Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Diku ne gabuam… Në cilën pikë të rrugëtimit tonë kemi gabuar, pra që jemi sot në këtë gjendje?”- Argita Malltezi
E nderuar Zonjë!
Megjithëse kam pasur, dhe ende e kam, bindjen e palëkundur se babai juaj është një bandit politik, besoj se ju, personalisht, përfaqësoni një qytetare dinjitoze e të respektuar të vendit tim.
Megjithatë, kur dëgjova fjalën tuaj në Kuvendin Kombëtar të PD-së u binda se edhe ju jeni prekur, madje shumë keq, nga e njëjta sëmundje që kanë vuajtur tash njëqind vjet të gjithë pasardhësit biologjikë të sundimtarëve të Shqipërisë, domethënë nga paaftësia dhe, kryesisht, mosdashja për t’i parë, pranuar e ndrequr gabimet e fajet tek vetja dhe mungesa e pafalshme e brerjes së ndërgjegjes për dëmet e shkaktuar të tjerëve dhe shoqërisë në përgjithësi nëpërmjet qeverisjes së paraardhësve apo bashkëkohësve bilogjikë e politikë.
Po të flisnit thjesht si vajza apo bashkëshortja e një politikani, deri diku edhe mund t’ju mirëkuptoja, megjithëse do këshilloja heshtjen, por kur flet si “pjesë aktive e PD-së”, siç pohuat, punët ndryshojnë dhe llogaritë bëhen me të vërtetën dhe jo me ndjenjat apo dëshirat.
Po të isha në vendin tuaj, nuk do të guxoja të evokoj Lëvizjen e Dhjetorit ’90 dhe “përmbysjen e diktaturës”, jo vetëm pse ajo ka qenë thjesht një artific i dobishëm politik për të justifikuar dhe bërë të pranueshëm ndryshimin e sistemit politik përballë pjesës konservatore apo mosbesuese (skeptike) të nomenklaturës komuniste, por, mbi të gjitha, për shkak se revolta më e gjerë dhe më e ashpër kundër-regjim në historinë e shtetit shqiptar ka qenë ajo ndaj sundimit anadollak të babait dhe partisë tuaj në vitin 1997, regjim që shtypi anglez e pati etiketuar si “regjim i gangsterëve”.
Megjithëse thoni se “diku ne gabuam” dhe pyesni (një Zot e di se kujt i drejtoheni) se “në cilën pikë të rrugëtimit tonë kemi gabuar?”, ju askund nuk përmendni gabime, pa lëre më faje të qeverisjeve tuaja, por zgjidhni rrugën historikisht të gabuar të projektoni vetëm një të keqe të madhe që duhet luftuar, shembur e çrrënjosur, sigurisht kundërshtarin politik.
Njerëzit e mençur, vetanalizues dhe vetëndreqës i përmbahen këshillës së lashtë greke “Njih veten!”, dhe nuk përsërisin gabimin shekullor që shigjeton fjala e urtë shqipe “Traun para vetes nuk e sheh, ndërsa qimen para tjetrit e bën tra”.
Unë nuk prisja që ju të rrëmbenit shpatën vrasëse ndaj babait tuaj biologjik e politik, por shpresoja që ju do të tundnit një thupër fshikulluese, sado të brishtë, kundër kupolës drejtuese partiake që ka gabuar e bërë faje, madje dhe krime jo në një, por në shumë pika të rrugëtimit politik.
Ju nuk shikoni dhe as pohoni asgjë të keqe tek rrugëtimi i gjatë politik i partisë tuaj, në pushtet dhe opozitë, por i atribuoni asaj, për të dytën herë, misionin hyjnor politik të “çrrënjosjes së të keqes” dhe “kthimit të shpresës”. A thua, vërtetë i besoni ato që thoni?!
Ju pohoni se “Çrrënjosja e së keqes (nënkupto qeverisjen e sotme, -V.M.) do të jetë ndoshta arritja e dytë e brezave që dikur arritën të rrëzojnë diktaturën… Grevën e urisë për heqjen e shtatores së Hoxhës e bëmë si provë force kundër regjimit. Unë kam besim se PD ka në radhët e saj, si 30 vjet më parë, idealistë për t’u ngritur dhe për të bërë ndryshimin”.
Më lejoni t’ju them zonjë se, në kundërshtim me përrallat politike të treguara pa pushim për 33 vjet, sistemi politik diktatorial i para 1990 nuk u rrëzua nga 4-5 mijë bij të vet që u mblodhën në shesh me duar në xhepa duke kërkuar, me të drejtë, përmirësime ekonomike dhe pastaj politike, por u zvetënua, kalb dhe sëmur pa shërim kryesisht nga kontributi gradual i 150 mijë anëtarëve të partisë drejtuese ku bënte pjesë me përkushtim të rremë e djallëzor edhe babai juaj.
Forca e njerëzve të së ardhmes nuk provohet kundër të sëmurëve që ndodhen në reanimacion dhe kërkojnë eutanazinë, por provohet në mposhtjen e veseve dhe të këqijave tek vetja e shoqëria dhe në vendosmërinë për mos përsëritjen e gabimeve e fajeve historike.
Sa iu përket “idealistëve në radhët e PD-së si 30 vjet më parë”, kjo mbetet një reklamë vetëmashtruese pasi numri i idealistëve ka qenë dhe është fare i papërfillshëm. Po të kishte pasur idealistë mjaftueshëm nuk do të kishin ndodhur ato që kanë ndodhur me partinë tuaj dhe me Shqipërinë, dhe sot këta idealistë do të vazhdonin të dominonin forumet partiake dhe sjelljet e politikat e saj.
Idealistët zakonisht nuk bëhen milionerë, veçanërisht në një vend ku një shumicë e madhe familjesh mezi sigurojnë bukën e fëmijëve për të nesërmen. Shembulli më domethënës është babai juaj i cili, me sjelljet e veta mbi tridhjetë vjeçare, i ka përgënjeshtruar të gjitha pretendimet teorike morale e politike të fillimviteve ’90.
Një ish-Ministër i Jashtëm mendjelehtë pohoi para pak ditësh se “Sali Berisha është simboli i opozitarizmit”. Kjo është e vërtetë, por vetëm gjysma e së vërtetës. Siç mund ta dini shumë mirë, ka opozitarizëm idealesh, idesh e alternativash, por ka edhe opozitarizëm thjesht poltronësh.
Kundër ujkut lufton edhe bariu, por me ujkun përleshet edhe çakalli. I pari synon mbrojtjen e tufës së deleve, ndërsa i dyti kërkon rrëmbimin e presë për vete. Ky është edhe rasti i babait tuaj Sali Berisha, prandaj është cinike të pyesësh “ku gabuam” (domethënë ne, veta e parë shumës) dhe pastaj të shtjellosh vetëm gabimet e fajet e “së keqes përballë që duhet çrrënjosur” (domethënë ata, veta e tretë shumës).
Qëndresa e autorëve të së keqes së djeshme kundër së keqes së sotme nuk është as e sinqertë, as idealiste dhe as demokratike, pasi është thjesht reaksion dhe përpjekje për të ndërruar rolet.
Ju thatë se “Ajo që nuk mund të pranoja (në vitet ’90) dhe që më bënte absolutisht të vendosur për të qëndruar ishte mohimi i lirive politike, e drejta e fjalës, e mendimit ndryshe… ne donim të jetonim si njerëz të lirë e dinjitozë”, dhe pasi shfaqni pakënaqësinë tuaj me gjendjen e sotme, pyesni: Çfarë ndodhi?
A thua vërtetë nuk e dini se çfarë ndodhi?! Ndodhi ajo që ndodh gjithmonë kur në skenat politike të popujve dalin hipokritët, demagogët dhe njerëzit e etur për pushtet e pasuri. Në vend të individualizimit të fajeve të së kaluarës dhe dënimit të sinqertë të autorëve të tyre, u përgjithësuan fajet dhe u shpallën përgjegjës en group të gjithë kundërshtarët politikë, ose u shpall me hipokrizi teza “të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”, duke i mundësuar pushtetit (babait tuaj) etiketimin si kriminel apo mëkatar të cilitdo që nuk pajtohej me sjelljen e tij.
Në vend të kthimit të pronës tek i zoti, dominoi epidemia e zaptimit të pronave dhe legalizimi i grabitjeve të tyre si mjete të shtimit të votave, duke sakrifikuar shtetin dhe të drejtën për hir të pushtetit, gjë që, në përmasa më të vogla, vazhdon edhe sot. Në vend të planeve urbanistike, lulëzuan getot e kjoskave dhe ndërtimet pa leje.
Në vend të ruajtjes, transformimit dhe rivënies në punë, mbi baza private të industrisë, u realizua shkatërrimi i çdo gjëje të ndërtuar nga populli shqiptar dhe puna e ndershme u zëvendësua me bixhozin dhe firmat piramidale.
Në vitet ’90, në Shqipëri u rrahën, gjymtuan dhe burgosën gazetarë, u dogj një redaksi gazete dhe drejtuesi i shtetit shqiptar u shpall “armik i lirisë së shtypit”, domethënë i fjalës së lirë.
Madje, Kryetari i të Keqes së Sotme, që ju shpallni përditë, ka qenë atëherë viktimë e dhunës ndaj fjalës së lirë. A ju kujtohet ju zonjë kush e qeveriste vendin dhe kush ishte kryetar i shtetit në atë kohë, dhe cili ka qenë qëndrimi juaj dhe i “idealistëve” të tjerë të Dhjetorit ’90 kundrejt atyre ngjarjeve dhe autorëve të tyre?! Në Shqipëri, në vitin 1994 u dhunua procesi zgjedhor në Libofshë të Fierit dhe u rrahën deputetët e opozitës, ndërsa votimet e përgjithshme të 26 majit 1996 u shpallën botërisht si të dhunuara, ndërkohë që dhjetëra deputetë opozitarë u rrahën e gjakosën në Sheshin Skënderbej në 28 maj gjatë protestave paqësore kundër asaj që kishte ndodhur.
Më besoni zonjë se ata që urdhëruan dhe drejtuan dhunimin e procesit zgjedhor dhe pastaj gjakosjen e deputetëve opozitarë në rrethanat historike e politike, kombëtare e ndërkombëtare të vitit 1996, po të ndodheshin në rrethanat e vitit 1946 do t’i kishin ekzekutuar ata deputetë pa mëshirë. A mendoni se sjellje dhe qëndrime të tilla të një pushteti demokratik të ardhshëm kanë qenë pjesë e vetëdijes tuaj demokratike dhe të pranueshme nga idealet tuaja të Dhjetorit ’90?!
Ju e dini se në një sistem politik pluralist pushteti fitohet paqësisht në kutitë e votimit dhe jo duke përdorur “kutitë e varrimit” dhe dhunën e armatosur ndaj institucioneve shtetërore siç ndodhi në 14 shtator 1998 në Tiranë. Nuk e di si e keni përjetuar atë ditë dhe sa jeni pajtuar me ato sjellje mesjetare politike ju dhe “idealistët” e tjerë të Dhjetorit 1990.
Gjithashtu, do të isha kureshtar të di se, si i çmon dhe sa pajtohet “ideali” juaj demokratik dhe kombëtar me përpjekjet e sundimtarëve politikë të marsit 1997 për të yshtur, organizuar dhe realizuar një konflikt të armatosur veri-jug në shërbim të mbajtjes së pushtetit me dhunë. Besoj se kujtesa juaj nuk ju tradhton lidhur me autorët e këtyre akteve dhe vendin që ata do të zënë në histori.
Me të drejtë, ju pohoni se “donit të jetonit si njerëz dinjitozë”. Nuk e di si jeni ndjerë dhe çfarë qëndrimi keni mbajtur kur drejtuesi i shtetit shqiptar, domethënë babai juaj biologjik dhe politik, fyente publikisht gratë shqiptare, politikane, prokurore apo pjesë e familjeve të kundërshtarëve politikë, duke i etiketuar si “bushtra, lavire bulevardi, prostituta” etj. etj. Në dhjetor 1990, e dëshironit dinjitetin vetëm për vete apo për gjithë shoqërinë shqiptare?! Idealistët e vërtetë nuk përdorin kriteret e përkatësisë familjare, fisnore, krahinore, fetare, politike apo etnike për të përcaktuar çfarë është e drejtë, e moralshme dhe dinjitoze dhe çfarë nuk është.
Idealisti gjykon sjelljen e veprimin, pavarësisht kush është bartësi i tyre, dhe spektri i tij i mbrojtjes është e gjithë shoqëria.
Ju keni gjithë mirëkuptimin tim kur flisni si vajza e një babai nën hetim për korrupsion dhe si bashkëshortja e dikujt që qëndroi dy javë në qeli, por do të doja të mendonit sadopak për gratë, vajzat dhe motrat e atyre që bënë shumë vite burg gjatë sundimeve të qeverisjeve tuaja dhe në zbatim të urdhrave të babait tuaj dhe, veçanërisht, të mendoni me humanizëm dhe idealizëm për bashkëshortet, motrat dhe fëmijët e atyre që regjimi juaj ekzekutoi me duar në xhepa në mes të kryeqytetit.
Unë pajtohem me ju kur pohoni se qeverisja aktuale është e korruptuar dhe kam bindjen se kjo nuk është qeverisja e duhur për shqiptarët, por jam po kaq i bindur se as ju nuk jeni alternativa e duhur e këtij pushteti. Kur denonconi korrupsionin e sotëm, shqiptarëve iu kujtohen bëmat e pushteteve tuaj të kaluar.
Nuk e di nëse ndërgjegjja dhe “ideali” juaj i vitit 1990 e parashikonte dhe pranonte faktin që kryetari i një shtet të ardhshëm demokratik do të burgoste për korrupsion kryetarin e opozitës, që më vonë u shpall “i dënuar politik” nga institucionet ndërkombëtare. Disa vite më pas, nga pozitat e Kryeministrit i njëjti shtetar i lartë do t’i siguronte mbrojtje juridike dhe morale, nëpërmjet vizitave publike demonstrative familjare zëvendësit të tij të kapur me zë e figurë duke planifikuar zhvatjen e buxhetit të shtetit. Nuk keni si të mos e dini se në të dy rastet protagonist ka qenë Sali Berisha.
Kur ju flisni për drogën dhe kanabizimin e vendit, shqiptarët sjellin ndërmend Kartelin e Drogës së Lazaratit gjatë qeverisjes tuaj. Kur përmendni blerjen e votave nga pushteti aktual, atyre iu fanepset mbrojtja donkishoteske që i bëni një të akuzuari për blerje votash në Himarë. Kur babai juaj flet sot për “grusht shteti” nga ata që janë në pushtet, shqiptarëve iu vjen ndërmend 14 shtatori 1998 kur mitralozat, flakëhedhësit dhe tanket përdoreshin nga ata që kërkonin të vinin në pushtet një vit pasi e kishin humbur atë me votë.
Kur e etiketoni Kryeministrin aktual si tradhtarin apo armikun më të madh të shqiptarëve e të Kosovës, votuesve shqiptarë iu sillni ndërmend kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë në vitet ’90, me gjithë embargon ndërkombëtare të vendosur për shkak të gjenocidit kundër popujve nën thundrën e saj.
Njëherësh, iu kujtoni atyre burgosjen e drejtuesve të UÇK-së gjatë qeverisjes tuaj, Marrëveshjen famëkeqe dhe antikushtetuese për Detin me Greqinë që bëtë në vitin 2009 dhe, sidomos, luftën e egër për të bërë kryebashkiak të Himarës një ish-të dënuar ordiner në Shqipëri e Greqi dhe, veçanërisht, një individ si Fredi Beleri, i betuar publikisht për të realizuar helenizimin e Himarës, domethënë, fillimisht, tjetërsimin etnik me “dokumente” dhe pastaj atë territorial të trevava shqiptare.
Janë këto dhe shumë të tjera “pika të rrugëtimit” tuaj të cilat kanë bërë që partia juaj, nga viti 1992 e këtej të mos mund të fitojë votat e shumicës së shqiptarëve. Dhe nuk ka mendje normale që beson se shkaku ka qenë një Xhorxh Soros në Amerikë apo njëfarë Edi Rame në Shqipëri.
Po të ishin të vërteta pretendimet tuaja, atëherë do të rezultonte se ju “studentët e Dhjetorit” keni mashtruar veten tuaj dhe ne duke pretenduar se po sillni shtetin demokratik, pasi na ka ardhur shteti oligarkik dhe sistemi politik perëndimor qenka thjesht një surrogat i asaj që pretendon, pasi edhe superfuqinë e botës e komandoka një pasanik vendas dhe e manipuluaka kryeministri i një vendi të vogël të Ballkanit.
Autorëve dhe regjisorëve të bëmave të lartpërmendura ju iu ngarkoni misionin e “ngritjes edhe një herë, tashmë jo për vete por për fëmijët tanë, për kthimin e shpresës…”. Më ngjan guxim i madh dhe akt i pamatur në sytë e shqiptarëve, po aq sa edhe “detyrë” e pamundur. Me mungesën e plotë të ideve, me një të kaluar të turpshme dhe të kundërshtuar periodikisht nga shqiptarët dhe, veçanërisht, me promovimin në postet e Ministrit të Brendshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë të gangsterëve periferikë si njëfarë Flamur Noka, që guxon të futet forcërisht në komisariate policie duke dhunuar oficerët e saj, apo duke iu vënë zjarrin pajisjeve të Parlamentit dhe duke etiketuar pastaj si “gangsterë” punonjësit e Gardës që u përpoqën të ndërpresin veprimtarinë e tij kriminale, ju, jo vetëm nuk sillni shpresë, por përjetësoni braktisjen e shumicës së popullit.
E nderuar Zonjë!
A nuk mendoni se në Shqipëri dhe në drejtimin e saj kanë dhe duhet të kenë pjesë edhe shqiptarët e tjerë dhe se ka ardhur, madje ka kaluar, koha që familja juaj biologjike e politike t’i lërë rehat shqiptarët, të cilëve iu keni shkaktuar mjaft përçarje, urrejtje, trazime dhe ankthe për 33 vjet?! Për një kohë kaq të gjatë njeriu normal do të bezdisej edhe duke dëgjuar përditë Luçiano Pavarotin duke kënduar arien “Nessun dorma” të Puçinit, e jo më britmat dhe thirrjet e përnatshme të Sali Berishës me një fjalor dhe tingëllimë të huazuar nga repertori i Neandertalëve.
Me gjithë respektin për ju si qytetare e vendit tim, më duhet të pohoj bindjen time se mendimet dhe qëndrimet tuaja politike nuk premtojnë asgjë të dobishme për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Viktor Malaj, gazeta DITA
Nuk ja vlen te merresh me kete mashtruese ordinere kaq gjate. Ajo eshte nje hajdute, vajza e nje hajduti, krimineli, spiuni, mashtruesi, gruaja e nje hajduti dhe motra e nje hajduti vrases. Kaq e thjeshte eshte.
E vetmja gje e mire qe mund te beje Berisha dhe familja e tij,,eshte ti cporret nga trupi ketij populli,se ju ka ngjitur si rriqen.
As pozat heroike,folklorike te Berishes,As pyetjet retorike te Argites nuk ndryshojne karakterin e kesaj familje.
popujt kane shporrur familje Mbreterore qindra vjecare,,i kane djegur me acid,i kane perzene e mbyllur Deren e Atdheut me kushtetute,,jo te durojme nje cope malok qe e beri kete vend Katrahure,shkaterroi e asgjesoi cka ishte ndertuar nder breza,vrau e vodhi sa deshi dhe sot kerkon prape pushtet.
ky qe eshte sot, i lig eshte,antikombetar eshte,hajdut me brekushe eshte,po kjo nuk ndryshon gje,
Nuk do bejme rrokade hajdutesh.
E kam thene prej kohesh qe Saliut I eshte kerkuar te largohet .Megjithate nuk eshte vone ta beje kete me gjithe familjen per te pakten 4 vjet sepse gjerat do te jene ndryshe.Ne jane familje idiote le te zvarriten si gjarper ne shqiperi deri sa t’a shtypin koken.
Mjaftonin dy fjale; “zonja Sali”
E kam thene dhe tjeter here:
Cdo gje duhet prej race,
Ose si thote nje qytet prej se^re!
C’fare educate dhe histori ose trung familje ka salehu dhe sllobodanka?
Cdo comment eshte i tepert.
Shkedhatokracia ne Shqiperi erdhi e formuluar ne zyrat e kq nga hiena ramiz alia dhe demokrateve nuk ju pa organizimi dhe idea e tyre.
A-ja e Democracise eshte:Dhenia e pronave pronareve te ligjshem.Por C’fare do rrembenin “politikanet” rrugace katundare ?
Dhe u vendos ligji i tokes te xanun, dhe per te fituar votat:hajdutet dhe vrasesit nga djersa e popullit u shperblyen si te perndjekur!
Han dru me pre!
Niveli shkrimit dhe argumentat nuk pershtaten me pjellat e batakut kombtar berishian…Ajo lloj sperme apo kremosonesh derivate nga familia Ramë dhe Sheqere, edhe 1000 vjet po ta lexojne ,as nuk dakortsojne dhe as nuk reflektojne…Ne jemi akumulimi i eksperiencave dhe ipresioneve te se shkuares tone…E shkuara na ka ndertuar…(kant,) Ketu mbyllet sali besisha…Nje ish klysh i PPSh tmerri spitaleve…fatkeqsi shume me e madhe se Enveri…
Po gabohesh Viktor djali
E di se e ke nga halli
Me nje vrime mbetur kavalli
Borati me ju by….. talli
Rama tepsine e gjet gati
Asnje merite nuk pati
Qe nje Nano nje hajdut
Qe na la me koke ne mut
Bajge e ndare pergjys
PS e PD
DHE JU Kanalistet
Oturak per te
Moj Ps tu shtofte nami
Nuk tundesh nga istikami
Ja ke ngul thonjte tepsise
Gjemen po i ben Shqiperise
Jepi kucke beja fora
Mos hiq kerbacin nga dora
Do vej haka tek i zoti
Sado te vonoje moti
Turp per ju shqipetar
Mbetet dele o qyqar
Moj rini te befsha m…
Ta lagen partite barutin
Ti Demo,mos je gje Mero Baze?
I nderuar z. Malaj,
Analiza juaj eshte pothuaj perfekte ne shqyrtimin e fakteve te historise 30 vjeteve te fundit por…
Them “ pothuajse “ pasi ju analizoni vetem faktet si te tille por jo shkakun e tyre. Keni harruar ( apo e keni bere me dashje ) te permendni “ testamentin bolshevik te Katovices “ si te tille ( si shkak ) kete une nuk mund t’a them…
Ajo qe mund te them me siguri eshte qe konflikti 30 vjecar te cilin ju analizoni, ne realitet eshte konflikti midis trashegimtareve te ketij testamenti, ku vetem populli nuk eshte pale !!!
PS,OK,V.Malaj:
-Nga ORATORËT e DITËS,është shkruar gjithçka për bëmat e Gjëmat që ka bërë KONFLIKTUALI me përmasa Nd/Planetare në 33 vite në këtë vënd,tashmë në listën e ZEZË Amerikane,Angleze,etj.
-Dihet që HIENA,Pjell HIENA të ngjashme me temën,ndaj nuk ma merrte mëndja që e bija NON GRATA me mbi 30 pasuri përrallore me burrin MALLTEZI të dënuar për Korrupsion madhor me firmën e vjerrit KM,të dilte të fliste sikur vinte nga HËNA,Për ta duartrokitur militantë korruptiv, servilat e babit të vet të pasuruar prej Tij në një qeverisje të paprecedent- GANGËSTERE 1992-2013.
-Kuptohet,që fjalimi Argitës ishte përgatitur e kontrolluar familjarisht,Pasi Babi vet nuk ka më besim as te buka që ha,pasi dihet se SLLOBODANKA(Liri),me mamin agjente të UZNO(Sot UDB) një ditë mund të veproi sikur thuhet për Fiqirete Shehun ndaj burrit të vet M.Shehu..!
-Më kujtohet se Komunisti Mao Ce Dun thoshte .”.po fole thuaji të gjitha..”.Por,Argita nuk mund ti këndonte 101 krimet që ka ka bërë Babi vet nga 2 prilli 1991 Shkodër deri 21 prilli 2021 Elbasan me mbi 20.000 nëna SHAMIZEZA dhe mbi 350 mild.$ pasuri të vjedhura nën dirigjimin e babit të vet si KAFSH POLITIKE(Kafsh pas 21 janarit 2021-Fatoe Nano).
-Argita nuk di se autori i këtij komenti është futur në burg në 1996 nga banditët e babit të saj Agim Shehu e Bashkim Gazidede për të më vjedhur VOTAT pa votuar në QV dhe, kur Prtro Koçit(sot deputet)e V.Shehut në Fier veç burgut u qethën edhe kokat zero..!
-Personalisht mendoi se non grata jo vetëm ka qën dhe është FATKEQËSI KOMBËTARE(Shqipëri-Kosovë) Nr.1 në 33 vite,Por fatkeqsia Nr.2 ka kën është dhe do të jetë DREJTËSIA e TREDHUR prej Tij 100% që në 1992 me kursin 6 mujor që vetingu i nxori NOKAUT 80 % të Tyre,si dhe 99 % të MEDJEVE të mbi 800 TV,GAZETA,PORTALE,me anën e të cilave po helmon mjedisin Kombëtar e Nd/Kombëtar.
-E fundit: Sb është kuruar për psikotrope që në vitet 1970 nga Dr.YLVI VEHBIU i cili iku në SHBA kur Sb u bë President për për FATIN E KEQ TË SHQIPËRISË.
• Fakti që Sb nuk po shkon në gjykatë për 3 herë rresht,Veç sa sipër duhet menduar se Ai i merr urdhrat nga tjetër kush…nga Ata që prunë në Pushtet..në veri e nëJugë në vite 90 për të shkatërruar e copëtuar Shqipërinë,Sikurse u veprua në Jug në 1997,kur forca Greke kapërcyen kufirin dhe u ndalën nga Mikja e madhe-K/Ministrja TURKE TAN SU ÇILLER duke Ju deklaruar.”.Nëse prekni SHQIPËRINË keni të bëni me TURQINË..”
-Populli po pret me padurim të veproi SPAK+GJKKO+SHBA(që i monitoron Ato) më parë ndaj PËRBINDSHIT,KONFLIKTUALIT,SHPIFSIT,VRASËSIT Sb..nëpërmjet BANDAVE 33 VJEÇARE.
-Në të kundërt,SPAK+GJKO duhet të dorhiqen dhe SHBA të deklaroi se DREJTËSIA NË SHQIPËRI NUK BËHET sa të jetë tëmlirë berishizmi,Metizmi..në Shqipëri..!
-FLM V.M,DITA.
Kujtova se pas atyre pikave Letra e Viktorit do ishte per Arben Ahmetajn, zevendes-Kryeministrin dhe me te fuqishmin anetar te kabinetit Rama e qe sot ka marre arrati!
Se ky Ahmetaj ka patur fonde publike neper duar e neper kembe e jo ajo Argita…
…pot Viktori nuk mesohet dot ti beje opozite qeverise, aq me pak kesaj te Rames. Edhe kur ka kete precedent me zevendes-Kryeministrin, gje qe kudo gjetke te ngjante do kish ikur qeveria brenda 3 diteve.
Nuk arrij te kuptoj fallsitetin e ketyre njerezve! Te jene naive, budallenj apo djallezore dinake , hajdute! Si mundet te jesh kaq bosh te pranosh kotesine e veprimeve te tua! Genjejne vete genjejne edhe militantet!
Shume bute zoti Malaj. Ajo kukumjaçka duhet te dale para drejtesise si arkitekte e nje sistemi te korruptuar drejtesie te cilin e ndertoi mbi baza fisnore, krahinore dhe familjariteti te semure, qe I dha garanci qeveritareve bandite e te korruptuar me ne krye te jatin e saj injorant se nuk ka burre mbi dhe ti ndeshkoje. Zoti I skuqte faqen persedyti.
QI o breshke QI se te ka ardhur ‘Dita’!?
Ku je katandisur
Ish bukuroshja ‘DITË’
I lepin bythen Arxhides
dikur bëje DRITË!
Ish Shqiperia digjet
tash e tre DEKADA
Viktori ka shku per lesh
Mbeses serbe i jep URATA!
Or ti Viktor Malaj
po qe se je NJERI
A arrin ta kuptosh
se s’ka me SHQIPËRI!
O fatkeqesi
me emrin ‘GAZETARI’
shqiptaret u shperbene
propogandohet Neroni SALI!
Ne duar te kujt
ka perfundu kjo ‘GAZETË”
Dikur ‘balle hapur’
sot ka ngel pa BREKË!?
Kush nuk e kupton
qe EDvini osht djal i SALISË
O osht’ lindur Idjot
o agjent I SËRBISË!
Kam kohe qe nuk ‘lexoj’
Tarif at,Bedrinjte ‘ISLAMIKE’
Kane vrere vehten si BURRAT
Apo te shkruajne kane FRIKË!?
O Viktor kam patur kenaqesi kur ju lexoja dikyr,po cfare ishte ajo fjalia a derèzi,ARGITA qytetare dinjitoze? Je mire apo si ,nuk besoj je ti, sepse logjika juaj nuk mund ta penaj kete…
Na rofshi trapin te gjithe ju kritiket e kuq poshte pisat e kuq.
Arqile, ose Aldrin, ose Flamur Ndoka. Letren autori ia ka drejtuar Argita Berishes dhe, me sa kuptoj une dhe cdo njeri normal, aty analizohet qendrimi aspak dinjitoz i asaj te ciles i drejtohet, pasi babai dhe partia e saj kane qendruar 13 vjet ne pushtet, kane bere ato krimet qe permend artikullshkruesi dhe mjaft te tjera dhe ajo zonja ” dinjitoze ” as nuk di gje dhe as i permend. Pra, logjikisht del se zonja eshte fare jashte loje dhe nuk eshte gje tjeter vecse nje nga qindra foltoriste ose lehoriste, sic i quante nje kosovar para pak ditesh. Tani, vertete qe ka kritike dhe pisa te kuq por ka edhe bythelepires dhe legene te zinj, sic mund te jete Arqileja apo te tjere. Prandaj edhe keni dhjete vjet ne opozite dhe, me cfare duken bathet, me merite do te qendroni edhe njezet vjet te tjera ne opozite derisa te vdese gerdalla dhe shumica e cetes qe e ndjek te jene pjerdhur ne boten tjeter ose te kene ikur ne emigracion, dhe te dalin njerez te rinj, me tjeter mentalitet e moral.
Dardha bie nen dardhe.Viktori paska prit Argiten te kritikoje baben per gabimet.Ai e ka bo milionere ne euro ,ky ha zorre.
Viktor edhe ti je raca e Argites nga krahu tjeter.hahaha.
Lereni vic torin
Eshte ne hall i shkreti
Eshte bere mercenar
I ketij pis pushteti
Ne keto 33 vite post-Komunizem : Sali Berisha ne pushtet si President 5 vjet e si Kryeminister 8 vjet pra 13 vite ne pushtet.
Edi Rama ne pushtet nga 1998 si Minister Kulture 3 vjet, Kryetar Bashkie Tirane 12 vjet e Kryeminister prej 10 vitesh – e bejne 25 vjet plot ne pushtet.
Por Viktorit pellitjet 25 vjecare ne pushtet te Rames i ngjajne si “Nessun dorma” e Luciano Pavarottit dhe me to do te flere e zgjohet pa ja prishur kush deri ne ameshim…
Z.Rama na u mbure me naften e Shpiragut .Ne Dubai e ndrove pllaken duke votuar per mbylljen e puseve te naftes.Tani z.Rama nuk kuptojme ,me shpiragun u be deti kos dhe ne me luge ne brez u beme gati te hame me bollek.Me voten tende ne Dubai na I thave buzen. Ne doren tende jemi o I madhi sulltan.
Në vend që ta injoroje këtë lolo, që po e përdor i ati, ti e larton me këtë shkrim Viktor.
Nuk e di si kane njerezit nerv te botojne idiotlleqe te tilla. Po ne nje pike Argita ua merr te gjithe anal isteve te gazetave. Eshte me e mencur.
Te pakten,. nuk nxjerr nga goja idiotizma te tilla
Qe nga titulli, Jo ne nje,m por ne shume pika.. pika pika pika… leter Argites
Duhet te kete ndonje semundje delirantesh qe te jesh sa me shume idiot, dhe aq me shume i artikuluar dukesh..
nuk ka mundesi te kete njeriu kaq rrjedhje truri.
Liria ore Liria do hurin ti dali ne koke vajza e viçit jugosllav!!!
Bravo Viktor Malaj! Me gazetar si ju ndër vite do të kishim sot brezin që do të ndriçonte si yll drite. I kemi lexuar me shumë dëshirë artikuj tuaj të mrekullueshëm dhe me shumë vërtetësi.
Nuk thone kot qe ” Nuk do t`ia dije haleja nga pordhet . . ” . Shpellaret injorante nuk ia kane idene se cfar eshte debati per problemet qe shtrohen . Preokupimi me i madh per ta eshte vetem gazeta , gazetari , autori i shkrimit por kurrsesi analiza dhe ballafaqimi me problematiken qe trajton gazetari . Ndaj eshte e kote te merresh me ta sepse u mungon geni i te arsyetuarit dhe argumentit per debate , qe eshte edhe kerkesa e pare per njerezit normale .+————————————————————-
O Viktor, po si shume e paske ledhatuar Argiten me ate xhentilence qe i therret zonje. Valle eshte vertete e tille, zonje? Per ke eshte zonje, per ate qe e therret apo per veten e saj? Dhe e fundit, Viktor, nuk e di ne ke ndonje specialitet profesional tjeter si veterinere apo biolog, çfare pjelle gjarperi? Po gomari? Po neperka, Po Saliu e Liria? Kjo eshte mbyllja e muhabetit dhe gjarperit dhe neprkes duhet shtypur koka, dhe tu a japesh kinezeve per ushqim. Te faleminderit per mundesine.
Argita pranon se qe ne fillim eshte bere nje gabim.
A ka mundesi te na e shtjelloje se cfare ka patur parasysh?
Z.Viktor:
Ju po flisni pasajot e te qenit me prejardhje biologjike, gjenetike nga nje sundimtar i caktuar:
Pikerisht kete teze ka ne perdorur Stalini, Enveri, ….,
Ne luften e tyre te eger kunder Klasave te Permbysura,
nga rregjimi komunist.
A e besoni kete “TEZE STALINISTE”, apo qe nje moment “LAJTHITJE”?
Z. Tashko, nese i lexon shkrimet me mendje dhe jo me bithe, duhet te kuptosh se kritika qe i ben shkrimi Argites nuk ka fare lidhje me faktin se vajza e kujt eshte por me faktin se, megjithese ajo pyet: Ku gabuam ?, ne asnje fjale apo fjali te mbajtur ne Kuvend nuk permend gabime apo faje te partise por vetem te te tjereve.., Pra, duhet qe vete Argita te shtjellonte ato qe thua ti zoterote, se cfare ka pasur parasysh me ” ku gabuam “. Ndersa mendimi i autorit te shkrimit eshte ai qe ndodhet ne shkrim per gabimet dhe fajet e babait te Argites dhe partise se tij. Po te zbatohej ” teza e perdorur nga Stalini dhe Enveri “, sic thua ti, atehere do te duhej qe shkrimi ta konsideronte edhe Argiten nje bandite, si i ati, mirepo autori, per cudi, e ka quajtur ” dinjitoze, te respektuar “. E kupton tani ti Tashko se komentet i ben, ose pa lexuar shkrimet, ose je analfabet funksional qe nuk i kupton megjithese i lexon.
Lexoni sa fuqi ka drejtori Taulant Tusha i lali Errit ne kete shkrim te PAMFLET-it qe u hoq nga YouTub-i per 24 ore:
Kujtese per SPAK-un ,ne se moderatori nuk e censuron:
Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korrupsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit !
Analisti malaj e di qe Argita nuk ishte femije kyr i ati mori pushtetin,
U martua ,kur i ati shtoi zullumet..Edhe nqs nuk e dinte nga i ati e dinte nha Koha Jone zhdukjen e Remzi Hoxhes. Ishte pedagoge dhe Avokate KONSULENTE kur filloi te vere pasuri ne emer te pushtetit te Atit.
E ndoqi gjithe procesin e shpronesim -pronesimeve,te VKM ve dhe ligjeve qe duheshin miratuar,qe Abi me 103 metro katror kotec te trasheguar nga nje ghyshe te merrte ne pronesi 28 mije metro katror toke ne mes Tiranes,.Ishte mesogrua kur ay Arabi arabise hiku i tmerruar prej Kaparit qe duhet te doirzonte PER KONSULENCE.
Epo ketu nuk behet fjale per je femije viktime,qe vuan padrejtesisht arratisjen jasht kufirit te babait..,,si Lufta e Klasave ne Komunizem.
Viktor Mala nuk oi e dergon Argiten ne Kampin famekeq te Tepelenes.
Shume shume kerkon nga gjykata ti behen llogarite e rroges si pedagoge,,logarite ve perfitimeve te studios Avokatore.Cfare eshte perfituar nga pushteti Saliut,te sekuestrohet.
Po interpretojme dekaraten e Z. Viktor Mala ne lidhje me Argita Berishen,
si pasardhese biologjike e Sali Berishes.
Argita ka qene rreth 20 vjec kur Berisha mori Pushtetin.
Por pasurimi maramendes i saj, eshte problem i SPAKUT,
Dhe atyre qe dine per marifetet e families te saj per te shmangur Ligjet.
I respektuar”Viktor”:
Të admiroj për këmbënguljen,punën dhe kohën që vë në dispoicion të shkrimeve,në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Shqiptarët,nëpërmjet tyre sqarohen dhe kthjellohen vazhdimish.
Sa për personen,të cilës i drejtoheni,nuk ke zgjedhur gjuhën e duhur.
E bija e DJALLIT,kupton vetëm gjuhën e djallit.
Përshëndetje për argumentet e pakundëshutueshëm dërguar fidanes së re biologjike, trashëgimtate e “pronës” nga ati gangster, “partia private familjare demokratike” për të ardhmen e “fëmijëve tanë”!
Nxjerrja në skenën politike të bijës argita është njëri nga planet për shpëtimin e familjes e familjes berisha. Gjarpëri kobra po dridhet e përdridhet dhe nuk dorëzohet, deri sa të konsultohet me motrën mortje, që e ka në planet e saj, për ta sistemuar sëshpejti në ulluqet më të errët, ku “siguria” është e nivelit të lartë… Puna vazhdon.
Z.Borshi:
Nuk behet fjale per nje hakmarrje, por per zbatimin e ligjeve.
Ligjet kane qena te rregullta, por jane manipuluar e interpretuar nga
Prokurore, Gjykates dhe Avokate te korruptuar, per te kenaqur kasten drejtuse
te asaj kohe, te shoqeruar me perfitime personale jo te vogla.
Nuk po kerkohet nje lufte e re klasash, por kerkohen zgjidhje te qendrushme.
Argita duhet ti ktheje te gjitha ato qe ka pervetesuar pa merite jo se
eshte pasardhesja biologjike e Sali Berishes, por sepse ligjet jane per te gjthe.
Eshte ne te miren e saj e te femijve te saj te behet trimereshe, ta zbuloje vete
se ku kane qene “fajet” e mashtruseve qe u perpoqen ta korruptojne, ne nje
forme te tille, qe “AJO nuk e kuptoje se shte nje “viktime e mashtrimit te tyre”.
Por do jete nje gje shume e mire qe ajo do jete aq inteligjente sa ta kuptoje se si u pasurua
“Me nje menyre magjike” ne se nuk bindet qe behet fjale per nje korrupsjon qe ajo nuk
arrin ta perceptoj, se servilet e Sali Berishes dhe miqt e familjes se saje “I kane dhuruar asaj”
ato gjera qe nuk i perkisnin atyre, qe i kishin mare nje here paret nga Italia pas okupacionit,
ose shume marifete te tjera, “Me Jep e Te JAP” qe shpresoj se “Do dalin nje Dite”.
Zoti Viktor, tu befte pena top per shkrimin briland qe ke ber per kete familje kriminale qe skan len gje pa bere per tu pasuruar nen hijen dhe mbeshtetjen dirkte dhe indirekte te babait kriminel sali berisha. Kete e deshmojn pasurit maramendese qe kan vene, shkelzeni dhe argita berisha ndeko qe jane me qindra e mijra shqiptare qe mendojne per buken e gojes. Sa per kriminelin Berisha, ska lume e det te laje krimet qe ka bere ky komunist i qelbur, si na ate kohe , ne oborin e diktatus me shume me keq ne shkerdhato demokraci. Edhe pse ka ne balle dy vula te zeza, si nga DASH dhe Mbreteri e Bashkuar, i akuzuar per koorupsjon, penges te demokracis dhe indirekt pasurim te famijareve te tij , perseri shan, bertet cdo dit, per te rezuar sa me pare qevein Rama, eshte gati ti ver zjarin SHqiperis si ne vitin e zi 97- 98, vetem e vetem te rikethehet ne pushtet njeore e me pare, te mbroje vehten dhe familjaret e tij nga nga gjukimi dhe ndeshkimi. per te ruajtur te paprekura pasurit e vena nen regjiin e tij.
I bejme thirje SPKUT, e GJukates kunder krimit dhe koorupsjonit te mos terhiqen nga sharjet , fyerjet qe ben thuajse perdit si qen i terbuar ndaj organeve te reja te drejtesis te Re.
Arben Tashko fanatik i Enver maskarait, dhe nip i Koco Tashkos qe solli komunizmin ne Shqypni nga Bashkimi Sovjetik i Stalin kasapit gjeorgjian bashkë me dudumin Ali Kelmendin nigjo intelektualin se ai ti shpjegon mirë temat dhe ju ve pikat mbi “i”.
njashtu dhe:
DEMON INJOROJE MOS U MERR ME TE FARE, MOS I LEXO ASGJE SE ESHTE KONTRAVERS BUTAFORIK, QE E DREDH SA HERE E SHEH QE LUMI BEHET PERRUA DHE PERROI LUME.
për sugjerim:
ETHEM LEXOJA KOMENTET E MADHERISHME POR MOS JI I MENDIMIT ME TE.
ETHEM LALAJ KA SHTATE FEJSBUQE DHE ESHTE BURRE ZOTNI ME MUSTAQE !
Nuk eshte korrekt nga gazeta Dita qe disa artikuj mund te komentohen dhe disa jo.
Pronaret, botues dhe kryeredaktori I gazetes DITA!
Jo dyshoj , por ju akuzoj se jeni kthyer ne nje fletushke kolaboracioniste ne sherbim te regjimit DIKTATORIAL te Edi Rames, ketij armiku te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi, shtypesit dhe shfrytezuesit te EGER te popullit shqiptar sikur te ishte PUSHTUES!
Kete e tregoni hapur jo vetem me shkrimet DJALLEZORE qe botoni se gjoja jeni te majte,por mbi te gjitha se ju i URRENI,JU TMERRON MENDIMI I LIRE I LEXUESVE DUKE BLLOKUAR APO CENSURUAR PLOTESISHT KOMENTET!
Une qe ju akuzoj jam bir Partizani i Pezes heroike,socialist para ardhjes si DIKTATORE SHARLATAN te Rames,por sot e akuzoj si armik I popullit shqiptar,aq sa sot guxon edhe krimineli Berisha e Meta te bejne karshillek!
Salihu po mendon se, Gjeli i vjeter mund te prehet.Sepse jane rritur gjelat e ri dhe mire po kendojne. Andaj
gjelin e vjeter mund ta presim per nje mysafire -mik te nderuar.Argita me te shoqin dhe vellain, jane tash ne kulmin e “rrites” e pjekurise, te zenevdsojne gjelin e vjeter-Salon.edhe ai e dine kete. Andaj, kerkon “trashigimi” per vazhdimin e “fronit te mbretërisë”NON GRATES, E di Salo se NON GRATA jane edhe familjaret e tij!
Beni shume mire qe mereni me Saliun sepse fundja fundit ai s’ka me asgje ne dore dhe as ju vjedh e as ju denon sepse nga Rama e keni friken sepse nuk ju paguan me si patronazhiste dhe ju liçenson edhe nga puna ku jeni,ne ujesjellesa apo elektrik.
Super agjenti qy beson se është
Super intelektual, i paguar për të deskritituar kundërshtarët e Bashibozukëve Moderne, e ndyrësireave te tjera, që me sa kuptoj nuk janë fort të rrallë.
Ju dhe në se ka të tjerë si ju
Doni një racion të majmur dhe jeni gati të bëni çdo poshtërsi për të shitur e blerë këdo për cilën ju paguheni.
Koço Tashko ishte i vetmi që e kundershtoi Enverin ballë për ballë.
Besonte se idea e Krushovit e bashkë egzistencës së sistemeve të kundërt do ishte e mundur dhe bota do ndryshonte për mirë.
Krushovi e hodhi poshtë figurën e Stalinit, të cilën e rrëmbyen Kinezët,
Që në parim pranonin një luftë nukleare, po të arrinin të “shkatërronin” Imperializmin Amerikan.
Pse duhet t’a urrejë Amerika Koço Tashkon që besonte në bashke egzistencën paqesore, kur Enver Hoxha ra në dashuri me të revoltuarit revolucionare Kineze që shkatërruan vendin, shkollat, universitetet etj dhe shkatërruan disiplinën në punë me fletë rrufetë ku drejtori kishte frikë punonjësit e tij, kur oficerët kishin frikë nga ushtarët. Hoxha importoj në Shqipëri të gjitha këto Kinezerira.
Pse
“Mbreti ” qyqar ,Ai që bëri ’97 dhe nuk e gjeti gjë; bëri Gërdecin e nuk e gjeti gjë; bëri ’21 Janarin e nuk e gjeti gjë !?…..secilit qytetar të këti vendi ,(edhe më i rëndomti qoftë) ,jo më kryeministër ,apo president i këti vendi,do ti skuqej fytyra nga maskarallëqet e krimet që ka bë vendit tij ,më të zezat në histori .Do t’i vinte turp të zhgënjente besimin që populli i dha Sali Berishës ,të kryente kaq vepëra të tillë të rënda kriminale ,vepëra, që nuk tregon aspak besnikri ndaj sovranit popullë .Ky nuk i vuri në vesh dashurinë e besimin që populli i dha në fillim të demokracisë ,këti agjenti vjetër Serbë më 1992,nuk i shtypi kokën në 97-tën kur Ai ,hapi zjarr kundër jugut duke nda shqipërinë në dy copa veri -Jug ,por me që nuk u ndëshkua asnjëherë , ju rritën veshët më të mëdhej se të gomarit, deri sa Amerika e shpalli nongrta familje mafioze,hajdut i rrezikshëm ,jo vetëm për shqipërinë ,por dhe më gjërë ?!.