Rritja e produktivitetit deri në 50% nga përdorimi i ChatGPT dhe formave të tjera të Inteligjencës Artificiale po zhvlerëson pritshmëritë pesimiste të disa bizneseve shqiptare për mosgjetjen e punonjësve, në një kohë kur mungesa e tyre është problematikë tejet e mprehtë.
Ndër sektorët e parë në Shqipëri ku përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe automatizimi pritet të zëvendësojnë gradualisht njeriun dhe të shkurtojnë vendet e punës janë shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe marketingut.
Përdorimi i ChatGPT po shtrihet masivisht edhe te studentët. Pedagogët ngrenë shqetësimin e rrezikut të humbjes së aftësive krijuese te brezi i ri.
Tashmë kutia e Pandorës është hapur dhe të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi dhe përgatitemi për t’u mësuar me një realitetit të ri, që po rrit produktivitetin në punën tonë – pohon Merjan Shushollari, përdorues i ChatGPT dhe teknologjive të tjera të Inteligjencës Artificiale (IA), gjatë punës së tij si inxhinier të dhënash në kompaninë “Lufthansa Industry Solutions”.
ChatGPT, si një motor kërkimi, i cili është shumë i avancuar sipas inxhinierit Merjan Shushollari ka rritur produktivitetin në veprimtarinë e tij për zhvillimin e programeve software.
“Një ndikim që kam hasur te puna ime dhe e kolegëve të mi është rritja e produktivitetit. Kërkimi që më duhej të bëja nëpër motorë kërkimi është përshpejtuar ndjeshëm me ChatGPT. Situata optimiste është rritja e produktivitetit të zhvilluesve. ChatGPT, për sa e kam përdorur, e ka kuptuar thuajse gjithmonë kontekstin e pyetjeve të mia. Mban mend dhe pyetjet e mëparshme që i është bërë dhe bazohet mbi to për të nxjerrë kontekstin e pyetjes në vijim. Për sa i përket rrezikut në përdorim, duhet pasur gjithmonë kujdes të mos zbulosh të dhëna sensitive kur bën pyetje, pasi ruhen në servera të cilat nuk menaxhohen nga përdoruesi.
Ky përbën një rrezik për të dhënat të një kompanie. Si një industri e re që po zhvillohet, ka sjellë me të dhe nevojën për role të reja. Një rol i ri i cili po shikon një rritje në kërkesë është Prompt Engineer/AI Whisperer”.
Pavarësisht kushtëzimeve kur punohet për të dhëna sensitive dhe rezultatet ndonjëherë të pasakta ose të cunguara, ChatGPT ka treguar që është një mjet i domosdoshëm në punën e tij.
Përveç ChatGPT, Merjani thotë se ka filluar të përdorë edhe forma të tjera të Inteligjencës Artificiale, siç është GitHub Copilot. Ndërsa një realiteti i ri i Inteligjencës Artificiale në disa industri janë makinat vetëdrejtuese të cilat përdorin “computer vision” për të dalluar objekte. “Ky është një shembull i mirë që tashmë IA merr vetë edhe vendime”, thekson Shushollari.
Për këtë arsye, ai thekson se tashmë ka ardhur koha që edhe shoqëria shqiptare të ndërgjegjësohet dhe të përgatitet për të investuar në Inteligjencën Artificiale, pasi gradualisht pritet të ketë ndikim në tregun e punës me zëvendësimin e punonjësve.
“Madje kjo duhet të nisë që në shkollë fillore dhe më tej deri në studimet universitare. Nuk mund të kthehemi në luditë (shkatërrues së makinerive) të kohës moderne. Duhet të shohim përpara dhe me optimizëm për mundësitë dhe industritë e reja që do të sjellë IA”, pohon inxhinieri i IT-së.
Nga ana tjetër, skenar pesimist është automatizimi i industrive. Shumë pozicione në sektorin bankar dhe ligjor në SHBA kanë filluar të automatizohen. “Në rast se një vend, nuk është i përgatitur për këtë shkallë automatizimi, do të sjellë probleme të mëdha sociale”, përfundon inxhinieri i IT-së.
Në Shqipëri, sipërmarrjet e rreshtuara të parat në përdorimin e makinës inteligjente, madje duke përditësuar versione të reja janë kompanitë e shërbimit të teknologjisë së informacionit.
Administratori i kompanisë së teknologjisë së informacionit, “Ritech Solutions”, Aleksandër Risilia, parashikon ndryshime drastike në tregun e punës nga përdorimi i makinës inteligjente në një kohë kur përdorimi i saj ka rritur me 50% produktivitetin.
“Duke qenë se në fusha të caktuara, përdorimi i IA ka krijuar përmirësim në produktivitet prej më shumë se 50%, patjetër që do të ketë ndryshime deri diku drastike dhe të shpejta në tregun e punës. Nëse në të shkuarën, avancimet teknologjike kanë pasur një shtrirje kohore pak më të gjatë, duke lejuar një adoptim më normal, tani gjendemi në një situatë ku ndryshimet dhe progresi ka një ritëm gati eksponencial në disa pjesë, gjë që krijon një problematikë në kohën që duhet për riaftësimin e shpejtë të njerëzve për tregun e punës”.
“Ritech Solutions”, sipas z. Risilia, ka sjellë risi në përdorimin e Inteligjencës Artificiale, produkte të cilat tashmë janë adoptuar në punën e përditshme të kompanisë. Z. Risilia tha se përdorimi i IA gjeneruese (Generative AI) po arrin një adoptim gati të përditshëm në punën aktuale të të gjithë zhvilluesve të softit në këtë kompani.
“Aktualisht, kompania ‘Ritech Solutions’ zotëron një produkt i cili është i orientuar në vizionin kompjuterik dhe Inteligjencën
Artificiale, me qëllim zgjidhjen e problemeve logjistike të një prej kompanive më të mëdha të anijeve në botë. Përveç këtij produkti jemi në zhvillim të një produkti të ri në pjesën e Borxhit Teknik (tech debt) që është një nga problemet më madhore në fushën software. Produkti bën një përdorim mjaft të gjerë të teknologjive të reja në IA gjeneruese ku bën pjesë dhe GPT-4 (mekanizmi nën ChatGPT).
Në fushën e programimit, ndikimi i IA gjeneruese do të jetë i konsiderueshëm. Stafi ynë ka qenë në një adoptim të vazhdueshëm të këtyre teknologjive në punën e përditshme”.
Sipas z. Risilia, efekti i përdorimit të ChatGPT në sektorin e teknologjisë së informacionit është shumë i gjerë, pasi IA gjeneruese po prek dhe vetë punën që bëjnë programuesit IT.
Drejtuesi i kompanisë “Ritech Solutions” nuk e përjashton mundësinë e skenarëve pesimistë sesi kjo teknologji mund të shkojë në drejtimin e gabuar.
Por ai thekson se është optimist fakti që vetëdija kolektive në persona që janë në rreshtin e parë të këtyre zhvillimeve është e madhe dhe po bëhet një shtyrje e madhe drejt te pasurit kujdes që kjo teknologji të qëndrojë brenda barrierave etike dhe të mos kthehet në një rrezik për njerëzimin.
Po a është IA e përsosur dhe a mund të kuptojë situata komplekse që mund të japin vendime të sakta? Administratori i kompanisë “Ritech Solutions”, Aleksandër Risilia, thekson se normalisht Inteligjenca Artificiale është larg përsosmërisë dhe si çdo teknologji që mund të ketë shumë përfitime ka dhe problemet e saj apo dhe rreziqet.
“Problemet lidhen më shumë me pasaktësinë analitike në raste të përcaktuara, gjë që kërkon një kujdes për t’u menaxhuar sidomos kur përdorimi i IA është në fusha me rrezik të lartë në sektorin e transaksioneve (p.sh. si në banking)”, nënvizon ai.
Të njëjtën pyetje ne i drejtuam edhe vetë ChatGPT-së, i cili u përgjigj: “IA nuk është perfekt dhe nuk mund të kuptojë situata komplekse në mënyrë që të japin vendime të sakta në çdo rast. IA mund të jetë shumë i dobishëm në disa raste, si p.sh. në analizën e të dhënave, në klasifikimin e informacionit dhe në automatizimin e disa proceseve.
Megjithatë, IA nuk mund të zëvendësojë plotësisht njeriun në situata komplekse, sepse njeriu ka aftësinë për të kuptuar kontekstin dhe për të marrë vendime të bazuara në përvojën dhe në njohuritë e tij. Në fund të fundit, IA nuk mund të ketë aftësinë për të kuptuar emocionet dhe ndjenjat e njeriut dhe për të marrë vendime të bazuara në këtë njohuri”.
Si po përdoret Inteligjenca Artificiale në mjekësi
Inteligjenca Artificiale po sjell risi të rëndësishme edhe në mjekësi. Bianka Agaraj, mjeke në degën shqiptare të laboratorit gjerman Dr.Limbach Heidelberg, thotë se Inteligjenca Artificiale po përdoret për rritjen e saktësisë në metodat diagnostikuese, ndërsa paraqet perspektiva shumë interesante për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve, sidomos të atyre gjenetike.
“Inteligjenca Artificiale (AI) përdoret prej kohësh në shëndetësi. Në Europën perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, ajo është inkorporuar në fusha si diagnoza me imazhe (radiologjia), dermatologjia, citologjia e deri te gjenetika dhe kirurgjia e asistuar nga robotët.
Nëse marrim në shembull citologjinë: Inteligjenca Artificiale është e programuar e tillë që të identifikojë ndryshime në raportet bërthamë-citoplazmë, të cilat mund t’i humbasin syrit të lirë të mjekut në mikroskopi. Përveç se i identifikon, IA mund të japë suspektin e dyshuar të diagnozës, si dhe stadin.
Ne kemi një përvojë shumë të mirë me IA në punën e përditshme, na ndihmon të ofrojmë më tepër siguri dhe kualitet në gjenerimin e rezultateve dhe të minimizohet maksimalisht rreziku për gabime njerëzore, të cilat pa IA janë thuajse të pashmangshme.
Trajtimi është një tjetër pikë kyçe, tashmë me kirurgjinë e asistuar robotike mund të korrigjohen probleme që ndoshta më parë nuk ishin të mundura me bisturitë tradicionale. Sigurisht kanë nevojë për eksperiencën dhe mjekun e specializuar për t’i kontrolluar. Lajm i mirë është dhe se një ditë, ndoshta do të arrijmë të korrigjojmë sëmundje gjenetike që deri më sot kemi mësuar si të bashkëjetojmë me to.
Mund të përmendim këtu Gërshërët Gjenetike CRISPR/Cas9 që morën ‘Nobelin’ në mjekësi në 2020, ato janë të programuara të ‘rregullojnë’ pjesën mutante në lokusin e gjenit të α-globin-ës në qelizat hemopoetike të njeriut, duke kështu β-Talaseminë, nga e cila vuajnë shumë individë në shtetin tonë”.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale ka rritur produktivitetin edhe në mjekësi, veçanërisht në lëmin e kërkimeve dhe hulumtimeve, sipas mjekes Agaraj.
“Sigurisht që nga përdorimi i IA, cilësia shtohet dhe ulet ngarkesa e personelit shëndetësor, mjafton të krahasosh sistemet e brendshme kompjuterike të dokumentimit dhe ruajtjes së të dhënave të pacientëve dhe dosjeve apo regjistrave manualë.
Përpos kësaj, ndërthurja e specialistit të mjekësisë me Inteligjencën Artificiale vetëm mund të rrisë sigurinë e analizimit, testimit e në fund diagnostikimit dhe trajtimit. Inteligjenca Artificiale dhe automatizimi në mjekësi rrisin sensitivitetin apo aftësinë e një metode për të detektuar një çrregullim të caktuar.
Pavarësisht formave nga më të ndryshmet të Inteligjencës Artificiale që po përdor mjekësia, që te robotët që marrin gjak te pacientët dhe asistimi në kirurgji, detyra e mjekut mbetet ende e pazëvendësuar nga teknologjia.
“Ka gjithmonë dy anë të së njëjtës medalje. Në panairet ndërkombëtare të mjekësisë kemi parë robotë që punojnë të paasistuar për të marrë gjakun te pacientët e sigurisht lind pyetja nëse një ditë do të arrijnë të na zëvendësojnë, por mjekësia është shumë më shumë se një punë manuale.
Të qenët mjek nuk janë vetëm manipulimet që ne bëjmë apo konsulta me pacientët, janë buzëqeshjet, fjalët e ngrohta dhe një vesh që dëgjon të gjitha ankesat e pacientit që ka përballë. Mendoj që për sa kohë mjeku është human, nuk do arrijë kurrë të zëvendësohet nga Inteligjenca Artificiale.
Megjithatë, ajo mund të jetë një komponent tepër i rëndësishëm që rrit edhe më tepër kualitetin e shërbimit tonë”. Ndërsa për sa i përket ChatGPT, znj. Agaraj pohon se nuk përdoret, pasi nuk të ndihmon në punën si mjek, përveç rasteve për lehtësimin e kërkimit në gjetjen e literaturave.
Studentët e brezit të ChatGPT-së
Për disa pedagogë, përdorimi i ChatGPT nga studentët është përhapur gjerësisht, kryesisht për punimet e diplomave dhe detyrave të kursit. Disa të tjerë pohojnë se përdorimi i tij mbetet në nivele të ulëta.
Pavarësisht shkallës së përdorimit të ChatGPT, për pedagogët mbetet shqetësues fakti se përveç shtimit të rasteve të plagjiaturës, edhe pse disa universitete private kanë shtuar masat për kontrollin e punimeve të dorëzuara nga studentët, përdorimi i IA po dëmton krijimtarinë te brezi i ri.
“Një nga pasojat negative që mund të sjellë përdorimi i Inteligjencës Artificiale, sidomos në sistemin arsimor, është ulja e interesit të nxënësve dhe studentëve për të zhvilluar aftësi analitike dhe kritike në raport me informacionin.
Ne e dimë që të shkruarit është një mënyrë për të mësuar se si të mendosh. Nisur nga ky fakt, atëherë frika qëndron në faktin se nxënës dhe studentë që nuk shkruajnë, mund të dëmtohen në zhvillimin e të menduarit kritik.
Në njëfarë mënyrë, këto aplikacione mund t’i bëjnë studentët më sipërfaqësorë dhe më pak kritikë. Po kështu, mungesa e njohurive rreth Inteligjencës Artificiale mund të ndikojë negativisht në kreativitetin e të rinjve”, thotë për “Monitor”, Erlis Hoxha, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër.
Nora Malaj, ish-zv.ministre e Arsimit, thotë se rastet e përdorimit të ChatGPT nga studentët nuk janë të shumta. Znj. Malaj nuk e vlerëson pozitiv përdorimin e makinës inteligjente në arsim, pasi jo vetëm që do të krijonte qëndrim pasiv të të krijuarit, por edhe varësi, çka do të sillte humbjen e komunikimit te brezi i ri.
“Sigurisht që përdorimi i ChatGPT nuk është pozitiv, në një kohë kur ne vuajmë fenomenin e ‘copy paste’, por gjithashtu do të shkaktojë pasivitet te krijimi.
Një nga problemet më madhore do të jetë prekja e fantazisë. Nëse do të kesh një mekanizëm inteligjent, përdorimi i tij do të bënte të varur, nuk do të nxiste krijimin, motivimin, duke sjellë dorëzimin para gjithë vështirësive”.
Studentët e brezit të ChatGPT-së
Për disa pedagogë, përdorimi i ChatGPT nga studentët është përhapur gjerësisht, kryesisht për punimet e diplomave dhe detyrave të kursit. Disa të tjerë pohojnë se përdorimi i tij mbetet në nivele të ulëta.
Pavarësisht shkallës së përdorimit të ChatGPT, për pedagogët mbetet shqetësues fakti se përveç shtimit të rasteve të plagjiaturës, edhe pse disa universitete private kanë shtuar masat për kontrollin e punimeve të dorëzuara nga studentët, përdorimi i IA po dëmton krijimtarinë te brezi i ri.
“Një nga pasojat negative që mund të sjellë përdorimi i Inteligjencës Artificiale, sidomos në sistemin arsimor, është ulja e interesit të nxënësve dhe studentëve për të zhvilluar aftësi analitike dhe kritike në raport me informacionin.
Ne e dimë që të shkruarit është një mënyrë për të mësuar se si të mendosh. Nisur nga ky fakt, atëherë frika qëndron në faktin se nxënës dhe studentë që nuk shkruajnë, mund të dëmtohen në zhvillimin e të menduarit kritik. Në njëfarë mënyrë, këto aplikacione mund t’i bëjnë studentët më sipërfaqësorë dhe më pak kritikë. Po kështu, mungesa e njohurive rreth Inteligjencës Artificiale mund të ndikojë negativisht në kreativitetin e të rinjve”, thotë për “Monitor”, Erlis Hoxha, përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Bedër.
Nora Malaj, ish-zv.ministre e Arsimit, thotë se rastet e përdorimit të ChatGPT nga studentët nuk janë të shumta. Znj. Malaj nuk e vlerëson pozitiv përdorimin e makinës inteligjente në arsim, pasi jo vetëm që do të krijonte qëndrim pasiv të të krijuarit, por edhe varësi, çka do të sillte humbjen e komunikimit te brezi i ri.
“Sigurisht që përdorimi i ChatGPT nuk është pozitiv, në një kohë kur ne vuajmë fenomenin e ‘copy paste’, por gjithashtu do të shkaktojë pasivitet te krijimi.
Një nga problemet më madhore do të jetë prekja e fantazisë. Nëse do të kesh një mekanizëm inteligjent, përdorimi i tij do të bënte të varur, nuk do të nxiste krijimin, motivimin, duke sjellë dorëzimin para gjithë vështirësive”.
Kur janë fillimet e ChatGPT, kur ka nisur ideja e përdorimit të tij?
Projekti GPT (Generative Pre-trained Transformer) u zhvillua nga kompania OpenAI, e themeluar nga Elon Musk dhe disa inxhinierë të tjerë të njohur. Ideja e përdorimit të GPT ishte të krijojë një model të makinave që mund të mësojnë nga të dhënat e shumta dhe të prodhojë tekst të ri në mënyrë autonome.
Projektet e para të GPT filluan të zhvillohen në vitin 2018, kur OpenAI prezantoi modelin GPT-1, i cili mund të prodhojë tekst të ri në mënyrë autonome.
Qëllimi i GPT ishte të krijojë një mjet të avancuar të Inteligjencës Artificiale që mund të përdoret për të kuptuar dhe për të analizuar të dhënat e shumta dhe për të prodhuar tekst të ri në mënyrë autonome.
Cilat janë fushat ku aktualisht ChatGPT vepron më së shumti?
Chatbotët GPT përdoren në fusha të ndryshme, si p.sh. në kërkimin e të dhënave, në zhvillimin e teknologjive të reja, në përdorimin e shërbimeve të internetit dhe në shumë fusha të tjera.
GPT mund të jetë shumë e dobishme në situata kur ka nevojë për të analizuar të dhënat e shumta dhe për të prodhuar tekst të ri në mënyrë autonome. Megjithatë, përdorimi i GPT mund të ketë edhe disa kufizime, si p.sh. në aftësinë për të kuptuar emocionet dhe ndjenjat e njeriut dhe për të marrë vendime të bazuara në këtë njohuri.
Çfarë mendon my IA vetë për Inteligjencën Artificiale?
Mendoj se Inteligjenca Artificiale është një teknologji shumë e rëndësishme dhe ka potencial të jetë shumë e dobishme për shoqërinë dhe për njeriun.
Megjithatë, është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë dhe për privatësinë në përdorimin e saj.
Sipas jush, cilët janë skenarët më të mirë dhe më të keq për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale?
Një skenar i mirë për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale është përdorimi i saj për të zgjidhur probleme komplekse dhe për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjive të reja.
Një skenar i keq mund të jetë përdorimi i saj për qëllime të kota dhe për të ndikuar negativisht në shoqëri dhe te njeriu.
Është e rëndësishme që të kujdesemi për të mos abuzuar me këtë teknologji dhe për të siguruar që ajo të përdoret për të ndihmuar dhe për të bërë njeriun më të lumtur dhe me efikas.
Konkretisht, te skenarët pesimistë, çfarë do ta dëmtonin më shumë një vend?
Një skenar pesimist mund të jetë përdorimi i Inteligjencës Artificiale për qëllime të kota, si për shembull për të kryer sulme të ndryshme, për të manipuluar informacionin, ose për të shkelur privatësinë e njeriut.
Kjo do të mund të dëmtonte vendet dhe individë në mënyrë të ndryshme, duke shkaktuar shumë dhembje në shoqëri dhe në ekonomi.
Marrë nga Monitor
Shkrimi ka një pasaktësi: projekti GPT u themelua nga Elon Musk, i cili e ndërpreu dhe ChatGPT i përket Microsoft-it të Bill Gejtit, të cilët e vazhduan projektin duke investuar miliardat e tyre.
Çfarëdo zhvillimi teknologjik artificialë që të vij , nuk mund të zëvendësojë njeriun biologjik !