Nga Adrian Thano
Sovraniteti i një shteti zakonisht matet me kufijtë e tij territorialë, ushtrinë apo njohjen ndërkombëtare. Por ekziston një përmasë tjetër, shumë më e padukshme. Është integriteti moral i drejtuesve. Kur një udhëheqje politike e humbet këtë integritet për shkak të korrupsionit të kapilarizuar, ajo njëkohësisht dorëzon edhe aftësinë për të mbrojtur interesin kombëtar. Korrupsioni eeliminon lirinë e vendimmarrjes. Ai e kthen pushtetarin nga një përfaqësues të popullit në një individ të shantazhueshëm.
Bota e sotme drejtohet nga interesa të ftohta. Diplomacia e fuqive të mëdha nuk ka sentimente, vepron mbi levat e trysnisë. Lideri i shantazhueshëm pranon marrëveshje disavantazhuese që të blejë mbështetjen apo heshtjen ndërkombëtare. Ai detyrohet të bëjë lëshime strategjike që dëmtojnë drejtpërdrejt shtetin përballë kërcënimit të izolimit, dosjeve penale apo përgjimeve komprometuese.
Rasti i Kosovës dhe pranimi i Gjykatës Speciale të Hagës duhet të lexohet edhe në këtë prizëm, pavarësisht argumenteve se ajo ishte një domosdoshmëri për ruajtjen e partneritetit me Perëndimin. Pse një shtet i ri pranoi një mekanizëm juridik të vendosur jashtë kontrollit të tij të plotë? Kjo nuk ishte vetëm pasojë e pabarazisë së pashmangshme mes një shteti të vogël dhe fuqive të mëdha. Ajo lidhej edhe me dobësitë e klasës politike të pasluftës, e cila, e rënduar nga akuzat për korrupsion dhe kapje të shtetit, kishte humbur një pjesë të autoritetit moral dhe rrjedhimisht të aftësisë për t’u përballur me trysninë ndërkombëtare nga një pozicion më i fortë.
Në Tiranë, modeli shfaqet në forma të tjera. Historia e pas ’90-s në Shqipëri është e mbushur me vendime të rëndësishme që janë diktuar më shumë nga nevojat e pushtetit sesa nga interesi afatgjatë i shtetit.
Marrëveshje që prekin hapësirat detare, nisma rajonale të ndërmarra pa konsensus shoqëror, pranimi i barrave ndërkombëtare që vende shumë më të mëdha kanë hezituar t’i marrin përsipër, koncesionet dhe privatizimet e pasurive strategjike, na e kanë bërë të qartë se mbijetesa politike e udhëheqësve ka peshuar më shumë se mbrojtja e interesave kombëtare. Këto vendime janë paraqitur si detyrime ndaj aleatëve apo si ‘kontribute për sigurinë globale’. Në të vërtetë, shteti nuk ka vepruar si subjekt sovran që negocion interesat e vendit. Ai ka pranuar kosto afatgjata për t’u siguruar mbështetje afatshkurtër timonierëve të radhës.
Për sa kohë do udhëhiqemi nga këto ‘llogari taktike’ pushtetarësh të kushtëzuar nga mëkatet e tyre, do vazhdojmë të kemi flamur, himn dhe kufij, por në thelb do mbetemi protektorat informal i diktuar nga interesat e atyre që zotërojnë “dosjet” e udhëheqësve tanë.
Për këtë arsye beteja kundër korrupsionit nuk duhet parë si ‘reformë’, nevojë e re për ligje mbi ligje, kusht për të hyrë në BE, etj. Antikorrupsioni është akti më i madh i patriotizmit modern. Për fjalime dhe postime emocionuese është kollaj, patriotizmi matet me atë që bën njeriu kur ka në dorë pushtetin dhe paranë publike. Aty e fiton fuqinë për t’i thënë “jo” edhe një aleati kur interesi i vendit e kërkon.
Pa drejtues me autoritet moral, sovraniteti i Kosovës, por edhe i Shqipërisë do mbetet koncept i cunguar, i gatshëm për tregti në pazaret e një gjeopolitike përditë e më cinike.
DITA

Sa me shume korrupsion, aq me pak sovranitet – me sakte nuk ka ku te veje o A. Thano.
Vetem se do shtoja dhe kete …aq me shume servilizem e zgerryerje te Rames si ajo para Melonit ne Tirane, me gjithe tjeret matane kufirit !
Sh e drejt z.Kryeredaktor
flamuri dhe kufijtë mbeten thjesht dekor përballë atyre që zotërojnë “dosjet”.
Por jo vetem te korrupsionit
Per mua si studiues i historise te gjith udheheqsit shqiptar kane qen agjent te Frances, rrjedhimisht te sllavëve.
Edhe Enver Hoxha e kishte gjith biblioteken frengjisht dhe madje mjekun e vetem qe pranoi kur ishte ne shtratin e vdekjes ishte francez.
Jane te kapur nga agjenturat. Edhe Rama erdhi nga Franca.
Edhe Berisha u shkollua andej.
Ne burg sot jan vetem hajdutet qe skan lidhje me francen si Meta dhe ai kalamau Bashkis.
Dhe pastaj ndersejn zagaret e tyre online per tu then atyre qe ua nxjerrin kete “sekret” tu thon serb e grek.
Akuzo tjetrin i pari per atë që je vetë.
Kete bejne palacot. Keshtu me ka ndodhur mua me publikimet e mia
Jeni penë e fortë zoti Adrian.
Shkruani per frankofilizmin e udheheqsve shqipfoles se fjala juaj zë vend
Shqipéria joné, pér momentin, ka mekanizmat tekniké (SPAK,GJKKO), pér ti dhéné fund njéheré e pérgjithmoné kétij TURPI DHE NJOLLE KOMBÉTARE qé kllouné dhe skizofrené, hajduté dhe tradhtaré si BERISHA APO RAMA, me krimet e tyre, i kané shkaktuar dhe shkaktojné kétij populli.
Shoqéria shqiptare, ka 4 muaj qé proteston rrugéve té véndit, trysnia nga poshté rritet.
Çfaré mungon pér té pérjetuar hapin final?
Né Shqipéri, na mungon profili i Albin Kurtit si politikan dhe shqiptar, profili i atij qé nuk mund ta shantazhozh por qé edhe di té kuptojé qé pushteti éshté pérgjegjési sé pari dhe jo karagjozllék dhe palaçollék brekushesh dhe syzesh té kuqe apo té verdha .
Vendimi i gjykatés sé Hagés ndaj Thaçit,Veselit,Krasniqit dhe Selimit,,na tregon mé sé qarti se ku pérfundon TÉ QÉNIT I KORRUPTUAR.
SPAK,,,,,duhet té veprojé, sot éshté koha, jo nesér. Shqipéria po shkon pér lesh, shqiptarét po zhduken. Até qé nuk ia arritén serbé e greké,,,po ia arrijné hajdutét dhe drogaxhinjté, tradhtarét dhe palaçot lara lara.
Vérteté do dorézohemi para tyre?
Ta lexojn kujdestarët e përkohshëm të pushtetit. shumë i mirë për idenë që pushteti nuk u përket atyre
Fjalia më e fortë e shkrimit për mua është:
“Korrupsioni eliminon lirinë e vendimmarrjes. Ai e kthen pushtetarin nga një përfaqësues të popullit në një aktor të shantazhueshëm.”
Por jam dakord me komentusin Vlora 97. Ketij shkrimi nolian i mungon permasa e korruptimit me flagrant te drejtuesve shqiptare.
Para se te jene HAJDUTË, janë AGJENTË te interesave te huaja antishqiptare.
Sidoqoft autori ka meritën qe terheq per here te pare vemendjen publike mbi TE VERTETEN E MADHE qe korrupsioni nuk prodhon vetëm padrejtësi të brendshme, por edhe dobësi sovrane përballë faktorëve të jashtëm.
Për të kuptuar thjeshtë se si funksionon sistemi kleptokratik, korrupsioni, mjafton të keni parë filmin komik “S.P.Q.R. – 2000 e ½ anni fa”. Është një film komedi italian i vitit 1994 me regji nga Carlo Vanzina dhe me aktorë Christian De Sica, Massimo Boldi dhe Leslie Nielsen.
Në sallën e gjyqit, përpara Senatit, personazhi i Leslie Nielsen mban një fjalim cinik dhe ironik ku ai shpjegon se sistemi që ata kanë ndërtuar, edhe pse i korruptuar, funksionon për të mirën e përgjithshme. Ai thotë se ryshfetet, pazaret dhe “magna magna” nuk janë defekte, por vajosja që mban në lëvizje gjithë mekanizmin e shtetit dhe ekonomisë.
Sipas tij, të gjithë përfitojnë nga ky sistem: politikanët, tregtarët, ushtria, administrata, madje edhe populli, sepse paratë qarkullojnë dhe rendi ruhet. Ai i paraqet këto praktika si diçka normale, pothuajse të domosdoshme, dhe i justifikon si traditë të Romës.
Pastaj i sulmon dy personazhet e De Sicës dhe Boldit, duke i quajtur naivë dhe budallenj, sepse ata duan drejtësi të pastër dhe ligje të ndershme. Sipas tij, duke kërkuar të shkatërrojnë korrupsionin, ata në fakt po rrezikojnë të shembin gjithë sistemin, të ndalojnë qarkullimin e parave dhe të çojnë shtetin në kaos.
Fjalimi mbyllet me idenë se hipokrizia është baza e pushtetit, dhe se morali absolut është armiku më i madh i një perandorie që do të mbijetojë.
Në fund të filmit De Sica dhe Boldi dënohen dhe kryqëzohen, por në mënyrë komike/satirike, jo dramatike. Kryqëzimi paraqitet si absurd dhe grotesk, ata mbeten gjallë, bëjnë shaka dhe vazhdojnë të flasin, ndërkohë që sistemi i korruptuar vazhdon si më parë, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.Mesazhi ironik është i qartë: në Romën e lashtë (dhe jo vetëm aty), ata që përpiqen të ndryshojnë sistemin përfundojnë të sakrifikuar, ndërsa pushteti dhe “magna magna” mbijetojnë gjithmonë. Në S.P.Q.R., mesazhi i vërtetë nuk është Roma e lashtë, por çdo shtet ku korrupsioni bëhet sistem. Kjo përkon shumë me mënyrën si perceptohet realiteti shqiptar nga një pjesë e madhe e shoqërisë. Edhe në Shqipëri shpesh dëgjohet ideja: “po të mos ketë ryshfet, s’ecin punët”, “të gjithë hanë pak”, “kështu funksionon sistemi”. Korrupsioni normalizohet dhe shitet si “realizëm”, jo si problem.Reformatorët trajtohen si rrezik, jo si zgjidhje. Në film, De Sica dhe Boldi nuk paraqiten si heronj të mençur, por si: naivë idealistë pengesë për “stabilitetin”. Në realitetin shqiptar, shpesh, denoncuesit izolohen, kritikët etikë quhen “armiq”, “budallenj”, “të paguar”.Kryqëzimi i De Sicës dhe Boldit është simbolik: sistemi i sakrifikon publikisht për të treguar se “drejtësia u bë”, por pa ndryshuar asgjë në thelb. Në realitetin modern, “kryqëzimi” nuk është fizik: është linçim mediatik, shkatërrim reputacioni, izolim institucional, ose harresë e qëllimshme.
Mesazhi i përbashkët (atëherë & sot): Kur korrupsioni bëhet strukturë, morali bëhet krim.Sistemi nuk mbrohet sepse është i drejtë, por sepse ushqen shumë njerëz. Ata që duan ta ndreqin, trajtohen si problem — jo si zgjidhje.
Filmi është komedi, por mesazhi është i hidhur: perandoritë nuk bien nga korrupsioni, por nga fakti që korrupsioni bëhet normë e padiskutueshme.
Tirani duhet t’i eliminojë të gjithë këta njerëz — trimat, njerëzit me shpirt të madh, të mençurit dhe të pasurit, nëse dëshiron të sundojë, derisa të mos i mbetet askush, as mik e as armik, që të ketë ndonjë vlerë. Ai duhet të shohë kush është trim, kush është me shpirt të madh, kush është i mençur dhe kush është i pasur; dhe, i lumtur që është, bëhet armik i të gjithëve dhe komploton kundër tyre, kërkon mënyra për t’i goditur të gjithë, derisa t’i “pastrojë” nga shteti. (Një parafrazim modern i ideve të Platonit te Republika, Libri VIII, 567b–568a.)
Tirani detyrohet të rrethohet nga njerëz të këqij dhe të rekrutojë njerëz të tillë si truproja e tij. Në 568a thotë se këta njerëz bëhen shokët dhe mbështetësit e tij, ndërsa njerëzit e mirë e urrejnë dhe e shmangin.
_______________________
P.S: Platoni është përpjekur të thojë se: një tiran kërkon të ruajë pushtetin, ai i sheh njerëzit e mençur, të guximshëm, të pavarur dhe me ndikim si kërcënim. Prandaj përpiqet t’i largojë ose t’i nënshtrojë dhe rrethohet nga njerëz që varen prej tij dhe e mbështesin. Kështu, pushteti personal fillon të dëmtojë dhe shkatërrojë vetë shtetin. Pra, ideja kryesore është: një sundimtar që ka frikë nga njerëzit e aftë përfundon duke favorizuar servilizmin mbi meritën.
Nëse jetoni nën tirani, qoftë nga sunduesit e brendshëm apo nga pushtues të huaj, si mund të keni “atdhe”? Atdheu është shtëpia e njeriut, jo e skllavit. (Giuseppe Mazzini)
Pra, ideja e tij është kjo: nëse një popull jeton nën tirani, qoftë nga sunduesit e vet apo nga një pushtues i huaj, si mund të quhet vërtet i lirë dhe të ketë “atdhe”? Mazzini nuk e barazon thjesht atdheun me shtetin. Atdheu, sipas idealit të Mazzini-t, nuk mund të jetë thjesht një territor; ai presupozon lirinë dhe dinjitetin e qytetarit. Skllavëria politike, në këtë këndvështrim, e zbraz nocionin e atdheut nga kuptimi i tij. Mazzini ishte një nga figurat kryesore të nacionalizmit italian të shekullit XIX dhe e lidhte idenë e atdheut ngushtë me lirinë, detyrën qytetare dhe pjesëmarrjen e popullit.
Nuk jam dakord me komentusat qe thon se jan spiuna apo agjent.
Nuk ka nevoj as greqia as serbi ti blej keta palaco me poture.
Se keta i kan hequr poturet vet.
Pikerisht se jan hajdut
Madje un mendoj zoti Thano se para se te jen hajdut dhe horra rrugac keta jan TE PAAFTE.
Nuk dine te ndertojn shtet.
Nuk dimë më saktë.
Se ne i zgjedhim
AKSIOMA e zotit Thano mund te duket e bukur ne aparence, por koha ka vertetuar, qe nuk eshte e vertete,
sepse:
Ne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes Lindore, pas renies se Murit te Berlnit dhe ngordhjes se komunizmit kudo ne Bote, ne pushtet erdhen emisare te Diktaturave komuniste, qe ishin aq te korruptuar sa cuditen Boten me korrupsionin e tyre te pacipe duke vjedhur si te papare parate e buxhetit te shtetit, saqe Edi Rama do te dukej si cirak i tyre sot bashke me Belinden e Beqirit dhe Agasin e Bardhylit te PPSH. Nga ana tjeter ne te gjitha keto vende ish komuniste te Evropes Lindore gradualisht, krahas deshires per antarsim ne BE, filloi edhe Lufta me korrupsionin makaber pushtetar. BAJGAT e Enverit ne Kosove dhe Shqypni permendin me deshire dallkauku rastin e gjeneralit Ante Gotovina ne Kroaci, por harrojne te kujtojne se Kroacia e kapi dhe e rasi ne burg kryeministrin e saj te korruptuar, Ivo Sanaderin pa patur nevojen e ndonje SPAK apo Gjykate Speciale, megjithese rufjani i korruptuar ishte arratisur ne Austri. Dhe Kroacia eshte nje nga ato vendet qe u antarsua e fundit ne BE dhe e ka treguar se di ta mbroje fare mire sovranitetin e saj kombetar. Nuk dua te zgjatem me raste te tjera, ne Hungari Viktor Orbani ishte po kaq i korruptuar sa Edi Rama ne Shqypni, por iku ne te s’emes nga votuesit hungareze dhe nga media inteligjente e ketij vendi te Perandorise Austrohungareze, megjithe mbeshtetjen e fuqishme nga administrata Trump. Ne Rumani po keshtu korrupsioni ka permasa te medha, por rumunet nuk leshojne asnje gram sovraniteti perballe asnje shteti tjeter cfare dokush qofte.
CFARE NDODH NE KOSOVE DHE SHQYPNI?
Ne Kosove del kryeministri Albin Kurti dhe deklaron se qeveria e tij i gjendet prane KILLERAVE dhe familjeve te tyre dhe asnje fjale per VIKTIMAT e tyre apo per familjaret e tyre, qe media jone kombetare po ja nxin jeten duke i akuzuar si spiune dhe poliagjente. Cfare sovraniteti enverist eshte ky i Albin Kurtit, qe bie ndesh me poziten e SHBA, si Aleati qe cliroi Kosoven dhe e beri shtet? Ne Shqypni del gazetarja Grida Duma dhe organizon disa emisione fallco TV ne Top Channel me propaganden e genjeshtert: “SHBA kane dale kunder vendimit te Hages” dhe interviston “ambasadorin” rezil te korruptuar Ricard Grenell, kur ky jo veten nuk eshte ambasador, por ASKUSHI ne politiken e SHBA dhe njihet si njeriu qe punoi ne favor te Serbise. Po:
KUSH ESHTE TOP CHANNEL NE SHQYPNI?
Ky eshte televizioni me licence kombetare qe vodhi parate e inceneratoreve dhe vjedh akoma parate e buxhetit te shtetit te korruptuar te Edi Rames dhe i depoziton ne Banken e Putinit, ne Sofje dhe Bullgari. ASKUSH nuk e ka investiguar dhe hetuar kete afere makaber hajduterie te ketij televizioni kombetar, megjithese te gjitha adresat dhe dokumentat jane ashiqare per SPAK dhe drejtesine dhe kjo nuk ka bere vaki ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore ku korrupsioni dhe sovraniteti nuk ecin paralel me njeri tjetrin, dua te shtoj se ne Bullgari komunistet pro-putiniste ne pushtet debuan me hu ambasadoren e SHBA, qe kerkonte te kufizonte sovranitetin e vendit,
prandaj:
AKSIOMA E ZOTIT THANO NUK ESHTE GJITHMONE E VERTETE.
Ky karagjoz Nderkombetar ne radhe te pare duhet shpallur Armik i Kosoves me Vendim Parlamenti.Te ndalohet ti zere me goje emrin Kosoves,jo te nderhyje si Jol,te kurdise pazare me Kosoven..Drejtues te djeshem te Kosoves,naive dhe te padjallezuar,i besuan shantazhit te zhagajdhurit Edi Rama, perfunduan ne gremine,,por terhoqen edhe Kosoven me vete..Sinqerisht na ka demtuar shume. I falem asaj Rinie te Protestes,qe po ja djeg token nen kembe.
Habitem me ate Vloren “heroine”.Cfare duhet ti beje me Vlores ky MALLKIM,qe te zgjohet Vlora si Populli Kryeqytetit,qe kater muaj cdo dite ne shesh,ne rruge,ne Parlament,po ja ben qeverrisjen SKETERRE Luciferrit!
Ti mendon se populli kryeqytetit eshte ne kembe o Demo?… cdo njeri enderron sipas deshires qe ka, por ajo qe thua nuk eshte e vertete. Nga te pakta heret qe lexova komentin e “nastradinit”, diku kuptova (jo se nuk e dija), moralin… , qe korrupsioni dhe kasta, ikin me vote. Ata qe cirren, sipas mendimit tim personal, jane komplet jashte loje dhe e humben “trenin ” e pastertise se protestes. Te tjerat jane llogje Kavaje i thoshin, me ca dordolece qe skane as nivelin, as forcen te bindin njerezit tu shkojne mbrapa, qe sa me shume cirren dhe shajne, aq me shume largojne njerezit normale, qe duan nje ndryshim te vertete, me nje nivel me te larte intelektual dhe moral….. (mjafton ti degjosh), me perjashtim te disa kosovareve dhe maqedonasve qe jane thjesht ushtare pa tru.
OK,A.THANO:
-Kam 14 vite që lexoi dhe komentoj te DITA. Dhe,Kam mësuar shumë nga A.Thano,M.Zeqo,B.Islami,A.Stefani,V.Malaj,Pëllumb KULLA,et,Ku disa prej tyre kan ndërruar jetë & disa të tjerë jan braktisur dhe, tanimë po LEXOJ SHUMË ANONIM DERU ME PRE.
-Është e vërtet se korrupsioni i Pushtetarve i detyrojnë të hambasin sovranitetin,Por për kushtet tona fenomeni korrupsion nuk lindi nga 2013-2026 e këndej…
..Ndaj,DITA ka filluar të sulmoj në mënyrë selektive që bje erë neporizmi,duke u bragtisur nga 80 % e Shqipëtarve,Duke u barazuar me PANORAMA,MOTRA E RD.!
-Korrupsioni galopant u njohë,u përhap dhe nuk u ndëshkua që në qeverisjen e par GANGËSTRE(DASH)në rrugën e Kombit mbi 300 mil.$ të LUL/SALIUT duke ju mbyllur gjyqet me proçedurë..!
-Dhe,proçedurat i zgjati dhe i zeroi DREJTËSIA PLEPISTE 6 MUJORE E SALISËRBIT BISTURIA 79..ku paraburgimet PS+PD janë në raportin 100/1.!
..Dhe,më pas korrupsioni u shtua nga të gjitha qeverit pasardhëse me TEORINË: HA TË HAMË=PARTI+QEVERI+DREJTËSI+OLIGAR+DROGAXHIJ+BISEZMEN+MEDJE..Duke e lën popullin më të varfër në Botë që nga 1992..
..E NDËRSA,VETINGU NXORI NOKAUT 85-90 % TË MAGJISTRATVE,ASNJËRIT NUK JU SEKUESTRUA,KONFISKUA PASURIA E TEPËRT,KU NGA 1992 JAN VJEDHUR POPULLIT MBI 500 MILD.$…
..PASI KORBI-KORBIT NUK MUNDET TJA NXJERRI SYT..!?
..UNË DI SE FAMILJA NON GRATA KA 60 BANESA NË GJITHË EUROPËN,NDËRSA E.RAMA KA VETËM 1 VILË NË SURREL DHE AKUZOHET PËR 101..SIKURSE B.BALLUKU PËR 300 KUR NUK KA AS 3,NDËRSA 2 VILAT NË JUGË I KA SPORTISTI I.TARE TË BLERA NGA SAINIR MANE(TOP ÇENELL GRIDA DUMA)!..
..Ndaj edhe medjet 99 % të opozitës po përdoren si bombë atomike me hidrigjen për të infektuar opinionin Kombëtar e Nd/ Kombëtar..
-POPULLIT NUK I DUHEN BURGJET PLOT PËR PLOTSIM NUMURI PËR TI BËR QEJFIN BE,PA PROVA MBI 65 % MË SHUMË SE NË BE,KREMLIN,POR SEKUESTRO E KONFISKIM PËR SHTESA TË RROGAVE,PESIONEVE,ETJ.!
-Sovraniteti i Shtetit mbi drejtësinë u zerua në 2016,kur DREJTËSINË E RE E MONITORON SHBA,BE,PËR SHKAK TË POLITIQËNVE HARBUT,SHERRXHIJ,ARMIQ ME NJËRI-ATRIN,DUKE E NXJER KUVËNDIN E POPULLIT JASHTË LOJE..
..NDAJ MAGJISTRATËT KËRKOJNË TË SHTOJNË RROGAT E TYRE ME FIRMËN E TYRE,SI ASKUND NË BOTË,PASI DËGJOJNË BABIN SALI 92,KU EDHE MBRËM TE TV KLAN DEKLAROI ..” MAGJISTRSTËT KAN BUXHETIN E TYRE TË NDARË.”..!?
..NDAJ,ME TË DREJT THUHET SE DREJTËSIA U KAP 100% NGA PD 92 DHE NUK BËHET MË,PASI BABI TYRE NË 2025 DEKLAROI..” DO TË KTHEJ NË DETYRA MAGJISTRATËT E LARGUAR NGA VETINGU PREJ E.RAMËS,KUR KY NUK DI KUSH ËSHTË KRYETARI GJ.TIRANËS DHE JO MË TË TROPOJËS,PASI ATA I DREJTON SHEFJA E PERSONELIT(PEDAGOGE)ARGITA SALI MALLTEZI.!
– NDAJ,NGA 1992 PESHKU U QELB NGA KOKA,KU DREJTUESIT E PAR TË SHTETIT I EMROI AGJENTURA E HUAJ SLLAVO-GREKE,ME NË KRYE R.ALINË,PËR TË ZBATUAR KATOVICËN,VAZMZHDIMSINË E PPSH.
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA
O moderator
E lexon ket budallin e fshatit ca thote?
Si e miraton ket idiot dhe ul kaq shum nivelin e komentimit te nje nivel kefeneje?
Ky esht cop torollaku
Ca tipa si ky Ethem Lalaj mi sjellin zorret tek fyti. Ne pergjithesi tipa te tille jane nga Tepelena ose Mallakastra ose aty verdalle nga Jugu i thelle, gjysherit i kane patur cobene me dhi apo dele, prinderit zakonisht kapterra ushtrie, vete kane lindur ne Tirane por shtepia akoma ju mban era bageti, jane ne pergjithesi te shkurter, ezmere dhe te shemtuar. Per mengjes hane pace plenci qe i hedhin shume hudhra e spec djeges. Ligesine e shpirtit e kane ekstremisht te larte per shkak te krahasimit me ata qe kane afer dhe qe e kane gjendjen ne terezi per shkak se nuk jane budallenj. Por kulmi arrin kur te tille tipa e dine veten te zgjuar, te lexuar, interesante, intelektuale dhe fillojne e japin mend. Aty neveria nuk ka me kufinj. Nderkohe nuk dine as te shkruajne mire shqip (se gjuheve te tjera ju vijne anes). Te lutem o Ethem mos shkruaj me se na trashe !!!
Etemi esht thjesht naiv
Budalla
Keta te Dites e len sa për “farë”
Maskarenjt e vertet jan Mero Baze, Frok Cuprat, Bolinot me shok.
Sepse ata e din sh mire cfare po ndodh dhe si esht qelbur haleja.
Pra ndryshe nga Etemi qe i mbron ngaqe aq tru ka, keta te tjeret jane kriminela sepse e mbrojn te keqen dhe hajdutllekun ME VETËDIJE
dole dhe sot o idioti i kapterrave
Absolutisht e saktë ajo që zoti Thano e trajton si mungesë të integritetit moral të atyre që na kanë (keq)drejtuar. Janë këto kufoma politike që po na çojnë drejt vetshpërbërjes, drejt braktisjes së vendlindjes, drejt vetëmohimit. Kemi qysh nga 1912 që “krenohemi” në mënyrën në naive të nundshme për sovranitetin, valëvisim flamuj, këndojmë e hedhim valle “në gojën e ujkut”, siç trumbetonin etërit shpirtërorë të këtyre që kemi po sot mbi koka, shpalosim pankarta, gatuajmë dhe shtrojmë mbi asfalt torta kilometrike për 100 vjetorin e pavarësisë. Del një kryeboshkiak, pa kurrfarë integeiti, dhe fton gjithë pabuksat t’i vërsulen kush me lopatë e kush me govatë tortës për ta shqyer. Inskenim nga më absurdët për t’i dëshmuar atyre që e mbajnë nën presion e shantazh, se sa të kollajshme e ka të manipulojë “masat” mu në mes të kryeqytetit, ku mes të cilëve dominonin gra analfabete, të cilat u jepnin kurajo bijve të tyre: “Jepi mo, forca, mbushe thesin se je i shkaaathët”. Ky popull jemi, kaq meritojmë. Kur integritei morali i lulzimërve tanë është i barazvlershëm me zero, padyshim dhe sovraniteti merr kuptim tjetër. Duke filluar qysh nga padishai Esat, vegël e portës së lartë dhe tradhtar me damkë për të cilën morri dhe hakun që i takonte në mes rë Parisit, e duke vazhduar me Ahmutin e Serbisë, mret i vetëshpallur i ardhur në pushtet me bajonetat bielloruse, trojeshitës (Shën Naumi), tradhtar i rrezikshëm, u vodhi floririn shqiptarëve, i la pa armë ditën e pushtmit fashist, e ja mbathi si mi gjirizi përtej adriatikut. E duke vazhduar me diktatorin më të egër që njohu Evropa e pasluftës, marrë kjo në proporcion me numrin e popullsisë. Edhe ky me lidhje të forta në Paris, atje ku i biri i çetnikut me zë gruaje që ka ndryshuar dhe emrin ka bankë private. E që të vimë ke Nanua, i biri i Thanasit, shërbëror i Nexhmije Hoxhës në institutin e marksizëm-leninizmit, bashkëpunëtorin e tij Haki Toska, për të cilët intelektuali thotë se grabitën tobelatat e floririt të Rubikut dhe i depozituan në bankën e Zvicrës. E për të vazhduar me infermierin Sali, varkarin e bijve të Enverit, që çonte në Paris epruvetat e shurrës dhe i rrinte ke koka Hysni Kapos, gjyshit të Andi Bushatit. E për të vazhduar me palloshin e gjatë të lubisë Belinda Balluku, marrë me urdhër nga urat e Senës në Paris ku gjoja ishte “emigrant” dhe sjellë me thonjpaprerë në Ministrinë e Kulturës. Hajde kulturë, hajde. Hajde integritet, hajde moral. Ky është me pak fjalë “sovraniteti”.
Titull shkrimi sofist:” Sa me shume korruosion ,aq me pak sovranitet!?”Saluku me plepistet e vet ,sulltsnpiktori me ministreshat na vodhen pronat ne shqiptareve,pa asnje pushtues!?
Z.Konfuzion!Protesta nuk ka nevoje per doktoratura,Masteratura,,Tema shkencore etj..U mjafton edhe Ay Instituti gjysmak i vizatimit,qe ka paisur me diplome Lyderin Boteror e me gjere.
Shiko Demo, Ay Instituti “gjysmak” i Arteve, si dhe shume shkolla te larta te regjimit, zbuluam qe ishin te nje niveli shume te larte, pavaresisht aftesive personale te njerit apo tjetrit… Kush ka kaluar nga ato shkolla e di shume mire kete gje, perndryshe je nje viktime e komplekseve te tua ndaj asaj kohe (difektet i dime por mos tja hame hakun asaj periudhe) . Per sa i perket te sotmes tragjike qe nuk filloi me Ramen, te jesh i sigurte qe te gjithe e duan ndryshimin, edhe ata qe “patriotet”, i quajne “patronazhiste”, por ceshtja qendron si, kush dhe ne c’menyre…. Ti beson me te vertete qe SPAK, me disa shqiptare, as me te mire e as me te keqinj se te tjeret,(bile do te thoja, me servile, me karrieriste, me te paskrupullt se te ngjashmit e tyre) do sjellin ndryshimin e madh?….. Kemi rruge te gjate per te bere o njeri i sinqerte, si nje pjese e shqiptareve, por ne do rritemi me difektet tona, me pabesite tona, dhe me zgjuarsine tone…. por duke ndryshuar brezat, qe sdo kene lidhje fare me te kaluaren.
Ke bere nje gabim trashanik demo. Nje gjallese me brire te dermuara e koqetredhur nuk mund ti drejtohesh me z. (zoti) përpara. Eshte nonsens. Kjo specie me emer kafshe sado ta ndryshoje llagapin mbetet po ajo qe eshte, dele qe e mban veten per dash. Nga natyra kafsha e fermes se blegtorit Rama eshte indiferente, e qete, kokeulur, pa tru, peqe-lepe. Ky duket se ben dallim nga te tjerat. Eshte bere konfuz. I ngjitet tjeteit si ne rastin tend s’i shqitet kollaj. Do i kesh bere magji. Me se e ushqen kafshen tende o demo? Me jonxhe, me tagji Njethundraket e fermes se Rames kane te njejtat tipare. Dhjesin aty ju hane. Ka dy gallesa qe e ndotin forumin. Veç tij kemi dhe kapterrin e çorrushit atje lart. Kjo sa per hapje oreksi.
Tani qe te hyme ne teme, komplekset e veta kafsha i kerkon ke te tjeret. I falet se s’ka as ndergjegje, dhe as kapacitetin e mjaftueshem per te bere qofte dhe nje shpjegim logjik per ate se c’ndodh paraprakisht.
Protestuesit ne diten e 111 pa nderprerje ne kerkim te te drejtave te tyre legjitime. E nisen me aksione spontane kunder grabitesve te zonave te mbrojtura natyrore, dhunuesve te pameshirshem te saj. U terhoqen zvarre nga rojet private te firmes ndertimore, ndersa policia e (pu)shtetit bente sehir e nuk beri as tentativen me minimale per te nderhyre. Autoret e krimit, e pra ata qe terhoqen zvarre protestuesin, as nuk u kapen dhe as nuk u vu ne pranga prej policise, organit te destinuar per ruajtjen e rendit. Kjo nuk ndodhi ne Zvernec nuk ndodh as ne fiset Zulu, se dhe atje sundojne ligjet e xhungles, po me terhoqe zvarre pa shkak, gjen belane nga gjithe fisi. Jo qe nuk i gjeti asgje prej gjeje, por edhe sot dalin ca patronazhiste, kylisha pushteti, dhe mundohen qe skandalet prapesite, ligesirat, maskaralleqet, hajduterine, tjetersimin e trojeve, betonizimin, prerjen dhe djegjen e pyjeve, e sa e sa maskarada pa fund, tua hedhin si bare mbi supe opozites. Kesaj nener me thon opozite inekzistente, pa organizim, pa plan, pa objektiva te qarta, pa skelet, vemje qe mbijeton fale zullumeve te saj kur ishte ne pushtet.
Ndryshe nga sa c’pretendojne zarat dhe zagaret e pushtetit, koha me e pershtatshme per ndryshim eshte pikerisht sot. Kush nuk e kupton, dhe ne vend qe t’i bashkohet protestes preferon te ngroge karrrriget e kafeneve qysh ne pike te mengjesit, ose i ka punet ne terezi si laskar pushteti qe eshte, ose eshte komplet injorant e naiv qe i pelqen te mbetet skllav i vetvetes.
…”Rasti i Kosovës dhe pranimi i Gjykatës Speciale të Hagës duhet të lexohet edhe në këtë prizëm. Pavarësisht argumenteve se ajo ishte një domosdoshmëri për ruajtjen e partneritetit me Perëndimin, mbetet fakti se një shtet i ri pranoi një mekanizëm juridik të vendosur jashtë kontrollit të tij të plotë.
Kjo nuk ishte vetëm pasojë e pabarazisë së pashmangshme mes një shteti të vogël dhe fuqive të mëdha. Ajo lidhej edhe me dobësitë e klasës politike të pasluftës, e cila, e rënduar nga akuzat për korrupsion dhe kapje të shtetit, kishte humbur një pjesë të autoritetit moral dhe rrjedhimisht të aftësisë për t’u përballur me trysninë ndërkombëtare nga një pozicion më i fortë”…
Sa u takon këtyre “tanëve”, keq më vjen, por do të të mpihen duart së shkruari, i nderuar Kryeredaktor.
Ah Konfuzioni,
Ketu ne nje brez e me duket se e kane shitur te gjithe.. pas ca brezash do ndryshoje, keni te drejte.. thjesht shqiptaret do jene minorance dhe varfanjak ne vendin e tyre.
Mos u merrni me e lagu se lagu, nderkohe qe po shkrumbohet gjithshka.
Per sa i perket skypionit:
Aksioma e zotit Thano eshte me se r drejte.
Nese deshironi per ta kompletuar mund te shtoni: Aktore, komik e akrobat cirku te shantazhueshem, plus
Dhe pa dinjitet, aftesi dhe atdhedashuri.. thjesht maska pa shpirt.
Studiuesi Taulant Muka publikoi një denoncim ku akuzon ministren e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, për plagjiaturë në një punim të botuar në vitin 2018. Sipas pretendimit të tij, pjesë të punimit — përfshirë hyrjen, metodat, rezultatet dhe përfundimet — janë kopjuar nga punime më të hershme, ndërsa të dhënat e një spitali grek pretendohet se janë paraqitur si të dhëna të Spitalit të Durrësit. Petendimi i Mukës shtë shumë specifik:
Lee & Kim, 2017 – Kore.
Muka pretendon se pjesë të hyrjes janë marrë fjalë për fjalë nga punimi i Wang-Soo Lee dhe Jaetaek Kim. Ky është artikulli Diabetic cardiomyopathy: where we are and where we are going.
Loncarevic et al., 2016 – Uzhiçe.
Pretendohet se dy paragrafë janë marrë nga punimi i Brane Loncarevic dhe kolegëve.
Më e rëndësishmja: Muka pretendon se përshkrimi i pacientëve të studimit serb është paraqitur sikur i përkiste pacientëve të studiuar në Durrës.
Stefanidis et al., 2009 – Pire.
Muka pretendon se edhe një pjesë e metodologjisë është marrë nga studimi i Alexander Stefanidis. Raportimi thotë se, sipas Mukës, janë ndryshuar viti dhe numri i pacientëve, ndërsa metoda është marrë nga studimi grek.
_________________________________
https://dosja.al/aktualitet/ministrja-kopjace-klodiana-spahiu-ne-krye-te-shendetesise-punimi-i-di-i514913?
__________________________________
“Diabetic Cardiomiopathy Clinical Features” është një artikull shkencor i botuar në 2018, me autorë Eduard Spahiu dhe Klodiana Spahiu, në International Journal of Ecosystems and Ecology Science, vëll. 8, nr. 3, f. 585–590.
Çfarë mund të verifikohet drejtpërdrejt?
1. Abstrakti i vitit 2018 përputhet me artikullin e vitit 2010.
Në artikullin e Spahiu & Spahiu thuhet:
“Diabetes is associated with increased incidence of heart failure even after controlling for coronary artery disease and hypertension.”
E njëjta fjali gjendet në abstraktin e Boudina & Abel, “Diabetic cardiomyopathy, causes and effects”, botuar në 2010.
Boudina & Abel vazhdojnë me të njëjtën strukturë: DCM si entitet gjithnjë e më i njohur → nevoja për kuptimin e patofiziologjisë → diagnostikim/trajtim → review i kërkimeve bazë dhe klinike.
Dhe artikulli i Spahiut vazhdon:
“a better understanding of its pathophysiology is necessary…”
pastaj:
“This is a systematic review of recent basic and clinical research…”
Kjo është jashtëzakonisht afër abstraktit të Boudina & Abel, i cili thotë se autorët “will review recent basic and clinical research” mbi manifestimet dhe mekanizmat patofiziologjikë të DCM.
Edhe pjesa tjetër e abstraktit të 2018-ës ndjek të njëjtën strukturë dhe formulim si abstrakti i 2010-ës. Kjo është një përputhje tekstuale e verifikueshme, jo thjesht ngjashmëri në temë.
Një tjetër pjesë përputhet me një review të vitit 2016.
Në punimin e 2018-ës thuhet se patogjeneza është “partially understood” dhe “likely to be multifactorial”, duke përmendur çrregullimet metabolike, hipertensionin dhe neuropatinë autonome kardiovaskulare.
I njëjti formulim gjendet në artikullin “Present Insights on Cardiomyopathy in Diabetic Patients”, të publikuar në 2016.
Abstrakti i Felício et al., Present Insights on Cardiomyopathy in Diabetic Patients (2016), thotë:
“The pathogenesis of diabetic cardiomyopathy (DCM) is partially understood and is likely to be multifactorial…”
dhe menjëherë specifikon:
“metabolic disturbances, hypertension and cardiovascular autonomic neuropathy (CAN).”
Artikulli i Spahiut 2018 ka pikërisht:
“The pathogenesis of diabetic cardiomyopathy is partially understood and is likely to be multifactorial, involving metabolic disturbances, hypertension and cardiovascular autonomic neuropathy.”
Pra këtu kemi përsëri përputhje tekstuale shumë të fortë, jo vetëm përputhje të ideve.
Edhe struktura e pjesës pasuese është e njëjtë: nevoja për të kuptuar mekanizmat bazë dhe zbatimin e tyre në praktikën klinike.
Punimi i 2018-ës e quan veten “systematic review of recent basic and clinical research”.
Kjo do të thotë se përdorimi i literaturës së mëparshme është normal. Çështja që duhet hetuar është nëse pjesët janë marrë fjalë për fjalë dhe nëse janë atribuar/cituar siç duhet. Vetëm fakti që një review përdor materiale nga artikuj të mëparshëm nuk përbën vetvetiu plagjiaturë.
Pretendimi më serioz i Taulant Mukës është se jo vetëm teksti, por edhe metodat, rezultatet dhe përfundimet janë marrë nga punime të tjera dhe se të dhënat e një spitali grek janë paraqitur si të Spitalit të Durrësit. Ky është një pretendim i raportuar nga Muka.
_________________________________________________
Tani, le të krahasojmë këto artikuj:
Eduart Spahiu & Klodiana Spahiu (2018), Left Ventricular Changes in Patients with Type 2 Diabetes, IJSR, vol. 7, issue 7. Artikulli thotë se ka studiuar 100 pacientë me diabet tip 2 dhe 100 kontrolle nga Spitali Rajonal i Durrësit, 2010–2013.
Lee & Kim (2017), Diabetic cardiomyopathy: where we are and where we are going, Korean Journal of Internal Medicine, 32(3):404–421, DOI 10.3904/kjim.2016.208. Ky është një review, jo studim me pacientë.
●Blloku A — prevalenca e DCM.
Në artikullin e Spahiut gjendet një seri shumë specifike:
prevalenca e DCM nuk është e qartë;
disfunksioni diastolik deri në 30%;
studime të tjera 40–60%;
studim prospektiv në diabetin tip 1: 3.7% dhe 14.5%;
incidenca vjetore 0.02% dhe 0.1%;
insuficienca kardiake diastolike 85%.
Kjo seri është e njëjta seri informacioni dhe në të njëjtën renditje që gjendet në Lee & Kim 2017. Burimi i Lee & Kim e jep qartë 3.7%, 14.5%, 0.02%, 0.1% dhe 85%.
Ndërkohë, artikulli i Spahiut e paraqet pikërisht këtë material në hyrjen e vet.
●Blloku B — mekanizmat e kardiomiopatisë diabetike.
Spahiu shkruan se mekanizmat përfshijnë:
insulinorezistencën;
dëmtimin mikrovaskular;
anomalitë subqelizore;
çrregullimet metabolike;
disfunksionin autonom;
përgjigjet imunitare maladaptive.
Lee & Kim 2017 japin të njëjtën listë dhe në të njëjtën renditje.
Edhe paragrafi pasues mbi hipergliceminë dhe ndërveprimin e mekanizmave metabolikë është shumë afër burimit të Lee & Kim.
●Blloku C — hiperglicemia, inflamacioni, hiperlipidemia dhe ROS
Kjo është edhe më e qartë.
Lee & Kim shkruajnë se anomalitë kryesore metabolike janë hiperglicemia, inflamacioni dhe hiperlipidemia, të cilat lidhen me prodhimin e specieve reaktive të oksigjenit dhe komplikacionet diabetike.
Artikulli i Spahiut përmban të njëjtin formulim dhe të njëjtën lidhje logjike: hiperglicemia + inflamacioni + hiperlipidemia → ROS → komplikacione diabetike/DCM.
A është Lee & Kim i cituar?
Kjo është pika kritike.
Në artikullin e Spahiut, lista e referencave përfshin:
Miki et al. 2013;
Di Bonito et al. 2005;
Schannwell et al. 2002;
Andersen et al. 2003;
Ernande et al. 2010;
Ward & Crossman 2014;
Lee & Kim 2017 nuk është në listën e referencave.
Kjo është e rëndësishme sepse artikulli i Lee & Kim është botuar online më 18 prill 2017, ndërsa artikulli i Spahiut është botuar në korrik 2018. Pra, kronologjikisht Lee & Kim ishte në dispozicion para artikullit të Spahiut. Pra, ka prova të forta dokumentare për përdorim të paatribuuar të materialit tekstual nga Lee & Kim (2017).
Artikulli i Spahiut citon Miki et al. 2013 si [6], dhe disa burime të tjera të hershme për DCM.
Por Lee & Kim 2017 duket se ka sintetizuar pikërisht literaturën e mëparshme, duke përfshirë burime si Miki 2013.
Kjo krijon një mundësi alternative:
A mund të jetë teksti i Spahiut marrë nga Miki 2013 dhe jo drejtpërdrejt nga Lee & Kim 2017?
Por edhe në këtë skenar, nëse teksti është marrë nga një burim i mëparshëm pa citim adekuat, problemi i integritetit mbetet; ndryshon vetëm burimi i saktë i kopjimit.
Pra, si përfundim mund të themi se: Pjesa tekstuale e artikullit 2018 paraqet një problem serioz të integritetit akademik. Ka disa blloqe ku përputhja me Lee & Kim 2017 është aq specifike, madje duke ruajtur të njëjtën renditje të fakteve dhe shifrave — saqë nuk është thjesht si “ngjashmëri tematike”. Fakti që Lee & Kim nuk figuron në referencat e artikullit e rrit ndjeshëm problemin e plagjiaturës.
_________________________________________________
Pyetja është: A ka moral kjo qeverisje? A qelbet peshku nga koka? Pse Ramës i qëllojnë të ketë ministra ose zv.kryeministra të korruptuar, abuzues me detyrën, hajdutë fondesh apo punimesh shkencorë? A duhet të dorëhiqet ministrja K.Spahiu? Normalisht po. Faktikisht jo, sepse që të jesh pjesë e qeverisë Rama, tashmë hajdutllëku apo korrupasioni me sa duket është kriter rekrutimi. Kështu që edhe vjedhja e punimeve shkencore pse mos të pranohet si kriter për t’u bërë ministër?
_______________________________
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC2914514/?
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC5101638/?
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/26364799/
https://dosja.al/aktualitet/ministrja-kopjace-klodiana-spahiu-ne-krye-te-shendetesise-punimi-i-di-i514913?
https://www.kjim.org/m/journal/view.php?doi=10.3904%2Fkjim.2016.208
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/28415836/
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC2914514/?
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC5101638/?
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/26364799/
Për mjek specialist në QSUT, nëse krahasojmë një mjek me MSc me një mjek me PhD (doktoraturë), duhet të kemi parasysh se skema i trajton në mënyrë të ndryshme.
▪︎ MSc: paga e pozicionit për mjekun specialist është 119,000 lekë, plus 14,000 lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. Shtesa e kushteve të punës është 3,000–8,000 lekë, sipas shërbimit.
▪︎ PhD: paga bazë është 116,040 lekë dhe shtesa për kushte pune është 64,060 lekë, pra 180,100 lekë bruto/muaj.
Kështu, për një mjek specialist me MSc, totali është 136,000–141,000 lekë bruto/muaj, ndërsa me PhD është 180,100 lekë.
Diferenca PhD – MSc është 39,100–44,100 lekë bruto në muaj, në varësi të shërbimit.
__________________________
https://qbz.gov.al/
___________________________
P.S: Pra një mjek në QSUT që ka PhD (doktoraturë), merr në pagë mujore 39,100–44,100 lek bruto më shumë se një mjek specialist me MSc (master shkencor), ose rreth 469,200–529,200 lekë bruto në vit. Kjo do të thotë se titulli shkencor nuk është vetëm një dekoratë akademike: nëse ai përdoret si bazë për një trajtim financiar më të lartë, ai ka edhe pasojë konkrete në fondet publike. Por këtu lind pyetja: Çfarë ndodh nëse doktoratura mbi të cilën është dhënë ky përfitim financiar rezulton zyrtarisht plagjiaturë ose shpallet e pavlefshme? Nëse një titull akademik është shpallur i pavlefshëm nga organi kompetent, duhet të verifikohet:
1-nëse personi ka vazhduar të përfitojë shtesën financiare;
2-për sa kohë është paguar kjo shtesë;
3-sa është shuma totale e përfituar;
4-nëse ekziston detyrimi për kthimin e shumave të marra;
5-dhe nëse ka përgjegjësi administrative, disiplinore apo penale.
https://www.sot.com.al/mban-titullin-doktor-i-shkencave-taulant-balla-akuzohet-se-ka-kopjuar-dizertacionin-nga-nje-punim-shkencor-europian-i5185389
https://sot.com.al/dikur-ministre-arsimi-evis-kushi-me-artikull-shkencor-plagjiature-kam-qene-autore-e-dyte-nuk-mbaj-pergjegjesi-i5186741
________________________
Artikulli i gazetës “Sot” identifikon si burim të pretenduar të kopjimit punimin e Eric Chang, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-Wave Democracies (2007). Ky punim gjendet në arkivin zyrtar të Afrobarometer.
Artikulli i vitit 2010 ekziston në proceedings zyrtare të konferencës së ASECU-së. Titulli është “Political transition, Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, me autorë Msc. Marsida Ashiku, Phd. Evis Kushi”, dhe artikulli zë faqet 21–36.
Çfarë del nga krahasimi? Burimi që pretendohet se është përdorur është punimi i Eric Chang, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-Wave Democracies, i publikuar në vitin 2007 si Afrobarometer Working Paper No. 79. Burimi origjinal është ende i disponueshëm në arkivin e Afrobarometer.
●Abstrakti nuk është thjesht i ngjashëm në temë. Chang e hap abstraktin duke thënë se punimi shqyrton efektin e demokratizimit mbi pabarazinë e të ardhurave në demokracitë e valës së tretë, përdor të dhënat e World Income Inequality Database dhe kërkon të shpjegojë pse pabarazia rritet më shpejt në vendet në zhvillim. Ai lidh këtë me modelet e demokratizimit dhe pasojat e korrupsionit.
●Punimi Ashiku–Kushi i vitit 2010 nis me të njëjtën linjë argumentimi: shqyrton efektin e demokratizimit mbi pabarazinë në demokracitë e reja, përdor World Income Inequality Database dhe e lidh rritjen e pabarazisë me korrupsionin dhe mënyrën e demokratizimit. Kjo shihet drejtpërdrejt në abstraktin e dokumentit të konferencës. Pra, këtu nuk kemi vetëm të njëjtën temë. Kemi të njëjtën pyetje kërkimore, të njëjtin burim kryesor të të dhënave dhe të njëjtën linjë teorike.
2. Hyrja ndjek strukturën e Chang. Te Chang, hyrja fillon me problemin: pse demokratizimi në demokracitë e reja shoqërohet me rritje të pabarazisë. Pastaj ai kalon në disa hapa shumë specifikë: shpjegon pasojat ekonomike dhe politike të pabarazisë; përdor të dhënat e World Income Inequality Database; krahason periudhat para dhe pas demokratizimit; shtron paradoksin se demokracia teorikisht duhet të reduktojë pabarazinë, por në demokracitë e valës së tretë ndodh e kundërta; e lidh shpjegimin me korrupsionin dhe mungesën e mekanizmave të përgjegjshmërisë politike. Kjo strukturë është e dokumentuar qartë në faqet e para të punimit të Chang. Pikërisht kjo është ajo që media e përshkruan si marrje të një paragrafi të plotë nga Chang. Nga pikëpamja e metodologjisë së kërkimit, nëse teksti i vitit 2010 riprodhon formulimin dhe renditjen e argumentit të Chang pa e identifikuar atë si tekst të marrë nga burimi, atëherë kemi problem të mirëfilltë të atribimit akademik, jo thjesht “ngjashmëri tematike”.
3. Seksioni “Why Is Democracy Believed to Reduce Inequality” është shumë domethënës. Chang ka një seksion me titull: “Why Is Democracy Believed to Reduce Inequality”, dhe aty ndërton argumentin se demokracia, përmes zgjerimit të pjesëmarrjes politike, krijon kërkesa për rishpërndarje të të ardhurave. Ai pastaj kalon te modeli i “median voter”, sindikatat, partitë socialdemokrate etj. Artikulli i vitit 2010, sipas dokumentit të konferencës dhe krahasimit të raportuar, ndjek pikërisht këtë seksion dhe këtë renditje të argumentit. Vetë artikulli i Sot e identifikon këtë pjesë konkretisht si një nga pjesët e marra nga Chang. Nuk është plagjiaturë sepse autorët përdorin teorinë e “median voter”. Ajo është teori e njohur dhe mund të citohet. Problemi lind nëse teksti i Chang është riprodhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose shumë të afërt dhe nuk është paraqitur si citim/parafrazim i tij.
4. Pjesa mbi “Political Accountability” është edhe më e rëndësishme. Chang ka një seksion të posaçëm:“The Missing Link: Political Accountability”. Aty argumenti është shumë specifik: kërkesat e qytetarëve për rishpërndarje nuk mjaftojnë; duhet të ekzistojnë mekanizma të përgjegjshmërisë politike që t’i detyrojnë qeveritarët t’i përkthejnë këto kërkesa në politika. Chang diskuton këtu mekanizmat e kontrollit dhe balancës, informacionin politik dhe kufizimin e abuzimit të elitave. “Sot” pretendon se artikulli i vitit 2010 e ka marrë këtë pjesë pothuajse fjalë për fjalë. Nëse krahasimi tekstual konfirmon se fjalitë janë të njëjta ose praktikisht të njëjta, kjo është evidencë shumë më e fortë për plagjiaturë tekstuale sesa fakti që dy punime flasin për të njëjtën çështje.
5. Problemi më serioz janë numrat. Këtu çështja kalon nga plagjiatura e tekstit te integriteti i të dhënave. Artikulli i Sot pretendon se në punimin e Chang gjenden përqindje që lidhen me perceptimin e pabarazisë në vende të Azisë, ndërsa në punimin Ashiku–Kushi të njëjtat vlera numerike paraqiten për qytete shqiptare, duke përmendur Fierin, Elbasanin, Durrësin, Vlorën dhe Tiranën. Numrat janë identikë, jo thjesht të ngjashëm. Në punimin e Eric Chang, të vitit 2007, ekziston një tabelë e quajtur: “Table 2.B: Citizens’ Perception on the Past Change in Inequality in Asia”. Tabela paraqet perceptimin e qytetarëve për ndryshimin e pabarazisë në pesë vende aziatike: South Korea, Mongolia, The Philippines, Taiwan dhe Thailand.
●Numrat janë: South Korea: 17.5 – 43.5 – 30.9 – 7.8 – 0.3
Mongolia: 35.2 – 36.8 – 13.7 – 10.6 – 3.8
Philippines: 10.2 – 15.6 – 47.7 – 21.5 – 5.0
Taiwan: 18.9 – 21.0 – 33.4 – 23.5 – 3.2
Thailand: 1.6 – 7.7 – 41.4 – 40.2 – 9.1
All Asian Countries: 15.4 – 24.8 – 32.9 – 20.5 – 4.2
Këto janë drejtpërdrejt në dokumentin origjinal të Chang.
●Tani shkojmë te punimi Ashiku–Kushi, 2010. Në faqen 34 të proceedings të ASECU-së gjendet:
“Table 2. Citizens perception on the past change in inequality in Albania.” Por kolonat janë të njëjta:
Much Worse – Worse – The Same – Better – Much Better
dhe rreshtat janë: Fier: 17.5 – 43.5 – 30.9 – 7.8 – 0.3
Elbasan: 35.2 – 36.8 – 13.7 – 10.6 – 3.8
Durres: 10.2 – 15.6 – 47.7 – 21.5 – 5.0
Vlore: 18.9 – 21.0 – 33.4 – 23.5 – 3.2
Tirane: 1.6 – 7.7 – 41.4 – 40.2 – 9.1
All Albanian cities: 15.4 – 24.8 – 32.9 – 20.5 – 4.2
Kjo nuk është ngjashmëri statistikore. Është kopje numerike 1:1 e të gjithë tabelës.
Por ka një detaj shumë të rëndësishëm: artikulli Ashiku–Kushi e atribuon tabelën IDRA-s. Në versionin e mëvonshëm të punimit, të botuar në vitin 2011, autorja Marsida Ashiku e riprodhon të njëjtën tabelë dhe poshtë saj shkruan: “Source: IDRA, 2009.” A ekzistonte realisht një tabelë e IDRA-s e vitit 2009 me këto të dhëna për Fierin, Elbasanin, Durrësin, Vlorën dhe Tiranën? Nëse ekziston, atëherë fakti që numrat janë identikë me Chang mund të ketë një shpjegim legjitim: të dy autorët mund të kenë përdorur të njëjtin dataset/burim primar ose një dataset që ka riprodhuar të njëjtat të dhëna. Nëse nuk ekziston, atëherë kemi një problem shumë më serioz. Chang nuk i paraqet këto si të dhëna për qytete shqiptare. Ai shpjegon se të dhënat individuale vijnë nga dy projekte ndërkombëtare të sondazheve: Afrobarometer dhe East Asian Barometer. Ai thotë shprehimisht se për analizën aziatike përdor të dhëna nga East Asian Barometer. Në kampion përfshihen Mongolia, Philippines, South Korea, Taiwan dhe Thailand. Madje dokumenti origjinal jep edhe madhësinë e kampionit: të dhënat aziatike përfshijnë 6,805 intervista, ndërsa kampionet individuale sipas vendeve variojnë nga 1,144 respondentë në Mongoli deri në 2,400 në Afrikën e Jugut. Dhe mbi të gjitha, Chang tregon pyetjen që u është bërë respondentëve: Sa është përkeqësuar apo përmirësuar hendeku midis të pasurve dhe të varfërve gjatë viteve të fundit? Përgjigjet kodohen në pesë kategori: Much Worse, Worse, The Same, Better, Much Better. Pra kemi një dataset të përcaktuar qartë metodologjikisht. Në Chang ai është: “All Asian Countries”. Në Ashiku–Kushi bëhet: “All Albanian cities”. Kjo është veçanërisht domethënëse, sepse nuk kemi vetëm transferim të numrave të një rreshti. Është transferuar e gjithë matrica.Është e njëjta matricë e kopjuar në të njëjtin rend, ndërsa etiketat e rreshtave janë zëvendësuar.
●Dokumenti i IDRA 2009 është ky: “Corruption in Albania – Perception and Experience – Survey 2009 – Summary of Findings”, i përgatitur nga IDRA për programin e USAID-it. Dokumenti ka 28 faqe. A gjendet në këtë raport tabela “Fier–Elbasan–Durrës–Vlorë–Tiranë”? JO.
Raporti i IDRA-s nuk përmban: “Citizens perception on the past change in inequality in Albania”, dhe nuk përmban tabelën me qytetet: Fier, Elbasan, Durrës, Vlorë, Tiranë. Kërkimi brenda dokumentit nuk gjen as termin “inequality”, as kategoritë “Much Worse / Worse / The Same / Better / Much Better”.Çfarë ka realisht në raportin IDRA 2009 për ekonominë? Ka një seksion “Economic Evaluation”, por ai nuk është tabela e Ashikut. IDRA pyet për gjendjen e përgjithshme ekonomike të Shqipërisë.
■Në punimin e vitit 2011, në faqen 9 të PDF-së, nën “CONCLUSION”, teksti fillon:
“This paper attempts to solve the puzzle of why democratization results in greater income inequality in new democracies.” Kjo është shumë e rëndësishme. Sepse Chang e fillon konkluzionin pikërisht me të njëjtin problem: “This paper attempts to solve the puzzle of why democratization results in greater income inequality in third-wave democracies.”
Ndryshimi kryesor këtu është “third-wave democracies” → “new democracies”. Struktura e fjalisë dhe problemi kërkimor janë praktikisht të njëjtë.
●Fjalia pasuese është edhe më domethënëse
Chang: “I argue that the answer lies in a better understanding of the ways countries have democratized.”
Ashiku: “I argue that the answer lies in a better understanding of the ways countries have democratized.”
Këtu nuk kemi më vetëm të njëjtën ide. Është i njëjti formulim. Dhe kjo fjali gjendet në konkluzion, pra në pjesën ku autori duhet të sintetizojë kontributin e vet.
●Fjalia kryesore për accountability dhe korrupsionin është gjithashtu e njëjtë.
Chang: “When third-wave countries democratize by opening up elections before they have secured a system of accountability…”
Ashiku: “When third-wave countries democratize by opening up elections before they have secured a system of accountability…”
●Chang shkruan se hipoteza corruption–inequality mbështetet nga analiza empirike në:
cross-national data; individual-level survey data.
Ashiku–Kushi shkruan: “The corruption-inequality hypothesis is well supported by empirical analyses using both cross-national data and individual-level survey data…”
Kjo është përsëri e njëjta fjali në thelb dhe në formulim.
●Edhe pjesa për marrëdhënien e ndërsjellë është marrë.
Chang thotë: ndërsa artikulli argumenton se korrupsioni shkakton pabarazi, autorë të tjerë mund të argumentojnë se pabarazia përkeqëson korrupsionin;
dhe thotë se kjo marrëdhënie e ndërsjellë duhet shqyrtuar për të siguruar vlerësime të paanshme.
Ashiku–Kushi në konkluzion shkruan: “while this paper argues that corruption leads to higher inequality, others may rightfully argue that inequality worsens corruption…”
●Edhe “political Kuznets curve” është në të njëjtin pozicion dhe me të njëjtin argument.
_________
Përfundim: Punimi i vitit 2010, me autorë Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, paraqet mbivendosje të dokumentueshme dhe substanciale me punimin e Eric Chang të vitit 2007. Mbivendosja nuk kufizohet në temën apo idetë e përgjithshme, por përfshin strukturën e argumentit, pjesë të tekstit, literaturën e përdorur dhe, sipas pretendimit konkret që duhet verifikuar faqe më faqe, edhe vlera numerike të paraqitura si të dhëna për Shqipërinë. Për këtë arsye, ekziston bazë serioze dokumentare për të hetuar plagjiaturën akademike dhe integritetin e të dhënave.Por nuk është e nevojshme të vërtetohet shifra 70% për të identifikuar plagjiaturë. Edhe një pjesë e konsiderueshme e tekstit e marrë fjalë për fjalë pa atribim mund të përbëjë plagjiaturë.
______________________________
■Punimi origjinal i Eric Chang–Afrobarometer:
https://www.afrobarometer.org/publication/wp79-political-transition-corruption-and-income-inequality-third-wave-democracies/?
■Proceedings zyrtare të konferencës ASECU 2010:
https://www.asecu.gr/files/6th-international-conference-asecu-podgorica-may-2010.pdf?
■Raporti primar i IDRA-s – Corruption in Albania, Survey 2009:
https://www.ssrresourcecentre.org/cs2009/Corruption%20in%20Albania%202009%20-%20Summary%20of%20Findings.pdf
■Eric Chang – Afrobarometer Working Paper No. 79
https://www.afrobarometer.org/wp-content/uploads/2022/02/AfropaperNo79.pdf
■Marsida Ashiku – punimi i vitit 2011, ku gjendet Tabela 2
https://www.ijbmer.com/docs/volumes/vol2issue3/ijbmer2011020304.pdf
Kanë vjedhur dhe shërbimet e huaja kanë në dorë llogaritë bankare ku kanë çuar paratë. Ku kanë prona, kompani apo ortakëri me të tjerë. Ku kanë firmosur leje apo ku kanë biseduar për pazare. Foto, përgjime. Me, siguri që nuk mbetesh gjatë në pushtet pa qenë nën kontrollin e tyre. Emisarët e këtyre shërbimeve vijnë e zhvillojnë planet e tyre afatgjata. Prandaj nuk duhet të rrijë gjatë në pushtet kryetari i rradhes. Sepse akumulon dosjen dhe pastaj është i kapur peng. E kapin Jefetet per hunde. Shikojeni si rri, si pulë e lagur. I hakerrohet hallexhinjve, se këta nuk i kanë dosjen në dorë.
Rri si pule e lagur? Jo or, jo. E ka rritur intensitetin, ka angazhuar me qindra police, i telendisi te shkretet, i keqperdor si mish per top, u ka vene skafandrat mbi koke dhe i reshton nate e dite qe ti ruajne pushtetin, qofte dhe me force. Dhjetra protestues teresisht paqesore jane terhequr me force e jane futur ne qelite e erreta, jane mbajtur brenda te izoluar ne kundershtim te plote kushtetuten, e cila thote se dinjiteti i njeriut eshte i pacenueshem. U kane bere presion, i kane shantazhuar, vetem e vetem qe te mos t’i cenohet pushteti absolut autokratit.
Autokrati po rri si pule e lagur? Jo, or jo. Eshte bere me aktiv dhe po e shton perdite e me shume llumin. Mediat shpirtshitura te vena prej autokratit nen kontroll para dy ditesh perhapen lajmin ogurzi se autokrati nuk do te heqe dore nga zaptimi i trojeve dhe betonizimi i Zvernecit, edhe pse ky lesh projekti as nuk eshte studiuar, as hedhur per diskutim, as ka patur referendum, dhe as nuk di njeri se cilat monstra, vendase dhe te huaja i qendrojne pas. Autokrati jo vetem qe eshte i kapur per vete nga ryli i fytit, po ketij as qe i dridhet qerpiku se me veprimet dhe mosveprimet e tij po ben qe te kapet gjithe populli deri sa ta humbi dhe ate fije sovraniteti qe i ka mbetur.
Ka gjëra që janë më të thjeshta ti vëresh sesa ti shpjegosh me fjalë. Nuk është Rama që ngriti në këmbë një mekanizëm të tërë korruptimi. Ky mekanizëm gjeti Ramen. E ushqeu. I dha platene, podiumin. Me kujtohet kur e, akuzonin për ryshfete në krye të bashkisë. Shkoi në parlament me megafon. Tani u thotë bashkëbiseduesve në, ato tubimet e shpifura me servile që të e ulin zërin. Se vetëm ai kishte licencën për zhurmë. Me kujtohet kënga me Dr. Florin, Tirona, ne zemrat tona…Zhurme, shumë zhurmë… Flori Kondi pësoi një zhgënjim të madh dhe këngën e fundit e pati jo veç për Ramen po për mekanizmin e rryshfrtit që prodhon pambarimisht legenë shtetarë si Rama. Revolucioni i këtyre viteve ka sjellë një rrëmujë të madhe me tokat dhe kadastrat. Spekullacion mbi pronën. Pastaj fryrje tenderash dhe kapje kapilare të ekonomisë. Nqs saliberisha vidhte hapur si çetat e kacakeve karvanet e transportit, ky e ben këtë me kartolina turizmi dhe foto e takime me ndërkombëtare ku herë qeshin me atletet e bardha e shallvaret apo koleksionin e kravatave e here stepen si Meloni kur ky i vë në siklet me ato rëniet në gjunjë sikur bën namazin alla turka. Mbi 100 ditë që dalin njerëz dhe i kërkojnë të japë dorëheqje i akuzuar për drejtimin e qeverisë korruptive. Dhe ky akoma vazhdon me qorrollisje meskine raportesh sesi gjithmone vitin tjetër do fusim letrat për anëtarësim në Evropë. Ka vetëm një aleat të patundur në këtë betejë kundër popullit, saliberishen.
Drejtori i gazetës e ka kapë për brish e drejt problemin.
Korrupsioni osht bash shkaku pse Thaçi e nënshkroi varrin e vet, kurse Albini nuk e nënshkruan Asociacionin.
Thaçit kanë patë mundësi me i bë shantazh se duart i ka pasë të përlera me hajna.
Albinit jo.
Thjesht nuk vjedh si Hashimi, Rama e të gjithë udhëheqësit tjerë shqiptarë të rajonit.
“Thjesht nuk vjedh si Hashimi?”
Hahaha
O prizrenas, shqipen nuk e flet dhe aq keq, pergezime, por sidoqofte je mjaft hapa larg nivelit te komunikimit ne kete forum. Keq me vjen, por nga llogjika prej adoleshenti me te cilen kerkon te mbrosh Albinin, ne vend qe t’i vesh vetlla, i ke nxjerre syte.
Pse ta them?
Se ke bere po te njejtin autogol qe beri dhe nje bedel i selise rozge kur nxorri fare haptazi mentalitetin e tij prej hajduti me fjalet: Edhe ne do vjedhim, por jo si keta te opozites.
Qe ne kontekst donte te thoshte: Nuk do vjedhim aq pak sa ata, por do i biem me top.
Dhe ja ku jemi sot pas kater mandatesh. Premtimi i dikurshem i bedelit eshte bere realitet.
@U ka bo muti kala.
Ké po „pérgézon“ more fahatar teveqel? Njé shqiptar, „e pérgézoke“ ti, pér gjuhén e shkruar. Ik ore llullé, koqe kanari qé qénke, na mytén té sémurét psiqiké né kété vénd baxhellash.
Ke te drejte kapterr Troplini. Shqipfolsa si puna jote nuk duhen pergezuar. A te kujtohen vitet 70-te? Kur zbrite ne Tirane me çizmet gjithe balte vije era bajge. Partia te veshi e te mbathi. Rrobat ushtarake nuk i hiqje nga trupi dhe kur flije. Pantallonat i coje ke rrobaqepsi dhe i shkurtoje per vajzën. Katundar o kokpalar, dot nuk behesh qytetar
PARODI
APOLOGJIA E RAMËS—I PAFAJSHËM JAM, DORËHEQJE S’JAP
Të dashur socialistë e qytetarë,
Sot nga Rinasi dola t’ju flas,
Njëzetetetë vjet e katër muaj në shtet,
Dhe prapë për mua s’gjendet asnjë faj.
Kam prekur pushtet, karrige e mikrofon,
Kam prekur dosje, firma pa mbarim,
Për paratë publike dot s’më akuzon,
Se punoj ndershmërisht, s’bëj mashtrim.
Mund të më lidhni me afera e oligarkë,
Me kulla, leje e ndërtime pa fund,
Por sillni një provë, qoftë dhe një qindarkë,
Që nga firma ime u vodh para ndokund.
S’ka bir nëne që të gjejë një qindarkë,
Në xhepin tim, nga ndonjë firmë a leje,
Edhe sikur të kërkoni ditë e natë,
Do gjeni vetëm lapsa, një cent s’do gjeje!
Nuk jam engjëll, këtë e pranoj,
Por djall me para s’më bën dot njeri,
Se pushtetin që shqiptarët ma dhanë,
S’e përdora kurrë për pasuri.
Nëse ndërtuesit kanë bërë pallate,
Nëse kullat janë ngritur në qytet,
Ju betohem s’kam marrë asnjë qindarkë,
Unë kam objektiva të tjera në jetë!
Kullat u ngritën anembanë,
Rezorte, prona dhe ndërtime,
Po zhvillimi kështu e ka,
Pse qënka përgjegjësia ime?!
Nëse oligarkët u bënë më të pasur,
Mos ma kërkoni mua fajin aty,
Ata kanë bizneset, pronat dhe kullat,
Ç’faj kam unë që u shpopulluat ju?
Nëse dikush privatizoi prona publike,
Nëse dikush ndërtoi kulla pa mbarim,
Unë s’kam faj që biznesi i tyre lulëzon,
Unë kam punuar vetëm për zhvillim!
Kam qenë kryetar, pastaj kryeministër,
Kam marrë vendime ditë e natë,
Por s’ka shqiptar që të thotë me prova:
Që jam i korruptuar e kam vjedhur paratë!
Një firmë mund të vlejë miliona,
Një firmë mund të ngrejë kullë në qiell,
Por nëse qindarka s’është në xhepin tim,
Çfarë faji kam unë, o opozitar i mjerë?
Më thoni për prona, më thoni për toka,
Për leje ndërtimi, PPP e koncesion,
Unë ju pyes “ku është qindarka?”
Për dorëheqje mos më bëni presion.
Se unë s’punoj për të mbushur xhepin,
Këtë e kam thënë dhe do ta them prapë,
Unë punoj veç për të bërë histori,
Prandaj dorëheqje s’kam ndërmend të jap!
Afera AKSHI doli nëpër dosje,
Dhe emra të rinj dalin çdo ditë,
Unë them: “Drejtësia le të flasë”,
Të vërtetën ta nxjerrë në dritë.
Një dosje plas, një tjetër hapet,
Një tjetër emër del në fletë,
Unë pëherë them “s’kam dijeni”,
Kështu vazhdoj të qeveris i qetë.
Një ministër iku, një drejtor u fsheh,
Një tjetër u thirr për dëshmi,
Unë them “s’mund t’i di të gjitha”,
Se jam kryeministër, jo polici!
Kur plas një skandal në mëngjes,
Unë dal në mbrëmje me qetësi,
“Institucionet le të bëjnë punën”,
Dhe kthehem prapë në qeveri.
Më thoni “Rama, bëj një hap pas”,
Po pse të iki, kur s’jam fajtor?
Kujt i kam vjedhur ndonjë gjë?
Fondet publike s’i kam prekur me dorë,
Pse e doni atë dreq dorëheqje?
Çfarë kam vjedhur, ma thoni njëherë?
Nëse s’ka qindarkë në xhepin tim,
Unë kam qeverisur veç me nder.
Kur zyrtarët i heton Spaku,
Unë s’kam dijeni asnjëherë,
Edhe pse i kam emëruar unë,
Faji është personal si përherë.
Thonë se jam “mbreti lakuriq”,
Se s’ka më rrobë që fsheh dot gjë,
Por unë nuk jam mbret fare,
Jam transparent, s’kam ç’fsheh më.
Mbreti lakuriq, më thonë rrugëve,
Me vezë më gjuajtën më kanë sharë,
Por unë vazhdoj të them me bindje,
“Ku është qindarka që kam marrë?”
Prandaj ju them, të dashur miq,
Mos më kërkoni të iki kot,
S’jam engjëll, por jam i pafajshëm,
Kështu dorëheqje s’do jap sot!
Njëzetetetë vjet në shërbim,
Katër muaj shtesë, mos i harroni,
Kam punuar vetëm për vendin tim,
Dhe për pasuri mos më akuzoni.
Unë jam këtu t’ju integroj në BE,
Dhe jo për të bërë pasuri,
Në fund të fundit këtë dua,
Të mbetet emri im në Shqipëri.
S’ka bir nëne që të gjejë dot,
Një qindarkë timen në ndonjë xhep,
Kërkoni ku të doni sot e mot,
Pa prova s’iki nga ky pushtet.
Populli sheh çfarë ndodh përditë,
Dhe pyetjet shtohen dalëngadalë,
Unë përherë them “s’kam parë gjë”,
Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë.
Prandaj ju them mos bëni zë,
Se drejtësia do të flasë vetë,
Sa herë arrestohet ndonjë zyrtar,
S’më plas fare, jam i qetë!
Prandaj po jua them, pa shumë fjalë,
Nga aeroporti, para se të nisem prapë:
Njëzetetetë vjet asnjë qindarkë,
I pafajshëm jam, dorëheqje s’jap!
Se unë punoj për të bërë histori,
Këtë amanet ma dha Shqipëria,
Pasuri s’desha asnjëherë në jetë,
Rroftë përjetë rilindja dhe partia.
Tani më falni, kam punë për të bërë,
Historia vetë nuk shkruhet dot,
Kemi ende shumë kulla për ngritur,
Shumë punë për vendin, që s’mbarojnë sot!