Projektligji “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, i sponsorizuar nga përfaqësuesi demokrat, William Keating, i është referuar Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan.
Me plot 12 nene, ai, mes tjerash, përcakton se “është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të mos ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor, si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve të rajonit”.
Që prej viteve të para pas luftës në Kosovë, debatet për ndryshimin apo korrigjimin e kufijve kanë kaluar në cikle: herë të nxehta, herë të ftohta, por nuk janë zhdukur kurrë nga skena politike e rajonit.
Në janar të vitit 2003, kryeministri i atëhershëm i Serbisë, Zoran Gjingjiç, deklaroi për “Der Spiegel” se “nëse shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të këmbëngulin për pavarësi, Beogradi do të kërkojë një konferencë të re të Dejtonit për të përcaktuar kufijtë e rinj në Ballkan”.
Ky qëndrim, atëkohë, e irritoi Brukselin, i cili tha se koha kur kufijtë në Ballkan vendoseshin në konferenca, ka ikur, por ngjalli shpresa në Prishtinë.
“Ne do t’i vlerësonim modifikimet, dhe nëse kjo deklaratë [nga Gjingjiqi] është e sinqertë, ky është një hap pozitiv përpara”, tha kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Bajram Rexhepi.
Pas shpalljes së pavarësisë, debati më i madh për kufijtë u ndez në vitin 2018, kur presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për herë të parë thanë hapur se ndryshimi i kufijve mund të ishte opsioni më realist për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndonjë propozim zyrtar nuk u bë publik, por, në terma të përgjithshëm, ideja parashihte që Serbia të merrte kontrollin mbi zonën me shumicë serbe në veri të lumit Ibër në Kosovë. Në këmbim, Lugina e Preshevës në jug të Serbisë, e banuar kryesisht me shqiptarë, do t’i bashkohej Kosovës.
“Vlerësoj se ka ardhur momenti që, definitivisht, në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë korrigjimi i kufijve, që janë diku rreth 400 kilometra”, tha Thaçi në gusht të vitit 2018.
Ideja u prit me reagime të forta, si pro ashtu dhe kundër në Kosovë, Serbi, Evropë e më gjerë, ndërsa administrata e atëhershme e presidentit amerikan, Donald Trump, dukej e hapur ndaj saj.
“Qëndrimi ynë, qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se, nëse dy palët mund ta zgjidhin çështjen mes tyre dhe arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e rregullimeve territoriale. Kjo nuk është diçka që na takon neve ta përcaktojmë”, tha në vitin 2018 këshilltari i atëhershëm i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton.
Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit përmes emailit se cili është qëndrimi aktual i administratës amerikane, në lidhje me kufijtë dhe ndryshimet territoriale në Ballkan, por nuk mori përgjigje. Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Ambasada amerikane në Prishtinë.
Muajt e fundit, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përmendur disa herë Kosovën, por gjithmonë në kontekstin e rolit të tij si ndërmjetës që ka parandaluar ose ndaluar konfliktet – përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Truth Social më 15 qershor, ai ka shkruar se “gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po luftonin ashpër, siç kishin bërë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë kërcënonte të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova atë”.
Në një letër dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në shkurt, Trump shkruante se “lidhjet midis popujve tanë janë të forta” dhe se pret me padurim që t’i zgjerojë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime.
Arsyeja përse projektligji që përfshin edhe çështjen e kufijve në Ballkan është paraqitur tani, mbetet e paqartë. Sipas vëzhguesve, ai duket të jetë nismë individuale e përfaqësuesit demokrat, William Keating, ndoshta si reagim ndaj shqetësimeve të votuesve të tij në Masaçusets, dhe jo pasojë e ndonjë zhvillimi të ri në rajon.
Meqë nuk ka bashkësponsorizues, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, nuk pret që ai të ndikojë në politikën amerikane ndaj Ballkanit.
“Nuk mendoj se ky projektligj do të bëhet ligj. Edhe sikur të miratohej nga të dyja dhomat e Kongresit, supozoj se Trump do t’i vinte veto. Trump, sipas të gjitha gjasave, do ta injoronte atë, sepse kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, si dhe për shumë çështje të brendshme, ai është duke zgjeruar gjithnjë e më shumë autoritetin ekzekutiv dhe duke injoruar Kongresin”, thotë Kupchan për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Kupchan shton se qasja e Trumpit është pragmatike, e përqendruar në mundësinë për sukses diplomatik, më shumë sesa në kundërshtimin apo mbështetjen e idesë në parim.
“Nuk mendoj se administrata e Trumpit ka ndjenja të forta për njërën apo tjetrën anë të këtij debati. Mendoj se Trump është shumë i etur të shihet si paqebërës, si negociator, si njeri që arrin marrëveshje. Prandaj, nëse Prishtina dhe Beogradi do t’i drejtoheshin atij duke thënë se janë të interesuar për shkëmbim territoresh dhe se mendojnë se mund t’i normalizojnë marrëdhëniet, mendoj se administrata e tij do t’u thoshte: Shumë mirë, vazhdoni”, shprehet Kupchan.
Një mendim ndryshe ndan profesori i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, David Kanin. Sipas tij, ky projektligj nuk prezanton ndonjë politikë të re apo ndryshim thelbësor – ai thjesht rithekson qëndrimet e hershme të SHBA-së në lidhje me Ballkanin.
Kanin nuk beson se pikëpamjet e Boltonit në vitin 2018 janë më të rëndësishme për të kuptuar politikën aktuale të SHBA-së ndaj Ballkanit.
“John Bolton nuk ka pasur ndikim të veçantë në asgjë për një kohë të gjatë, dhe është nën akuza penale. Trump e ndjek atë. Asnjë deklaratë e tij nuk duhet konsideruar si politikë e SHBA-së. Është e lehtë të gjendet ndonjë deklaratë e mëhershme që përputhet ose nuk përputhet me atë që thuhet në projektligj, por, në fakt, kjo nuk ka rëndësi tani”, thotë Kanin për Exposenë.
Kanin mendon se ideja e ndryshimit të kufijve në rajon mund të jetë shumë e rrezikshme, siç është parë edhe gjatë debatit për shkëmbimin e territoreve më 2018, që ka shkaktuar protesta të mëdha dhe shqetësim në Perëndim.
Ai thotë se propozimet e tilla, shpesh, krijojnë paqëndrueshmëri dhe polemikë, por vëren se, aktualisht, nuk ka ndonjë nismë serioze për të ndryshuar kufijtë.
“Ndryshimet e kufijve përmenden herë pas here, nga dikush diku. Por, sinqerisht, tani për tani, nuk ka asnjë lëvizje serioze në këtë drejtim. Përpjekja e vetme serioze do të ishte nëse kroatët do të insistonin për krijimin e një entiteti të tretë në Bosnje dhe Hercegovinë, në mënyrë shumë më të fuqishme sesa po e bëjnë aktualisht”, thotë Kanin.
Ish-udhëheqësi i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, njihet prej vitesh për retorikën e tij secesioniste. Ai ka qenë nën sanksione të SHBA-së, pjesërisht për shkak të qëndrimeve dhe vendimeve që shkelin paqen, deri në fund të tetorit.
Departamenti amerikan i Shtetit shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, e cila ka anuluar një sërë ligjesh jokushtetuese, kanë ndikuar në vendimin për heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe disa bashkëpunëtorëve të tij politikë dhe biznesorë.
Në Kosovë, udhëheqësit aktualë janë kundër çdo ideje për korrigjimin e kufijve. Nga Presidenca theksojnë për Radion Evropa e Lirë se e para e shtetit, Vjosa Osmani, në të gjitha takimet me administratën amerikane, ka marrë rikonfirmim të fuqishëm për sovranitetin e Kosovës.
“Presidentja Osmani e mirëpret çdo nismë të SHBA-së që synon të ruajë paqen, stabilitetin dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në parime të qarta të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Propozimi për ndalimin e mbështetjes ndaj çdo përpjekjeje për ndryshim kufijsh në Ballkan është në përputhje të plotë me qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe me parimet që kanë udhëhequr miqësinë tonë të qëndrueshme me SHBA-në”, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.
Presidenca e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për komente në këtë temë.
Kupchan thekson se administrata amerikane, e angazhuar kryesisht në kriza globale si Ukraina dhe Lindja e Mesme, ka pasur një përfshirje të kufizuar në Ballkan, përveç çështjeve si heqja e sanksioneve ndaj Dodikut.
Ai vlerëson rëndësinë që Kosova të mbajë një qëndrim të ngjashëm me SHBA-në dhe shpreh rezervë ndaj ndryshimit të kufijve, duke paralajmëruar për rreziqe ndaj multietnicitetit.
Megjithatë, Kupchan mendon se çdo ide e tillë mes Prishtinës dhe Beogradit duhet shqyrtuar seriozisht vetëm nëse të dyja palët e mbështesin dhe nëse ajo mund të çojë në një zgjidhje të qëndrueshme dhe normalizim të marrëdhënieve.
“Trump e ka në fokus Kosovën dhe Serbinë. Ai e ka përmendur këtë çështje herë pas here dhe ia atribuon vetes meritat për avancimin e marrëveshjes që është arritur gjatë mandatit të tij të parë për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk më duket e pamundur që ai të kthehet sërish te ky konflikt dhe të thotë: Mendoj se mund të arrijmë një fitore këtu”, thotë Kupchan.
Dhe për këtë fitore, secili ka mundësinë të tregojë seriozitetin e vet… por jo tani. Kosova dhe Serbia po përballen me një nivel të lartë të jostabilitetit të brendshëm politik, dhe për pasojë, asnjëra nuk është në gjendje të përqendrohet në dialogun diplomatik dhe perspektivat për normalizim.
REL

Shume realist qendrimi i zotit Trump.Vendosmeria e kryeministrit Kurti per te bere SHTET KOSOVEN ne cdo cep te saj,mbi Iber e nen Iber,,po funksionon edhe ne Planin Nderkombetar.Mrrokllat e Zajednicave e kembimit te territoreve jane premtime mashtruese,si parrulla internacionaliste e Myladin Popovicit dhe Enver Hoxhes:Fatin e Kosoves do ta vendosin popujt tane me Referendum popullor pas luftes!!!!!!!
zoti Edi Rama,Vetem ti nuk duhet te japesh mend Kosoves.Shiko punet e tua,ato tunelet ku je futur e s`po del dot.Ja,edhe Amerike e Madhe i dha Hak Albin Kurtit dhe kokeforcise se tij.Po te kishin degjuar ty do ishte bere Kosova si Tuneli murrizit me Uren e Ersekes,qe beri ay karagjozi Estrades.Nuk eshte Shteti per klowna,estradaxhij,.Ul koken ,puno drejte pa vjedhur,mos u mat me sa je,POR SA KE,Mos u fryj si gjel jevgu maje plehut,se nuk i vjen ne sholle te kepuces Albin Kurtit.
personalisht jam dakord për ndryshimin e kufijve në rast se kjo shoqërohet me pranimin e Kosovës në OKB. Serbia le të marrë 4 komunat serbe në veri dhe Kosova Preshevën dhe Medvegjën. Por Kosova duhet të ruajë Trepçen dhe Ujmikun. Dhe kështu zgjidhet konflikti.
Po me Ramën ç’pate o demo , ai ka mbi tre vjet që as e ze në gojë Kosovën tënde . Veç asaj , “Rama nuk i vjen as te sholli i këpucës Kurtit , sepse Kurti di të bëje shtet” . Po sa qesharak bëhesh nganjëherë , o demo . Ore , po ti shqiptar i Shqipërisë je , apo kosovar ? Po ç’e ke këtë obsesion për Kosovën a derëzi ? Nuk e shikon që askush nuk të ndjek në marrëzitë e tua për Kosovën ? Po çfarë të mire e çfarë përfitimi ka Kosova nga ty , një pensionist nga Shqipëria ? Po seriozisht e ke që krahëson Ramën me një pionier si bylmezi Albin Kurti ? Po çfarë shteti di të bëjë Kurti, kur Kosova ka 10 muaj pa qeveri dhe po qeveriset nga një “qeveri në detyrë” , për faj të Kurtit ? Si mund të quhet shtetar një personazh, që e ka futur vëndin nën sanksione evropiane dhe e ka izoluar si asnjëherë më parë ? Sado që vras mëndjen , nuk harij të kuptoj mëndjen tënde në lidhje me Kosovën dhe fiksimin ndaj një karagjozi si Albin Kurti . Sa herë të kam thënë o demo , që Kosova do shkojë drejt zgjedhjeve të reja dhe Kurti kalon në opozitë ? Po t’a rikujtoj .
Si popull ne jemi shumë pak, shumë të vegjël për të mbetur të veçuar. Nuk jemi si Gjermania me Austrinë. Pra qoftë edhe për arsye ekonomike dhe gjeopolitike bashkimi ynë me Kosovën është i domosdoshëm. pa folur këtu për ndjenjat nacionaliste dhe historike. Kosovarët kanë luftuar dhe derdhur gjak që Shqipëria të jetë kjo që êshtë. Madje për mua bashkimi kombëtar qëndron para bashkimit europian!
Megjithë mend e ke ti xyz të bashkohemi me Kosovën apo bëre shaka . E përse na duhen ata janë 500 vjet mbrapa nesh ata thonë jemi komb kosovar shajnë Gjergj Kastriotin e nënë Terezën nuk ka popull më injorant po ti pyesësh çfarë je të përgjigjen jam myslyman .kur kanë luftuar për Shqipërinë këta apo kur u bashkuan me gjermanin dhe krijuan batalionin “Skanderbeg” e na turpëruan edhe heroin kombëtar .
Të gjitha sa shkruan ky kovaçi janë gënjeshtra nga një i sëmurë psikotik, që ka një urrejtje të pafund për shqiptarët e anës tjetër të kufirit. Kosovarët janë më të përparuar se ne të Shqipërisë. Ata dinë të bëjnë zgjedhje që nuk i konteston askush. Skënderbeun e kanë në qendër të Prishtinës. Në çdo festë apo ndeshje ndërkombëtare dalin me flamurin kombëtar. As që shquhen fare për myslimanizëm. Të paktën jo më shumë se shqiptarët e Shqipërisë. shkurt kosovarët janë palca dhe krenaria e popullit shqiptar. Veçse ndonjë që e ka verbuar feja mund t’i urrejë kosovarët.
Jo mor Dashi se nuk ka 2 jave qe i kujtoi Kosoves DETYRAT Unilaterale,,atij tjetrit mos ja shofi surratin,hic fare,t`ja ktheje kurrizin Serbit,,Kosova te jete shembullor,me libra te mbledhur me etikete,me thonj te prere,me floke te qethur pa morra,.Te jete shembullor.Aaaaa sa i di ketij o Dashiiiii!
Dmth kosova te mbushi territorin me Zajednica dhe te fali Mitrovicen.Keto jane Detyrat.Jep edhe keshilla ky!!!!!!!!
Kosova nuk eshte duke e rrujt jo per Edi Ramen,,po as per Evropen nqs e meson te fale territore.
Rrofte AAmerika!Rrofte Presidenti Trump!
“Kosova nuk eshte duke e rrujt jo per Ramen po as per Europen n.q.s. e meson te fale territore”, thote demo….. hahahaha, t’a leme menjane Ramen, se nuk e piet askush per ate pune, po ne nje shkrim te kaluar, vetem tre dite me pare, ku flitej per kosoven, elozhet per Al binin, arrinin majat, ne vend te Rames, kishe futur Ameriken(krahe Europes)…..keto me ngjajne me ato “shakate” e Haxhi Qomilit;”sa te kem Kavojen, Shijakun ene Peqinin, s’e rruj per Evropin”, dum baben!!
demo, qe te fluturosh, duhen krahe, se ne te kundert, fluturon me presh ne b….si Tritani ne Ushnje
Kosova po ben Shtet.Urte e bute e plot tigani.Preshin mbaje Remo,ndac si Tritani,ndac si Ballabani, jua futi Erdogani me 50 miljone preshin ne tunelin e Llogarase.Dhe prit se s`keni pare gje akoma.kur te behet cifut Sazani.
Qe te beje shtet per se mbari Shqiperia,na gezon te gjitheve , po ashtu edhe Kosova. Por qe te beheni sic jeni bere, ure e Erdos dhe planeve te tij otomano-ekspansioniste ne ballkan, kur gjoja kerkoni te beheni pjese e BE-se, ju qofshi. Shiko, mos i provokoni shume ata nga “Evropi” dhe “Amelika”, se nuk jane me kohet e dikurshme, te silleni si mase e dhunshm. T’u imponoheni te tjereve(pavaresisht kush jane) si ne kohe te qoftelargut osman, s’e jeni nen vezhgim, Nato u’a garanton sigurine, dhe mbaheni po nga xhepi i nderkombetareve, lerini pordhet se po u braktisi Trampi, preshin e keni gati ne sume….tregoni qe ja vlejti ajo lufte qe bene, tregohuni mirenjohes ne radhe te pare, largohuni nga ajo gjuhe dhe politike qe mbjell vetem urrejtje dhe u ka vene nen sanksione. Shqiptaret i motivon kunder perendimit vetem prirja nga ekstremizmi fetar dhe eshte shume paradoksale qe diaspora qe e mbeshtet kunder perendimit Albinin, vjen nga shqiptaret qe jetojne po ne perendim. Por ai, dishepulli jot Al bini, e di mire qe keto turma analfabete qe pervec se te bejne ndonje euro si me pune te mira si me ato te tjerat, , s’kane asnje kontribut tjeter ne shoqeri, ngelen me te pa integruarit, nje pjese e mire, jane fare anadollake (analfabete funksionale si i quan vete ai), keta me keto ndjenja, perpunohen lehtesisht edhe nga “hogjet e nerum”, dhe rastet jane te shumta, kete e di mire VV-ja dhe “shtetari” Kurti, por qe si duket, i konvenon, keshtu i do per te arritur qellimet e tij…per t’i mbuluar te gjitha keto, u vishni petkun e sovranizmit
vazhdon
Jetojë në Prishtinë për mua lëvizja e lirë përgjatë mbrëmëjeve në komunat serbe është e pa sigurtë- ditën po deri dikund dhe se komunikoj sebishtë sh.mirë por një është e sigurtë nga komunat shqiptare në Serbi shqiptarët ikin sistematikishtë kurse nga komunat serbe në Kosovë e kundërta ka ardhje serbe dhe ndërtim shtëpive dhe banesave nga Serbija
Dejona Mihali ka rol kyç ne partinë e Albinit.
Ngado qe t’a zesh o demo, si sovraniste te medhenj, nuk mund te flasim, si andej, edhe ketej kufirit. Duhen shekuj pune, kulture shteti,institucione te forta, emancipim, histori, ekonomi, ushtri, industri, kapacitete teknologjike dhe aleanca politike te forta nderkombetare, jo nje mall ne doren e “shtetar/diktatorit te radhes, por nje proces qe zgjat ne shekuj ne historine formuese te nje kombi. Lufta e eger kafsherore qe i eshte bere shtetit dhe institucioneve, ne emer te zakoneve kanunore, prapanike dhe tribale, korrupsioni si pjese e kultures sone, folklorizmat,
bese(pabesia), feudalizmi yne patollogjik, viktimizimi kronik, verferia shekullore qe i ka rrenjet ne injorance, fodulleku, haxhiqamilizmi, llumi i mbeturinave mesjetare religjioze qe lulezon aq shemtuar si pjese e kultures tashme, te heq te drejten per t’u konsideruar nje komb i qyteteruar , i denje per respekt nga te tjeret. Patriotizem dhe mencuri eshte te zhvillosh kulturen e punes, stimulimin e modestise qe totalisht na mungon si komb, forcimin e kultures dhe eficencen e institucioneve shteterore, dialektiken moderne politike qe nuk fabrikon dhune, forcimin e demokracise. Ajo shoqeri, ka nevoje per nje revolucion te vertete kulturor dhe emancipues, qe aq shume i mungon dhe eshte zhytur ne injorance,korrupsion, zakone fetare mesjetare, folklorizem dhe hipokrizi…..e per me teper, ti kerkon t’a ndash ate shoqeri, si nacinaliste andej, e si te perulur ketej…per mua, nje marke eshte, por,
Nacionalizmi i shoqerise kosovare, eshte krejtesisht vulgar, dhe buron nga kompleksi i kastrimit(nga regjimi i kaluar)..me keq akoma, kur ketij vulgariteti, i veshin edhe petkun fetar….
Edhe për mendimin tim kjo marrëveshja për korigjimin e kufijve për të marr Preshevën e komunat e tjera e për të dhënë veriun duke përjashtuar interesat jetike të Kosovës si Ujmani dhe Trepcja edhe mund të bëhet. Pastaj nëqoftëse ne arrijmë të krijojmë një shtet më të fortë me ekonomi më të pasur e me aleanca akoma më të mira me qëllim ekspansioni mund edhe t’a shkelim marrëveshjen. Siç e shkeli Hitleri paktin Molotov Ribentrop. Nuk kemi pse bëjmë shpikje, mjafton të shikojmë si sillet bota. Mbaj mend që edhe Putini në 2018 ishte dakort për këtë marrëveshje domethënë i vetmi që kishte veton për futjen e Kosovës në OKB. Tani një pyetje kam une për ata që janë kundra marrëveshjes; kanë ndonjë ide tjeter si mund të lirojme ata dhjetra mijëra shqiptarët tanë nga zgjedha serbe në Preshevë e në komunat e tjera?
kujt i jep mend Kosoves,Remo?Edukaten e punes,kulturen,artin,politiken,dhe kastrimin nga Regjimi kaluar,ja tregon Kosoves?
Nqs ti nuk hapje dot gojen se te raportonte kolegu,kalimtari edhe familjari,,kosovari nuk e ka rrujt as per serbin,Picir hoqen kur vinin ne token ame,qe ju doli me zi se njerke.Po flet per kulture pune,kosovari nder shekuj ka qene bujk me toka te gjera,I pasur me Kulla,jo me ksolle,.Perendimin e ka Jetuar kur ti mblidhje shhishet coca cola,qe gjije buze detit per ti expozuar ne bufe.Ka 70 vjet qe punon ne Evrope dhe Amerike si punetor minjere,industrie,sherbimi,Cdo qytetar kosovar kishte makine,i lire te studionte dhe bridhte Europen,kur ti nuk shkoje dot as ne Ksamil,se duhej te paraqitesh ne Rajon te tregosh pashaporten dhe ke do takosh ne Ksamil? Ne pune te pista,me drooge,prostitucion,kontrabande,hajduteri u moret ju qe u lshuat nga zinxhiri diktatures tuaj.Ne Kosove ka aq fanatizem islamik sa c`ka ne Tirane,megjithese Kosova ka ruajtur lirine e besimit pa nderprerje edhe ne ish Jugosllavi. u keni mbjelle si kerpudhat pas shiut kisha greke,I keni mbushur rruget e Bregut me mullare lyer me bardh e blu si fanellat e 17 nentorit,,Ato jane me te rrezikshme per kombin se xhamite.Kisha mall te shihja nje kishe te Tradites ne Breg.Edhe ato qe rezistuan nga sistemi komunist i prishet ju me porosi te kishes greke.Dokrrat,cmira,urrejtja,qe u pengon te shihni qarte Kosoven dhe popullin shqiptar te Kosoves,eshte nje Tradite familjare ne kongregacionet e grekomaneve te Bregut.Ne kohen e Doktatures se Fanarit ndricues e justifikonit me Armiq,Jugosllave,titista,revizionista,,Sot i quani,muslimane,turq,te paditur,antievropiane,,sikur jeni ju kampionet e Europianizmit,sikur jeni ju kampionet e diturise,.Pse? Sepse ne fshatin e xhahilave,,i dituri quhet budalla,,Ne fshatin e hajduteve,i ndershmi quhet hajdut,ne kotecin e pulave,mjellma quhet e shemtuar.Ate qe ju GREKOMANET E BREGUT urreni me shume tek kosovaret eshte ATDHETARIA.Ajo i mbajti gjalle,se do te ishin shuar si Cameria. Me gjak e fituan Lirine dhe Shtetin e tyre.Po ku ka Serbi,e grekeri,e Chimera,Vuno,drimadhes te cimbise Kosoven,o shaman i grekerise.
Po pse nuk e dijme ne kush jeni ju?Ju keni 7 shkje ne barkut.
Nga Ballabani, tek Erdogani. Ate thike helmi i keni futur atij vendi ne shekuj o demo,e mos merr flake ndaj ajo Z.kryeministrja dallkauke, tha qe, turqit e kane pasur perhere te hapur deren per te hyre ne shtepite e shqiptareve.Po mbas vdekjes se Gjergjit dhe renies se Arberise, ballabane, bejlere, pashallare me jatagane qe mbajtet ne kembe ate kufome, ishit ju! Ata, u’a shperblyen me tituj e ofiqe, me cifliqe, me grada te larta per t’i prire asqerit, ne emer te babe Dovletit, u privuat lirine edhe te tjereve, e hodhet pertej ne harrese gjuhen e flamurin, historine, tradita e zakone, dhe u bete nje komb me ate Osman! Po Erdua, perpara s’e te arrinte ne Llogora, ka marre perpara cka dashur, te gjithe sektoret strategjike, si vilajete te kohes u trajton, ti, mos na tregon “preshin e Llogorase”..
Keta, na e sollet ju atje, bij te turqeve si puna jote,
ndaj krenohesh me orientalizmat e tua qe fut ne komente vend e pavend. Ne andej nga matane Llogorase, qe tia te trazojme shpirtin, sa ishim vetem per shekuj me radhe, nuk e ulem halldupin ne vater, nuk u perulem kundrejte te gjitha formave te dhunes qe perdori ai qe sot e quani “vellai i madh”, nuk u beme Raja, shallavret ia veshem per koke dhe as sot, s’duam t’ia degjojme emrin. Ti sa here ke vjellur vrer per Himariotet, kete ben dhe sot, po do pelcasesh o mavri…ti dhe Shab Murateria, na mohoni historine, qendresen tone, ti je vete vreri, ti je produkti tipik turkoshak, c’te merresh me nje si ti? Nuk na plas, ate histori qe kemi bere, e dime ne dhe kushdo shqiptar qe s’eshte i indoktrinuar nga pacavuret e turqeve te rinj te Erdos, qe kane marre ne dore fatet e atij vendi. E kane lene te shkruar te huaj qe kemi pritur e percjelle, te paret tane, po e po, kemi nxjerre njerez, jo vetem te zotet e armes, por edhe te penes. Aleancat qe lidhem e me te cilat mbijetuam ,nga Venecia ne Napoli, e deri ne perandorise Ruse ku akoma sot, nderohen ato dy regjimente Stratiotesh,sepse, kishim nje armik te perbashket,dhe shume mire kane bere! Nuk kemi nevoje te na e “rishkruajne” historine as ne Tirane, e as ne Athine, kemi jetuar si te pavarur kur akoma s’ishin krijuar keto shtete, dhe kemi dhene kontribut ne te dyja, qe nga revolucioni Arvanito-grek e deri ne krijimin e shtetit shqiptar. Eduart Lir, gjate qendrimit ne Vuno, ne shtepine e Kasneceve te famshem, me gjithe parine e zones, kur i pieti se cfare jeni ju; ” turq, greke apo??? Ata i dhane shkurt dhe sakte pergjigjen: Jemi Himariote! Se vilajetet tuaja te pjerdhura, ia kishin humbur emrin e dikurshem atij vendi dhe thjeshte ju quanin turq, apo s’eshte keshtu?
Po ca shtrova une ne komentin e parafundit,
e ku kapesh ti…po je trushpelare komplet o lumemadhi ti. Po edhe pordha, ne kosove eshte shpikur? Po ca i ke keto, kosovaret kane pare boten, ti mbidhje shishe coca cola anes detit?!
Po andej, me boten kemi qene per shekuj me radhe kur kosova jote ishte anadoll dhe me ate mentalitet, jeton akoma. Bota, i ka pare ata e jo ata boten.Po ti paske soditur bregun, po arkitektura qe s’ka asnje dallim nga bregu Dalmat apo ai grek, nuk te la ndonje pershtypje? Vetem kishat o Turgut? Po kemi ne shqip e greqisht, sepse kemi edhe nje minoritet grek atje, e lidhjet i kemi qe nga antikiteti , ku eshte problemi? Po ti, na shkruaj per haxhiqomilet tuaj, perse i mbani “te fshehur” kur ata, i keni me sumen perpjete rrugeve e shesheve! Ke ndonje objekt kulti xhami qe sherbesat behen ne shqip? Ke apo jo? Ti na ben morali? Ti qe kerkon cifliqet qe te la turku, e si i fitove ato? Te ben moral, i pa morali .ti je deshmi e te kaluares se erret, prandaj s’ke paqe ne shpirt, po une nuk di ndonje Himariot te kete pasur synime andej nga Shqiperia e mesme ku je majmur ti duke shfrytezuar ata mjeranet e mbajtur ne erresire e roberi me kerbacin e Dovletit, atehere, c’te kruhet me bregun? Po nese ke shkuar per pushime, shijoje ato se mikpritja dhe thjeshtesia e njerzeve atje, s’le per te deshiruar, e kam fjalen per ate pakice se bizneset e medha, i kane marre zaptuesit, toka e xanum qe u ka rene ne qafe banoreve autoktone atje dhe kerkojne me format e poshtra, t’u ndrishojne demografine, ja keto quaj une “metoda bijsh te vertete turku”, prandaj e keni bere Kandahar ngado qe shkon.