Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari gjerman në hetim për 47 mln euro, Gjykata vendosi kontroll të email-it
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kancelari gjerman në hetim për 47 mln euro, Gjykata vendosi kontroll të email-it
AktualitetBote

Kancelari gjerman në hetim për 47 mln euro, Gjykata vendosi kontroll të email-it

Published: August 9, 2022
Shpërndaje

Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të kontrollojnë E-maile të kancelarit të sotëm, Olaf Scholz, nga koha kur ai drejtonte qeverinë e landit të Hamburgut. Gazeta “Hamburger Abendblatt” ka raportuar, se kjo del nga dokumentet që ka në zotërim komisioni hetimor i Hamburgut në lidhje me skandalin financiar Cum-ex.

Sipas njoftimit që më 30 mars Gjykata e Qarkut Köln ka lëshuar një urdhër hetimor për postën elektronike me adresë: [email protected], adresa zyrtare e Olaf Scholzit në kohën kur ishte kryebashkiak i Hamburgut.

Sipas afp do të kontrollohen me vendim gjykate E-maile, shënime kalendarike, dhe bashkangjitje të postës elektronike nga 1 janari 2015. Scholz ka qenë deri në vitin 2018 Kryebashkiak i Hamburgut.

- Publicitet -

Gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” shkruan, se në lidhje me këto hetime kërkohet të zbardhet, nëse dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë eurosh kundër bankës Warburg, në kontekstin e Cum-ex. Në fokus është edhe një takim i Scholzit me kreun e atëhershëm të bankës Warburg, Christian Olearius.

Zëdhënësi i qeverisë: Nuk kam dijeni

Kontrolli i E-maileve të Scholzit bëhet në kuadër të hetimeve kundër deputetit të SPD-së, Johannes Kahrs dhe të tjerëve që dyshohen për favorizim dhe mbështetje të evazionit fiskal. Tek deputeti i Bundestagut Kahrs, i cili është angazhuar për bankën Warburg, sipas raportimeve në media, në kuadër të kontrolleve janë gjetur 200.000 euro në një sirtar privat banke.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit është shprehur për Hamburger “Abendblatt”, në lidhje me kontrollin e E-maileve të kancelarit Scholz, se “nuk ka dijeni për këtë. Dhe nuk ka asgjë për të fshehur.”

Çfarë është skandali financiar Cum-ex?

Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve, për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit. Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda euro. Skandali u zbulua në vitin 2017. Para një viti Gjykata Federale e Lartë vendosi t’i quajë evazion fiskal të dënueshëm operacionet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • JONI says:
    August 9, 2022 at 10:35 am

    RFGJ ka shtet,po rugaci KM Edvini,qe ka vjedhur miliarda euro perse nuk ndiqet penalisht?Nuk ndiqet se SPAK eshte ne sherbim te krimit qe ka si drejtus KM Edvinin dhe shypin tuaj ne shebimin tuaj.per te cilin paguheni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?