Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kam probleme me zemrën e diabetin”, çfarë ndodhi në seancën për Safet Gjicin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Kam probleme me zemrën e diabetin”, çfarë ndodhi në seancën për Safet Gjicin
KronikeLajmi i fundit

“Kam probleme me zemrën e diabetin”, çfarë ndodhi në seancën për Safet Gjicin

Published: December 23, 2024
Shpërndaje

Është shtyrë sërish në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili është dënuar për skandalin seksual në zyrën e tij.

Sipas Gjykatës, tre ekspertët mjekoligjorë të caktuar për të vlerësuar shëndetin e Safet Gjicit, i cili ka kërkuar lirim nga qelia me pretendimin se vuan nga zemra dhe diabeti, nuk janë paraqitur në seancë.

Ata kanë dërguar aktin e ekspertimit me postë, por raportohet se nuk i kanë kthyer përgjigje pyetje së gjykatës së “Cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?”.

- Publicitet -

“Për këtë arsye Gjykata në kuadër të shqyrtimit të plotë dhe të gjithanshëm vlerëson që ekspertët mjekoligjorë kanë detyrim t`i përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe akti ekspertimit të plotësohet në lidhje me pyetjen 10-të, ku ekspertët mjekoligjorë duhet të japin përgjigje nëse kërkuesi ka marrë terapinë e nevojshme në spitalin privat ku është vendosur, cila është terapia dhe nësë është e mundur të garantohet nga ky institucion”, thuhet në njoftim.

Gjykata caktoi se, shërbimi i provës duhet të hartojë një Plan Individual për kërkuesin me objekt “Qëndrim në Shtëpi”. Për t`i dhënë kohën e nevoshme shërbimit të provës për hartimin e Planit Individual dhe ekspertëve mjekoligjorë t`i përgjigjen pyetjes 10-të, seanca e rradhës u caktua më datë 31 Janar 2025 ora 10:00.

Njoftimi i Gjykatёs:

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore tё zhvilluar për shtetasin Safet Gjici mbi zhvillimin e seancës gjyqësore sot, më datë 23.12.2024 me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare znj. Suela Lika.

Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, nuk u paraqitën Ekspertët Mjekoligjor përcollen Aktin e Ekpsertimit zyrtarisht me postë .

Rezulton se në aktin e ekspertimit, ekspertët mjekoligjor nuk i janë përgjigjur pyetjes nr. 10 të gjykatës e cila kërkoi: “Cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?”.

Për këtë arsye Gjykata në kuadër të shqyrtimit të plotë dhe të gjithanshëm vlerëson që ekspertët mjekoligjorë kanë detyrim t`i përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe akti ekspertimit të plotësohet në lidhje me pyetjen 10-të, ku ekspertët mjekoligjorë duhet të japin përgjigje nëse kërkuesi ka marrë terapinë e nevojshme në spitalin privat ku është vendosur, cila është terapia dhe nësë është e mundur të garantohet nga ky institucion.

Gjykata caktoi se, shërbimi i provës duhet të hartojë një Plan Individual për kërkuesin me objekt “Qëndrim në Shtëpi”.

Shërbimi i provës kërkoi të vendosen në dispozicion të gjithë aktet në rrugë postare dhe kërkoi 2 (dy) javë kohë për hartimin e Planit Individual.

Për t`i dhënë kohën e nevoshme shërbimit të provës për hartimin e Planit Individual dhe ekspertëve mjekoligjorë t`i përgjigjen pyetjes 10-të, seanca e rradhës u caktua më datë 31.01.2025 ora 10:00.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Humoristi says:
    December 23, 2024 at 12:25 pm

    Tane rilindasit,e demokratet kane probleme shendetesore ne burg!?

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 23, 2024 at 2:19 pm

      Perjashta do behesh me keq.
      Aty ku je mund te mbash diete, bej edhe ca fiskulture se ngele mbas byt.hes Salianjit.

      Reply
  • !!! says:
    December 23, 2024 at 1:07 pm

    Çfarë nuk bëjnë ndaj atyre që u rezikojnë pushtetin falangat Berishiane të pa cipë kompletë

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 23, 2024 at 2:24 pm

      Perjashta do behesh me keq. Aty ku je mund te mbash diete, bej edhe ca fiskulture.

      Reply
  • Malesori ne mes te tiranes says:
    December 23, 2024 at 1:29 pm

    Po mire, pse ti mbajne ne burg keto monstra, sepse ju prishim rehatin personale dhe familiare, mbasi ti transferosh nga vilat lluksoze ne burg eshte nje ndryshim i madh ne kushtet e jeteses tyre. Prandaj, duhet ti lirojme, ticojme neper vila, po qe se nuk kane shteti mund ti bleje ndonje dhe ti sistemoj, sepse keta shfaqin probleme me zemren, diabetin, etj., po kur vjedhin pasurine e popullit dhe kur merren me droge dhe me prostitucion ne zyrat e shtetir keta nuk i kane keto probleme. Keta jane modem i rralle, mezi i kemi, prandaj i beje thirrje qeverise, qe urdheroj drejtesine per ti arrestuar, ta urdheroj prape qe ti liroj keta dhe ti sistemoj sa me shpejte dhe tju siguroj kushtet e jeteses, bile ti siguroj edhe mbrojtje prane vilave. Pse per cfare punojme ne shkllevrit, po per ju punojme dhe sakrifikojm se ne na e ka marre ferra uraten. Te na rroje politika shqiptare e grupit PS-PD, bandat me e medha te hajduterise dhe prostitucionit, bashke me drejtesine qe ju vjene sipas avazit ketyre mostrave dhe qeverise!

    Reply
  • Na myten says:
    December 23, 2024 at 3:03 pm

    Safeti do me i nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e mjekeve.
    Por me dy gojore ne kembe Safet nuk ka doktor qe të nxjerre te semure nga zemra apo diabeti.
    Shih ndonje zgjidhje tjeter. Me e thjeshta eshte t’i besh ato vite burg pa shqetesuar te tjeret për ato hallet e tua.

    Reply
  • Po says:
    December 23, 2024 at 3:49 pm

    Ne asnje vend te botes nuk del nga nurhu se qenke me diabet apo zemer.
    Vetem po pâte semundje te keq dhe ste ka ngelur shume jet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?