Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatmir Mediu kërkon ndjesë për Gërdecin pas 15 vjetësh, por shton se nuk duhet ta dënojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fatmir Mediu kërkon ndjesë për Gërdecin pas 15 vjetësh, por shton se nuk duhet ta dënojnë
KronikeLajmi i fundit

Fatmir Mediu kërkon ndjesë për Gërdecin pas 15 vjetësh, por shton se nuk duhet ta dënojnë

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi po mbahet seanca e radhës për çështjen e shpërthimit në depon e municioneve në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u gjymtuan dhjetëra të tjerë.

I detyruar tashmë nga procesi ish-minidtri kërkoi ndjesë para trupës gjykuese, por tha se nuk ndihej fajtor penalisht.

Në fjalën e tij ai thekson se nuk ka asnjë përgjegjësi penale për këtë tragjedi, duke shtuar se ‘rihapja e çështjes është plotësisht në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.’

- Publicitet -

“Që prej 15 Marsit të vitit 2008, jeta e disa prej njerëzve që janë sot në këtë sallë, ka ndryshuar rrënjësisht. Pas shpërthimit në Gërdec, shumë prej tyre përjetuan ngjarje të rënda, deri në humbjen tragjike të njerëzve të tyre të dashur. Kjo ngjarje tragjike ndryshoi gjithashtu jo pak jetën time dhe të familjes sime. Që prej asaj dite në mendjen dhe në shpirtin tim rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së këtyre familjeve, të cilëve përulësisht ju rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore.

Edhe pse, as me dashje dhe as nga pakujdesia, nuk janë veprimet, apo mosveprimet e mia, apo dhe interesi im personal, ato që shkaktuan, apo ndikuan në shpërthimin në Gërdec.

Për familjarët e viktimave dhe të dëmtuarit në Gërdec, shteti është përgjegjësi që nuk mbrojti jetët e familjarëve të tyre. E për ta, shteti në këtë rast është Ministri. Ndaj, kundrejt tyre unë nuk kam çfarë të them. Do desha shumë ta zhbëja atë që ndodhi, por nuk kam asnjë forcë, veçse t’ju shprehë edhe njëherë, keqardhjen e madhe dhe ndjesën e thellë për çfarë pësuan nga tragjedia e 15 Marsit.

Është plotësisht e qartë që rihapja e çështjes penale në ngarkimin tim dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi, është haptazi në kundërshtim me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën e RSH, si dhe me Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

Dua  të besoj se nxitja për ta rihapur këtë çështje dhe për ta vazhduar gjykimin, nuk është politike dhe se ju nuk keni apo mbështesni interesa politike në këtë proces”, ka deklaruar Mediu në sallën e gjyqit.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • K R says:
    November 30, 2023 at 10:53 am

    Po cfRe “poltiike” eshte gjyqi yt?
    Pse duhet te jete politik?
    Hajde mo se Sali pordha apo ndonje tjeter ta zem rrezikojn pushtetin e Rames dhe thon na sulmon ky se do t rri ne pushtet?
    Po ti cfare rrezikon?
    Kush te voton ty?
    Per ke je rrezik ti o i mbaruar?
    Ti je nje bicim mize ne byth t kalit tw radhes 30 vjet parazit
    Cila politik te gjykob ty more vrases hale.

    Reply
    • Prroji Thate says:
      November 30, 2023 at 7:04 pm

      Ky ka qi.re ate , kollaj te duket ty?

      Reply
  • Klodi says:
    November 30, 2023 at 10:54 am

    Babezia more Fatmir vrau femije
    Ti je nje nga te babeziturit
    Falje ben mire qe kerkon por burgun duhet ta besh si Cecua

    Reply
  • Shteti ligjor! says:
    November 30, 2023 at 11:46 am

    Të drejtat e njeriut, thotë !!! Po pasurinë me çfarë e ke bërë, me rrogat që ke marë?! Ti dhe Berisha duhet të jepni llogari për babzitjen tuaj për t’u pasuruar me çdo mjet, edhe me jetën e të tjerëve. Bashkëpuno me drejtësinë dhe nxjerr të palarat e Berishës, si bashkëpuntor i tij. Politikën e keni sa për fasadë për t’u mbrojtur nga ligjet dhe të thoni që po sulmoheni politikisht!

    Reply
  • Nje njeri i zakonshem says:
    November 30, 2023 at 12:52 pm

    Nje njeri me ndergjegje dhe seder, pavaresisht nese ka apo nuk ka faj, duhet te jepte doreheqjen nga politika dhe te zhdukej ne turmen e njerezve te zakonshem, te cilet shohin punen e tyre dhe nuk i bien me qafe askujt. Mediu eshte vite drite larg ketyre te fundit.
    Po sikur, largqofte, ti ishin vrare te afermit e tij? Do mendonte per ore dore te shtrenjta dhe dashnore qe marrin veshur nga ndryshimet e motit?

    Reply
  • demo says:
    November 30, 2023 at 1:03 pm

    Edhe midis banditeve te partise horrave,,sali Berisha nuk gjeti nje maskara sa ti o Medi,qe te bente me armatimin e Ushtrise,ato qe bere Ti.
    prandaj Burgun e ke hak,,Merr edhe Shkelzenin,mos e harro!

    Reply
    • Prec Ulaj says:
      November 30, 2023 at 1:28 pm

      E dini ju qe NATo nuk ben asnje veprim pa marre miratimin e ketij horrit?

      Reply
  • Prec Ulaj says:
    November 30, 2023 at 1:26 pm

    Jo vetem qe nuk duhet denuar, por ky duhet dekoruar, se ka mbajtur ngarkese te madhe gjate kohes Minister, nuk eshte kollaj te jesh edhe Minister, edhe burri i Eli Fares, zoti mos e akuzofte, nqse per ndihme ka vajtur edhe e bija ne krevat, kjo do ishte katastrofe me e madhe se e Gerdecit.

    Reply
  • M.SH. says:
    November 30, 2023 at 5:06 pm

    Te ka ardhur mendja shume vone per te kerkuar falje z. Mediu, pse nuk u kerkove falje viktimave kur e gatove Gerdecin bashke me bashkepunetoret etu te ngushte, 15 vjet perpara?
    Tani pergjigju ne gjykate me fakte zoteri, leri lojerat me politike. Ju asnjehere nuk keni qene politikan por vetem marionete politike ( “kryetar” i nje partie fantazme, PR) e satrapit S. Berisha.
    Po munde shpjegoi gjykates edhe se si i kishe “fituar” ato oret Rolex, 25000 dollareshe, dhe pasuri te tjera qe kapardiseshe kur ishe minister i Sales? Keto pyetje ti ka bere publikisht ish miku yt, shqipetaro-amerikani G. Kokalari shume vite me perpara por nuk kemi pare pergjigje nga ana juaj.

    Reply
  • Andis says:
    November 30, 2023 at 9:57 pm

    Duhet te shkosh ne burg se favorizove Shkelzen Berishen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?