I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përsëritur thirrjet se është kundër vendosjes së ushtrisë serbe në Kosovë.
“Nuk duhet ta militarizojmë këtë krizë. Kjo nuk është kohë për të përdorur ushtrinë. Kjo është kohë për ta përdorur diplomacinë, dialogun dhe kompromisin”, ka thënë Escobar.
Komentet Escobar i ka bërë gjatë një interviste për televizionin serb N1, ku ka sqaruar se deklarata e tij e ditëve të fundit se “Kosova ka garanci sigurie nga SHBA”, nuk është kërcënim për Serbinë.
Sipas tij, të njëjtat garanci amerikane, vlejnë edhe për serbët e veriut të Mitrovicës, ku shtoi se SHBA nuk do të lejojë askënd në Kosovë që ta rrezikoj Serbinë.
“S’do të lejojmë që dikush nga Kosova ta rrezikoj Serbinë dhe sigurinë e stabilitetin në veri të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të ndihmonte në paqen e gjithë rajonit të Ballkanit.
“Nuk dua të hyj në detaje të bisedës, por më duhet të them se ka elementë për optimizëm. Përveç kësaj, dua të them se ne nuk kemi nevojë vetëm për një zgjidhje të kësaj krize aktuale, ne kemi nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Ne duam ta kthejmë këtë krizë në një mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin”, theksoi Escobar.
a.m/dita

Politika serbe ka per qellim te shtyje afatet e zgjidhjes se ceshtejes se Kosoves.
Per kete ajo krijon probleme sa here vjen ora e berjes se negociatave. Prej kohes Vucic ka deklaruar: “ne do ti zvarritemi ceshtjen e negociatave deri sa te mbaroj mandati i Presidenti BIDEN dhe pas zgjedhjeve do te vij forca te tjera ne Amerik dhe do te na favorizoi neve” Keshtu ka deklaruar vucici .
Pra zvarritje e ceshtjes se negociatve dhe zgjidhje e ceshtjes se problemeve Kosov Serbi eshte me pasoja ne se lejohen te shtyhen pafundesishte negociatat./
Duhet qe ceshtje te zgjidhet sa me shpajte te jete e mundur dhe kjo zgjidhje do te jet mire per Kosoven per Serbin dhe per ter rajonin.
Dakort por duhet te vendosni kushte Serbise se si shume po pellet keto kohet e fundit.
O dita ta dhjefsha integritetin
Pse ke botuar vetem nje pyetje dhe jo te gjithe intervisten
Ku ky zotnia thote qe serbet e mitrovices vendosin vete se kur i bllokojne rruget dhe kur i zhbllokojne
A do bente te njejtin arsyetim nqs shqiptaret e lugines do bllokonin magjistralen selanik-beograd ??
Nqs doni intervisten e plote e keni te “bota sot” atje do shihni ku fle lepuri
Mos e botoni komentin po deshet sju mbaj meri se e di sa vleni
NUK E BESOJ KURRE
TE KETE KTE MENDIM
EDHE Z BIDEN
QE SA PER KUJTIM
QE BASHKE ME KLINTONIN
KUR CLIRUAN. KOSOVEN
SA E DO ATE
E KA DHENE PROVEN
DASHTE PERENDIA
MENDJEN U NDRICON
CAVE SI KY MIKU
QE NUK DI CKERKON
Ti je gjalle o lal i pyllit te Divjakes o Arben Duka!
Ti Arben Duka jeton edhe nuk ke vdekur por ke ikur vetem nga skena. Ti Arben Duka shkruan me pseudonimin Pylli te komentet e gazetes Dita. Askush tjeter nuk mundet t’i shkruaje vjerhat aq bukur sa ty.
Arben Duka iku nga skena para 1 viti ne daten 14 Dhjetor. Por dje qe mbushi vitin gazeta Dita nuk shkruajti asgje per Arben Duken edhe as ne faqen kryesore te gazetes Dita nuk e perkujtuan pra gazeta Dita nuk e perkujtoi fare edhe as nuk e permendi askush madje as te komentet.
Askush tjeter nuk mundet t’i shkruaje vjershat aq bukur sa ty.
Askush tjeter nuk mundet t’i shkruaje vjershat aq bukur sa ty Arben Duka.