Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkoi shfuqizimin e “arrestit në shtëpi”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kërkoi shfuqizimin e “arrestit në shtëpi”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës
KronikeLajmi i fundit

Kërkoi shfuqizimin e “arrestit në shtëpi”, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Berishës

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e bërë nga Sali Berisha kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkuar nga SPAK e miratuar nga Gjykata e Posaçme për të.

Berisha kërkonte shpalljen antikushtetues të vendimit që u mor në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Posaçme për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, që e la atë për 11 muaj në arrest shtëpie.

Por Kushtetuesja në vendimin e marrë pasditen e sotme, vlerësoi se këto pretendime të ngritura nga pala mbrojtëse e kreut të PD nuk janë të bazuara.

- Publicitet -

Berisha fitoi lirinë më 27 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme në seancën paraprake vendosi t’i heqë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por Apeli i Posaçëm në 3 janar riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Sakaq, në një seancë të zhvilluar më 21 nëntor 2024, Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe kërkesën e Berishës për sa i takon masës detyrim paraqitje, ndërsa ndalimin e daljes jashtë vendit e shpalli joproporcionale, duke i kthyer pasaportën kreut të PD.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata, pasi shqyrtoi fillimisht kriteret e legjitimimit të kërkuesit, arriti në përfundimin se: ai legjitimohet si për kundërshtimin e vendimeve gjyqësore për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, ashtu edhe për kundërshtimin e procedurës së ndjekur nga Kuvendi për dhënien e autorizimit për caktimin ndaj tij të masës së arrestit në shtëpi.

Gjykata vlerësoi se pretendimet në lidhje me pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave të posaçme për shkak të ligjit nr. 95/2016 nuk mund të merret në shqyrtim pasi përbën gjë të gjykuar.

Po kështu pretendimet në lidhje me parimin e sigurisë juridike për shkak të paqartësisë së dispozitave procedurale penale që lidhen me kohën e ekzekutimit të masave të sigurimit, nuk mund të merren në shqyrtim pasi kërkuesi nuk kishte shteruar mjetet juridike.

Për sa i takon themelit të çështjes, duke mbajtur në konsideratë argumentet, parashtrimet dhe prapësimet e palëve, Gjykata vlerësoi se:

Në lidhje me pretendimin për procedurën parlamentare për dhënien e autorizimit nga Kuvendi, sipas nenit 73, pika 2, të Kushtetutës, Gjykata me shumice votash çmoi se ky pretendim  është i pabazuar

Në lidhje me pretendimet për cenim të lirisë personale (neni 27 i Kushtetutës), të lidhur me te drejtën për t’u zgjedhur (neni 45 i Kushtetutës), Gjykata i vlerësoi ato në dy aspekte: në aspektin procedural dhe aspektin substancial.

Në aspektin procedural, Gjykata vlerësoi procesin gjyqësor në të cilin ishte vendosur zëvendësimi i masave të sigurimit me atë të arrestit në shtëpi në drejtimet e mëposhtme:

parimi i paanshmërisë së gjykatës i lidhur me të drejtën e mbrojtjes efektive;së drejtës së aksesit të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimit.

Gjykata me shumicë votash vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara.

Në aspektin substancial Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit ne shtëpi në drejtim të nevojës, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.

Gjykata bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

Në përfundim Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    January 17, 2025 at 7:55 pm

    Dicka interesante kjo gje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?