Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jo vetëm SHBA-ja, edhe BE i propozon Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Jo vetëm SHBA-ja, edhe BE i propozon Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla
BoteLajmi i fundit

Jo vetëm SHBA-ja, edhe BE i propozon Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Published: February 25, 2025
Shpërndaje

Pas deklaratave të Donald Trump, se Uashingtoni është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Kievin për marrjen e të drejtave të pasurive natyrore, edhe Bashkimi Evropian ka ofruar një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës.

Komisioneri i BE-së për Strategjinë Industriale, Stéphane Séjourné, tha se ai ka propozuar një marrëveshje alternative për autoritetet ukrainase gjatë një vizite në Kiev, për 3-vjetorin e nisjes së luftës.

“Shtatëmbëdhjetë nga 30 materialet kritike që Evropa ka nevojë mund të sigurohen nga Ukraina në një partneritet të dobishëm për të dyja palët”, tha Séjourné, sipas AFP-së.

- Publicitet -

“Vlera shtesë që ofron Evropa është se ne kurrë nuk do të kërkojmë një marrëveshje që nuk është reciprokisht e dobishme”, shtoi ai.

Presidenti Trump ka bërë kërkesa gjithnjë e më agresive për Ukrainën për të drejtat mbi pasuritë e saj minerale, duke kërkuar deri në 500 miliardë dollarë kompensim për mbështetjen ushtarake që Uashingtoni i ka dhënë Kievi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka refuzuar deri tani të nënshkruajë dy projekte marrëveshjesh të propozuara nga administrata e Trump, duke thënë se kushtet të cilat përfshinin dorëzimin e mineraleve ishin tepër të ashpra.

“Nuk do të nënshkruaj atë që 10 breza ukrainas do të detyrohen ta paguajnë”, tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp të dielën.

Por Trump insistoi të hënën se një “marrëveshje përfundimtare” është “shumë afër”.

Ukraina ka depozita të mëdha të elementeve dhe mineraleve kritike, nga litiumi deri te titani, të cilat janë thelbësore për prodhimin e teknologjive moderne dhe baterive elektrike.

Po ashtu, Ukraina ka rezerva të mëdha karboni, si dhe naftë, gaz dhe uranium, por shumë nga këto ndodhen në territore që janë nën kontrollin e Rusisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Flamur Struga says:
    February 25, 2025 at 2:46 pm

    Mjer i ligu.Kjo bote zuzare qe ka patur dhe ka shtete te fuqishme,gjithmone neper mjet lufterave ,shkaterrimeve,vrasjeve masive ,ka realizuar qelimet djallezore…Keshtu eshte kur shpirt ngushtesia e njerezve te cilet jane te vetedishem,per gjakederdhje shkaterrime …synim i tyre eshte zhvatja.Keshtu i ka ndodhur popullit tone me shekuj,keshtu trojet tona jane gllaberuar nga fqinjet djallezor.Por pak edhe nga ana tjeter,te gjitha ato arme,qe i jane derguar (ne kete rast) Ukraines,kushtojne .Por e mira e se mires eshte me mirekuptim pa ultimatume te gllaberohet dhe te shfrytezohet situata aktuale e popujve te cilet duhet te mbrojne Atdheun ,lirine dhe jeten e tyre.Qe lufterat jane per tregeti,ku i forti pasurohet ti pastroi armet e vjetra per te prodhuar te tjera,kjo nuk diskutohet.Ndodh qe lufterat e ketilla zhvillohen vetem per qellime te ketille…prandaj ashtu si neper shekujt e kaluar,edhe tani thenia filozofike e Hobs ,eshte aktuale; njeriu per njeriun eshte ujk dhe i ketille do mbesi…shum keq…

    Reply
  • Tanush says:
    February 25, 2025 at 2:50 pm

    E carmatosen…e futen ne lufte me Rusin pa qene nevoaj ame premtime se do hyne ne BE dhe ne NATO… i dhane arme thejsht sa per te mos lejuar Rusin tu vinte tek kufiri… ddhe tani duan ta rrjepin per ato leke qe i dhane.

    Ukraines is paska qene me mire te lidhesh me Rusin se kufijete nuk do i ndryshoheshin as lufte dhe shakaterme nuk do kishte.

    Reply
  • Baba nga Dürrsi says:
    February 25, 2025 at 3:14 pm

    Po Janush Bugajski çfarë thotë?

    Reply
  • Banda says:
    February 25, 2025 at 3:21 pm

    Cmimi qe paguhet nga popujt kur ke nje udheheqje politike te korrupotuar dhe naive, ekonomi te dobet dhe pozicion gjeografik ne rrisk.

    Reply
  • Fehmi says:
    February 25, 2025 at 9:23 pm

    Epo KAPITALIZMI.
    Të vrasin dhe pastaj fillojnë të rjepin,duke të futur në borgj për një shekull,pastaj sërish ta lëshojnë orlin mbi kokë dhe cikli përsëritet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • TRAGJIKE: U fut në lumë për t’u freskuar, ndërron jetë futbollisti 21-vjeçar francez
  • Rikthimi i Neymar në Botëror pas 981 ditësh, lot në dhomat e zhveshjes
  • Rusia dëbon konsullin rumun dhe mbyll konsullatën në Shën Petersburg
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?