Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kemi jetuar në Jugosllavi, jo në Mars”, Gërvalla dhe Daçiç përplasen në Forumin Bled
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Kemi jetuar në Jugosllavi, jo në Mars”, Gërvalla dhe Daçiç përplasen në Forumin Bled
BoteKosovëKryesore

“Kemi jetuar në Jugosllavi, jo në Mars”, Gërvalla dhe Daçiç përplasen në Forumin Bled

Published: August 30, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, Gërvalla u përplas me homologun e saj nga Serbia, Ivica Daçiç, i cili përsëriti kërkesën që fillimisht të themelohet Asociacioni dhe pastaj të ketë lëvizje drejt normalizimit në dialog.

“Unë besoj se kemi gjasa të mira për të arritur sukses në dialog shumë më herët se kaq. Jemi të përkushtuar që të punojmë në këtë drejtim. Kryeministri përmendi pranverën e radhës”, tha ajo.

- Publicitet -

Kete qendrim e mbeshteti edhe i derguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku theksoi se normalizimi mund të ndodh brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“E dimë se çfarë duhet të bëhet kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç u shpreh se ishte skeptik për progresin në dialog mes dy vendeve.

“Vetëm se duhet të marrë përgjigje se çfarë do të ndodh me marrëveshjet paraprake që i kam nënshkruar para 10 viteve. Çka është qëllimi i gjithë atyre…Dialogu është çështje e normalizimit, çdo marrëveshje me Prishtinën ka qenë neutral ndaj statusit. Mund të qeshni sa të doni, sigurisht keni jetuar në Jugosllavi dhe jo në mars. Tash po flasim për dialogun për normalizim apo për statusin. Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë por së pari është asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai.

Gërvalla më pas theksoi se me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara. Po ashtu shtoi se Kosova është e gatshme dhe përgatitur për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

“Nëse kërkon arsye që mos të lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet. Prirem që të marrë seriozisht këtë përgjigje, pasi 2030 është një synim që ne mund të punojmë dhe përgatitemi kur BE-ja të jetë e gatshme që mos të ndryshojë më datën për zgjerim”, tha ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?