Debatet dhe kundërshtitë e shumta, edhe mes tyre në nivel vendor, nuk i kanë stepur socialistët sa i përket Hartës së re Territoriale.
Përkundrazi, ritmi i procedurës parlamentare parashikohet të jetë i përshpejtuar. Gjithçka nis në Konferencën e Kryetarëve të hënën dhe më tej në Komisionin e Ligjeve me miratimin e kalendarit të punës për Reformën Administrative Territoriale, që socialistët parashikojnë ta votojnë në seancë plenare të enjten e 8 tetorit,
Burimet kanë shtuar se afati maksimal do të jetë e datës 15 për shkak dhe të llogaritjes së afateve para zgjedhjeve vendore për të lënë afatet e duhura në përgatitjen e procesit elektoral.
Diskutimet parlamentare do të zgjasin vetëm dy javë dhe nisin të mërkurën e 23 shtatorit me prezantimin në parim të ndarjes së re të propozuar nga PS, ku reduktohen 15 bashki.
Seancat dëgjimore janë parashikuar të zhvillohen me: Këshillin e Ministrave, Shoqatën Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë, ekspertë të qeverisjes vendore.
Të gjitha në një ditë të vetme, programuar për më 28 shtator. Një javë i lihet diskutimit nen për nen dhe miratimit në tërësi nga Komisioni i Ligjeve më 5 tetor, për t’ia kaluar seancës së 8 tetorit, ku PS duhet të bëjë përsëri 84 votat e nevojshme.
Më tej, do të jetë koha në dispozicion të Presidentit për shqyrtim dhe dekretim e më tej hyrjen në fuqi.
Në 15 bashki që humbin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje, me këshilltarë të majtë dhe të djathtë, u bënë bashkë për të ndalur hartën e re në këshillat bashkiakë, por pa sukses.
Propozimi i PS redukton bashkitë nga 61 aktualisht në 46, duke shkrirë Fushë-Arrëzin, Klosin, Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin.
Kjo do të jetë hera e dytë që socialistët në qeverinë Rama miratojnë ndarje administrative territoriale të vendit, e para në 2014 dhe tani në 2026, dhe ajo që mbetet e pandryshuar është mungesa e konsensusit, ku opozita kërkon një numër më të madh njësish vendore, 100 të tilla, ndërsa socialistët 46.
j.l./ dita

Po pse PD ka mare ndonjehere pjese ne proceset madhore?U aprovua kushtetuta,nuk mori pjese.Ne ndarjen e pare teritoriale nuk mori pjese.Ata nuk jane parti politike po nje cete bashibozukesh ,qe si duhen as dreqit
Tu shtofte Zullumi!
shume mire do beje
A keni ndonje pune te mire per gjithe shqiptarinë peveç kesaj lufte primitive ndaj njeri tjetrit?
Nuk keni pare gje akoma me 84 vota ne parlament!Flamingot po prishin qetesine publike ne Tirane,se kane frike te tregojne kush u prin!Sulltan piktori,Saluku i vicitolit do te benin tradheti kombetare nese do te terhiqeshin pa e ditur se kush do t’u prije shqiptareve pas tyre!?Kush do ta drejtoje qeverine teknike o iranjane,cifute,serb,katundare!?
Ç’është ajo qeveri teknike o pensionist ? Ke dëgjuar ti ndonjë kryeministër në botë që të japë dorheqien, ndërsa ka dy të tretat e parlamentit me deputetë ?
Po ti ke pare ndonje kryeminister qe populli i thote A dhe ky ben B? Ke pare ti qe edhe meqe ka 2/3 e vendere ne parlament ka 2 ish kryeministra te akuzuar per korrupsion? Edhe une kam thene shyqyr qe iku Saliu, por ama Edi ja ka qi robt ketij vendi… ben paketa amalesh dhe digjen malet , ben paketa deti dhe u vidhet prona njerezve , krijon firma gjoj shteterore dhe u jepet privateve, ke sandalin e aeroporti te vlores, te rruges ne thumane-kashar qe ka kushtuar 420 milion euro per 21km shoku, ke ate te portit te durresit qe kane filluar pallatet te fundosen, ke ate te sterilizimit, ke inceneritoret e sa e sa gjera te tjera. Vetem per njeren nga keta ne boten civile bie qeveria ndersa ne shqiperi ky be cfare ti doje k…i se nuk e kundershton kush…
84 cuba i ngrejn k*rin ramutit ne kuvend.
Sesione degjimore FASADE per bashkite qe zhduken.
Ligjin e ben klika e ramutit me financieret e tij Oligarke..
Shqiperia esht Monarki e pashpallur.
Pyetje per kryeredaktorin:
A nuk sheh nje paradoks qe Rama ka shpenrdar zyrtare e deputet per “pranin besnike” dhe qe te “degjojn e zgjidhin hallet” nderkoh qe njerzit jan n shesh per te mos betonizuar dhe privatizuar bregdetin te tjer jan ne shesh per te kundershtuar shlrirjet si bashki??? Po keta pse nuk i degjon por vazhdon jep leje dhe nuk e anulon ligjin e strategjikve?? Dhe do votoj reformen territotiale megjithse vet antaret e PS kan djegur teserat ne shenj proteste kubder shkrirjes ee bashkive ku jetojn??? Per kl esht kjo prania besnike dhe dëgjesat per zgjidhjen e halleve???
Sigurisht qe statusi eshte i rendesishem ne organizimin e pushtetit vendor. Eshte i rendesishem edhe suporti financiar. Por le te presupozojme qe suporti financiar nuk do tju mungoje edhe si njesi me te vogla ne kete ndarje te fundit.
Por akoma me e rendesishm eshte kultura komunitare.
Neve na mungon kultura komunitare per te administruar jetesen tone te perbashket, qofte ne njesite e medha por sidomos ne njesite e vogla, fshatra, qyteza, e qytete te vogla. Askush nuk te pengon qe te organizohesh, qe te mblidhesh e te zgjedhesh perfaqesuesit e tu, jo vetem per tu ballafaquar me pushtetin por per tu ballafaquar me punet dhe organizimin e njesise brenda per brenda. Askush nuk eshte ngritur dhe te pengoje ate qe nderton pa leje ne tokat e bukes, ne shtreterit e perenjve dhe lumenjve. Askush nuk mblidhet edhe fshatce nese eshte nevoja per te marre nje vendim te perbashket per te miren e fshatit. Por na ka mbytur xhelozia, cmira, mos bashkepunimi, mungesa e faljes, e konsensusit etj. Larg b…. time. Çme duhet mua perderisa eshte larg pragut tim. Por harron se aty do te kaloje vete etj.
Ne Sarande nje zoteri qe i bindi fshataret qe te punonin te gjithe bashke ne agrumet, pa ndihmen e askujt ja arriti te merrte prodhime dhe te shperndahej fitimi tek i gjithe fshati.
Bota eshte ndertuar nepermjet jetes komunitare. Bashkepunimi komunitar eshte pushteti me i forte vendor ne cdo qelize e organizim.
Nuk ka hall te cfuqizoje ligjet e hajduterise strategjike.Nuk ka hall te mos fuse duart ne Kadaster te vjedhe Toka,Troje.Nuk ka hall te mbaje Qeverrite Lokale sa me prane banoreve..Jo.Ka hall te beje QOKA.Te ulet gju me gju me popullin.Te degjohet populli.Te talle menderen popullin dhe ne fund te beje ate qe do vete.,
Popullin ne shesh e ke.Degjoje!