Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kemi më shumë se 5 shqisa, ja cilat janë aftësitë e fshehura që shpesh i anashkalojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Kemi më shumë se 5 shqisa, ja cilat janë aftësitë e fshehura që shpesh i anashkalojmë
EnciklopediKuriozitete

Kemi më shumë se 5 shqisa, ja cilat janë aftësitë e fshehura që shpesh i anashkalojmë

Published: October 7, 2023
Shpërndaje

Nga Lisa Feldman-Barrett

Sa shqisa ka një njeri i zakonshëm? Duke supozuar se i barazojmë shqisat me receptorët e tyre, siç janë retinat e syve dhe kokleja tek veshët, atëherë përgjigjja tradicionale ndaj kësaj pyetjeje është 5: shikimi, dëgjimi, prekja, nuhatja dhe shijimi.

Ato quhen shqisat “eksteroceptive”, pasi mbledhin informacione mbi botën e jashtme. Por trupi jonë ka gjithashtu receptorë mbi ngjarjet që ndodhin brenda nesh, si rrahja e zemrës, zgjerimi i mushkërive, zhurmat në stomak, dhe shumë lëvizje të tjera, për të cilat nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm. Ato janë grupuar tradicionalisht së bashku nën një term tjetër, të quajtur “interoceptim”.

- Publicitet -

Megjithatë, një përgjigje e duhur për këtë pyetje, është edhe më komplekse dhe interesante. Së pari, trupi juaj përmban receptorë që mbledhin dhe bartin lloje të tjera informacioni, si temperatura, të cilat ne zakonisht nuk i konsiderojmë si shqisa. Po ashtu, disa nga receptorët që ka trupi ynë përdoren për më shumë se sa një rol. Për shembull retinat e syve, janë portat e hyrjes së valëve të dritës që na nevojiten për të parë. Por disa qeliza retinale e informojnë gjithashtu trurin tonë nëse është ditë apo natë. Ky “kuptim i ditës/natës” është baza e ritmeve cirkadiane, të cilat ndikojnë në metabolizmin dhe ciklin tonë të gjumit/zgjimit. Edhe shqisat që duken më themelore, siç është shikimi, janë të ndërthurura ngushtë me shqisat e tjera që duken të ndara.

Për shembull, rezulton se ajo që shihni dhe mënyra si e shihni, është e lidhur me gjurmimin e rrahjeve të zemrës nga truri juaj, që është pjesë e interoceptimit. Në momentet kur zemra juaj kontraktohet dhe e shtyn gjakun drejt arterieve, truri juaj merr më pak informacione vizuale nga bota jashtë. Ndërkaq, truri ndërton shqisat për të cilat nuk kemi receptorë. Shembujt të tillë janë shija, të cilën truri e ndërton nga të dhënat shijuese (shija) dhe nuhatëse (aroma), dhe lagështia, e cila krijohet nga prekja dhe temperatura.

Në fakt, truri ndërton gjithçka që shohim, dëgjojmë, nuhatim, shijojmë dhe ndjejmë duke përdorur më shumë sesa thjesht të dhënat shqisore nga receptorët e trupit tuaj. Për shembull valët e dritës, nuk hyjnë thjesht në sytë e njeriut, por ato udhëtojnë në tru si sinjale elektrike, dhe pas kësaj ne mund të shohim.

Në fakt truri parashikon atë që mund të shohim para se kjo gjë të ndodhë, bazuar në përvojën e kaluar, gjendjen e trupit, dhe situatën tuaj aktuale. Ai kombinon parashikimet e tij, me të dhënat e kuptimit që kanë ardhur nga retinat e syve, për të ndërtuar përvojën tuaj vizuale të botës përreth jush. Ngjashëm, kur vendosni gishtat në kyçin e dorës për të ndjerë pulsin, ju në fakt jeni duke ndjerë diçka të bazuar në parashikimet e trurit tuaj dhe të dhënat aktuale të shqisave. Ju nuk përjetoni ndjesi me organet tuaja shqisore. Ju i përjetoni ato me trurin tuaj.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INSTAT: 13% e territorit të vendit rezulton i braktisur nga 2011-2023, kryesojnë zonat malore
  • Tre dekada në arrati për tre vrasje, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën
  • Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump
  • Larg resorteve të luksit, pse elita politike e Kinës do t’i kalojë pushimet në këtë qytet të thjeshtë bregdetar
  • Zbulohet në detin Jon 83 vite pas fundosjes anija e rrallë gjermane e Luftës së Dytë Botërore

Komentet e Fundit

  1. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. realisti on Besa dhe Besueshmëria!
  4. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  5. demo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?