Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë
Aktualitet

Veç Tiranës, protesta edhe në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan. Rama: Janë delirantë dhe sharlatanë

Published: June 6, 2026
Shpërndaje

Mijëra qytetarë, me flamuj dhe pankarta në duar kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet protesta e radhës qytetare për Zvërneci.

Përpos se në Tiranë, protesta janë duke u mbajtur edhe në qytete të tjera.

Në Durrës dhe në Vlorë, dhjetëra persona kanë protestuar kundër projektit në Zvërnec.

- Publicitet -

“Në fillim na thanë se jemi grekë, pastaj rusë, tani na nxorën iranianë” – Thirrja nga protesta: Të çlirojmë Shqipërinë nga Rama dhe Berisha

Edhe protestuesit në dy qytetet bregdetare kanë zgjedhur të protestojnë me flamuj kuq e zi, duke mbajtur po ashtu pankarta në duar.

Në Korçë, të shumtë kanë qenë protestuesit kundër projektit në Zvërnec. Qindra qytetarë janë mbledhur në Zonën Këmbësore të qytetit. Ata kanë thirrur në kor “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ndërsa, kanë mbajtur edhe një minutë heshtje në shenjë respekti për efektivin e vrarë një ditë më parë Enea Mekolli.

Protesta u shtri edhe në Elbasan. Edhe në këtë qytet, protestuesit kanë mbajtur flamuj kombëtar.

Paralelisht, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një miting më socialistët e Vlorës.

Mitingu u mbajt në sheshin “Flamuri”

“Një pjesë e kanë me babanë dhe vjehrrin e atyre që duan të bëjnë investimin në Shqipëri. Kemi delirantët dhe sharlatanët dhe thonë që Shqipëria është e shqiptarëve. Thonë se këto resortet do sjellin të huajt, sepse duan t’i paguajnë për një copë bukë. Ndërkohë, që në hotelet e Vlorës dhe në bregdetin Jon, pagat janë njësoj ose më të larta se në Greqi. Shqipëria në fakt është përdhunuar shumë përpara se ne të vijmë në pushtet. Ata bënë një çorape të madhe, sa paguajmë pasojat e atij çorapit.

Ato pisllëqe që kanë bërë këta me pronat, ne nuk i kemi bërë kurrë. Kur na thanë për investime në Sazan, ju kemi thënë se ishulli është tokë e pronë e popullit shqiptar. Ju kemi thënë se mund të investoni, çdo tullë që vendosni ju është e juaja, ama ishulli është i shqiptarëve. Vetëm një PIN ka kodi i së ardhmes së Shqipërisë: Partia Socialiste”, u shpreh Rama.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ivani says:
    June 6, 2026 at 11:23 am

    Ambasada e ShBA dhe departamenti amerikan i shtetit duhet tu kerkohet te shprehen dhe mos lejoje qe Edi Rama te perdori si mburoje emrin e Tramp, Kushner dhe Ivanka!
    Duhet te kerkohet trasparence mbi pronesine e tokave ne Zvernec dhe abuzimet e bera, rolin e Rames ne bashkepunim me mafjen e tokave dhe kadastren e Vlores.
    Te deklarohen per premtimet e bera nga Rama lidhur me investimet. Deri ne cfare shkalle arrijne abuzimet e premtuara nga Rama ne dem te shqiptareve. Roli Artur Shehut ne kete situate.
    A synon e kerkon Rama te bleje mbeshtetje politike nga shba me kete sajese investimi?

    Reply
  • 1thundrak says:
    June 7, 2026 at 4:38 am

    Amerika po shkon per lesh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. !!? on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  2. nje shqiptar on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani
  3. 1thundrak on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  4. 1thundrak on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  5. 1thundrak on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?