Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO – VIDEO: Kastrati sjell në Shqipëri konglomeratin ndërkombëtar Lagardère, marrëveshja ‘bekohet’ nga Macron dhe Rama
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > FOTO – VIDEO: Kastrati sjell në Shqipëri konglomeratin ndërkombëtar Lagardère, marrëveshja ‘bekohet’ nga Macron dhe Rama
Uncategorized

FOTO – VIDEO: Kastrati sjell në Shqipëri konglomeratin ndërkombëtar Lagardère, marrëveshja ‘bekohet’ nga Macron dhe Rama

Published: October 17, 2023
Shpërndaje
Pamje nga ceremonia në Rinas

Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti i grupit Kastrati, Z. Shefqet Kastrati dhe Znj. Catherine Guyomard, Kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Lagardère travel retail ( departamenti i shitjes me pakicë në Lagardère).

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm Presidenti i Republikës së Francës Sh.T.Z. Emanuel Macron dhe Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama.

- Publicitet -

Ky bashkëpunim vjen në kuadër të rritjes së jashtëzakonshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin tonë. Vetëm sezoni i verës ka qenë një sezon befasues, i cili solli dyfishim të të ardhurave nga turizmi në ekonomi, si dhe rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë.

Marrëveshja e nënshkruar mes Kastrati grup dhe kompanisë Lagardère Travel retail konsiston në zgjerimin e aktivitetit dhe shtrirjes së shërbimit duty-free në të gjitha pikat kufitare dhe qendrat kryesore turistike në Shqipëri.

Këto dy grupe angazhohen që krahas zgjerimit të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit, si dhe shumëllojshmërinë e produkteve.

Pamje nga ceremonia në Rinas

Grupi Kastrati u themelua në vitin 1991 dhe sot zhvillon aktivitetin e tij në të gjithë rajonin e Ballkanit duke punësuar mbi 4000 punonjës. Grupi Kastrati, i njohur kryesisht për tregtimin me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve, zhvillon një aktivitet të rëndësishëm në fusha si: sigurime, ndërtim, infrastrukturë, turizëm, industri automjetesh etj.

Lagardere është një grup ndërkombëtar, me qendër në Francë, i cili operon në fushën e botimeve dhe shpërndarjes së tyre, atë të dyqaneve duty- free me mbi 270 dyqane në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Irelandë, Spanjë, Holandë, Amerikën e Veriut etj.

Gama e aktiviteteve të grupit përfshin edhe prezencën në media të rëndësishme franceze si: Paris Match, Le Journal du Dimanche, Europe 1, Europe 2, RFM, etj.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?