Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kemi një tru të dytë në stomak, ja çfarë po zbulojnë neuroshkencëtarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Kemi një tru të dytë në stomak, ja çfarë po zbulojnë neuroshkencëtarët
EnciklopediLifestyle

Kemi një tru të dytë në stomak, ja çfarë po zbulojnë neuroshkencëtarët

Published: January 16, 2023
Shpërndaje

A e dini se në të vërtetë keni një tru të dytë dhe ai gjendet në stomakun tuaj!? Quhet sistemi nervor enterik, një shtresë me më shumë se 100 milionë qeliza nervore që përfshin sistemin tretës nga ezofag në rektum. Dhe është në kontakt të vazhdueshëm me trurin.

Por çfarë do të thotë në të vërtetë? Neuroshkencëtari Diego Bohórquez shpjegon se si kjo lidhje stomak-tru mund të na bëjë të kuptojmë se cilat ushqime dëshirojmë dhe më e rëndësishmja, mund të jetë një lidhje e drejtpërdrejtë me gjetjen e trajtimeve të reja për sëmundjet – si PTSD, obeziteti dhe më shumë!

Më herët, shkencëtarët mendonin se dy sistemet komunikonin vetëm nëpërmjet hormoneve të prodhuara nga qelizat enteroendokrine. Por rezulton se procesi mund të jetë shumë më i drejtpërdrejtë. Neuroshkencëtari i Universitetit Duke, Diego Bohórquez , një anëtar i TED, ka zbuluar se disa qeliza enteroendokrine gjithashtu bëjnë kontakt fizik me sistemin nervor enterik, duke krijuar njëlidhje me neuronet.

- Publicitet -

Ky zbulim hap derën për të rimenduar se si mund të ndikojmë në këto sinjale – dhe një ditë mund të ndryshojë mënyrën se si ne i trajtojmë gjendje të ndryshme si obeziteti, anoreksia, sindroma e zorrës së irrituar, autizmi dhe PTSD.

Kureshtjen e tij e nxiti edhe operacioni i bypassit gastrik i një miku.

“Një mike po luftonte me obezitetin dhe vendosi të bënte një operacion bypass gastrik. Funksionoi. Ajo humbi shumë peshë dhe kuroi diabetin e saj. Por më e habitshmja, perceptimi i saj i shijes ndryshoi. Dikur nuk hante vezë, por pas operacionit, ajo kishte mall për to.

Një ndryshim i tillë në shije është dokumentuar në disa pacientë që i janë nënshtruar një operacioni bariatrik, por shkencëtarët nuk janë të sigurt se si dhe pse ndodh, thotë Bohórquez.

Ata e kuptuan se kur stimulohen, qelizat enteroendokrine lëshojnë hormone që ose hyjnë në qarkullimin e gjakut ose aktivizojnë nervat afër për të ndikuar në mënyrën se si ushqehemi.

“Rezulton se qelizat enteroendokrine kanë edhe zgjatime, të cilën ne e quajtëm neuropod, të ngjashme me neuronet.”

“Për shembull, vëzhgimet klinike kanë sugjeruar se disa fëmijë me anoreksi mund të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimin që konsumojnë që në moshë të re,” thotë Bohórquez. “Në rrethana normale, ky proces ndodh pa vetëdije të detajuar hapësinore dhe kohore, por ata fëmijë mund të ndjejnë se çfarë po ndodh, gjë që shkakton ndjenja ankthi.”

Me këtë njohuri, shkencëtarët mund të kuptojnë më mirë çrregullime të tjera që janë menduar të jenë vetëm psikologjike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Jo vetëm stomaku says:
    January 16, 2023 at 1:30 pm

    Megjithëse nuk jam i kësaj fushe, kam mendimin që fenomeni është më i gjërë se sa stomaku. Kështu është lidhja e trurit me penisin. Një mashkull nuk mund të bëjë seks në rast se truri nuk është i predispuzuar për atë qëllim, ose kur ka ngacmime të jashtëme, që e stresojnë trurin. Imagjinata që krijon truri, bën që pjesët e tjera të trupit të përshtaten gjëndjes së dëshiruar.

    Reply
  • Adi* says:
    January 17, 2023 at 4:20 am

    Trupi i njeriut është planeti, misteri, gjithësia, perëndia, që duhet eksploruar e studiuar. Kërkimi i vrimave të zeza në hapësirë është fyese dhe shpërdorim energjishë e parashë, ashtu si debati për gjininë e ëngjëjve ne Kostandinopojën e rrethuar nga osmanët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?