Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kasapi i Khan Younis”: Kush është kapoja i Hamasit që ka në dorë fatin e robërve izraelitë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Kasapi i Khan Younis”: Kush është kapoja i Hamasit që ka në dorë fatin e robërve izraelitë!
BoteKryesore

“Kasapi i Khan Younis”: Kush është kapoja i Hamasit që ka në dorë fatin e robërve izraelitë!

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Deri më tani dihet se janë 130 izraelitë të marrë peng. Shifra u bë e ditur nga vetë milicët të cilët kanë saktësuar se 100 janë në duart e Hamasit dhe 30 të tjerë janë të burgosur të Xhihadit Islamik. Në krye të grupit fundamentalist të Hamasit që ka në dorë fatin e tyre është Yahya Sinwar, një nga themeluesit e degës ushtarake të grupit militant.

Po kush është Yahya Sinwar? I lindur në vitin 1962 në një kamp refugjatësh në Khan Yunis, kur ishte ende nën sundimin egjiptian, Sinwar u rrit në Rripin jugor të Gazës. Ai u diplomua në shkollën e mesme për djem në të njëjtin qytet përpara se të frekuentonte Universitetin Islamik të Gazës, ku u diplomua në studimet arabe.

Arrestimi i tij i parë ndodhi në moshën 20-vjeçare, gjatë viteve të tij të universitetit për aktivitete subversive. Në këtë mënyrë ai u takua me disa aktivistë palestinezë dhe vendosi të bashkohet me ta për t’iu përkushtuar kauzës. Kështu, në vitin 1985 ai themeloi degën e sigurisë të Hamasit: një grup, qëllimi i vetëm i të cilit ishte të ndëshkonte të gjithë ata që shkelin “moralin” palestinez dhe ata që dyshoheshin se bashkëpunonin me Izraelin. Pamëshirshmëria e tij dhe numri i ekzekutimeve që ai urdhëroi dhe kreu, i dha pseudonimin “Kasapi i Khan Younis”, kampi i refugjatëve në të cilin lindi.

- Publicitet -

Disa vite më parë ai deklaroi se do t’i “thyente qafën” kujtdo që kundërshtonte pajtimin, por në vitet 1980 detyra e tij ishte të vriste palestinezët që bashkëpunonin me Izraelin. Sinwar flet hebraisht, njeh shoqërinë izraelite, mentalitetin dhe ndjeshmëritë izraelite. Në CV-në e tij ai ka 23 vite në krye të aparatit kryesor të sigurisë së Hamasit, për gjurmimin dhe eliminimin e çdo bashkëpunëtori të mundshëm. Ai fitoi një reputacion si ndër më radikalët e grupit dhe për vite u konsiderua si lidhja midis krahëve ushtarakë dhe politikë të organizatës.

Në vitin 1988, ai organizoi rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe vrasjen e 4 palestinezëve të akuzuar si bashkëpunëtorë. Për këtë u arrestua dhe u mbyll në qeli në Izrael pasi u dënua me 4 burgime të përjetshme. Gjatë burgimit ai vuante nga dhimbje të forta në kokë. Ai u diagnostikua me tumor në tru, por u shërua pas një operacioni urgjent në një spital izraelit. Më 14 shkurt, një oficer i Shërbimit të Burgjeve izraelite zbuloi se Sinëar ishte në panik në atë kohë, nga frika për jetën e tij, por mirënjohës për kujdesin e shpejtë dhe profesional mjekësor që mori. Ky vlerësim do të zhdukej më pas me kalimin e viteve.

Në vitin 2011, ai u lirua si pjesë e grupit prej 1000 të burgosurish palestinezë të shkëmbyer me 1 ushtar të vetëm izraelit, Gilad Shalit, i kapur në vitin 2006 dhe i mbajtur peng në Gaza për 5 vjet. Kur u lirua nga burgu në vitin 2011, Sinwar u ankua se të burgosur të tjerë ishin ende në burgjet izraelite. Gjatë një fjalimi, ai i bëri thirrje krahut ushtarak të Hamasit të bënin përpjekje për të rrëmbyer më shumë ushtarë rivalë dhe për të siguruar lirimin e më shumë të burgosurve palestinezë.

Sipas burimeve izraelite, Sinwar është një “armik i hidhur” edhe i egjiptianëve. Ai mbështet anëtarët e Shtetit Islamik që po luftojnë ushtrinë egjiptiane në shkretëtirën e Sinait. Ai gjithashtu favorizon marrëdhënie më të ngushta me Iranin.

Në vitin 2017 ai mori drejtimin e Hamasit në Rripin e Gazës pas zgjedhjeve të brendshme sekrete. Në mars 2021, Sinëar u zgjodh për një mandat të dytë 4-vjeçar si kreu i byrosë politike të Gazës. Ai u bë kështu zyrtari më i lartë i Hamasit në Gaza dhe sundimtari de fakto i Rripit. Ai është anëtari i dytë më i fuqishëm i Hamasit pas Ismail Haniyeh, i cili njihet si drejtues politik i Gazës.

Izaeli e ka vendosur Sinwar në krye të listës së personave më të kërkuar pas sulmit të fundit. “Yahya Sinwar është komandanti i këtij operacioni dhe ai është një njeri i vdekur. Udhëheqja ushtarake dhe politike e Hamasit, të gjitha strukturat e tij janë nën sulm dhe tashmë të dënuara” – tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari.

Sinwar është truri që lejoi Hamasin të merrte miliona dollarë nga Katari për të zbutur varfërinë e banorëve të Rripit. Për ta bërë këtë, ai mori dritën jeshile nga Benjamin Netanyahu, të cilit, midis shenjave të pragmatizmit dhe propozimeve të ndrojtura, ai i kishte shkruar edhe një letër në hebraisht.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?