Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave displinore për 29 deputetë të opozitës.
Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare; për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha; për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupа, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.
Kërkesa vjen pas seancës së ditës së sotme në Kuvend ku opoizta shkaktoi kaos, bllokoi punimet e seancës plenare dhe u përplasën fizikisht me Gardën.
Kërkesa e plotë:
Në këto kushte në hapje të seancës dhe përgjatë saj drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, bazuar në nenet 63, 64, 64/1, 64/2, 65 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, u tërhoqi vëmendjen dhe u kërkoi deputetëve të lironin Foltoren e Kuvendit, hapësirën rreth saj dhe vendet e përcaktuara për anëtarët e Këshillit të Ministrave. Në zbatim të masave përshkallëzuese të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesi i seancës, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i dha sipas Nenit 65 masën disiplinore “përjashtim nga seanca plenare..” deputetëve Klevis Balliu dhe Flamur Noka, të cilët nuk e zbatuan vendimin e marrë ndaj tyre.
Deputetët Klevis Balliu, Flamur Noka, Elda Hoti, Fidel Kreka kanë hedhur sende të forta dhe mjete të tjera (përfshirë pajisjet) drejt Kryetarit të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.
Deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi kanë penguar anëtarët e Këshillit të Ministrave të ulen në vendet e tyre, të marrin fjalën, kanë përdorur gjuhë joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë dhe kanë shkaktuar kaos.
Siç konstatohet qartazi nga pamjet filmike deputetët Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kanë futur dhe përdorur në seancë lëndë apo mjete piroteknike.
Gjithashtu deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë përdorur gjuhë diskriminuese, joparlamentare, kanë cënuar seriozisht rendin në seancë, kanë shkaktuar kaos, kanë zaptuar foltoren duke penguar deputetët të marrin fjalën dhe kanë cënuar personalitetin e drejtuesit të seancës, anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Në zbatim të planit të mirëorganizuar dhe të parapërgatitur deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti kanë rrethuar Foltoren e Kuvendit duke bllokuar zhvillimin normal të seancës dhe kanë shkaktuar kaos.
Sa më sipër, bazuar në provat filmike bashkangjitur, pamjet e bëra publike nga mediat dhe në prova të tjera që do t’ju vendosen në dispozicion në vijim, bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 dhe 7, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të ndryshuar; dhe nenit 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:
1. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 7 paragrafi a) kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.
2. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 60 ditë ndaj deputetëve Klevis Balliu, dhe Flamur Noka, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65 pika 2, nuk kanë pranuar të dalin nga salla, sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë se këta dy deputetë kanë kryer disa shkelje, masat disiplinore për të cilat janë të ndryshme, kërkojmë marrjen e masës më të rëndë të parashikuar, pra 60 ditë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.
3. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti e cila sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu këta deputetë dhe të tjerë të paidentifikuar deri më tani kanë goditur punonjësit e Gardës së Republikës, veprime për të cilat i takon Prokurorisë të vendosë nëse janë goditje për shkak të detyrës, për fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të dyshuar.
4. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Gazment Bardhi dhe Sali Berisha, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 6 paragarfi c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në nenin 65/1 pika 1, pra deputetët kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe sipas sipas parashikimeve të nenit 6 pika 2, paragrafi a) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
5. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi dhe Saimir Korreshi të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës, kanë shkaktuar kaos, kanë dhunuar punonjës të institucioneve shtetërore (Gardës së Republikës).
6. Marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare” për 10 ditë ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, të cilët sipas parashikimeve të nenit 65/1, pika 1 paragrafi a) kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.
j.l./ dita

HËNGSHI KOKAT ISHALLAH O ZOT 🙏🏻🤲🏻
Zullumi keputet duke u trashur.
Zullumi eshte keputur tani.
Opozita nuk ka cfare te prese me. Eshte vene me shpatulla per muri. Nuk i eshte lene asnje mundesi tjater veprimi si Opozite normale. Ajo duhet te pershtatet me kushtet e reja. Ne kushte anormale, duhet sjellje anormale. Je i denuar ta besh kete, nese do te mbijetosh.
Por nuk eshte vetem ceshtja e Opozites dhe popullit qe e voton ate; eshte edhe ceshtja e popullit shqiptar ne teresi. Kurre me pare ky popull nuk eshte vjedhur kaq shume, kaq hapur, kaq paturpesisht. Edhe sunduesit shekullore otomane e dinin se edhe zullumi ka nje kufi, dhe mundoheshin te mos e tepronin; kurse keta sunduesit socialiste, nuk njohin kufi ne zullumin e tyre.
Ja e shikoni te gjithe, zullumi eshte keputur me kohe, keta kembengulin ne zullum megjithate; vjedhin e vjedhin papushim.
Opozita duhet ti hyje nje rruge pa kthim; sesi e qysh, le ta gjeje ajo vete menyren a metoden; e ka per detyre se eshte votuar nga pjesa me e shendetshme dhe e ndershme e shoqerise; eshte votuar nga ata shqiptar qe as u blene as u shiten, as u frikesuan nga kercenimet e bandave kriminalo-policore, por rezistuan me vendosmeri.
Nuk ka gjuhe tjeter me keta plackites te popullit shqiptare, pervec asaj te forces.
A do vazhdojë të quhet Kuvend shqiptar apo parlament ky?!
Përsëri po dhjet mut nga goja Skypioni . Na lodhi së furnizuari nga 10 herë në ditë . Si duket ja kanë shtuar rrogën .