Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë, GJKKO lë në qeli 4 të arrestuarit, njëri në arrest shtëpie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë, GJKKO lë në qeli 4 të arrestuarit, njëri në arrest shtëpie
AktualitetKronike

EMRAT: Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë, GJKKO lë në qeli 4 të arrestuarit, njëri në arrest shtëpie

Published: June 14, 2026
Shpërndaje
Një polic duke hapur derën për korrierin që transporton me karrocë dosjet e padive në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Dy ditë pas megaoperacionit të SPAK, që goditi dy grupe të dyshuara për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave, pesë nga të arrestuarit dolën këtë të diel para Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për verifikimin e masave të sigurisë.

Në seancën gjyqësore, GJKKO la në fuqi masën e “arrestit në burg” për Orgest Birçajn, Dritan Agan, Edmond Jaupin dhe Orest Sotën, të cilët SPAK i akuzon si pjesë të një rrjeti kriminal të dyshuar për trafikun e mbi 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, gjykata vendosi lirimin nga qelia të Gëzim Islamit për arsye shëndetësore, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe garanci pasurore në vlerën e 100 mijë eurove.

- Publicitet -

Seanca nisi në orën 09:00, por u ndërpre për rreth dy orë pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Më pas, procesi vijoi në praninë e kreut të SPAK, Altin Dumani, prokurores Elida Kaçkini dhe gjyqtares Flojera Davidhi.

Sipas dosjes hetimore, në krye të dy grupeve të goditura qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai. Hetimet e SPAK pretendojnë se organizatat kriminale kishin ngritur një rrjet që shtrihej nga laboratorët e kokainës në Ekuador dhe Kolumbi deri te magazinat e përpunimit në Belgjikë e Holandë, ndërsa droga fshihej në ngarkesa me qymyr, fruta dhe sojë për t’u futur në Europë.

Në dosje përmendet edhe roli i Orgest Birçajt, pronar i kompanisë “Top Seven”, i cili sipas SPAK dyshohet se organizonte dërgimin e punëtorëve shqiptarë drejt laboratorëve në Ekuador përmes agjencisë së tij të udhëtimeve. Ndërsa Orest Sota dhe persona të tjerë dyshohet se kishin role në rrjetin e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Megaoperacioni i 12 qershorit çoi në lëshimin e 20 masave të sigurisë. Mes emrave të përfshirë janë edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi, si dhe Artur Shehu, i shpallur në kërkim. Sipas SPAK, fitimet e krijuara nga trafiku i drogës janë investuar më pas në kompani ndërtimi, prona të paluajtshme dhe aktivitete të tjera ekonomike.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 18 vila, 336 llogari bankare, kompani, apartamente, automjete luksoze, prona në Tiranë, Palasë, Jalë, Himarë e zona të tjera, ndërsa vetëm një transaksion i dyshuar i lidhur me pronat në Zvërnec arrin vlerën e 128 milionë eurove.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?