DR. JORGJI KOTE
Nga Brukseli për DITA
Këto ditë në Gjermani po kremtohet 80 vjetori i rezistencës dhe atentatit të dështuar kundër Hitlerit, i kryesuar nga Koloneli, Konti Schenk von Stauffenberg më 20 Korrik 1944. Me homazhe dhe nderim shtetërore për 5.000 kundërshtarët e rregjimit nazist dhe heroit tragjik, siç e kanë cilësuar Kolonelin 37 vjeçar.
I lindur në vitin 1907, në një familje aristokrate bavareze, ai iu dha me pasion karierës ushtarake, duke ngjitur shkallët e hierarkisë deri në Shtabin e Përgjithshëm; fillimisht adhurues si shumë të tjerë ndaj Hitlerit, kundërshtar i komunizmit dhe Stalinit.
Por, shumë shpejt Stauffenberg pësoi zhgënjim me veprimet barbare dhe çnjerëzore hitleriane, të cilat zgjuan ndjenjat e rebelimit dhe nën ndikimin e vëllait, pjestarëve të familjes dhe mjaft ushtarakëve të tjerë të lartë. Ai u indinjua dhe më shumë pas prishjes nga Hitleri të Paktit me Kishën Katolike, planeve për çfarosjen e hebrejve dhe akteve të tjera makabre.
Kulmi i zemërimit arriti kur Hitleri nuk lejoi qindra mijra mijra ushtarë gjermanë të tërhiqeshin nga Stalingradi, kur beteja atje ishte e humbur dhe pa shpresë.
Ka patur zëra kritikë që Kontin Stauffenberg e quanin anti-nazist të vonuar, por në fakt, lëvizja e fshehtë anti-hitleriane ku ai u përfshi kishte filluar qysh më 1935, dy vjet pas ngjitjes së Hitlerit në pushtet; por ajo bëhej në fshehtësi, në kushtet e survejimit të rreptë të Gestapos dhe SS-ve, ndaj dhe nuk ishte e njohur. Derisa në vitin 1942 Stauffenberg iu bashkua bashkëpuntorëve të tjerë generalë.
Veç kësaj, atë e kishin dërguar në front në Afrikë, ku në prill 1944 i shpëtoi një shpërthimi të madh, ku humbi syun e majtë, dy gishtërinj dhe dëmtoi krahun e djathtë. Mirëpo, duke parë një të ardhme të zymtë me Hitlerin, ai me shokë menduan se kishte ardhur ora e të vërtetës, ndryshe Gjermania dhe bota nuk do kishin paqe.
Ja pse në mungesë të alternativave të tjera, siç shkruan një nga drejtuesit e atij rebelimi, Kolonel Von Trescow, “ atentati duhet bërë patjetër. Duhet t’u tregojmë brezave të ardhshëm se ne, njerëzit e lëvizjes së rezistencës gjermane guxuam të marrin këtë vendim, duke vënë në rrezik jetën tonë. Përkundrejt këtij fakti, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.” Edhe një udhëheqës tjetër i shquar i rezistencës civile « Kreiser Kreis » Helmuth James von Moltke, ndonëse fillimisht, në emër të idealeve të krishtere ishte kundër ekzekutimit të Hitlerit, shumë shpejt u bind se kjo ishte rruga e vetme.
Mirëpo ai kishte rënë në duart e Gestapos në Janar 1944 dhe u ekzekutua në afërsi të Berlinit një vit më vonë.
Hitleri e « kishte mbushur kupën » sidomos për Stauffenbergun. Ndaj, ai pohonte se “ Fati ma dha këtë mundësi dhe unë nuk do ta refuzoj. E analizova vehten para Zotit dhe ndërgjegjes dhe vendosa se atentati duhet bërë, pasi Hitleri personifikon djallin vetë.”
Heroizmi i tij spikat dhe më shumë për faktin se Stauffenberg mund të vijonte karrierën e tij të suksesshme, ca më tepër se vinte nga një familje kontësh bavareze, me prona dhe kështjella, me jetë të lumtur dhe 4 fëmijë të vegjël. Mirëpo, siç është shprehur ai vetë “ ka ardhur momenti të bëjmë diçka me kurajo, duke e ditur se me këtë akt nesër mund të hyjmë në historinë gjermane si tradhtarë të kombit; por, po qe se nuk e bëjmë atë, do të jemi tradhtarë të ndërgjegjes sonë »
Dhe pati të drejtë në profecinë e tij; sepse zyrtarisht deri në nga mesi i viteve 50, pjestarët e asaj rezistence emblematike vazhdonin të etiketoheshin “tradhëtarë” si në kohën e Hitlerit; familjeve të tyre nuk u jepej as pension; vetëm falë kërkesave të vazhdueshme të bashkëshortëve dhe familjeve të tyre që ishin marë në mbrojtje nga fondacione bamirëse në Zvicër ku qëndruan gjatë u bë e mundur që ata të ngriheshin më në fund në piedestalin e nderit si heronj të Gjermanisë demokratike.
Koloneli Stauffenberg e mori vetë përsipër atentatin e famshëm, sepse si shef i shtabit të forcave rezerviste vetëm ai mund të hynte pa u kontrolluar te Shtatmadhoria e Hitlerit në Wolfsschanze në ish-Prusinë Lindore. Edhe bombën e përgatiti vetë me ndihmën e shokut të tij Werner von Haeften.
Por nuk i eci fati për shkak të disa ndryshimeve fatale në momentet e fundit në prag të atentatit. Fillimisht u avancua ora e mbledhjes ku do të ishte Stauffenberg, madje dhe salla, ku dhe efekti i bombës ishte më i vogël. Këto ndryshime bënë që Stauffenberg të përgatiste vetëm një nga dy bombat e planifikuara, dhe atë me shumë nxitim e në gjendje paniku.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto tersllëqe, fare pak sekonda përpara shpërthimit, Hitleri u largua nga qoshja e tavolinës nën të cilën ndodhej çanta me bombën dhe i shpëtoi atentatit vetëm me një plagosje të lehtë. Stafenbergu me shokë menduan gabimisht në ngut e sipër se Hitleri ishte vrarë, por ishin gabuar, pa e ditur se po ktheheshin në Berlin për të fundit herë.
Po atë natë atë e ekzekutuan me bashkëpuntorët më të ngushtë aty te sheshi “Bendler” në selinë qëndrore të Wehrmacht-it. Në javët dhe muajt e mëvonshëm u vranë, burgosën dhe internuan 5000 bashkëpuntorë të tij, ndërmjet të cilëve 22 gjeneralë dhe një Feldmarshall.
Ndonëse Hitleri dha urdhër që ta zhduknin “ me rrënjë e me degë” familjen e madhe fisnike Stauffenberg, kjo nuk ndodhi. Në prag të këtij jubileu heroik, televizioni gjerman ka dhënë rubrika ku tregohet se sot ka 110 Stauffenbergas të cilët mblidhen dhe nderojnë kujtimin e ndritur të të parëve të tyre anti-hitlerinë.
Bashkëshortja e tij, Nina, bashkë me 4 fëmijët i shpëtoi me shumë vuajtje dhe peripeci ndëshkimit hitlerian; ajo i qëndroi besnike idealit të bashkëshortit heroik deri kur vdiq më 2016 në moshën 93 vjeçare. Kostanca, vajza e cila lindi 6 muaj pas ekzekutimit të të jatit, në librin e saj “ best seller” botuar në vitin 2008 dëshmon se nëna e saj dinte gjithçka dhe e mbështeste bashkëshortin në veprimtarinë e tij. Një djalë i tyre 86 vjeçar ka qenë deri vonë Europarlamentar, kurse tjetri 90 vjeçar është gjeneral në pension i Bundesvehrit.
Pranohet gjerësisht se akti i Stauffenberg-ut dhe shokëve të tij të armëve ishte shumë më tepër se një atentat, komplot apo puç ushtarak. Ai nuk synonte vetëm asgjënsimin e Hitlerit, si e keqja më e madhe e që do të kishte shpëtuar me qindra mijra jetë njerëzore, por dhe bashkëpunimin me aleatët perendimorë, dhënien fund të luftës, për një Gjermani moderne e demokratike.
Mes shumë vlerësimeve elitare, Kancelarja Merkel e ka ngritur lart emrin dhe veprën e Stauffenbergut si « model për brezat e sotëm dhe luftën kundër neonazizmit dhe ekstremizmit të djathtë e të majtë, kundër mureve të ksenofobise, racizimit, ekstremizmit dhe terrorit; ata na kujtojnë të jemi syçelët, të luftojmë racizimin dhe nacionalizmin në të gjitha planet »
Ndaj 20 Korriku 1944 ka hyrë dhe përkujtohet çdo vit në historinë gjermane si manifestimi madhështor i kundërshtimit dhe rezistencës aktive masive ushtarake dhe qytetare në kushtet e një terrori të pashembullt hitlerian.
Në këtë ditë të shënuar, çdo vit, më 20 Korrik gjermanët nderojnë dhe përulen me nderim të thellë, me kurora e tufa lulesh në qendër të Berlinit dhe në afërsi të tij, në Plötzensee, ku u ekzekutuan qindrat e bashkëpunëtorëve të Staffenbergut dhe kundërshtarë të tjerë të Hitlerit. Në Sheshin “Bendler” në Berlin, aty ku Stauffenberg u ekzekutua dhe sot ndodhet Ministria Federale e Mbrojtjes është ngritur Memoriali dhe Muzeumi me mbi 5000 dokumente e fotografi; rruga që të çon atje ka marrë emrin e heroit.
Aty organizohen çdo vit e sidomos në jubile si ky i sivjetmi ceremoni përkujtimore, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta shtetërore, qytetarëve dhe trupit diplomatik e natyrisht dhe të familjarëve të heronjve të 20 Korrikut.
Po aty bëhet tradicionalisht dhe betimi i ushtarakëve të rinj gjermanë. Gjatë kohës që isha diplomat në Berlin, në korrik 2004 pata rastin të merrja pjesë në disa ceremoni përkujtimore të 60 Vjetorit të rënies së Stauffenbergut me shokë, të cilat mbeten prekëse, emocionuese dhe frymëzuese.
Akti heroik i 20 korrikut, i koduar me emrin « Walkyrie » është përjetësuar dhe në filmin e vitit 2009 me të njëjtin emër, ku rolin e Stauffenberg e luan hollivudiani i famshëm Tom Cruise. “ Washington Post” e ka konsideruar këtë film një “ argëtim tronditës” Në intervistën dhënë prestigjiozes së madhe gjermane “ Bild” më 9 Janar 2009 Tom Cruise pohonte se mesazhi i kësaj ngjarjeje të madhe është se “ PO, kishte dhe gjermanë të mirë, se pati rezistencë ndaj Hitlerit, se qoftë dhe një njeri i vetëm mund të bëjë e të sjellë ndryshimin në një vend dhe epokë. Stauffenbergu, ky njeri dhe qytetar i madh, shkoi drejt asaj vepre dhe vdekjes së tij me ndërgjegje të qetë dhe besim të patundur tek fitorja. Ai ndryshoi jetën time. Edhe unë po të isha në vend të tij do të doja ta vrisja Hitlerin, ndaj më vjen shumë keq që Hitleri nuk u vra”.
Veçanërisht këto vitet e fundit e sidomos në momentet e tanishme, përkujtimi i 20 Korrikut 2024 i kalon dukshëm formatet e një homazhi jubilar për heronjtë e rezistencës kundër nazizmit. Ai është një kushtrim i fuqishëm demokratik kundër rrymave dhe tendencave të rrezikshme populiste, ekstremiste dhe neo-nazifashiste, të përshkallëzimit të dhunës dhe terrorit në Gjermani, Europë dhe gjetkë.
Kjo ngjarje përkujtohet kur janë përshkallëzuar presionet, kërcënimet dhe sulmet ndaj të huajve, hebrejve dhe politikanëve me lista vdekjeje, sulme verbale dhe fizike. Ajo arriti pikën kulmore me atentatin e dështuar kundër ish Presidentit Trump.
Ja pse në betejat e sotme jetike merr më shumë forcë dhe kuptim shembulli i ndritur i Kontit Stauffenberg dhe mesazhi frymëzues se « Demokracia jeton dhe fiton duke e mbrojtur çdo ditë“
Në përfundim, shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur nderim dhe homazhe për heronjtë/dëshmorët tanë të Luftës Nacional – Çlirimtare që dhanë jetën e tyre për fitoren mbi nazifashizmin. Përkujtojmë me respektin më të madh dy Heroinat e Popullit, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, të cilat u varën në litar në Gjirokastër tre ditë përpara pushkatimit të Staufenbergut, më 17 Korrik 1944.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Stauffenbergu ,ashtu sic donte te vriste Hitlerin,po ashtu pa hezitim do te vriste edhe Stalinin (babane shpirteror te plehres komuniste DR Jorgji Kote) Me paturpesine me te madhe njeson Stauffenbergun me kriminelet e kuq te luftes civile. O njeres! nazizmi ishte nje sistem kriminal,komunizmi ishte shume here me kriminal.Ne dy luftra boterore jane vrare diku 45 mileone njeres,ne kohe paqe, ne vendet e qenerve komuniste,jane vrare reth 68 mileone njeres.
Forca dhe përparimi i Shqipërisë janë një ushtri e fuqishme me staf,armatime,dhe industri të fortë ushtarake,dhe shërbim të detyrueshëm ushtarak24 muaj për djemtë shqiptarë,trajnim ushtarak për gratë e reja e vajzat shqiptare si në Izrael, struktura të forta sigurimi në mbrojtje të interesave të atdheut,pushkatim tradhtarëve dhe cënuesve të interesave të larta të atdheut..Mallkimi i Shqipërisë janë tradhëtarët e shqiptarisë,sidomos ata të veshur me pushtet që janë shumicë,Shqiptaria dhe myslimanizmi janë varri i ortodoksisë,
Spiroromehillballuku ahmetsr gjyshi i vicitolit.krkbeava,bardhemi kane merite ,oer kete lajm idjot!?
Te kuptova BREDHI,,ketu LISI,
Sot kerkohet nje Stauffenberg,
Nje Avni Rustem.
Tradhtia kombetare,,Hajdutlluku Kombetar,kane marre dhene.
Duhet futur nje kallup dinamiti ne vrime te gjarperinjve.
Te kuptova Bredhi,ketu Lisi,Marrje.
Paskan dalur turcellinjte dhe kerkojne te rikthejne ligjet e sheriatit, si ne kohen kur
ishin ne prehrin e babes! Keto qenie te poshtra qe s’kane asnje identitet, patriote
te tipit allkaturka, kane marre ne dore flamurin e “patriotizmit” dhe dihet mire ku te cojne haxhiqamilet qe ne zemer kane vetem nje flamur, ate te Dovletit! Varrin kerkoni per te tjeret? Hapeni o beqire se vete keni per te rene brenda!
Nuk dua te beje shume polemike ketu se nuk jam historian. Por cfare kemi mesuar nga shkolla(ndoshta jane dhe te gabuara) eshte se shkaku i vertet perse gjermania(boshti qendror) filloi luftrat (I &II) ishte se gjeramia kishte pak zona influence e koloni, jo si te themi anglia, franca ose dhe vende me te vogla si hollanda.
Dhe ne se filluan luften e dyte, ishte kjo shtresa e pasur aristrokate e ketij “von” qe donin luften dhe per arsye thjesht ekonomike.
Se dyti ushtria e rregull gjermane i kishte officeret ne pjesen me te madhe nga kjo shtresa aristrokate. Dhe si shtrese medemek superiore, nuk pranonin te merrnin urdhra ose te drejtoheshin nga nje barkethare sic ishte Hitleri.
Mund te kete dhe arsye te tjera perse ndodhi atentati, qe nje historia mund te permendi, sic eshte kynji qe kishin nga lufta e pare qe u munden me turp. Dhe ata qe u munden ishin paraardhsit ose disa officer aktual qe kerkonin te vinin nderin ne vend.
Po te shikosh ky atentati eshte bere ne Korrik 1944, nuk te duket pak si vone per ta portretizuar kete tipin si nje progresist.
Ne qofte se do ta portetizojme nazizmin me ngjyren e zeze, ky eshte nje nuance e te zezes, ndoshta pak me gri, por perseri e zeze eshte.
Lufta e Pare Boterore sidomos, por deri diku edhe e dyta, u bene KRYESISHT per arsye ekonomike: Industria gjermane, me prodhime te cilesise me te larte dhe me kosto me te ulet u mori tregjet boterore fuqive te medha. Kjo, DERI DIKU, po ndodh edhe sot.
Me vendimet e Konferences se Potsdamit, Rusise Sovjetike iu la tere industria e Gjermanise Lindore (Repubika Demokratike e Gjermanise) dhe nje e treta e industrise se Gjermanise Perendimore (Republika Federale Germane) dhe nje treta tjeter u hodh ne ere sipas projektit Morgentau, qe Gjermania te kthehej ne nje vend thjesht bujqesor. Por agresioni komunist ne Greqi per te permbysur qeverine e ligjshme e tmerroi presidentin Truman per rezikun e nje agresioni rus ndaj pjeses tjeter te Evropes dhe i kerkoi Pentagonit te hartonte plane per te mbrojtur Evropen Perendimore nga nje agresion i mundshem rus. Kur Pentagoni i raportoi presidentit se Evropa nuk mund te mbrohej pa Gjermanine, ai urdheroi qe te mos shkaterrohej ajo qe kishte mbetur nga industria gjermane.
Keshtu, ne 1945 Gjermania doli e shkaterruar si nje vend asnje vend tjeter ne histori, por cuditerisht, brenda 7 vjeteve u ngrit si fuqia me e madhe industriale ne Evrope dhe, sic shkruante gazeta britanike Economist sot “Evropen e Bashkuar e mbajne te bashkuar ceqet gjermane”.
Me siguri mbaruan materialet per legjendarin Enver Hoxha dhe tani I kthehemi legjendarit Hitler.
Lajmi i fundit eshte:UNESCO me vendim unanim ka hequr nga lista e Trashegimise Boterore arkeologjike Butrintin,
Shkak eshte bere Uzurpimi nga qeverria i 600 Ha toke te Parkut Arkeologjik dhe natyror per ta perdorur MAFIA boterore per ndertime Reso0rte,kulla,ho0tele,motele turistike. Cka eshte e papranueshme per Standartet e UNESCO.
Babezia e Qverrise per te grabitur cdo gje me vlere ne kete vemd ka arritur permasa katastrofike.
UNESCO me ane te nje leter porosie i kerkon Qeverise Rama te gjithe planin e Ndertimeve ne Butrint.
Vazhdimi me kokefortesi i zbatimit te planeve per shkaterrimin e kesaj pasurie te Rralle me ndertimet e oligarkeve,,do te coje patjeter ne perjashtimin e Shqiperise nga UNESCO.
Edhe Diktatura qe nuk pyeste per organizma Nderkombetare,,i ka zbatuar me rigorozitet porosite e UNESO per trashegimine kulturore. Edi Rama nuk po permbahet ne MALUTERINE e tij.
Doktorr Jorgji Kote dituria eshte prone vetjake por duke i shtuar shume elemente si kohen e te transmetuarit dhe lidhja me vendin pra si me rastin e dy heroinave shqiptare eshte mrekullia e patriotizmit per mua ju mungon parlamentareve tane dhe jo vetem deri te dy kryesoret.Dr.kote urimet me te mira per ty.Nga S.Kasi
Harrove Avni Rrustemin o Kote!
Meqenese Jorgji do qe te na edukoj per te “vertetat” historike te Hitlerianeve, do ti sygjeroja te analizoje Rudolf Hess e sidomos ate Martin Bormann, i cili ishte dhe sekretari privat i Adolfit. Artikulli me teper duket si nje tendence propagandandistike, i kamufluar me nota Historike, qe anon dukshem nga versioni historik i ekstremit te majte dhe i te ashtequajtures ” Progresivizem ” e Liberalizem.