Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kalon me sukses prova e parë e transportit të së ardhmes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kalon me sukses prova e parë e transportit të së ardhmes
BoteLajmi i fundit

Kalon me sukses prova e parë e transportit të së ardhmes

Published: September 16, 2024
Shpërndaje

Vite më parë, miliarderi Elon Musk prezantoi një mënyrë të re transporti përmes tubacioneve gjigande poshtë tokës, të quajtur Hyperloop.

Vagona në formë kapsulash do të përdorin trysninë e ajrit për të udhëtuar me shpejtësi nëpër tubat nëntokësorë. Së fundmi, kjo formë e re e transporti masiv ka shënuar një sukses të ri. Kompania e cila po përdor këtë teknologji në Holandë njoftoi kryerjen me sukses të provës për këtë sistem të ri transporti.

A mund të jetë ky mjeti i transportit të së ardhmes? Udhëtarë që përdorin vagona në formë kapsulash, që lëvizin me shpejtësi në fusha magnetike përmes tubave. Kompania “Hardt” thotë se ka hedhur një hap përpara për ta bërë këtë ide një realitet.

- Publicitet -

“Sot, në testin e parë të suksesshëm, ishim në gjendje të nisnim mjetin, të ndiznim sistemin e drejtimit dhe atë të shtytjes”, shpjegon Marinus van der Meijs, drejtor i Teknologjisë dhe Inxhinierisë në kompaninë Hardt.

Ky sistem përbëhet nga një seri kabinash që lëvizin pezull në ajrin brenda një tubacioni. Tubacioni, që po përdoret për provat, është 420 metra i gjatë dhe përbëhet nga 34 seksione të veçanta, secili me diametër prej 2.5 metrash.

Projektuesit e sistemit Hyperloop synojnë të kenë kapsula që lëvizin përmes tubave me shpejtësi deri në 700 km në orë, përmes një infrastrukture ku ka presion të ulët ajri duke bërë që kapsulat të hasin më pak rezistencë brendat tubit dhe të lëvizin me shpejtësi të lartë.

Mbështetësit e projektit thonë se ky sistem do të jetë shumë më efikas se fluturimet e shkurtra me avionë, trenat e shpejtësisë së lartë dhe kamionët e transportit të mallrave, por se për këtë kërkohen investime të mëdha në infrastrukturë.

Deri më tani, në hapësirën e kufizuar në qendrën e testimit, shpejtësia ka qenë modeste.

“E nisëm atë me shpejtësinë e një metroje, deri në një shpejtësi maksimale prej rreth 30 kilometrash në orë”, thotë zoti van der Meijs.

Megjithatë, siç thonë përfaqësues të kompanisë, arritja e teknologjisë deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë.

“Gjëja më e vështirë që po bëjmë tani është testimi i të gjitha funksioneve së bashku. Nisja, shtytja, drejtimi, të gjitha ato funksione që tani jemi në gjendje t’i vëmë në punë së bashku, si në një orkestër”, shpjegon Roel van de Pas, drejtor pranë kompanisë Hardt Hyperloop.

Kur Elon Musku e paraqiti këtë koncept rreth një dekadë më parë, ai sugjeroi se mjeti do të transportonte pasagjerë me shpejtësinë 400 kilometra në orë nga Los Anxhelosi në San Francisko për vetëm 30 minuta.

Që atëherë, ekipe në mbarë botën kanë punuar në realizimin e kësaj ideje, por ky lloj trasporti nuk është ende i disponueshëm.

“Për të ofruar Hyperloop-in si një sistem transporti, kemi përpara një sfidë të ndërlikuar që kërkon teknologji, zbatim politikash dhe bashkëpunim mes sektorit publik dhe atij privat. Kjo është ajo që nevojitet më shumë”, thotë zoti Van de Pas.

“Në kompaninë Hardt jemi gati të nisim transportin e pasagjerëve deri në vitin 2030”, këmbëngul ai. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye teknike që do të mund të pengonte funksionimin e këtij sistemi të ri./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Gezim Kulufi says:
    September 16, 2024 at 6:19 pm

    I mbyllur ne nje kapsule, e cila -nen propabilitetin e difekteve- mund te mbese ne mes te rruges … Dhe cfare ndodh pastaj me pasagjeret?..!..?.. Xha Temja besoj se nuk do te donte ta provonte, vec nwse e urdheronte komandanti, ‘i gjati’.

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2024 at 6:37 pm

    Ky lloj transporti i duhet popullit kinez.

    Reply
  • demo says:
    September 16, 2024 at 10:38 pm

    Si kapsula Titan do shperthejne edhe vagonat e transportit neper tubacione.
    Merrni kete IAne,,kete Strategjikun Lyderine tone.Nderojeni me nje udhetim neper ato Kapsula na shpetoni edhe ne,edhe boten,ishallah,arrin Jashtokesoret.

    Reply
  • zaku peza says:
    September 17, 2024 at 9:31 am

    GZIM KULUFI SI ME THANE ASHT NASTRDINI I TIRONES DHE DIN GJITHCKA.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?