Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kaloi 48 vite gabimisht në burg për vrasjen që s’e kishte kryer, 70-vjeçari: Çfarë më mungonte më shumë në qeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kaloi 48 vite gabimisht në burg për vrasjen që s’e kishte kryer, 70-vjeçari: Çfarë më mungonte më shumë në qeli
AktualitetBote

Kaloi 48 vite gabimisht në burg për vrasjen që s’e kishte kryer, 70-vjeçari: Çfarë më mungonte më shumë në qeli

Published: January 7, 2024
Shpërndaje

70-vjeçari Glynn Simmons është një shtetas në SHBA i cili kreu 48 vite burg padrejtësisht dhe më pas u shpall i pafajshëm.

Simmons u lirua nga burgu në korrik të vitit 2023. Në dhjetor ai u shpall i pafajshëm për vrasjen e Carolyn Sue Rogers në 1974. Ai është dënimi i gabuar më i gjatë i njohur në SHBA.

Sipas BBC, Simmons hodhi një vështrim të gjatë nga dritarja e sediljes së pasagjerit të makinës, ndërsa po udhëtonte me një shok përgjatë autostradës për në Tulsa, Oklahoma. Vështrimi i tij ishte fiksuar në qiellin e natës, të ndriçuar me yje.

 

Ishte një pamje që 70-vjeçari nuk kishte mundur shikonte për gati gjysmë shekulli, pasi kaloi pjesën më të madhe të jetës në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer.

 

“Janë gjëra të tilla… të shikosh ndryshimin e stinëve, gjethin, gjëra të thjeshta që nuk mund t’i bësh në burg. Nuk mund të kënaqeshe. Nuk mund ta shikoje,” tha Simmons për BBC. “Është emocionuese.”

 

Lirimi i tij erdhi pasi një gjykatë e qarkut zbuloi se prokurorët nuk ia kishin dorëzuar të gjitha provat avokatëve mbrojtës, duke përfshirë se një dëshmitar kishte identifikuar të dyshuar të tjerë.

 

Simmons ishte 22 vjeç kur ai dhe një i bashkëpandehur, Don Roberts, u dënuan me vdekje në 1975, një dënim që më vonë u reduktua në burgim të përjetshëm.

 

“Të jesh i pafajshëm, të ndihmon të ruash besimin,” tha ai mes të tjerash në intervistë, duke shtuar se aktualisht po lufton me kancerin në fazën e 4 të sëmundjes vdekjeprurëse.

 

“Sapo kisha mbushur 21 vjeç. Nuk kisha përvojë të mëparshme me sistemin e drejtësisë penale,” tha Simmons.

 

“Nuk e dija se kisha të drejtë për një avokat, të drejtë për të refuzuar. Nuk kisha asnjë ide”, tha ai më tej.

 

Që kur doli nga burgu dhe u shpall i pafajshëm, Simmons ka përjetuar një vorbull emocionesh, që sipas tij, më e fuqishmja është mirënjohja.

 

Ai i kaloi Krishtlindjet me të birin, tre nipërit dhe shtatë stërnipërit e tij dhe shtoi se donte të kalonte më shumë kohë me ta.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një letër e ashpër e paprecedentë për qeverinë nga Byroja e Konventës së Bernës
  • Bordi i Paqes “hyn në ujë”, plani i madh për Gazën tkurret në një projekt pilot
  • Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  • Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  • Ripërjetim i terrorit: Rumunët përballë realitetit të marrjeve në pyetje nga policia sekrete

Komentet e Fundit

  1. Thjeshte on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  2. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  3. demo on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  4. Rama në burg, Berisha në litar on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan
  5. KTH Spiri on Vrasja e Martinit, Rama: Unë e kujtoj përditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?