhihet e fle me qëllimin si të bëj flokët, ku do bëj tattoo-on e radhës, kush do jetë dashnori apo dashnorja e radhës. Por këto modele që po them e që ekzistojnë prej vërteti janë të padukshëm sepse media nuk shkon atje tek ata.
Nuk iu dedikon vëmendje atyre dhe vlerave të tyre. Doktoreshë Margarita Gjata, shefe në pavionin e Mjekësisë Interne në QSUT më thotë ndërsa bisedoj me të duke i shprehur befasinë time për këtë realitet të mrekullueshëm, se stafin e kam të mirë dhe kur e thotë këtë vërej se e shpreh dhe ndjen një lloj krenarie. Në fakt ata nuk janë thjeshte të mirë, sikurse thotë doktoresha që ka mësuar dhe edukuar breza të tërë mjekësh që nga bankat e universitetit të mjekësisë.
Ata janë thjeshtë modele fantastikë. Vajza dhe djem që shpëtojnë dhe kujdesen për jetë njerëzish. A nuk është një mrekulli të shohësh dhe të dish se ata ekzistojnë e se ata nuk janë modele false, apo modele fake televizivë fundjavash?!
Ata janë modele shoqërore që të bëjnë të thuash se përtej plagëve të qelbura të shoqërisë, që trukohen me make up mediatik ka vlera të jashtëzakonshme shoqërore e njerëzore. Po sa e sa të rinj punojnë në profesione të tjera për të cilat nuk flet kush në media. Ka të rinj që futen në galeri minierash, ka të rinj që punojnë në rrjete shërbimesh, rrobaqepës, kasapë, servise makinash, ka të rinj të tjerë që shkëlqejnë në IT apo profesione të shkencës e shumë e shumë syresh.
Por jo për ta nuk ka vend në media, sepse vendin e tyre e zënë barbonët e pasur me injorancë e zënë modelet e vajzave që thonë se iu duhen 5 mijë euro në muaj për të qenë në kushtet e nevojshme që kërkon eskortimi femëror. Pra nëse nuk do të ndryshojë referimi i modeleve shoqërore, duke mos patur qëllim skupet dhe skandalet që prodhojnë klikime e shikime asgjë nuk do ndryshojë, shoqëria më keq dhe më thellë do degradojë.
E mira është aty thjeshtë asaj i duhet hapur vendi që i takon shoqëria përthith atë çka i ofron!
—-
Nga faqja e autorit në FB
Shkrim we me pelqeu! Te lumte!
Dy burimet e problemeve në Shqipëri janë politikanët dhe media. Sikur të ishin në rregull këta, sa shumë probleme nuk do të ekzistonin.
SHKRIMI ESHTE ME SE I VERTET POR SHEMBULLI I MARGARITA GJATES NUK ESHTE I VERTET QE NUK KA DHENE NJE ORE MESIM TEK MJEKET DHE AQ ME PAK TEK STUDENTET ESHTE SHEMBULLI ME I KEQ I MEDIOKRITETIT NE QSUT ,AJO PAS IKU BURI ME TURP SI I KORUPTUAR NGA UNIVERSITETI DOLI KJO TE ZEVENDESOJE …TURP E FAQE ZEZE ,POR NGA ANA TJETER ATY KA NJE GRUP MJEKESH TE RINJ QE PERPIQEN DHE PUNOJNE ME PERKUSHTIM POR ATY MERITOKRACIA ESHTE ZERO…
Falimenderoj TVSH qe transmetoi Olimpiaden,Falimenderoj Klanin qe transmetoi Europianin e Futbollit.
News 24 qe jep gjithe diten Lajme dhe gazetat e mengjesit.Rrogte gazeta Dita qe na mbajne larg nga keto personazhet VIPA,qe permend ky Dyrnjaja.
Kete Dyrnjane e keshilloj te mos dale ne Bilardo me kostum ,pa gure e pa steke,,por te hyje ne gare si bilardist per te treguar veten.
Une mendoj,qe kryeministri Tiranes,Edi Rama duhet te pershendese hapjen e Ures se Ibrit per te gjithe qytetaret e Kosoves.
Pse ne frengji do ti rrijme njeri tjetrit ?Ky eshte Zbatimi ne terren i mesimeve te z.Rama per Ballkanin e Hapur.Madje une jam i mendimit qe makina e pare qe do te kaloje Uren e Ibrit te jete makina e kryeministrit Rama.Keshtu do te jape kontributin e tij per miqesine midis popullit serb dhe popullit shqiptar.
Ka ca zera nga kazani mediatik qe thone se Rama ka vene alarmin.Ka lajmeruar Makronin,Honekerin,zedhenesen e PE dhe ca te tjere kunder Hapjes se Ures,por une nuk i besoj kazanit.I besoj deshires per bashkepunim te z.Rama.
I paske nderu duke i quajtur barbon, askund ne bote nuk sheh si kta tipa,do i shkonte per shtat pjelle e keqe,kshu i quanin dikur.
Te lumte mendja dhe dora per kete shkrim qe eshte teper realist dhe i kohes ….Por duhet ju si gazetar te shkruani me shume per keto probleme !
Janë ata ish studentët që gjatë grevës studentore Kriekaqoli i quajti me idiotizma e tij propagandistik “katranjosë”. Janë ata studentë që kriekaqoli përpiqet ti vërë kushte e ti denigrojë që ti shërbejnë atdheut. Forma e dhunshme që përdor Kriekaqoli do të ketë efektin e kundërt. Studentët nuk mbahen me zor por me “lead by example”. Çfarë shembulli e modelesh ka promovuar kriekaqoli deri më sot? Një student i diplomuar për mjekësi ka nevojë të formohet e të specializimet në strukturat më të mira spitalore brenda e jashtë vendit. Vetëm kështu ai do të bëhet i dobishëm për veten dhe shoqërinë. Një mjek i frustruar dhe i mbajtur me dhunë kthehet ne apatik duke u mjaftuar me një punë rutinë.
Me pelqeu shkrimi ,sa i vertete aq i hidhur per shume te rinj qe e shohin jeten me te ardhurat e prinderve ,e rrugacerine ne rruge, per te fituar sa me shume pa pune . Shkolla dhe qeveria duhet te beje me shume ne adrese te edukimit. Familja duhet te jete unite dhe e kulturuar !Prinderit duhet te gjejne kohen te merren me femijet ,e ti kontrollojne e ti aktivizojne qe te vegjel me pune vullnetare ,e kurse formimi. Mendoj se duhet te shkruhen me shume artikuj te tille .
Barbona ka kudo o gazetar . Ka biles me keq se ne Shqiperi. Kjo kulture “barbone” eshte perhapur kudo si nje kolere ne boten e sotme por nuk eshte vetem e kesaj kohe . Mjafton te kujtosh se rinia qe u ngrit kunder komunizmit ne thelb deshiren per kulturen barbone kishte. RTM e anarki donin “barbonet” e 90 ‘ edhe ate fituan. Si barbon u sollen me vone pasi te tille ishin me ne krye bajraktarin e cecenve Saliun. Barbonet nen kontroll i mban shteti o gazetar i regjimit . Mungesa e dobesia apo degradimi i tij sjell qe keto fenomene te mos mbeten ne periferi por te jene ne qender te shoqerise e te kthehen ne normalitet. Keshtu qe mos beni hartime por i bini ne koke pushtetit te sotem , akuzojeni direkt me emer e mbiemer ate qe erdhi ne pushtet me premtimin se do bente shtet e as trafikun e rrugacet nuk disiplinoi dot e jo me shtet ..deshtak !
kulmi i promovimit te fitimit
“pa punuar”, eshte…Rroga telebingo .
ky “fenomen” duhet..Denuar penalisht .
Shume mire ke bere qe e ke ngritur kete ide promovimi te vlerave te verteta njerezore…
Me sa di ju keni edhe nje emision ne nje TV, te lutem bej emisione per keto vlera dhe te garantoj se do kete sukses shume me teper se me nxjerr live Ilir Meten me shoke.