Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kaq është mundësia…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kaq është mundësia…
AnalizaKomunitetKryesore

Kaq është mundësia…

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

“Kaq është mundësia” përsëriti disa herë studenti që kërkonte të blinte një 5 – notë kaluese – me 150 euro në zyrën e rektorit të Universitet të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” e që, me sa duket, ia doli.

- Publicitet -

Vështirë të thuhet cili nga variantet e diskutuara për rastin në fjalë është më problematik: ai kur nota jokaluese ishte e merituar dhe një ngelës kaloi një lëndë të rëndësishme veç se pagoi “modestisht” pedagoget apo ai i rutinës së vlerësimit negativ të qëllimshëm për t’i hapur rrugën ndonjë zarfi.

Sido që të jetë e vërteta, ata që duhet të ishin promotorët e meritës dhe profesionalizmit shfaqen të zhytur në promovimin e anti-vlerës dhe tregojnë se “kaq është mundësia” është kthyer në një slogan të shëmtuar të arsimit shqiptar që përbaltë edhe mbi ata që kontribuojnë me idealizëm e përkushtim.

“Kaq është mundësia” kur studentave i jepen shënime kursi të padeshifrueshme e të përgatitura pa kujdes me metodat “copy-paste” e “google translate”. Jo vetëm se shpesh tekstet e përditësuara mungojnë, por, edhe kur janë, shpallen të padëshirueshme, se mund të jenë përpiluar nga ndonjë koleg që shihet si kërcënim thjesht se punon fort e mirë.

“Kaq është mundësia” kur universitet zgjerohen e tkurren pa politika të mirëfillta zhvillimore afatgjata por sipas trendeve pakvjeçare e premtimeve të dalldisura elektorale.

Për shembull, me të tillë impuls, para disa ditësh, Universiteti i Korçës “Fan Noli” vendosi të heqë dorë nga autonomia e vet e të kthehet në një filial të Tiranës. Çuditërisht, pak orë diferencë kishte mes këtij vendimi dhe “zbulimit” se rektori i “Luigj Gurakuqit” e kishte aksesin në sistemin e notave pak të kripur.

“Koincidencë” që nuk i ka shpëtuar pedagogëve të Shkodrës, se “zbulimin” që dihej gjerësisht, shumica e papërlyer e paguante, prej vitesh, me skuqjen e fytyrës së vet.

Sigurisht “kaq është mundësia” kur, ndryshe nga mbështetja që po i jepet në botë shkencave humane dhe shoqërore, për të ulur ndikimin e pakësimit të interesit për to, në universitet tona, këto asete të vlerave kombëtare e ndërkombëtarë lihen në rënie të lirë. Thua se mund të përparohet pa u zhvilluar ato.

Kurrikulat e importuara me idenë e integrimit por pa ndjekur kriterin e përshtatmërisë ndryshohen vazhdimisht, mballoma mballoma, nga ekspertë të munguar por të mirëpozicionuar.

Ndërsa risia më e madhe për këto fusha është se profesionin e ardhshëm të të diplomuarve nga këto degë – pra edhe nëse mund të bëhen mësues a jo – e percakton mesatarja e shkollës së mesme. (Padyshim, një tjetër tregues, si ai filializimit, që shpreh vlerësimiin që autoritet kanë për arsimin e lartë).

Veçse “kaq është mundësia” kur qasja ndaj punës kërkimore është njëlloj me atë ndaj rrobave të përdorura. I njëjti punim, një sezon dorëzohet nga një student në një universitet, sezonin tjetër e mbron një tjetër student gjetkë.

Sigurisht që një databazë e thjeshtë digjitale e integruar, si në çdo vend dhe si ka një dekadë që konsiderohet domosdoshmëri edhe për Shqipërinë, do e eleminonte këtë problem, por me çmimin e lartë të demaskimit të punimeve të plagjarizuara jo vetëm të studentëve.

Prandaj “kaq është mundësia” qoftë edhe për të zhvilluar një provim për të qenë të maturës shtetërore. Përgjatë gjithë vitit pretendohet se po merren masa që skandalet e mëparshme të mos përsëriten, mësuesit trajnohen deri në bezdisje, hartuesit kyçen zyrash per ditë të tëra, përdoren palestra e korridore e, me këtë ritëm, maturantët mund të përfundojnë të testohen në stadiume e sheshe qytetesh.

Por pompoziteti nuk e ndalon fenomenin. Teza del në rrjete sociale rreth 20 minuta pas orës së fillimit të testit e as çelësi nuk vonon. Dyshohet se ky lehtësim i është bërë maturantëve nga vetë vëzhguesit, domosdo me profesion mësues. Por askush nuk habitet se integriteti profesional është bërë pre e pazarlleqeve për “vend pune në shtet” me kohë.

Se “kaq është mundësia” protestojnë me të madhe studentët e mjekësisë. Nuk pajtohen me projektligjin që bën të detyrueshëm shërbimin e çdo mjeku të ri në vend për tre vjet para se të marrë rrugët. Dhe refuzojnë të paguajnë shifrën e parashikuar në të kundërt, që është diku sa 1-2 rroga të tyre mujore në një vend tjetër apo sa pensionet e 2-3 viteve të marra sëbashku të prindërve të tyre në Shqipëri. E kjo nuk i bën ata pjellë anti-kombëtare që përfituan nga taksat tona, por të zhgënjyerit e radhës prej zhvlerësimit të arsimit dhe dijes.

“Kaq është mundësia” të durosh përballë notave me çmim e vendimmarrësve pa vizion. “Kaq është mundësia” e të mund e keqja, zyshë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?