Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kandidati i PD në Elbasan: Flamur Noka më fshiu emrin nga lista, po bëjnë pazare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Kandidati i PD në Elbasan: Flamur Noka më fshiu emrin nga lista, po bëjnë pazare
Politike

Kandidati i PD në Elbasan: Flamur Noka më fshiu emrin nga lista, po bëjnë pazare

Published: March 16, 2025
Shpërndaje

Kandidati për deputet i PD në Elbasan, Renato Kumrija ka hedhur akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Përmes një reagimi në Facebook, ai shkruan se i është komunikuar lajmi se nuk do të jetë në listë si kandidat për deputet sepse duhet t’i lindte vendin dikujt tjetër.

Ai shprehet se janë lënë në listë kandidatë me shumë më pak mbështetje nga Primaret.

- Publicitet -

”A mos vallë ka pazare apo negociata përgjatë natës së fundit të afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha që jam i bindur se do më japë të drejtë mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një fryme të re dhe një të riu që pat mbështetjen më të sinqertë nga familjet e Elbasanit.

Është për të ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kenë mundësi të bëjnë lirshëm dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kërkojnë Humbjen në zgjedhje”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkëpunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri në politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Ju vë në dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka, i cili më ka komunikuar që unë nuk do të jem në listë si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshtë, pasi duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër, ndërsa kanë lënë në listë kandidatë me shumë më pak mbështetje nga Primaret. Edhe pse e kundërshtova me forcë qëndrimin e tij personal, duke shkelur statutin e PD dhe çdo kod njerëzor, ai (Flamuri) ma fshiu emrin.

Dua të falënderoj gjithsecilin nga ju, të cilët më mundësuat që unë isha një ndër të rinjtë më të votuar në qytetin e Elbasanit (i 3-ti në renditje, në nivel Qarku isha i 8-ti dhe dola si një ndër kandidatët e rinj më potencialë për të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare si përfaqësues i PD-së).

Për fat të keq, kuptova që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit. Unë isha dhe jam një si ju, bir i një familjeje të thjeshtë shqiptare, që besova se ku më mirë sesa një njeri i “popullit” njihte më mirë nevojat e shtresës sonë.

Prandaj, me keqardhje; miq dhe dashamirës që e pritet me krahëhapur figurën dhe njeriun që unë përfaqësoj, ju lajmëroj që nuk do të jem pjesë e “listës së hapur”, sepse është më e mbyllur se vetë emri nga Flamur Noka. Miqtë e mi, ju e kuptoni shumë mirë pse ndodhi kjo!

A mos vallë ka pazare apo negociata përgjatë natës së fundit të afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka dhe koha që jam i bindur se do më japë të drejtë mua dhe krejt Elbasanit, për të cilën ai ka hedhur poshtë Demokracinë për votën e lirë ndaj një fryme të re dhe një të riu që pat mbështetjen më të sinqertë nga familjet e Elbasanit.

Është për të ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbështetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kenë mundësi të bëjnë lirshëm dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë Fitoren, por kërkojnë Humbjen në zgjedhje.

Prandaj, për të mos rënë ndesh për parimet e mia për DEMOKRACI REALE, kërkoj nga ana e juaj që të mbështesni Partinë Demokratike dhe Prof. Dr. Sali Berishën, sepse unë do jem pjesë saj gjithmonë, është apo nuk është ai (Flamuri) pjesë e saj.

Mirënjohje të thellë për ju, pasi ju më bëtë të jem i zgjedhuri juaj me tempullin e demokracisë dhe detyrimi im është të jem zëri juaj kudo dhe gjithnjë, pavarësisht se Flamuri nuk është dakord!

Respekte dhe faleminderit nga zemra!

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • LEON says:
    March 16, 2025 at 6:07 pm

    Nuk i ben Flemuri listat,o hajvan,I ben Saliu. apo s`ke ci ben gomarit,i bie samarit. Mesuat te gjithe stilin e kryebashkiakut te Tiranes,qe s`ka ci ben Edi Rames,I bie Saliut,Bellerit,Asfalise,Drejtesise.
    Ike tek piazza del sole dhe prit vendimin.Po fitoi Saliu,do behesh polic trafiku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sjellja e Policisë
  • “O vemje, hale e qelbur”: Përplasje e ashpër mes pedagogut dhe Taulant Ballës në rrjetet sociale
  • Mbyllet ambasada e Izraelit në Tiranë: “Rihapja varet nga situata”
  • “Është më e lehtë të punosh me Putinin”, Trump sulmon Zelenskyn
  • Protesta e studentëve në rrethe, arrestohen dy të rinj në Korçë, tensione në Lezhë

Komentet e Fundit

  1. Laboviti on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  2. demo on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  3. Fjalë me vend on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  4. Vlora 97 on U bë heroi i protestës me reagimin, dëshmia e nënës gazetare: Kush është Klevi Metaj, çfarë ndodhi mes tij dhe policëve
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?