Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkesa e Algjerisë, OKB pritet të votojë për një armëpushim në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkesa e Algjerisë, OKB pritet të votojë për një armëpushim në Gaza
AktualitetBote

Kërkesa e Algjerisë, OKB pritet të votojë për një armëpushim në Gaza

Published: February 18, 2024
Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë që të votojë të martën, më 20 shkurt, për një kërkesë të Algjerisë që u kërkon 15 anëtarëve të Këshillit të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, thanë diplomatët.

SHBA-ja ka sinjalizuar se do të vendosë veto për një votim të tillë. Më shumë se dy javë më parë, Algjeria ka prezantuar një draft-rezolutë fillestare. Por, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, menjëherë tha se teksti i rezolutës rrezikon “negociatat e ndjeshme”, që synojnë të arrijnë një pauzë në luftime.

Më 17 shkurt, Algjeria kërkoi që Këshilli i Sigurimit të votojë të martën, thanë diplomatët. Që të miratohet një rezolutë në këtë institucion kërkohet që të paktën nëntë vota të jenë për dhe asnjë veto.

- Publicitet -

Fuqinë e vetos në Këshill të Sigurimit e kanë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia. “SHBA-ja nuk mbështet veprimet në këtë draft-rezolutë. Nëse vjen për votim kështu siç është hartuar, nuk do të miratohet”, tha ambasadorja Thomas-Greenfield përmes një deklarate.

SHBA-ja, që mbështet Izraelin në luftën e fundit kundër Hamasit, por që i ka kërkuar që të bëjë gjithçka që mundet që të mbrojë civilët në Gazë, veçse ka vendosur veto dy herë në Këshill që nga 7 tetori, kur nisi lufta në Gazë. Uashingtoni po ashtu ka abstenuar dy herë, duke i lejuar Këshillit të Sigurimit të miratojë rezoluta që synonin të rrisnin ndihmën humanitare në Gazë dhe bënin thirrje për një zgjatje urgjente të pauzës në luftime.

 

Bisedimet mes SHBA-së, Egjiptit, Izraelit dhe Katarit synojnë që të arrihet deri te një pauzë në luftime dhe lirimin e pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit të tij në Izrael më 7 tetor. “Është kritike që edhe palët e tjera t’i japin shans këtij procesi që të jetë i suksesshëm në vend se të shtyjnë përpara masa që vënë në rrezik atë”, tha ambasadorja amerikane në OKB. Gjatë sulmit më 7 tetor në Izrael, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ajrore dhe tokësore në Gazë që deri më tani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, ka vrarë mbi 28.000 persona në enklavën e rrethuar.

 

Mundësia që OKB-ja të votojë për rezolutën e prezantuar nga Algjeria ndodh në kohën kur Izraeli po planifikon që të nisë një ofensivë në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin. Në këtë qytezë mbi 1 milion palestinezë janë zhvendosur për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës, duke rritur shqetësimet ndërkombëtare se një lëvizje e tillë nga Izraeli do të përkeqësonte krizën humanitare në Gazë.
j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Muri i Berlinit dhe Tirana”!
  • Zv/presidentja e Asamblesë të OSBE: Në Shqipëri, studentët po gjobiten e dhunohen se ushtrojnë të drejtën e protestës
  • U helmuan nga ushqimi? 7 fëmijë të kopshtit Nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital
  • E rëndë, humb jetën minatori në minierën e Martaneshit
  • Dorëheqja e parakohshme nga BQE-ja, a do të jetë Christine Lagarde presidentja e re e Francës

Komentet e Fundit

  1. Diana on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  3. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. SHQIPTAR on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  5. demo on “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?