Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ka ndezur protesta masive në Izrael, çfarë është reforma në drejtësi e Netanyahut?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ka ndezur protesta masive në Izrael, çfarë është reforma në drejtësi e Netanyahut?
BoteKryesore

Ka ndezur protesta masive në Izrael, çfarë është reforma në drejtësi e Netanyahut?

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

 

Kryeministri Benyamin Netanyahu shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant, pasi ishte shprehur kundër reformës në sistemin e drejtësisë. Pas kësaj, shpërthyen demonstratat masive.

Në një vend pa Kushtetutë, Gjykata e Lartë e Izraelit është poli kryesor i kontrollit të qeverisë dhe ligjeve që ajo përpiqet të miratojë.

- Publicitet -

Deri më tani, Gjykata e Lartë ka fjalën përfundimtare dhe më të rëndësishme në projektligje dhe në përcaktimin se çfarë është e ligjshme dhe çfarë jo.

Qeveria izraelite dëshiron të ketë një rol udhëheqës në përbërjen e saj prej nëntë anëtarësh.

Reforma parashikon gjithashtu që Gjykata e Lartë nuk do jetë më organi final kontrollues i një ligji dhe ky autoritet do të kalojë në duart e Parlamentit i cili, siç deklaron kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu, është organi i vetëm i zgjedhur nga populli.

Kjo do të thotë se me votën e 61 nga 120 deputetë, qeveria do të mund të anulojë vendimet e Gjykatës së Lartë.

Konkretisht:

1. Mazhoranca merr të drejtën të rishikojë vendimet e Gjykatës së Lartë duke i hedhur poshtë me shumicë të thjeshtë në Knesset (parlament), që do të thotë se Qeveria do të jetë në gjendje të rrëzojë nëpërmjet Parlamentit vendimet e Gjykatës së Lartë.

2. Qeveria rrit përfaqësimin e saj në komisionin që emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

3. Ministrave nuk do t’u kërkohet më të kenë miratimin e këshilltarëve të tyre ligjorë për vendimet që marrin. Aktualisht kanë detyrimin ligjor ta kenë këtë miratim.

Kritikët mendojnë se reforma do të rrisë kontrollin politik mbi emërimet në drejtësi dhe do t’i mundësojë Knesset-it të miratojë ligje edhe nëse Gjykata e Lartë i konsideron ato jokushtetuese, duke kërcënuar kështu vetë demokracinë.

Mbështetësit e flaktë të reformës argumentojnë se ajo do të jetë një “fre” mbi teprimet e Gjykatës së Lartë dhe do të rivendosë ekuilibrin.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit dhe më pas Manaj, Shqipëria në avantazh 2 me 0 ndaj Finlandës
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro
  • Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes
  • SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?