Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkon lirinë, mbahet sot seanca për Safet Gjicin pas skandalit seksual në zyrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kërkon lirinë, mbahet sot seanca për Safet Gjicin pas skandalit seksual në zyrë
AktualitetKronike

Kërkon lirinë, mbahet sot seanca për Safet Gjicin pas skandalit seksual në zyrë

Published: April 10, 2025
Shpërndaje

Zhvillohet sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e dënuar të Kukësit për skandalin seksual në zyrë me Alma Kaçin.

Safet Gjici ka kërkuar lirimin me kusht dhe do të mbahet në orën 10:00 me dyer të mbyllura.

Ndërkohë ish-kryebashkiaku i Kukësit në një shkresë drejtuar gjykatës pak muaj më parë kishte kërkuar që pjesën tjetër të dënimit ta kryente në shtëpi.

- Publicitet -

Por, Gjykata e Elbasanit, me një vendim të datës 30 Janar, e rrëzoi kërkesën e tij duke e lënë pas hekurave,  Ish-kryebashkiaku i dënuar me 3 vite pas hekurave i ka mbetur për të shlyer edhe rreth 1 vit burg, ndërsa është shtruar në një spital privat për shkak të gjendjes shëndetësore.

Sipas avokatit të tij, Safet Gjici vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

Përfaqësuesi ligjor ka deklaruar me herët se këto problematika Safet Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.

Vendimi i Gykatës

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore të Kërkesës Penale në Fazën e Ekzekutimit të paraqitur nga kërkuesi  Safet Gjici me objekt “Zëvëndësim i Vuajtes së Dënimit me Qëndrim në Shtëpi”

Në seancë  nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av. Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledion Tema, u paraqitën Ekspertët Mjekoligjorë. Shërbimi i Provës ka paraqitur aktin e ekspertimit. U paraqit përfaqësuesi ligjor i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje.

Sot më datë 30.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika në përfundim të gjykimit, pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr. 295 Vendimi të datës 30.01.2025 në zbatim të neneve 112, 379, 470 të Kodit të Procedures Penale dhe nenit 59/a  i Kodit Penal vendosi:

  1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Safet Gjici,
  2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Safet Gjici,
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall Elbasan, sot më date 30.01.2025

FALEMINDERIT

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN

Dënimi i Safet Gjicit

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi Apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion.

Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin verilindor.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti.

Por Gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën, por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4.6 vjet burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 29 qershor 2026
  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm

Komentet e Fundit

  1. K R on Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së
  2. Or taj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Kokpalari 21 janarit on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  5. K R on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?