Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari gjerman Scholz vazhdon udhëtimin në Shkup dhe Sofje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kancelari gjerman Scholz vazhdon udhëtimin në Shkup dhe Sofje
AktualitetBote

Kancelari gjerman Scholz vazhdon udhëtimin në Shkup dhe Sofje

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

Kancelari gjerman vazhdon të shtunën udhëtimin në Ballkan dhe qëndron në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari.

Në qendër të bisedimeve të shtunën qëndron grindja mes Shkupit dhe Sofjes që pengon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Bullgaria e pengon prej vitesh këtë duke ngritur pretendime historike. Ditën e parë të udhëtimit, Scholz apeloi në Prishtinë dhe Beograd për përshpejtimin e reformave që iniciojnë procesin e anëtarësimit. Kancelari gjerman kërkoi nga Serbia t’iu bashkangjitet sanksioneve të BE.

- Publicitet -

Koha për dhënien fund të premtimeve boshe

Vizita e kancelarit gjerman gjen jehonë edhe në mediat gjermane. Gazeta “Straubiger Tagblatt/Landshuter Zeitung” shkruan se Olaf Scholz ka të drejtë, kur do të mbajë gjallë perspektivën europiane në BE.

“Por kjo nuk ka nevojë të qëndrojë tek një anëtarësim i plotë. Bashkimi Europian duhet më të fund të largohet nga ajo “e gjitha ose asgjë”. Presidenti francez, Emmanuel Macron së fundmi dha idenë sërish e një bashkësie të zgjeruar politike në krah të BE. Një projekt i tillë do të ishte më i ndershëm se sa premtimet boshe që u bëhen vendeve të Ballkanit.”

Kurse “tagesschau” nënvizon, se kancelari gjerman kërkon të nxisë përpara me “ambicie dhe temp” anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por në vizitën e tij në Serbi ai u ndesh me një arsenal problemesh. “Ishte momenti kur u bë e qartë, se sa e vështirë do të mund të bëhet me Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.” Në bisedë me presidentin Aleksandar Vuçiq kancelari gjerman nxiti Serbinë, vend kandidat, që t’iu bashkohet sanksioneve europiane kundër Rusisë, ku kancelari në konferencën e shtypit tha, se ‘më mirë të mos bëhen atëherë kur gjithçka të ketë marrë fund.’ “Si reagim presidenti serb me zë të butë, por mjaft i vendosur, filloi të shpjegojë më shumë fjalë, se pse nuk do të ndiqet kjo dëshirë.”

Eksperti për Ballkanin dhe drejtues i Iniciativës Europiane të Stabilitetit, Gerald Knaus u vlerëson vizitën e Scholzit në Ballkan si mjaft të rëndësishme, por edhe me “potencial të madh zhgënjimi”. “Në 10 vitet e fundit njeëzit shohin që nuk ka ecje përpara, që BE nuk mban premtimin”, tha Knaus në një intervistë për televizionin e dytë gjerman, ZDF. Gjermania është një vend, nga ku rajoni pret shumë, thekson Knaus, dhe shpreh idenë e zhvillimit të një “ambicie politike nga qeveria e koalicionit gjerman”.

Duhen premtime konkrete, sipas Knaus, psh., të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund t’u thuhet nëse kushtet plotësohen, atëherë të paktën do t’iu bëjmë pjesë të hapësirës ekonomike europiane.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • spata says:
    June 11, 2022 at 8:40 am

    Ju gjermanet jeni teper te ngopur dhe as qe e mendoni si te zgjerohet familja evropjane .Beni sikur doni ti integroni por ne fakte keni shume pikepyetje qe lidhen me gabimet e se shkuares . Do ishte ne te miren dhe te peshes suaj te ndryshoni strategjite e integrimit .lerjani SH.B.A te merren me katrauren qe kini bere nga 1921 e deri me sot.

    Reply
  • Gjergji says:
    June 11, 2022 at 10:48 am

    Ne Albanistan pse nuk erdhi KY, apo i kemi punet ne terezi ne. Shpresojme mos te na haje syri keq

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?