Gjykata Kushtetuese interpretoi të enjten se masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.
“Për rrjedhojë, gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit,” thuhet në njoftim.
Gjykata arsyetoi se mbrojtja nga imuniteti nuk shtrihej mbi këto dy masa të parashikuara.
“Për pasojë, kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm,” thuhet në njoftim.
Gjykata Kushtetuese e interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve. Sipas vendimit, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë.
Kushtetuesja po ashtu rrëzoi pretendimet e ngritura nga Berisha për anësinë e Gjykatës së Posaçme në vendimet e masës së sigurisë. Megjithatë, ajo pranoi pretendimin se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional dhe se në rastin e Berishës, masa “detyrim paraqitje” ishte e mjaftueshme.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shpjegoi se gjykatës i kishte mbërritur pak ditë më parë një kërkesë për vlerësimin e masës “arrest shtëpie” ndaj Berishës, po kjo nuk ishte shqyrtuar në këtë vendimmarrje.
Zaçaj shpjegoi se mbledhja zgjati 7 orë dhe se pjesë të vendimit janë unanime e pjesë të tjera me shumicë.
Berisha ka kërkuar në Gjykatë Kushtetuese të shqyrtohet procedura e ndjekur në vendosjen e masës së sigurimit ndaj tij, prej Gjykatës së Posaçme pa marrë miratim nga Kuvendi. Masa e sigurisë është lënë në fuqi në të tre shkallët e gjyqësorit.
Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”.
Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës.
n.s./ dita
Tashme, Sali Berisha nuk do te kete asnje pasoje penale, ne se nje helikopter “armik” e rremben gjate shetitjes se tij ne taracen e pallatit.
E bukur ky vendim: Nga shtepia nuk lejohet te dalesh, por ke te drejte te dalesh jashte shtetit.
E Sali , po tallin byt.hen njerezit me ty. Hidhu nga pallati te shpetosh, ne te kundert keshtu do e kalosh jeten , neper gjyqe.
Kur trajtohen ne kete forme,ish presidente ,ish kryeministra,mjere ne populli i thjeshte se cfare mund te presim nga neokomunistet.Jam plotesisht dakort te denohen,po kane vjedhur,po kane shkelur ligjet,perse po akuzohen eshte po aq qesharake sa edhe tragjike.Kemi nje qeveri antishqiptare vllaho-ortodokse. trashegimtare e krimineleve komuniste
Eshte me te vertete per t’u gajasur me kete vendim te Gjykates Kushtetuese si MESALLA ME DY FAQE te Edi Rames qe nuk vedos dot per mandatin e hajdutes se proave, Olta Xhacka, por:
KUJT I PLAS PER FATIN E SALI BERISHES?
Qe nuk tregon se ku ka groposur Remzi Hoxhen dhe as ku ka fshehur killerin Ilir Kumbaro qe e ben totalisht te pabesueshme propaganden te shemtuar te PD se kontrolluar prej tij sidomos kur qan dhe vajton per Partine e Lirise te Like Floririt qe ne SHBA e ka dosjen me te trashe se ajo e gangsterit Edi Rama me deshmi te firmosura nga sekretari i tij, Almir Rrapo qe u arrestua nga FBI ne Tirane. Saliu eshte kapur si i mbyturi pas fijes se kashtes nga vendimi i Kushtetuetes per hedhjen poshte te vendimit te SPAK per konfiskimin e pasaportes, duke derdellitur papushim ne studiot e SYRI TV dhe ne median tone kombetare per te drejten e tij “per levizje te lire” por Sali Gerdeci nuk kujtohet t’u kerkoje falje ndaj familjareve te viktimave te tij qe nuk jane pak:
A NUK KISHIN EDHE VIKTIMAT E TIJ TE DREJTEN PER LEVIZJE TE LIRE?
prandaj:
Vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte totalisht amoral dhe i padrejte
Vudh sa te duash rreno shqiperin deri ne themel .Vra sa te duash, Shit toke e det shqiptare sa te duash digje e shkrumbneo shqiperin sa te duash se te lejn ne shtepi te bejjsh qef dhe te japesh konfernca sa te duash e tani me paska edhe te drejte te dale jesht shtatit , Bravo Gjykat. Me sa duke gjykatat e plepave i kan rrenjet thell sa i ka plepi ne toke !
Pse je kaq idiot o Like?
Që nga ky “vendim” që shkel mbi të drejtën për të jetuar të viktimave të Saliqen Kriminelit, kuptojmë edhe epilogun e “gjykimit” të ketij përbindëshi nga gjykatat impotente shqiptare- një përzierje mes plepistësh të vetë Saliqenit dhe majtistësh oportunistë të shitur tek Familja kriminale Saliqen-Sllobodanka Taqi – Xen Sypeshkaqeni- Argita Gjobëvënësja….
Pune noteresh….asnje nga kta nuk ka punuar gjyqtar.